T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONTESKUT TË SERBISË!

Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?

T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONTESKUT TË SERBISË!

Marrëveshjet e 19 prillit 2013 (Thaçi – Daçiq – Eshton) dhe 25 gushtit 2015 (Mustafa – Vuçiq – Mogherini) për themelimin e Asociacionit kanë shkaktuar dëme të pariparueshme (katastrofale) për Integritetin e brendshëm unitar të Kosovës. Prandaj kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj përgjegjësi penale për nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 06.02.2023

Më 22 shkurt 2022, vetëm dy ditë para fillimit të agresionit rus të quajtur si “operacion special ushtarak” në Ukrainë (më 24 shkurt 2022) për t’i pushtuar “dy shtete të vetëshpallura si të pavarura” brenda kufijve të Ukrainës, siç janë: “Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut”, (e të cilat i njohu si të tilla presidenti rus Vladimir Putin), në murin tim të facebookut kam shkruar këtë shënim të shkurtër me titull: “ZAJEDNICA – DONTESKU I SERBISË!”.

Pas një viti të luftës në Ukrainë dhe pushtimit rus të Donteskut e Luhanskut, madje edhe të Mariupolit, Zaporizhës dhe Khersonit… (për t’u lidhur Rusia territorialisht me Krimenë e pushtuar në vitin 2014), gjatë vitit 2022 e deri më sot, BE – SHBA kanë vazhduar në mënyrë të shtuar presionin për themelimin e Asociacionit (Zajednicës) me komunat serbe, të cilën unë e kam quajtur si Dontesk të Serbisë! Për mua nuk është e vështirë për të kuptuar, pse ndodh ky presion në këtë drejtim! I kam thënë dhe i themë JO Zajednicës, Donteskut të Serbisë!

***

Në vijim ju ftojë të lexoni:

Nga arkivi i Fb, më 22.02.2022

ZAJEDNICA – DONTESKU I SERBISË!

Zajednica për Serbinë është si një Donetsk i Ukrainës që e do Rusia! Dhe tani presionin më të madh për ta pranuar këtë “donetsk” të Serbisë e kemi nga BE’SHBA! Dhe nëse je kundër, qarqet politike dhe “analitike” në Kosovë të shpallin anti’amerikanë! Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?

Në vijim lexoni:

REPUBLIKA E ADEM JASHARIT DUHET T’I THOTË STOP REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

***

PAKOJA E AHTISAARIT E NDANË KOSOVËN NË BAZA ETNIKE! (FOTODOKUMENTE)

………………………………..

Nga arkivi i Fb, më 22.02.2022

ZAJEDNICA – DONTESKU I SERBISË!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220248018007032&id=1125324528

____________________

SHTOJCË

Për marrëveshjet që e shkërmoqin Kosovën …
KËRKOJ PËRGJEGJËSI PENALE PËR HASHIM THAÇIN DHE ISA MUSTAFËN!

ALEKSANDËR VUÇIQIT (GEBELSIT TË MILLOSHEVIQIT) I NDALOHET HYRJA NË SHTETET E BE-së, NË SHTATOR 1999! (DËSHMI ARKIVORE)

***

PSE PUSHTETI ËSHTË NË SHËRBIM TË BANKËS?!

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura