KËRKIMI I LIRISË

KËRKIMI I LIRISË

Nga Prof. Enver Rexhaj, Prizren 16 shkurt 2023

A është i lirë njeriu i cili gjatë veprimtarisë së tij jetësore çdo ditë ballafaqahet me vështirësi të ndryshme?

Nëse tendenca e kërkimit të njeriut gjatë shekujve ka qenë çlirimi i tij nga format e ndryshme të shumta të tjetërsimit, atëherë kjo luftë e gjatë dhe e pa prërë implikon një varg pyetjesh ndër të cilat njëra na duket më koncize.

Gjatë kësaj lufte ,,për jetë a vdekje” në ç’mas ka aritur ti flakë prangat e ndryshkura të më tepër se 2.500 viteve (që nga shoqëria skllavopronare).

Historia e shoqërisë njerëzore na dëshmon fare qartë se njeriu parahistorik ishte i lirë në atë masë sa nuk ishte i tjetërsuar së pakut nga njeriu tjetër – i lirë nga njeriu.

Kjo gjendje siç e dimë njihet me emrin ,,gjendje natyrore”.

A i mjaftonte kjo liri ,,e madhe” njeriut si objekt i saj, çka i mungonte pra atij në të vërtet dhe cili ishte preokupimi i tij kryesor?

Njeriu i lashtë pa dyshim se ishte po ashtu i tjetërsuar nga focat jashtë tij, po aq sa edhe sot, kuptohet dallon vetëm mënyra dhe forma e robërimit të unit personal.

Ai lindë i lirë ndërsa tërë jetën është në pranga do të thoshte Rusoja.

Më herët ai po sa shkëputej nga lidhjet e hordës, gjinisë, fisit ai ndjehet i pasigurtë, ndjehet si një imtësi në kozmosin e pa fund.

Meqë individi kur i ndërpret lidhjet primare të cilat sadokudo i ofronin siguri, dhe kur ballafaqohet me botën jashtë tij si me një entitet fare të ndarë, atij tani i duhet ta mund atë gjendje të padurueshme të pafuqisë së vetmisë.

Ja cili ishte preokopimi i tij kryesorë.

Gjatë tërë haprimit të tij ekzistencial ai për jetësimin e këti ideali të madh të imponuar, kishte vetëm dy rrugë:

1. ose të integrohej me totalitetin pjesë e së cilës është edhe vet, ose

2. ta kapërcente, përballonte jazin (hendekun) që ishte krijuar gjatë kohës ndërmjet unit të tij personal dhe botës jashtë tij – si një leviatan (përbindësh).

Një këso zgjidhje nga ana e njeriut si unë i pa sigurtë, pa lidhje primare, do ta çoj kah kërkimi i lidhjeve sekundare si zëvendësim të lidhjeve primare.

Format më të qarta të këtyre mekanizmave: liri nga dhe liri për, mund të manifestohen në dy mënyra si synim për ta nënshtruar dikë – sadizmi dhe synimi tjetër për t’iu nënshtruar dikuj – mazohizmi këto dy synime që në bazë do të thonë ikje nga liria, Fromi do ti quan simbiozë që d.m.th. bashkim.

Simbioza ose bashkimi në këtë kuptim psikologjik shënon një bashkim të tillë të një individi me tjetrin me ç’rast secili nga ata e humbë pavarësinë e unit personal.

Paaftësia për ta duruar vetmin e unit personal gjithnjë shkakton instiktin për të hyrë në marrëdhënje simbistike me dikë tjetër.

Cilësitë mazoiste dhe sadiste pa dyshim mund të gjenden te çdo individ. Por, shumë shpesh mendohet se këtyre formave jo produktive; mazoizmi, sadizmi, destruktiviteti, indiferentizmi, mund t’ju kundërvihet dashuria, solidariteti, toleranca, sinqeriteti etj. si forma të mirfillta simbistike.

Por, me këtë rast kur themi kështu nuk mendojmë që të paraqitemi si moralista ndaj çdo rrethane shoqërore.

Sidoqoftë ne për dashuri si më kryesore nga të lartëpërmendurat nuk mendojmë si për posedimin e njeriut tjetër – por si bashkim dhe unitet me të tjerët, në bazë të ruajtjes dhe zhvillimin e individualitetit dhe të lirive e të tjetrit.

Ngase siç dihet tani më njerëzit e ndryshëm janë produkte të rrethanave të ndryshme.

Prandaj nëse e kuptojmë këtë fakt atëherë në luftë përparësitë për individualitet vlen maksima e cila dominon (edhe pse formalisht) që nga periudha e revolucioneve borgjeze e cila thotë:

,,liri e një për të gjithë” sepse pa lirinë ,,e çdo individi veç e veç s’ka liri të mbarë shoqërisë” (Marksi).

Në kërkimin e lirisë aq të domosdoshme për çdo kend nuk duhet të harrojmë se shoqëria njerëzore zhvillohet dhe prosperon në pajtim me zhvillimin e atyre mjeteve me anë të të cilave ai krijon të mira materiale për luftën e tij për ekzistencë.

Duke patur parasysh këtë determinantë të lirisë domosdo se implikohet pyetja, cili është pra, kushti themelor për një unitet ideor rreth të të njëjtit problem lirisë?

Në fund të fundit a nuk është dëshmuar me dhjetra herë se ,,Qenia shoqërore përcakton vetëdijen e njerëzve e jo anasjelltas”…( Marksi )

Prandaj, çdo kërkesë për harmoni ideore si nënë e të gjitha harmonive tjera pa u kuptuar së pari kushtet paraprake veçantitë na çojnë kah një metafizicizëm.

______________

PROF.ENVER REXHAJ: LOGJIKA E DEPOLITIZIMIT TË ARSIMIT!

***

ENVER REXHA: MENDËSIA TRIBALE DHE SISTEMI I ARSIMIT MODERN

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura