Nga arkivi Facebook, 31.01.2022
Gusht 2020 – dhjetor 2021, për maskë e distancë: 300 000 gjoba × 35€ = 10 500 000 € në buxhetin e Kosovës!
PËR MASKË QYTETARËT NDËSHKOHEN, POLITIKANËT AMNISTOHEN!
Nga Sheradin Berisha
“Truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ka qeliza nervore, për shembull, në hipokampus, të cilat nuk mund të mbijetojnë më shumë se 3 minuta pa oksigjen. Unë nuk mbaj maskë, më duhet që truri im të mendoj” Dr. Margarite G.Brisson, neurologe gjermane.
***
Mbajtja e maskës me detyrim ligjor në natyrë dhe çdokund tjetër ku njeriu ka nevojë për ajër të pastër, është dënimi më i rëndë në aspektin shëndetësor! Ndërkaq gjobitja për maskë dhe distancë fizike është plaçkitje në mënyrë ligjore! Rrjedhimisht për mendimin tim bartja e maskës me detyrim është krim! Derisa qytetarët sipas ligjit dhe vendimeve në fuqi janë të detyruar të bartin maskë në çdo vend çublik, ky detyrim nuk respektohet nga deputetët në sallën plenare të Kuvendit, dhe për këtë gjë nuk ndëshkohen! Pra deputetët në këto raste amnistohen, ndërsa qytetarët dënohen!
***
NENI NDËSHKUES PËR MASKËN DHE DISTANCËN FIZIKE!
Më 29 gusht 2020, deputetët e Kuvendit të Kosovës unanimisht e votuan Ligjin Nr.07/L-006 Anti’COVID.
Në nenin 24 (Lëvizja në oraret e përcaktuara) specifikohen gjobat për mosmbajtjen e maskës dhe të distancës.
Në pikën 5 të këtij neni thuhet: “Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro, ndërsa në pikën 6 thuhet: “Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.”
Ndërkaq bazuar në këtë Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro. Ndërkaq për persona juridikë, gjoba është 500 euro.
ANEKSI PËR MASKËN!
Pas miratimit të ligjit antiCovid në Kuvendin e Kosovës, qeveria Kurti 1, qeveria Hoti dhe qeveria Kurti2 kanë miratuar disa vendime për masat kundër Covidit. Vendimi i fundit i Qeverisë Nr.01/55 me masa të reja dhe të veçanta anti-Covid19 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, u miratua më 21.01.2022.
Aneksi Ç i këtij vendimi (masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës) ka të bëjë me maskën!
Çka thuhet në pikat: 11, 12 dhe 13 të këtij aneksi?
“Pika 11. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet.
Pika 12. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
Pika 13. Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera gë të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 12 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2. (Pika 4.1 ka të bëje më certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundér COVID-19 dhe pika 4.2 personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, dhe që duhet të kenë testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se një javë.)
MASAT NDËSHKUESE PËR MASKË E DISTANCË!
Në pikën 78 të këtij vendimi thuhet: “Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shgiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisé COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.”
Dhe sipas nenit 24 (pikat 5 e 6) personat fizik të cilët nuk respektojnë vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës dhe të distancës fizike dënohen me gjobë prej 35 €!
GJOBITJA E QYTETARËVE PËR MASKË E DISTANCË FIZIKE (GUSHT 2020 – DHJETOR 2021)
Mbi 300 mijë qytetarë janë gjobitur për mosrespektim masash kundër COVID-19 që nga 28 gushti i 2020-ës e deri më 18 dhjetor të vitit 2021. Këto gjoba janë shqiptuar pas miratimit të Ligjit Nr.07/L-006 për pandeminë, më 20 gusht 2020 në Kuvendin e Kosovës, kur edhe iu lejua organeve policore që të monitorojnë e zbatojnë masat kundër COVID-19, në ambiente të jashtme dhe të mbyllura publike
Nëse llogarisim shqiptimin e 300 000 gjobave me 35€ vetëm për maskë e distancë fizike (pa u futur këtu në gjobat e tjera 200 – 2000€), del se në periudhën 28 gusht 2020 – 18 dhjetor 2021, në llogarinë e buxhetit të Kosovës janë inkasuar 10 500 000 (dhjetë milionë e pesëqindëmijë € euro).
( Llogaria: 300 000 × 35 € = 10 500 000 € )
MË 22 JANAR 2022 POLICIA E KOSOVËS I SHQIPTOI 618 GJOBA PËR QYTETARËT QË NUK MBANIN MASKË E DISTANCË!
Vendimi i Qeverisë Kurti, Nr.01/55, datë 21.01.2022 me masa të reja dhe të veçanta anti-Covid19 hyri në fuqi më datë 22.01.2022.
Vetëm brenda kësaj dite dhe gjatë orës policore (22:00 – 5:00) policia e Kosovës ka gjobitur 618 qytetarë për mosmbajtjen e maskës dhe të distancës në ambiente të hapura (rrugë etj) dhe në ambiente të mbyllura publike!
Nëse llogarisim shqiptimin e 618 gjobave me 35€ për maskë e distancë fizike, rezulton se gjatë ditës së parë kur hynë në fuqi masat e reja antiCovid, në llogarinë e buxhetit të Kosovës janë inkasuar 21 mijë e 630 €.
(Llogaria: 618 × 35 € = 21 630 € )
PSE DEPUTETËT E KUVENDIT PA MASKË NUK GJOBITEN?!
Derisa qytetarët sipas ligjit antiCovid Nr.07/L-006, datë 20.08.2020 dhe sipas vendimit të qeverisë Nr.01/55, datë 21.01.2022 janë të detyruar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen, ky detyrim nuk respektohet nga deputetët në sallën e seancave plenare të Kuvendit!
Në seanca e jashtëzakonshme të Kuvendit të datës 27 janar 2022 në të cilën u diskutua pikërisht për masat e reja të qeverisë Kurti kundër Covid19, shumë pak deputetë mbanin maskë dhe distancë fizike. Dhe për mosrespektim të këtyre masave askush prej tyre nuk ndëshkohet, ndërkohë që qytetarët kudo që zihen pa maskë ndëshkohen me 35€ gjobë nga policia e Kosovës!
***
Mbajtja e maskës me detyrim ligjor në natyrë dhe çdokund tjetër ku njeriu ka nevojë për ajër të pastër, është dënimi më i rëndë në aspektin shëndetësor! Ndërkaq gjobitja për maskë dhe distancë fizike është plaçkitje në mënyrë ligjore! Rrjedhimisht për mendimin tim bartja e maskës me detyrim është krim!
—————
SHTOJCË
VENDIMI I QEVERISË KURTI ME MASA TË REJA SHTETRRETHIMI NË BURGUN PA MURE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Nga Sheradin Berisha
Qeveria e Kosovës me aneksin B të vendimit Nr. 01/55, datë 21.01.2022, në Kosovë ua lejon hyrjen vetëm qytetarëve të vaksinuar me tri (3) dhe dy (2) doza bashkë me testin RT-PCR negativ, ndërsa qytetarëve të pavaksinuar dhe atyre që kanë vetëm një dozë të vaksinës ua ndalon hyrjen në vendlindjen e tyre! Qëllimi i kësaj mase është shtyrja për vaksinim të qytetarëve (pa vullnetin e tyre) me tri (3) doza … Është e çuditshme, madje tmerrësisht trishtuese, se si qeveria në krye me Albin Kurtin ka pranuar të marrë masa të tilla çmendurake detyruese, diskriminuese dhe në vetvete kriminale, të cilat masa nuk i kanë marrë deri më sot as Kina e Rusia – që konsiderohen si shtete më diktatoriale në botë.
Më gjerësisht lexoni këtu 👇👇👇👇👇
________________________
FALIMENTIMET NË GJERMANI, KONVOJI I LIRISË DHE AUSTRIA PO SHKON DREJT HEQJES SË MASAVE!