PLLAKA ME HISTORI TE FALSIFIKUAR! MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT PËR LUFTËN E UÇK-së NË GOROZHUP, MAJ – QERSHOR 1999 /DËSHMI ARKIVORE/

Në 24 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”

PLLAKA ME HISTORI TE FALSIFIKUR! MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT PËR LUFTËN E UÇK-së NË GOROZHUP, MAJ – QERSHOR 1999

Nga Sheradin Berisha, Facebook 16 qershor 2023

Ngjarjet historike nuk mund të ndryshohen sipas dëshirës, sepse ndryshimi dhe tjetërsimi i fakteve shkatërron të vërtetën historike! Prandaj, një ngjarje historike dëshmohet dhe pastaj shkruhet ashtu si ka ndodhur, jo ashtu siç dëshirojmë ne të ndodhte!

Në këtë kuptim, përgjegjësia e parë e dëshmitarit të një ngjarjeje historike është t’i shmanget gënjeshtrës, e dyta të mos e fshehë të vërtetën, dhe e treta të mos japë asnjë shkas që të dyshohet në të për anësi. Në këtë kuptim historiani dhe filozofi i Romës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s) thotë: “Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”.

VIZITA NË ZONËN E LUFTËS NË GOROZHUP

Duke u nisur nga ky parim, më 17 gusht 2021 me iniciativën e veteranëve të UÇK-së: Ramiz Ajeti, Ekrem Guda dhe Bajram Veseli, të cilët gjatë luftës ishin bashkluftëtarë të K-dantit të Njësisë Speciale Diverzanto – Vëzhguese, Safet Peci – Boletini (në kuadër të Forcës së Destinuar për Veprime të Veçanta TF-2), vizituam vijat e frontit të luftës në Gorozhup DT-3 gjatë Operacionit ” Shigjeta” në Pashtrik. Me këtë rast Ramizi, Ekremi dhe Bajrami evokuan kujtime për luftën frontale në Gorozhup nga dita e parë e sulmit më 26 maj e deri më 13/14 qershor 1999, kur hynë në lagjet e para të Gorozhupit!

PLLAKA ME HISTORI TË FALSIFIKUAR!

Fillimisht u ndalëm në hyrje të Lagjes Binaj, tek shtëpia e Avni Binajt, ku më 13/14.06.1999 pas tërheqjes së forcave ushtarake serbe nga Gorozhupi, u vendos Shtabi i TF-2, në krye me K-dantin Fazli Berisha. Sipas amanetit të K-dant Safet Peci – Boletini u ngritë edhe Flamuri Kombëtar, i cili valon lirshëm edhe sot e kësaj dite në muret e kësaj shtëpie.

Çuditërisht pranë flamurit të K-dant Safet Pecit – Boletini, Ruzhdi Saramati e ka ngjitur një pllakë përkujtimore me këtë shënim:

„NË KËTË SHTËPI GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË GOROZHUP TË HASIT NË LAGJEN BINAJ PAS THYERJES SË KUFIRIT SHQIPTARO – SHQIPTARË U VENDOS SHTABI I BRIGADËS 28 / 128 TË UÇK-së KU VAZHDOI SULMET LUFTARAKE KUNDËR FORCAVE USHTARAKE TË KONFEDERATËS PUSHTUESE SERBO – MALAZEZE DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS ÇLIRIMTARE.

27 MAJ 1999, SHTABI I BRIGADËS 28/128 TË UÇK-së

KOMANDANT KOLONEL RUZHDI SARAMATI

(Vula e Brigadës 128 dhe nënshkrimi i Ruzhdi Saramatit)

***

Në këtë pllakë përkujtimore nuk pasqyrohet e vërteta historike, për faktin sepse gjatë Operacionit të UÇK-së „Shigjeta“ (nga 26 maji deri më 9 qershor 1999) në këtë vijë sulmuese të Gorozhupit (DT-3) luftuan tri Kompani të Këmbësorisë, Njësia Speciale Diverzanto – Vëzhguese dhe disa njësi tjera të Forcës për Veprime të Veçanta TF-2 në krye me K-dantin Fazli Berisha, ndërsa nga 1 qershori me urdhër të Komandës së operacionit në Cahan, ka ardhur në përforcim të vijës frontale edhe një Kompani nga DT-2, (Maja e Pashtrikut).

