SHERADIN BERISHA: PA RROTLLA! A ËSHTË KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN?! JO NUK ËSHTË!!!

Pashtriku.org, 2 korrik 2018:

 

 

 

PA RROTLLA! A ËSHTË KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN?! JO NUK ËSHTË!!!
– Atëhere çka është Kosova?
– Është republikë e Pakos së Ahtisarit, e cila ka 95 % shqiptarë,
– 3 % minoritet serbë,
– 2 % minoritete tjera,
– 10 komuna etnikisht serbe,
– 44 kisha e manastire serbe si, zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta, të Ahtisarit,
– 10 vende të rezervuara për deputetët serb e 10 për deputetët e minoriteteve të tjera në Kuvend,
– 2/3 e shumicës së pakicës serbe dhe joserbe, në këtë Kuvend…

***
Pastaj ka:
– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,
– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, në kuadër të PK’së.
***
Pastaj ka:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankën e Serbisë,
– spitalet e Sebisë,
– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb në këtë republikë ahitisariane…
***
Pastaj ka:
– Listën Serbska e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit…,
– Kjo ‘sërbskë’ tashmë udhëheq edhe me 10 komunat etnike serbe, të cilat (sipas marrëveshjeve të 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015, në Bruksel) përfundimisht priten të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Zajednicë, vetëm në çirilicë!!!
– Zajednica pritet të ketë, kuvend, kryetar të kuvendit etj., dhe t’i menaxhoj pasuritë natyrore të kësaj zajednice një etnike!!! Etj.etj.
***
Tani shtrohet pyetja:
– Kush mund ta ndryshojë këtë republikë të dëmshme për të ardhmen e shqiptarëve?
– shumica shqiptare!
– Në ç’mënyrë?
– në mënyrë institucionale!
Për ta ndryshuar këtë republikë të Ahtisarit (e cila kurrë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve), si punë e parë dhe urgjente duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për t’i hapur kështu rrugë, Republikës së Adem Jasharit, për të cilën janë flijuar historikisht mijëra shqiptarë!
***
Si përfunim
Nëse nuk ndodhë ky ndryshim, atëhere nuk mund të themi se kemi shtet të pavarur dhe sovran, por kemi republikë të Ahtisarit, e cila qeveriset nga Prishtina dhe Beogradi nën përkujdesjen e Brukselit, që unë e quaj qeveri e vëllait të Madh (SHBA’BE)!!!
***
Nëse s’është kështu më thuani si është ndryshe ?!?!
—————————-
Mendime: Shkurt e Shqip
Sheradin Berisha: Nëse s’është kështu më thuani si është ndryshe
https://www.mekulipress.info/sheradin-berisha-nese-seshte-keshtu-me-thuani-si-eshte-ndryshe/ 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura