A E KUPTOJMË KAH PO SHKOJMË?!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 27. 02. 2023
Republika e shpallur nga Pakoja e Ahtisarit gjatë rrugës është bërë plaçkë e pazarit!
Sot në Bruksel Kosova është vënë në tavolinën e negociatave si plaçkë për kusuritjen e interesave gjeostrategjike e gjeopolitike në raport me Serbinë dhe Rusinë, e cila po lufton në Ukrainë!
***
Zajednica për Serbinë është si një Donetsk i Ukrainës që e do Rusia! Dhe tani presionin më të madh për ta pranuar këtë “donetsk” të Serbisë e kemi nga BE’SHBA dhe jo vetëm! Dhe nëse je kundër, qarqet politike dhe “analitike” në Kosovë të shpallin anti’amerikanë! Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?
T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONTESKUT TË SERBISË!
***
Kush dëmtohet nga Plani franko – gjerman në formatin “merre ose leje”? Kosova! Pse? Sepse mbi të gjitha Zajednica, pa diskutim është fitore për Serbinë, e cila territorialisht bëhet hisenik edhe në aspektin etnik!
Por, kujt mi thanë oj zanë, shpesh herë kam thënë!