Nga arkivi i facebookut, më 17 qershor 2017
E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!
ZAJEDNICA SI EMBRION I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DO TË ZHVILLOHET NË NJË AUTONOMI TERRITORIALE SERBE, KU DO TË USHTROHET PUSHTETI I SERBISË NË ARSIM, SHËNDETËSI, ENERGJI DHE NË SHUMË FUSHA TË ADMINISTRIMIT TERRITORIAL!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 17. 06. 2017
Zajednica është embrion i Pakos së Ahtisarit dhe jo vetëm! Me Marrëveshjen e Brukselit, Hashim Thaçi – Ivica Daçiç – Catherine Ashton (më 19 prill 2013) u vunë themelet e Zajednicës (Asociacionit), ndërsa me marëveshjen e 25 gushtit 2015: Isa Mustafa – Aleksandër Vuçiq – Federica Mogherini (po në Bruksel) u formatua kjo Zajednicë, e cila me negociata të vazhdueshme (duke përfshirë këtu presionin e jashtëm dhe atë të brendshëm), do të strukturohet si Autonomi Territoriale e drejtuar nga Lista Sërbe e Vuçiqit, si parti qeveritare e Beogradit në Prishtinë.
Rrjedhimisht Lista serbe duke qenë në krye të Zajednicës, do të ushtroj pushtetin ekzekutiv me ndihmën e qeverisë së Serbisë në aspektin financiar, në arsim, në shëndetësi, në posttelekom, në energji, në polici, gjyqësi, dhe në shumë fusha tjera të administrimit territorial! Realisht përmes Zajednicës do të legalizohen të gjitha fushat e lartpërmendura dhe jo vetëm, të cilat kanë funksionuar pa u penguar në Kosovën e pas luftës deri më sot!
***
E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!
ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!
Nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:
– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;
– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);
– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);
– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;
Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:
– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;
– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;
Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:
– posta e Serbisë,
– telekomi i Serbisë,
– bankat e Serbisë,
– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,
– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!
Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.
Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;
– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankat e Serbisë,
– ambulancat dhe spitalet e Sebisë, pastaj
– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise, …
Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi, Bruksel dhe jo vetëm e menaxhon!
RRUGËDALJA!
Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!
Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:
– reformë në ligjin për zgjedhjet;
– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);
– reformë në polici,
– reformë në siguri – AKI, etj.etj.
Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!
_______________
Shtojcë:
Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)
Më gjerësisht lexoni 👇👇👇
Nga arkivi, FB, më 17 qershor 2017
ZAJEDNICA SI EMBRION I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DO TË ZHVILLOHET NË NJË AUTONOMI TERRITORIALE SERBE, KU DO TË USHTROHET PUSHTETI I SERBISË NË ARSIM, SHËNDETËSI, ENERGJI DHE NË SHUMË FUSHA TË ADMINISTRIMIT TERRITORIAL!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 17. 06. 2017
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10209583906410907&id=1125324528
===========================
SHTOJCË
SHPËRFYTYRIMI I REPUBLIKËS
***
KËRKOJ PËRGJEGJËSI PENALE PËR HASHIM THAÇIN DHE ISA MUSTAFËN!
***
T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONTESKUT TË SERBISË!