Në vazhdim shikoni videoinçizimin: flasin Avni Binaj (i zoti i shtëpisë ku është vendosur Shtabi i TF-2 dhe është ngritur Flamuri i K-dant Safet Pecit), si dhe bashkluftëtari i K-dant Safet Peci, Bajram Veseli…

Kujtime nga veteranët e UÇK-së, në Gorozhup, lagjia Binaj, Shtabi i TF2 dhe flamuri, qershor 1999 (1)

Klikoni këtu 👇👇👇

Prandaj nga data 26.05 – 13 qershor 1999 nuk ka pas brigadë 28/128, në vijën luftuese në Gorozhup, përballë Karaullës serbe deri rrëzë Pashtrikut!

Në të vërtetë në fshatin Pogaj, rreth 1.5 – 2 km larg vijës luftuese në Gorozhup, nga data 27 maj – 13 qershor 1999 ishte dislokuar Forca për Veprime të Veçanta TF-3 me K-dant Ruzhdi Saramatin.

Lexoni çka ndodhi më 31 maj 1999 në fshatin Pogaj?! 👇👇👇

MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI SI DHE U PLAGOSËN RËNDË E LEHTË DISA USHTARË! (FOTO + VIDEO DËSHMI)

Lexoni edhe këtu 👇👇👇

MANIPULIMI I “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI ME LUFTËN E UҪK-së NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, (MAJ ‘ QERSHOR 1999) / VIDEO /

Edhe këtu 👇👇👇

„LUFTA E UÇK NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO – DËSHMI ARKIVORE)“

***

KOMANDA – SHTABI I TF-2 QË U VENDOS MË 13/14.06.1999 NË LAGJEN BINAJ NË SHTËPINË E AVDI BINAJ

Sipas dokumenteve arkivore të Forcës për Veprime të Veçanta TF-2, Komanda – Shtabi i i kësaj force të UÇK-së kishte këtë përbërje:

1. Fazli Hasan Berisha, K-dant i TF-2,

2. Ramiz Nezir Neziri, Zv.K-dant,

3. Avdyl Shabani, Shefi i shtabit, Ndihmës K-dant për Logjistikë,…

4. Avdulah Islam Rama, Ndihmës K-dant për moral dhe operacione,

5. Bashkim Hasani (Bashkim Ruzhdi Hasani), Shef i Logjistikës,

6. Mentor Konjuhi (Mentor Fehmi Konjuhi) dhe Ardian Hamëz Bujari, korierë të Shtabit TF-2.

7. Adem Metaj, Ndihmës shef i Logjistikës.

Ilustrim: Dëshmi nga arkivi i Forcës TF-2.

____________

ILUSTRIME:

Shikoni fotodëshmitë nga shtëpia e Avni Binaj në lagjen Binaj, ku ishte vendosur Shtabi i TF-2 …

***

P.S: Ruzhdi Saramati është anëtar i Bordit të Shoqatës Operacioni Shigjeta e cila përbëhet nga Bislim Zyrapi Musa Jashari Nexhmedin Kastrati Nexhip Hajdari Binak Gashi Selajdin Gashi Aida Dërguti Rrahim Bekteshi Bexhet B. Kuçi Enver Glloboderi Ibrahim Qarri, Uran Rexhepi, Ramize Sinanaj Shala, Fetah Bekolli, Reshit Parallangaj, Smail Shaban Shatri Xhevdet Thaqi, dhe ky është një absurditet i llojit të vetë!

KOMENTET E EPRORËVE TË OPERACIONIT SHIGJETA:

Bilall Syla

Respekt për ju i nderuari Sheradin Berisha

Me punën tuaj të palodhshme shumëvjeçare, e ke zbërthyer dhe zbardhë komplet Operacionin Shigjeta prej marrjes së vendimit nga ana e SH.P. të UÇK-së, në fsh. Devetak e deri në mbarim të luftës

***

Dilaver Goxhaj

Sheradin, keni më se të drejtë qe revoltoheni, por mos harroni: ËSHTË KOHA E MASKARENJVE.

***

Mentor Konjuhi

Rrespekt Sheradin Berisha, njeri me vlera kombëtare dhe shtetërore. Të lumtë për punën dhe përkushtimin tuaj për luftën tonë Çlirimtare.🥂

***

Dritan Goxhaj

Sheradin më ke lënë pa tekst me zbulimin e rrenave dhe mashtrimeve historike qe i janë bërë dhe i bëhen akoma luftës çlirimtare.

Shaban Muharremi

T’kishte me qenë vetëm kjo Pllakë lehtë ishte korigjuar historia, po s’kanë lënë gjë pa shtrembëruar vetëm për interesa personale e klanore, ma se shumti për vota. T’lumtë për punën e vyeshme, Sheradin Berisha!

___________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura