SKËNDER KAPITI, NACIONALIZMI DHE „TRIUMFI I KOMBIT“

Skënder Kapiti, nacionalizmi dhe “Triumfi i Kombit” 

Nga Xhevahir Cirongu, Durrës, 18 tetor 2023

Po ta lexosh librin “Triumfi i Kombit” të Skënder Kapitit dhe publicistikën e tij botuar përgjithësisht te Gazeta mbarëkombëtare “SOT” , Kapitin  e karakterizon botekuptimi dhe fryma e thellë kombëtare e patriotike.

Skënder Kapiti është  veprimtar patriot dhe demokrat por edhe si shkrimtar, mendimtar e publicist është kombëtar, demokrat dhe proamerikan.

E takoj shpesh Kapitin dhe ai për nacionalizmi thotë dhe vlerëson se nacionalizmi    është “Shpirti i Kombit”. Ai ka shkruar kryeveprën madhore kombëtare  ”Triumfi i Kombit” të cilin shumë analistë e kanë quajtur projekt i Bashkimit Kombëtar. 

Frymëzimin dhe brumosjen nacionaliste ai e ka marrë nga prindërit e tij, nga historia e Rilindjes shqiptare, nga  luftrat e pandërprera 35 vjecare  1878-1912 dhe në vazhdimës të Kosovës për liri,pavarësi e shtet kombëtar gjithshqiptar kundër Perandorisë Osmane por më shumë kundër hordhive barbare, genocidiste e shoviniste sllavo-serbe që donin asgësimin e kombit shqiptar.

Pra, Ai edukatën dhe formimin nacionalist e ka marrë nga edukata e trashëgimia familjare dhe nga qëndresa mbinjerzore e popullit heroik të Kosovës gjatë  këtyre 150 viteve kundër shovinizmit, barbarisë e genocidit sllavo-serbo-ortodoks.

Ai porosit  se nëse largohesh nga nacionalizmi atëhere humbet tradita dhe kërcënohet kombi.

Publicistika e tij është kombëtare, morale, demokratike dhe proamerikane si  mirënjohje e thellë e tij për rolin vendimtar të SHBA-ve në mbështetje të shqiptarëve,, Shqipërisë e Kosovës dhe si  admirues i demokracisë amerikane.

Ka kundërshtuar regjimin komunist sepse komunizmi ishte antinacionalist dhe internacionalizëm antishqiptar, e po kështu ai thotë se demokracia jo nacionaliste e globalizmit kërcënon kombin, sidomos kombet e vegjël. 

Është shumë kritik i politikës dhe i mediave, gazetarise e televizioneve të Tiranës që sipas tij janë bosh në nacionalizëm.  

Se çfarë është nacionalizmi, patriotizmi dhe politika e ka përkufizuar mjaft mirë studiusi i politikës, moralit, fesë , historisë, nacionalizmit, psikologjisë dhe sociologjisë  Skënder Sadri Kapiti në veprat e tij “Njeriu filozof, etik dhe politik”, “Moralokracia” dhe “Triumfi i Kombit”si projekt i integrimit dhe bashkimit kombëtar ku për patriotizmin thotë se:  

“Patriotizmi është dashuria për jetën, familjen, atdheun dhe popullin e vet të cilit i përkasim; është detyrimi, përgjegjësia e sakrifica për ta, po që dhe atdheu, shteti  e populli duhet të jenë si prindër për bijtë dhe bijat e veta dhe se kombi,  shoqëria dhe atdheu duhet të respektojnë e të jenë mirënjohës, të përjetësojnë e të lartësojnë shëmbullorët e vet vepërmirë”.  

Por duke parë me vëmendje se si sillet e vepron politika shqiptare e këtij tranzicioni Kapiti krejtësisht të kundërtën argumenton për politikën.

Ai  thotë për politikën shqiptare si korrupsion e cila përderisa ka si qëllim vetëm pushtetin ose pjesë të tij thotë se ajo ,pra politika, është korrupsion dhe punon pandershmërisht dhe spekullon, manipulon e mashtron me patriotizmin si dhe me demokracinë e me moralin, dhe ilaçi më i mirë për ta kuruar politikën e keqe është ndëshkimi dhe dëbimi i saj nga pushteti.

Sipas S.Kapitit patriotizmi kombëtar dhe demokracia e vërtetë janë ilaçet që e kurojnë politikën po që po sipas tij patriotizmi dhe demokracia  janë dy moralet apo dy vyrtyte deficitare të mëdha për pothuajse tërë politikën kudo shqiptare.

Në një shkrim publicistik të S.Kapitit me titull “Politika është korrupsion” ai citon të ketë thënë për të se : “Politika jonë e keqe përzgjedh, seleksionon, heton dhe vigjëlon për të përjashtuar prej vetes, prej punëve të shtetit dhe prej pushtetit profesionalizmin, moralin, ndershmërinë dhe patriotizmin si dhe atë pjesë të shoqërisë me individë të  këtillë pasi ajo xhelozon për ta , dhe ajo ,pra , politika e keqe ruan dhe mbron ndytësinë, injorancën, hajdutërinë , korrupsionin dhe tradhëtinë e vet duke i bërë dëme të mëdha kombit, integrimit dhe prosperitetit të shoqërisë”.    

Në kohën e regjimit komunist Kapitët kanë kundërshtuar reformat e atij regjimi: ishin kundër kolektivizimit të tokës, të tufëzimit të bagëtive, kundër  ideologjisë e politikës së  vetizolimit nga perëndimi dhe kunder politikës antiamerikane të ishdiktaturës komuniste, dhe si e tillë kjo familje nuk është parë kurrë mirë dhe është persekutuar nga politika  e atëhershme e komunizmit. Kapitët haptazi e kundërshtonin regjimin komunist në Shqipëri si një regjim johuman dhe antiperëndimor të dëmshëm kombëtarisht dhe aspak e interesuar për shqiptarët në trojet etnike jashtë Shqipërisë , gjë e cila  vëllezërve dhe familjes Kapiti u kushtoi shumë rëndë dhe shtrenjtë politikisht dhe jo vetëm atëhere po dhe pas rënies së komunizmit.

Edhe pas komunizmit Kapitët , sidomos intelektuali Skënder KAPITI ka qenë kritik i ashpër i politikës së tranzicionit në Shqipëri kundër të rrënimit të gjithçkaje të ndërtuar nga puna dhe djersa e popullit shqiptar; kundërshtuan reformat pseudodemokratike shumë të dëmshme dhe  me pasoja të rënda kombëtare dhe  ekonomiko-sociale; privatizimet korruptive, shkatërrimin e ndërmarrjeve  me stratëgji kombëtare, minierat, energjitikën dhe krimin me trashëgiminë historike dhe të territorit.

Kapiti thotë se nuk ka nacionalizëm të majtë e të djathtë. Nacionalizmi është virtyti më i lartë i antarit të kombit.  

Politika pa nacionalizëm , pra pa interesin kombëtar parësor, dhe politika e cila nuk ka mbi gjithcka dhe të parën Shqipërinë ajo është  politikë që bie në korrupsion dhe  shkon  në  tradhti. 

SKËNDER KAPITI POROSIT PER POLITIKEN SE ASAJ ASNJËHERË NUK I DUHET BESUAR VERBERISHT, POR AJO DUHET TË MBAHET NËN KONTROLL DHE NËN VËZHGIM E MONITORIM NGA DEMOKRACIA DHE LIGJI, SEPSE POLITIKA KORRUPTON, PUNON PANDERSHMËRISHT DHE MASHTRON E SPEKULLON ME DEMOKRACINË, ME LIGJIN DHE ME PATRIOTIZMIN. 

Durrës, 18 tetor 2023 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura