Nga Behxhet SH. SHALA – BAJGORA
Etërit dhe majkat Themeluese të federalizimit të Kosovës“
Etërit Kryesorë Themelues të Shteteve të Bashkuara ishin: John Adams, Benjamin Franklin, John Jay, Thomas Jefferson, James Madison dhe George Washington të cilët bashkuan Trembëdhjetë Kolonitë, drejtuan luftën për pavarësi nga Britania e Madhe dhe ndërtuan një kornizë qeverisjeje për SHBA sipas parimeve republikane në fund të shekullit të XVIII–të. Pastaj , këta i ndanë detyrat se kush do ta shkruaj Kushtetutën dhe detyrat tjera të domosdoshme për funksionimin e shtetit . Kur Vojsa Osmani e mori mandatin e dhuruar nga Albin Kurti dhe lista Serbe + LVV dhe LDK (të cilën e përçau në dysh), me të parën u thirrë në Etërit Themelues duke e karikuar dhe banalizuar me rastin e Kosovës ku , si At Themelues të Pavarësisë së Kosovës e konsideron Ibrahim Rugovën ndërkaq veten, duket, pa asnjë dyshim e konsideron si Nënë Themeluese të po kësaj pavarësie . Nëse amerikanët , si të paemancipuar politikisht që ishin, në mesin e Themeluesve të Pavrësisë së SHBA-ve nuk denjuan ta fusin asnjë femër, Vojsa Osmani , për respekt të barazisë gjinore , më shumti për veten e saj e bëri një kapërcim historik duke i lënë në hije edhe vet Etërit amerikanë të Pavarësisë. Gjatë fushatës së Albin Kurtit, në përpjekje të fitojë sa më shumë vota për të kaluar 50 % , që pastaj doli se ishte e domosdoshme për të kapur të gjitha institucionet dhe për ta nënshtruar poshtërisht opozitën , si armë e fuqishme u përdorë “ mjeti “ se : “ më në fund ka ardhur koha që familja Jashari ta japë një president të Kosovës …”. Naivët e besuan këtë , kandidati i kësaj familje gjithashtu e besoi deri në kohën kur në sipërfaqe doli Vojsa Osmani , si trashëgimtare e familjes Jashari , që nga Epoka e Gurit. Në të vërtetë edhe u kthyem në Epokën e Gurit . Vojsa Osmani përveç se po thirret në parimet qeverisëse të Etërve Themelues Pavarësisë së SHBA–ve, (në politikën e brendshme ) , edhe në politikën e jashtme po i përqafon të njëjtat vlera dhe qëndrime që i ka edhe “ Sleeping Joe “ , presidenti aktual i SHBA –ve ( trashëgimtari biologjik dhe politik e Etërve Themelues ) siç janë : angazhimi i jashtëzakonshëm në Ukrainë , politikisht dhe ushtarakisht , gjykimi i Putinit dhe Rusisë , përkrahja e gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe kriminelit të luftës , Benjamin Natanjahu , përkrahja e Tajvanit kundër Kinës , marrja me Serbinë dhe Vuçiqin etj., varg tepër i gjatë ndonëse Vojsa është republikane e thekur, që nga koha e Republikës Socialiste të Jugosllavisë ndërsa “Sleeping Joe“ është demokrat, si të ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Ukrainë dështuan, Putinin vetëm sa e forcuan, Kina po luan si macje me miun me Tajvanin ndërsa Serbia asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe nuk ka pasur kredite ndërkombëtare politike më të mëdha se tani . Serbia është në prag të integrimeve evropiane , Kosova po lutet t’i hiqen sanksionet nga BE–e dhe SHBA , pa e sqaruar popullin pse u deshën këto sanksione. Tash , kur t’i hiqen sanksionet – masat e përkohshme, do e konsiderojnë si sukses të qeverisë dhe presidentes mercenare , Vojsa Osmani.
Në frymën e presidentëve themeltarë
Presidentja e urrejtjes dhe përçarjes , Vojsa Osmani e trashëgoi edhe një veti të presidentëve amerikanë , drejtimit të popullit në fund të vitit , kryesisht për suksesset ( që nuk i ka ) , duke fshehur dështimet që janë të gjata sa Muri Kinez . Edhe papët e Vatikanit e kanë te rregullt enciklikën urbi et orbi por se nuk e lidhin me fund të vitit. Si imituese dhe emetuese e keqe , Vojsa Osmani doli para Kuvendit të Kosovës , me enciklikën e saj të shkruar , mbase nga Dejona Mihalidis , andarte e shquar kundër shqiptarëve dhe Kosovës ku foli për të arriturat në planin ndërkombëtar ( 200 vizita turistike për mbushje të xhirollogarisë , me shpenzime të shtetit ) , pa përmendur dështimet në Ukrainë , Tajvan dhe Serbi . Si sukses ndërkombëtar konsiderohet acarimi i marëdhënieve me Shqipërinë , me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut , klientelizmin në Luginë të Preshevës dhe mbrojtjen e të korruptuarve në Kosovë, shtetas të huaj , me dyshtetësi , nga Martin Berishaj dhe poshtë . Kontribut i jashtëzakonshëm konsiderohet afrimi i raporteve me Spanjën përmes jugosllavit që , duke i rreshkur koçet në Barcelonë merr 7500 euro në muaj . Gjithashtu , si rezultat i pamohueshëm konsiderohet njohja (imagjinare) e Kosovës nga shumica e shteteve mosnjohëse , anëtarësimi në Shoqatën për Tredhje të Demave në Gjylekarë falë angazhimit fatal dhe final të prevarantit mendjetrashë, me inteligjencë të përllogaritur IQ 5555 , Besnik Bislimit. Vërejta se Etërit Themelues të shtetit të Kosovës , jo që nuk i përmendi por , përkundrazi e tha se , ndër suksesset e saj janë edhe korigjimet nga e kaluara që i paskan rënë në hise , si Nënë Themeltare e Federalizimit të Kosovës. Të vetmet korigjime personale që janë të dukshme janë ato fizike , materiale dhe nepotiste të cilat me një rast tjetër mund t’ arsyetojë gjerë e gjatë. E quajti veten presidente unifikuese , turpërisht e pavërtetë dhe , në këtë kontekst për të siguruar vota për federatën e ardhshme Kosovë – Serbi thirri opoztën për takim dhe e ftpoi ta ndërtojnë një qëndrim të përbashkët , si ate që e ka LVV , pa mundësi tjera. Këtë cirk retorik e refuzuan AAK-ë dhe PDK-ë , shumë mirë bënë , po të shkonin do të koriteshin përfundimisht. Kotilla njerëzore , politike , kombëtare dhe morale ku vegjeton dhe noton presidentja e urrejtje dhe përçarjes ( LVV dhe s’Guxo ) si dhe partneri i koalicionit në ardhje ( LDK e tredhur nga e kaluara nga një tredhaxhi dhe dredhaxhi si Lumi i Xhikës ) ishin aty , në fund e bënë një foto për moto , pa Lidhjen Demokratike Komuniste ku figura qendrore ishte mercanarja e të gjitha pushteteve dhe regjimeve , të kaluara dhe të ardhshme , pa përjashtim , Limoza el Gadafi .
Më habiti fakti se disa u hatëruan pse presidentja mercenare në enciklikën e saj nuk i ka përmendur Etërit Themelues të Vërtetë të Pavarësisë dhe Lirisë së Kosovës që tani po mbahen si pengje në Burgun e Hagës ; presidenti Hashim Thaçi , kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe 10 –shi i UÇK-së , Rexhep Selimi. Është e vërtetë se nuk i ka përmendur e as që do i përmend por është e pavërtetë dhe e padrejtë t’i mohohet kontributi i saj dhe kotillës ku po noton që Etërit Themelues janë ku janë . Me krenari e theksojnë këtë gjatë takimeve të fshehta , në çaste kur përjetojnë orgazëm të urrejtjes e thonë edhe publikisht Nuk i përmend as Etërit Kryesorë Themelues të Lirisë së Kosovës dhe Bashkimit Kombëtar, Hasan Prishtina , Isa Boletini , Azem Bejta dhe Shotë Galica, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica , Gjon Serreçi dhe Marie Shllaku , Jahja Fusha dhe Rifat Berisha , Hoxhë Kadri Gjilani dhe Shyt Mareci , Komandanti Politik dhe Shpirtëror , Baca Adem Demaçi dhe Shaban Shala , Fazli Grejçevci dhe Xheladin Rekaliu , Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha , Afrim Zhitia , Bahri dhe Fahri Fazliu, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Bajram Bahtiri dhe Agron Rrahmani , Ilaz Kodra dhe Remzi Ademaj , Komandanti Legjendar Adem Jashari me ushtarët e Prekazit , Kosovës , Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë dhe të gjithë ata që u përjetësuan në përmendore që pëpr ne janë shndërruar në frymëzim kurse për antikombëtarët llogariten vetëm si varre. Etër Themeltarë të Lirisë janë Shkëlzen dhe Luan Haradinaj dhe të gjithë ata që e rrokën armën , jo për ta sjellur në pushtet një presidente si kjo që nuk është por një që ka vdekur për këtë vend edhe nëse kanë mbijetuar luftën.
Nuk ka histori që do t’i përfshijë si Etër Themeltar të Lirisë dhe shtetit të Kosovës këta që pushtetin e kanë shndërruar në diktaturë, që i mohojnë vlerat e vërteta kombëtare , kontributin e tyre për këtë liri të pamerituar që e kanë , për postet që i kanë fituar me mashtrim dhe mohim të asaj në emër të së cilës edhe kanë mashtruar , që shkelin nëpër palgët e çlirimtarëve që kurrë nuk janë shëruar , që dhunojnë femra , për së dyti duke pranuar këtë që po ua kushtëzon gospodin Rohde dhe të ngjashmit , që sulmojnë Etërit e Vërtetë Themeluse për të krijuar suurogat , jo të Etërve por të njerkëve dhe të bëma të tjera .
Historia do i vendosë në kapitullin ku edhe e kanë vendit , Etërit dhe Majkat e federalizimit të Kosovës dhe lidhjes së pashkëputur me Serbinë. A do ta dalë kush e t’i pengojë? Sigurisht se po , historia na ka mësuar dhe na mëson se kështu do të ndodhë. Historia est magistra vitae.
Për këtë vit mjaft, shkrimi i fundit do të jetë për gazetën “Epoka e Re“, VETËVENDOSJE KOMBËTARE, VETËVENDOSJE JUGOSLLAVE; FILLIMI DHE FUNDI I NJË IDEALIZMI MASHTRUES!
18 dhjetor 2023 Prishtinë Behxhet SH. SHALA – BAJGORA