RRËFIME “PIKANTE” NGA XHAVIT HALITI PËR LËVIZJEN DHE UÇK-në
Nga Ibrahim Kelmendi
Rëndom intervistat video, audio, me shkrim, të plasuara në internet, edhe po largohen, për arsye të shumëllojshme, prandaj i daktilografova fragmentet që përmbajnë (dez)informata më konkrete, të cilat na i ka ofruar Xhavit Haliti në intervistë më 14.01.2023, në tv N’Demos, sepse dëshiroj të ruhen edhe në këtë variant. Njëherit ia lehtësova vetes (shpresoj edhe të tjerëve), analizimin e atyre që ka rrëfye Xhaviti. U mundova të jem sa më i sakt në daktilografim që të shihet edhe përgatitja gjuhësore dhe intelektuale e Xhavitit, meqë zyrtarisht ka diplomë të Universitetit të Tiranës, për studimin e gjuhës shqipe…
Po shpresoj kjo përpjekje do të nxis institucionet kompetente të drejtësisë në Tiranë, që të rifillojnë hetimet për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe mjekut tropojan Hazir Mala, të vrarë më 9 maj 1998 në Qafë Mali, në vendin e quajtur Miliskajë, pak kilometra para se me arrit te Hidrocentrali në Fierzë.
Për ata që nuk e dinë, më shumë se njëherë kam shkruar se ndërprerja e hetimeve pak ditë pas vrasjeve duhet të jetë bërë me urdhër të kryeministrit Fatos Nano, prandaj sa është gjallë ai, mirë do të kishte qenë, hetuesit ta pyesnin për arsyen, pse ka urdhëruar Kryeprokurorinë të mos bëhen hetimet.
Edhe në intervista tjera, por edhe kësaj radhe, Xhaviti duket se ka siklet, si me e rrëfye vrasjen e Ilir Konushevcit, prandaj nga intervista në intervistë, shton diç të re. Derisa në intervistë të paradokohshme në KTV (“rubikon”), Xhaviti pat thënë se kryevrasësin e Ilirit dhe Hazirit, tropojanin Bislim Demiri, shoferin e shefit të policisë në BajramCurr (Jonuz Hyka), e ka ekzutuar Fetmir Haklaj, në prani të Florim Krasniqit, kësaj radhe Xhaviti ka shtuar edhe pagesën e 30 mijë DM (15 mijë Euro; do të kishte qenë me rëndësi Xhaviti të ofron provë për pagesë të kësaj shume, kur e ka bërë, ku i ka marrë ato mjete), një personi, i cili e paskësh informuar detajisht Xhavitin, kush i ka bërë vrasjen dhe pse.
Nëse edhe ky rrëfim nuk do t’i nxis institucionet në Tiranë për të rinis hetimet, mirë është që familjarët dhe shokët e Ilirit, në koordinim me familjarët e Hazirit, të angazhojnë avokat në Tiranë që të bëjnë kërkesë për rifillim të hetimeve.
Po shpresoj, Xhaviti dhe Raif Gashi, do të detyrohen t’i dekonspirojnë emrat e atyre që e kanë shoqëruar Ilir Konushevcit, për ta bërë transportimin e armëve dhe municionin për në Tropojë, meqë nga Xhaviti dhe Raifi është thënë se ishin tre veta, pjesëtarë të SHISH-it, ishin shoqërues (por nuk ua kanë thanë emrat asnjëherë). E vetëkuptueshme, ata janë ballafaquar me pritën vrastare të Ilirit dhe Hazirit, më 9 maj 1998. Fatkeqësisht ata nuk janë paraqit vet vullnetarisht në hetuesinë kompetente, për të rrëfyer për angazhimin e tyre gjatë asaj nate të kobshme…
***
Fragmente nga intervista që Xhavit Haliti e ka dhënë më 14.01.2023 në tv N’Demos:
Intervistuesi Agron Gashi (AG) e fillon intervistën me pyetje nëse ishin 8 apo 9 antentate që i janë bërë Xhavit Halitit. Ndërsa Xhaviti, si çdo herë, sikur tallet me institucionet përkatëse të Jugosllavisë, se paskëshin qenë të mjera, prandaj u kanë dështuar atentatet që qenkëshin urdhëruar nga krerët e shtetit.
AG (nga minuta 15 e intervistë): “Rasti i atentatit me 7 nëntor 1985 në Prishtinë…”
Xhavit Haliti (XhH): “Më 4 nëntor unë jam arratisë nga banesa, e jo nga burgu. Atë ditë policia është ardh të më arreston në banesë në Prishtinë dhe unë jam arratis nga ballkoni i katit të tretë. (…)
Më 7 nëntor kam takim të caktuar me Zenun Muriqin, anëtar celule i organizatës sonë, të cilin e kam ngarkuar për t’gjet banesë, sepse kemi pas mbet në ilegalitet dikun 7-8 veta. Përafërsisht kështu. Kam pas me u taku me Xhavit Hazirin mbrapa restorant “rugova” (…) ku takoheshim zakonisht gjatë atyne ditëve. Në ni rrugicë, duke ec me Zenunin, në Aktash (…), e pash, rruga ishte si shumë qetësi, dhe në ni moment pash dy veta vinin mes rrugës. Në fakt unë hetova deri nifarë mase mos kemi përcjellje. (…) U kthym. Kur u kthym i kam pa Xhavit Kuqin dhe Ibush Kllokoqin që janë pozicionu. I kam thanë këti ik se marum. Unë jam kthy. Meniherë kanë kris armët bam bum. (…) Prej aty kam shkua në Dyz në ni familje dhe jam strehu. Pastaj doli ni kumtesë që është plagos ni policë, se e ka plagos ni terrorist…
AG: Edhe ju keni shtënë?
Xh.H.: Jo, unë s’kam pas fare armë. Ata njëni-tjetrin e kanë vra.
AG (nga minuta 23): Përmendni me emra, në fakt me iniciale, që pas Lufte kanë dashtë të bëjnë atentat. Keni thënë “janë disa nga Peja dhe Llapi, i përmendni me iniciale, të urdhëruar nga shokët e mi, me të cilët kam ngrënë bukë. Cila është e vërteta?
XhH: Nuk është e lehtë për të fol, por është e vërtetë që ne kemi pas ni përçamje mrena LPK-së gjatë lufte. Ato përçamje kanë qenë të reflektuara edhe në teren. Por pas Lufte ka pas akuza të llojeve të ndryshme, kryesisht kunër meje. Janë botuar edhe në mediume të Kosovës. Janë cituar edhe raporte të shërbimeve të jashtme. (…) Kanë qenë disa përpjekje për t’më likfidu. Unë i di njerëzit. I di porositësit. I di kush ka pas m’em ekzekutu. Kryesorja ka qenë me u fsheh disa të vërteta që unë i di, ose me u mshef rroli im që ka t’bëj me t’arriturat n’Kosovë. Nuk i kam pas askuj borxh personalisht. Nuk kam damtu askënd. Po t’i kisha, jam takord. Por nuk kanë pas arsye…
AG (nga minuta 26): Cila prej akuzave ju ka shkaktuar dhimbje më të mëdha?
XhH: (…) Më kanë akuzuar për vrasje dhe sabotim të armatosjes së UÇK-së. Unë nuk i kam mbyll armët në ndonjë depo që të mos armatoset UÇK…
AG: E keni fjalën për akuzë për vrasje të Ilir Konushevcit?
XhH: Sa i përketë Ilirit e Ahmet Krasniqit, që kanë qenë akuza ma të shpeshta, unë e kam zbulua kush e ka vra Ilir Konsushevcin, nuk e kanë zbulua ata…
AG: Pasi i keni dhanë 30 mijë marka apo dollarë?
XhH: Marka, marka. Ia kam dhanë dikuj dhe ma ka spjeguar në detaje. (…) Njerëzit që kanë dal në pritë, kanë dashtë me e marrë armatimin dhe me na e shit prapë.
AG (nga minuta 28): “… Madje ju keni ngrit edhe padi për rastin?”
XhH: Jo, unë kam thanë le të hetohem edhe unë.
AG (nga minuta 32): Aktivitetin e keni nis në vite të 1970-ta. (…)
XhH (nga minuta 36):… në vitin 1974 kam shkuar në Bruksel për të vizituar një grup emigrantësh. Ishte me ta Haxhi Neziri, të cilin unë e kam pas shok. (…) Në organizat për herë të parë kam hy në OMLK, siç i thuhej shkurt Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës. Kam hy në vitin 84 [1984]. (…) Nga burgu jam liru në gusht. (…) Skender Luzha, ni djal shumë i mirë, nga ni fshat i Kaçanikut. Unë nuk e kam nal gojen në asni rrethanë. Në atë kohë ishte botuar vepra “titistët”. Ni ditë Skeneri më tha çka ta merr menja me ta gjet. E ka qky dyshekun dhe e ka nxjerr ni libër të vogël. (…) Ndërkohë më thotë do m’et taku ni shok…
AG: Po flisni pas burgosjes?
XhH: Për burgosje, jam burgos në vitin 1981 për pjesëmarrje në demonstrata, më 8 prill, dhe jam mbajt nën hetime. Jam dënuar ni muj ditë për kundërvajtje. Ni shok kish pas thanë që na ka furnizu me libra, por nuk kishin fakte. Por, qysh në vitin 1979 kam ra në sy dhe më kanë përcjell, sepse kam pas kontakt e komunikim me letra me Musa Berishën e Dubovikut. Kur m’i kanë lexua ato letra në 81/shin, më kanë pyet për ato letra. Ndërsa ushtar jam arrestu me 14…
AG: Për herë të dytë?
XhH: Tregova për herë të parë në vitin 81. Kjo ishte për herë të dytë. Ni ditë ka ardh ni vajzë për të cilën edhe sot kam respekt. E qaujnë Elife Luzha. Vajzë e re, por e pjekun, dukej shumë e formume. I ipshin njani-tjetrit dofarë sinjalesh, por unë nuk e kam taman çka po donë me thanë. Pastaj, ni ditë thotë Skenderi, do me t’taku ni shok. Dhe erdhi në banesën tim me Xhabir Morinën. Ia kam harru pseudonimin si ashtë paraqit atë ditë. Kemi bisedu gjithë natën. Unë thash se jam i gatshëm për antarësim. Por thash ma mirë m’em lanë vetëm. Vetëm muj me ba ma shumë se me hy n’organizatë. Edhe, thash, fjalë ka shumë rreth meje, kështu që nuk ashtë mirë. Nuk ashtë mirë. Muj me damtu ma shumë me u organizu. Ai tha na t’kemi verifiku. Na po dojmë ti me hy n’organizatë. Masanej ka ardhë edhe me Hilmi Reçicën. Kemi bisedu gjatë nate. Pas dy-tre ditësh i kemi kry procedurat. E kam ba betimin. Niherë e kam ba betimin. Se kam shkel asniherë. (…)
[nga minuta 44): Aksionet guerile të organizatës sonë kanë fillu diku n’vitin 88. Besoj. Protagonistët e atyne aksioneve dihen, i kam thanë me emna, nuk ka diçka t’msheft. (…) Aksionet kanë vazhdu. Futja e armatimit ka vazhdu, herë pas here, kur ka pas munsi financiare dhe kur ka pas mundsi të lëvizjes. Dy vet janë kryesor për lëvizje t’Kosovës, për mos me thanë tre. Ka qenë Ahmet Haxhia dhe Xhani Shala nga Prizreni. Kanë qenë edhe disa tjerë ma vonë. (…)Me 17 nëntor të vitit 1994, pas ni aksioni që u kry me vendim zyrtar, jemi mledh si Kryesi e LPK-së…
AG: M‘fal, ku është kry ky aksion?
XhH: Këtu n’Kosovë, diku n’Drenas. (…) me rëndësi ashtë të thuhet se aksioni ashtë kry pas ni vendimi që ashtë diskutu, ashtë pjek mirë si vendim për t’vepru. Atëherë jemi mledh dhe kemi diskutu për emrin. Kanë qenë dy propozime. Unë kam propozu emnin ushtri çlirimtare e Kosovës. Vendimin e ka marrë Kryesia e LPK-së. Dhe ashtë shkru komunikata e parë që ka qenë me numër 13, duke pas parasysh se aksionet tjera kanë të njëjtin zingjir veprues. Me këtë komunikatë janë përfshi edhe ato, edhe pse nuk ka pas komunikata përpara, zyrtare, n’emen t’dikuj…
AG (nga minuta 54): Edhe Ali Ahmeti ka dhanë një version, se ka marrë propozim nga jashtë, e ka prezantu në mbledhje, është miratu…
XhH: Jo, unë e kam propozu emrin, Ali Ahmeti ishte aty dhe e ka miratu. Nashta ju ka përzi ati kur ka fol.
