Dëshmi për Luftën e UÇK-së në Gorozhup
LUFTA E UÇK-së NË DT-3 GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT „SHIGJETA“ NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO + FOTO DËSHMI)
Nga Sheradin Berisha, Facebook 11 qershor 2023
“Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”. Historiani dhe filozofi i Romës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s)
TË DHËNA THEMELORE
Operacioni “Shigjeta” në Pashtrik, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës frontale në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për faktin sepse përkrah UҪK-së ishin: Ushtria Shqiptare në epiqendër me Divizionin e Kukësit dhe Forcat Veriatlantike të NATO-s.
Operacioni Shigjeta u zhvillua nga data 26 maj deri më 10 qershor 1999. Plani i operacionit “Shigjeta” u përpilua në prill të vitit 1999, nga Shtabi i Përgjithshëm i UҪK-së (në malet e Jezercit në ZO të Nerodimes), ndërsa në terenin e thyer të bjeshkëve të Pashtrikut, u shkoqit dhe u përshtat nga Komanda e Operacionit “Shigjeta”, me Urdhërin luftarak, datë 23 maj 1999.
Vija luftuese (mësymëse) e Operacionit ishte përcaktuar në tri Drejtime Taktike (DT):
DT-1, Lugu i Zi…
DT-2, Maja e Pashtrikut… dhe
DT-3, Gorozhup ….
***
Në DT-3, Gorozhup, në hapësirën midis fshatit Kishaj dhe Pashtrikut ishin dy objekte ushtarake të Ushtrisë shqiptare: Objekti ushtarak “te antena” dhe “Kulla e Vrojtimit”, të cilat u vunë në shërbim të Forcës së Destinuar të UÇK-së për Veprime të Veçanta TF-2, me K-dant Fazli Berisha.
LOGJISTIKA E UÇK-së TF-2 NË OBJEKTIN USHTARAK “TE ANTENA”
Objekti Ushtarak (te antena) ishte një objekt i ushtrisë shqiptare dhe graviton rrëzë bjeshkës së lartë të Pashtrikut, përballë fshatit Kishaj. Në këtë Objekt Ushtarak (tashmë i rrënuar) ishte vendosur Logjistika e UÇK-së: armatmi, municioni, ushqimi, saniteti mjekësor…
Sipas shënimeve arkivore të TF-2:
– K-dant i Togut të Logjistikës ishte Ahmet Mazreku,
– Shef i Logjistikës së armatimit, Bashkim R.Hasani, ndërsa Zv.shef ishte Adem Metaj.
– K-danti për armatim dhe municion ishte Shaqir Duli, ndërsa komandant i Skuadrës së transportit ishte Shemsi Beshiri.
– K-dant i Skuadrës Intendante ishte Hamdi Murat Zejnullahu, ndërsa komandant i Skuadrës së Ndërlidhjes ishte Blerim Sh.Selmani.
– Ndërkaq K-dant i Skuadrës së Shëndetësisë ishte Bislim Sokol Kadriu, ndërsa komandant i Xhenios, ishte Vehbi Feriz Berisha.
Nga ky objekt i Logjistikës me mjete logjistike është furnizuar edhe Njësia TF-3 me K-dant Ruzhdi Saramatit, i dislokuar (lokalizuar) deri më përfundim të luftës në fshatin Pogaj.
***
VIZITA NË AMBENTIN E LOGJISTIKËS “TE ANTENA”
Një ngjarje historike shkruhet me dëshmi e fakte ashtu si ka ndodhur, jo ashtu si kemi dëshirë ne të ndodhte! Njëri nga parametrat për shterrimin e fakteve të luftës në Pashtrik e konsideroj edhe vizitën në vendin ku u zhvilluan luftimet.
Më 12 gusht 2018 gjatë vizitës me ushtarët dhe veteranët e TF-2 në vijat luftuese në Gorozhup, u ndalëm edhe te Objekti i Logjistikës dhe me këtë rast zhvillova një bisedë me K-dantin e TF-2, Fazli Berisha.
***
Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 – Gorozhup, gjatë Operacionit “SHIGJETA”, maj – qershor 1999 (2)
***
Fazli Berisha, komandant i TF2 në DT3 – Gorozhup, gjatë Operacionit “SHIGJETA”, maj – qershor 1999 (3)
___________
ARTILERIA E TF-2, TE KULLA E VROJTIMIT NË DT-3 GOROZHUP
Kulla e vrojtimit graviton në majen me të lartë të Gorozhupit, përballë bjeshkës së Pashtrikut, afër fshatit Kishaj. Në Operacionin “Shigjeta” (maj – qershor 1999) Kulla i shëbeu eprorëve të UÇK-së, për vëzhgimin dhe identifikimin e pozicioneve të forcave serbe në Zonën e Gorozhupit! Këtë kullë disa ditë para fillimit të sulmit të parë, më 26 maj 1999, e ka shfrytëzuar, Komadanti i Njësisë Speciale DV, Safet Zeqir Peci, pastaj K-ndanti i TF-2, Fazli Berisha, K-ndantët e artilerisë: Shemsi Iljazit – Barutit, Jonuz Pecit, Ismet Lushit etj., dhe K-ndantët e njësive tjera të TF-2, për vrojtimin e vijës frontale dhe shënjestrimin e pozicioneve të forcave serbe në zonën e luftës në Gorozhup, nga karaulla serbe deri në Pashtrik…
Sipas dëshmive arkivore, në pjesën e poshtme të Kullës së vrojtimit ishin të pozicionuar Njësitë e Artilerisë së TF-2. Saktësisht përfundi Kullës së vrojtimit (në anën e majtë dhe të djathtë të saj) kanë qenë, njësitë e Artilerisë…,
– me minahedhësit 60 – 82mm…, përballë kullës ishin të vendosur topat pa dridhje 75 mm dhe kundërajrorët 12.5mm., të komanduara nga eprori i Artilerisë Shemsi Iljazi (Baruti), me K-dantët e njësive:
– Jonuz Isuf Peci,
– Agron Sherif Mulaku,
– Ismet Ali Lushi,
– Hajdin Halil Fazliu,
– Faik Rexhep Maqestena,
– Petrit Ahmeti …
***
Vija sulmuese e Kompanive të Këmbësorisë të TF-2’shit në DT-3 Gorozhup …
Sipas dëshmive arkivore të Komandës së TF-2, nga 26 maji 1999 (kur filloi sulmi i parë) në vijën mësymëse (sulmuese) përballë karaullës serbe dhe lagjeve të Gorozhupit deri rrëzë Pashtrikut, luftuan Tri (3) kompani të Këmbësorisë:
– Kompania e parëme K-dant Ekrem Vejseli dhe Arsim Emini;
– Kompania e dytë, me K-dant Isa Ademi dhe Agim Meha;
– Kompania e tretë, me K-dant Enver Glloboderi, ndërsa nga 01.061999 me urdhër të Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, në përforcim të kësaj Vije luftuese vjen edhe një kompani nga DT-2 (Maja e Pashtrikut) me K-ndant Nexhat Kelmendi.
Në zonën e luftimeve operonin deri në përfundim të luftës edhe Togu Diverzanto – Vezhguese (Njësi speciale) me K-dant, Safet Peci – Boletini, Njësia e Xhenios (deminimit), me K-dant, Vehbi Berisha…
Ndërkaq në kuadër të tri kompanive të Këmbësorisë të TF-2 kanë vepruar edhe njësitë e minahedhësve 60 mm, si dhe Skuadra kundër tankeve me zola 60 mm dhe 90 mm, me K-dant Sahit Maksutaj.
KOMANDA E TF-2
Bazuar në dokumentet arkivore, Komandën e TF-2 e përbënte:
1. Fazli Hasan Berisha, K-dant,
2. Ramiz Nezir Neziri, Zv.K-dant,
3. Avdyl Shabani, Shefi i shtabit,
4. Avdulah Islam Rama, ndihmës K-dant, për moral dhe operacione,
5. Bashkim Hasani Bashkim Ruzhdi Hasani, Shefi i Logjistikës,
6. Mentor Konjuhi Mentor Fehmi Konjuhi dhe Ardian Hamëz Bujari, korirë të Shtabit…
***
KU ISHTE DISLOKUAR FORCA E UÇK-së TF-3
Në DT-3, përveç njësive të lartpërmendura të TF-2 të cilat luftuan (nga 26 maji deri më 9 qershor 1999) në gjithë vijën sulmuese: Gorozhup-rrëzë Pashtriku, në fshatin Pogaj (rreth 1.5 – 2 km nga vija luftuese) nga 27 maji në mbrëmje ishte dislokuar edhe një Tog i TF-3’shit me K-dant Ruzhdi Saramati (i cili për 24 vjet rresht ka folur e shkruar se i ka pas 4 batalione të brigadës 128). Për këtë njësi flet K-ndanti i TF-2, Fazli Berisha, më 12. 08. 2018. Ai thotë se Ruzhdi Saramati më 25 maj 1999 në Komandën e Operacionit në Cahan ka lajmëruar se i ka 320 ushtarë (?), Por, realisht nuk ka pas më shumë se 25-45 ushtarë deri ne 8 qershor 1999!
***
TF3 nga data 27.05.1999, tre anëtarët e Shtabit: R.Saramati, N.Pulaj dhe A.Ibrahimi, me “Togun e Ndërhyrjes së Shpejtë” ishin dislokuar në fshatin Pogaj, rreth 1.5 km larg vijës sulmuese në Gorozhup, derisa po luftonte TF’2 me njësitë e lartpërmendur. Në fund të maj 1999, me urdhër të Komandës së Operacionit “Shigjeta”, nga QS e Kalimashit nisen për në fshatin Pogaj: dy Kompanitë e TF3, bateria e Artilerisë,Togu i Xhenios me njësitë e sanitetit… në krye me Shefin e Shtabit, Elmi Bytyçi. Në orët e hershme të mëngjesit të datës 31 maj 1999, kur kishte nisur sulmi i dytë në vijën luftuese në Gorozhup dhe jo vetëm, njësitë e TF3 ishin duke pritur në malet e fshatit Pogaj (prapa lagjes Mariq) për t’u futur në zonën e luftimeve. Në orët e paradites derisa TF2 po zhvillonte luftimet në vijën sulmuese në Gorozhup: përballë Karaullës serbe – rrëzë Pashtrikut, njësitë e TF3 duke qëndruar akoma në mal, ishin hetuar nga forcat serbe të artilerisë dhe me këtë rast ato kanë filluar të granatojnë. Njësitë e TF3 në këtë situatë të rëndë për t’i shpëtuar granatimeve të furishme me shpejtësi futen në fshatin Pogaj (në lagjen për fundi antenës). Edhe pas hyrjes në fshat granatimet nuk pushojnë, dhe gjatë kësaj kohe bien pesë dëshmorë dhe disa të tjerë plagosen.
***
Pas përfundimit të kësaj ngjarjeje dramatike të gjitha njësitë shpartallohen dhe në Pogaj nga 1 – 8 qershor mbesin rreth 46 ushtarë!
Veteranja e UÇK-së, Fatmire Dedari e cila ishte motër medicinale në TF-3, në një shënim të saj thotë se në Pogaj (përveç datës 31 maj kur ndodhi rënja e pesë luftëtarëve dëshmorë …) gjatë gjithë kohës (nga 31 maji deri më 8 qershor) gjithsejtë kanë qenë 46 ushtarë!
***
Sipas raporteve të Shtabit të Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan, K-danti i TF3 Ruzhdi Saramati, nuk ka zbatuar urdhërin e datës 30 maj 1999 të lëshuar nga komanda e Operacionit në Cahan, për sulmin e datës 31 maj nga të gjitha TF’at në gjithë vijën sulmuese …
Gjatë një bisede që kam zhvilluar me Shefin e Shtabit të Operacionit “Shigjeta”, Nexhip Hajdari, thotë se, pas përpilimit të urdhërit me datë 30 maj 1999, unë kam shkuar në Njësinë e TF2 te Antena për t’ia dorëzuar urdhërin për sulmin e datës 31 maj, ndërsa Zv.K-danti i operacionit, Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF’3, Ruzhdi Saramati, ku kërkon që dy kompanitë e këmbësorisë (që kishin ardhur nga Kalimashi) t’i pozicionoj në vijat sulmuese të Gorozhupit ku ishin tri kompsnitë e TF2. Por R. Saramati nuk ka bashkëpunuar me TF2 në krye me K-dantin Fazli Berisha, dhe ka qëndruar në fshatin Pogaj, jashtë vijës luftuese të Gorozhupit. Në Pogaj s’ka pas vijë mësymëse (sulmuese) për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!
***
Më 8 qershor një pjesë dërmuese e ushtarëve që kishin ikur me 31 maj kthehen në fshatin Pogaj, dhe përfundimisht më 13/14 qershor, pasi njësitë e xhenios së TF2-shit (me komandant Vehbi Berisha) dhe TF3-shit (me komandant Valbon Ҫollaku) e kishin deminuar rrugën, në lagjet Martinaj, Tejec, Binaj … të Grozhupit futen njësitë e këmbsorisë dhe më pas të artilerisë të TF2-shit (në Lagjen Martinaj) dhe TF3-shit (në lagjen Binaj). Forca TF3, pastaj dislokohet në fshatin Nashec, ndërsa forca TF2 marshon dhe dislokohet në fshatin Gjonaj… dhe prej fshatit Gjonaj pasi marrin fletlëshimin nga K-danti Fazli Berisha, udhëtojnë nëpër komunat e tyre…
***
VIZITA NË VIJAT LUFTUESE TË UÇK-së, DT-3 GOROZHUP …
Më 12 gusht 2018, së bashku me ushtarët dhe eprorët e TF-2 vizitova vijat sulmuese në Gorozhup, dhe me këtë rast te KULLA E VROJTIMIT zhvillova një bisedë me ish eprorin e UÇK’së, Fazli Berisha, K-dant i forcës TF-2, në Drejtimin Taktik 3 (DT-3) Gorozhup…, gjatë Operacionit SHIGJETA (26 maj – 9 qershor 1999). Eprori Fazli Berisha flet për çështjet themelore (të përgjithshme) të organizimit dhe të zhvillimeve luftarake në vijën mësymëse – luftuese të DT-3 …
***
Fazli Berisha, K-dant i TF-2 në DT-3, Gorozhup, gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999 (1)
***
Më 10 gusht 2019 së bashku me disa ushtarë të TF-2 në kry me ish K-dantin e kësaj njësie, Fazli Berisha, kam vizituar sërish vijat mësymëse – sulmuese në Gorozhup. Me këtë rast në vendrënjen e dëshmorëve të Kombit: Astri Suli, Aliriza Selmani dhe Salih Zenuni, kam zhvilluar disa biseda evokuese me bashkluftëtarët e dëshmorëve: Shemsi Topalli, Selami Ramiqi, Agim Meha, Arif Salihu dhe Fazli Berisha (më 12 gusht 2018).
***
Flet Shemsi Topalli për dëshmorin Astrit Suli
***
Flet Selami Ramiqi për dëshmorin Astrit Suli
***
Flasin Agim Meha dhe Arif Salihu për dëshmorët: Astrit Suli, Salih Zenuni dhe Bafti Haxhiun.
***
Flet Fazli Berisha, për dëshmorin Bafti Haxhiu, Zv.K-dant i Kompanisë së Dytë, në TF-2…
***
Eprori Fazli Berisha: flet për luftën e UÇK-së në Gorozhup nga TF’2, Maj 1999 (1)
***
Eprori Fazli Berisha: flet për luftën e UÇK-së në Gorozhup nga TF’2, Maj 1999 (2)
***
Më 12 gusht 2018, në vijën luftuese të Gorozhupit kam zhvilluar bisedë edhe me dy ushtare të TF-2, Fahri Nazifin dhe Shemsi Topallin.
Shikoni të plotë bisedën me Fahriun dhe Shemsiun:
Fahri Nazifi & Shemsi Topalli: Fronti i Gorozhupit DT3/TF2 “Shigjeta” Pashtrik, maj – qershor 1999
,***
Ndërkaq në vijim shikoni 3 pjesët e kësaj bisede në video:
Pjesa e parë:
***
Pjesa e dytë:
***
Pjesa e tretë:
——–
Ilustrimet:
1 – Objekti ushtarak i logjistikës, në foto përballë objektit, K-danti për armatim dhe municion Shaqir Duli me bashkëluftëtarët dhe fotografitë ku shihet objekti i rrënuar pas luftës!
2 – Kulla e vrojtimit gjatë vizitës sime bashkë me ushtarët dhe K-dantin e TF-2, Fazli Berisha.
3 – Kulla e vrojtimit gjatë luftës…
******************
KOMENTI I NDIHMËS K-DANTIT, PËR MORAL DHE OPERACIONE I TF-2, ABDULLAH ISLAM RAMA
Avdullah Islam Rama
Të lumtë shoq, po saktë e përpiktë ke shkrua, ashtu siç ishte. Të paçim me shëndet.
_________________________
DISLOKIMI I ARMATIMIT DHE FORCËS TF-2 NË LAGJEN BINAJ, TEJECI … TË GOROZHUPIT DHE MARSHIMI I TYRE PËR GJONAJ (QERSHOR 1999) /DËSHMI ARKIVORE/