AG: Kishi edhe Sektorin e rëndësisë së veçantë, i kryesuar nga Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti. Ishte sektor ushtarak dhe pse ju tre në krye të tij?
XhH: Jo, ishte Sektor i Lëvizjes. Ishim jashtë, dhe sa më i besueshëm t’jetë ni sektor i tillë, ashtë ma i suksesshëm. (…) Duhej të ishim pak veta që të mos na ndodhin tradhti…
AG: A ka pas tradhti?
XhH: Jo, gjatë kësaj kohe nuk ka pas. Por kur ashtë rrit UÇK-ja, munsia për me depërtu njerëz që nuk kanë qenë besnik të çështjes, ka ekzistu. Njerëz të shërbimeve ka qenë e mundshme me depërtu. (…)
AG: … Zotëri Haliti, n’ketë kohë a kishte UÇK-ja komandant të emëruar?
ZhH: … Kemi pas debate në fillim se duhet të jetë dikush komandant. Për komandant është fol më shumë pas fillimit të bombardimeve nga NATO. Për Zonën e Dukagjinit n’fillim ashtë lajmëru si komandant, me letra edhe me komunikata, Ramush Haradinaj. Pastaj kanë fillu të tjerët, si komandantë. Kështu ashtë e vërteta. Për emnat ashtë e shtirë me fol, sepse këto janë publike, kush ka qenë komandant i përgjithshëm…
AG: Gjatë viteve 94, 95, 96, 97…
XhH: Për ato vite kordinator ka qenë Nait Hasani…
AG: Vetëm koordinator?
XhH: Kështu ashtë qujt.
AG: Nga kush është komandu Nait Hasani?
XhH (nga minuta 56): Nuk e di. Në Kosovë ishin autonom, nuk kanë mujt me marrë urdhna prej jashtë. Nuk e di a ka qenë Nait Hasani pjesë e LPK-së, po e di që ka qenë ndër t’parët pjesë e UÇK-së. Ka marrë pjesë n’aksionet e para deri sa ka ra n’burg në 97-tën. Ka qenë n’nivel t’kordinatorit, n’nivel të financuesit, është e vërteta. Ka ba shpërndarjen e mjeteve, ka ba pranimin e mjeteve.
AG: Bedri Islami ka fol këtu se i keni analizu burgosjet e vrasjet…
XhH (nga minuta 58): Ç‘është e vërteta, i kemi analizu burgosjen e Naitit. Ka qenë goditje ndër ma t’mdhatë që ka marrë atëherë UÇK-ja. Rënia e Zahir Pajazitit, edhe ajo ka qenë ni goditje shumë e ranë. Kemi analizu përgjegjësinë për secilin prej nesh. Ka pas t’meta sa i përketë informimit që ashtë dashtë me ia ba Zahir Pajazitit. I vetmi Ismeti [Avdullahu] ka komunikua me Zahirin nga Zvicra. Unë nuk kam komunikua me Zahirin asniherë dhe s’ashtë kanë puna jeme me fol me te n’telefon. Është ni shtjellim sa i përketë informimit të Zahirit, por akuza ka të ndryshme. Po ajo që mund t‘them tani, ka qenë ndër atentatorët më të guximshëm n’Kosovë. Atentatet që i ka kry Zahiri kanë qenë qind për qind të duhura, të domosdoshme dhe t’sakta.
Ajo që do të doja ta them, në procesin e gjatë të themelimit, sepse nëse i shohim procesverbalet e OMLK-së dhe LPK-së, tendenca ka pas që nga viti 1985. Kemi pas organin komiteti dhe byroja ekzekutive. Komiteti Organizativ i OMLK-së. Dhe kemi pas lëvizjen e masave që ashtë qujt Lëvizja Popullore e Kosovës. Por e thash [pa e thanë asnjëherë], me shuarjen e OMLK-së dhe me përpjekjet n’vazhdimësi për ta krijuar UÇK-në, meritat n’Kosovë, për fillimin, për përzgjedhjen e djemve dhe për operacionet në përgjithësi, e ka pas Kryesia e LPK-së në Kosovë, respektivisht Kryetari i LPK-së Xhavit Haziri dhe Azem Syla. Këta dy, njëri në aspektin politik, tjetri n’aspektin organizativ, në aspektin e krijimit dhe gjetjes së njerëzve. Azemi i ka rekrutu ata që iu kanë duk të përshtatshëm. Dhe unë nuk mun të mos e them ketë, se në planin organizativ, deri sa ashtë ik, ka dalë jashtë, ka qenë kryesor. Edhe nga jashtë ka pas rrol të madh…
(nga minuta 63): Ma s‘pari Bedri Islami nuk dinë kurgja për UÇK-në, sepse ai s‘ka pas lidhje atëherë me UÇK-në. Bedri Islamin e kemi ba kryetar në ni moment kur ne jemi përça n’mes veti. I ka mësu shumë sene pastaj…
Në ni takim në Zvicër ka ardh Ismet Avdullahi dhe ky Pajaziti, emri nuk po m’kujtohet, por ka qenë i burgosur politik. Kanë kërku që Zona e Llapit me qenë pjesë e UÇK-së. Ka qenë viti 96, me sa di unë. Në verën e viti 96 kemi qenë në takim bashkë në Tiranë dhe i ashtë dhanë Nait Hasanit parulla, vendi ku duhet me e taku Zahir Pajazitin. I është dhanë atëherë pseudonimi. Më duket e kanë përdor pseudonimin e Ali Ahmetit “abazi”, apo diçka qashtu. Dhe janë taku diku n’periferi t’Prishtinës. Dhe aty ka përfundu misioni ynë. Du t’potencoi se Zahir Pajaziti ashtë mbështet fuqishëm, ma shumë se të gjithë të tjerët, për t’gjitha kërkesat që i ka pas. Ashtë e vërtetë që kur ka ardh n’Tiranë, edhe unë kam qenë n’Tiranë, mu m’ashtë thanë që s‘ka nevojë me e taku. Dhe s‘e kam taku, normalisht. E ka taku Azemi. Nuk kisha me thanë që kanë pas përplasje, por ndoshta nuk janë da t’knaqun me njani-tjetrin n’takim. Por Zahiri ka vazhdu me e pas të njëjtin organizim, pa marrë parasysh që ka pas njerëz që janë përpjek me e përdor edhe njerin ose tjetrin komandant. Kjo ka qenë dobësi e atyne që kanë mendu se duhet me i komandu prej s’jashti. Unë t’paktën e ni veten mirë që nuk jam përpjek dhe nuk i kam thanë kërkuj urreje këtë ose mos e prano ktë. Ose mos vepro me ktë, spese s‘ka qenë detyrë e imja.
Kjo ka qenë historia e futjes se Zahirit në sistemin qendror të UÇK-së.
AG: A ishte Zahiri në Shtab të Përgjithshëm?
XhH: Nuk ka qenë n’shtab t’përgjithëm, ka qenë n’shtab operativ.
Këtu përfundon intervista, e gjatë 68 minuta.
[Daktilografimin e bëri Ibrahim Kelmendi]
________________
N’Demos – Xhavit Haliti – UÇK, triumfi i rezistencës – 14.01.2023
_____________
NJË INTERVISTË “PROBLEMATIKE” E IBRAHIM KELMENDIT
WOW just wgat I was looking for. Camee here by searching for holiday
My web site https://telegra.ph/mobile-online-casinos-10-23
I do trust all oof the ideas you have offered to
your post. Theey are very convincing and will definitely work.
Nonetheless, the posts are too short for beginners.
Could you pleas extend them a little froom next
time? Thank you for the post.
my blpg :: http://Himeuta.org/member.php?1170137-svetlanamut
Quality posts is the important to interest the users to go to see the website, that’s what this web site is providing.
my web site: http://www.miro4ek.ru/