KEQPËRDORIM DHE MANIPULIMI I FËMIJËVE NGA POLITIKANËT E PUSHTETSHËM!

Nga arkivi i facebookut, më 16 shkurt 2022

KEQPËRDORIM DHE MANIPULIMI I FËMIJËVE NGA POLITIKANËT E PUSHTETSHËM!

Nga Sheradin Berisha, (i botuar në Pashtrik më 25 Prill 2024)

Më 16 shkurt 2022 gazetari i njohur Muhamet Mavraj në rrejtin spocial facebook ka hapur këtë temë për diskutim:

Miq, Kjo nuk do te harrohet!

Nuk i besoj me nderit te detyres nga disa mesues e drejtore shkollash!

Shoke dhe shoqe te Stanit, drugovi i drugarice, nuk ben keshtu, u ka mbetur ora prapa, ne Jugosllavi! E papranueshme dhe rreptesisht e denueshme qe shkollat e Prishtines dhe udheheqesit e sotem politike t’i perdorin femijet tane, pa lejen tone, per planprogramet e tyre cfaredo, ne frymen e festes se pavaresise, per te cilen, fundja, ate dite, 17.2.2008, jane merzite! Neser mund te turperohen rende keta femije per keto foto, kur ta kuptojne se jane fotografuar e keqperdorur ne kete mase edhe nga te akuzuarit per krime financiare ose tjera qe i kane kryer ose mund t’i kryejne nderkohe qe ata rriten!

Asgje nuk me ka peshtirosur sa vrasjet me Delta, per cka ende paguajne keta femije me mesimet plotesuese te shtunave dhe eksploatimi flagrant haptas i po ketyre femijeve si ne kohen e komunizmit jugosllav. Ketu asnje krim publik nuk po ndeshkohet, por, ne menyre speciale, kjo manifesture komuniste nuk do te harrohet! Ai Stan ate bulmet ka.

© (Nuk eshte per botim ne mediat tjera, vetem per miqte e mi ketu)

***

DISKUTIMI PËR KËTË TEMË

Më 17 shkurt 2022

Sheradin Berisha,

Të nderuar, Muhamet Mavraj, Safete Hadergjonaj, Fatime Dobroshi, – kjo maskaradë nuk është e para, as nuk do të jetë e fundit …. Edhe ish Kryemistri – ish prersidenti Hashim Thaçi e ka bërë të njëjtin veprim në mënyrë të përsëritshme (recidive)!

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha

Sheradin, Je jashte temes. E para, nuk ke te drejte t’i perdoresh keta femije te identifikueshem nga fytyra qartazi, jo pa lejen e prinderve;

E dyta, ky ne foto nuk e ben kete pa lejen e prinderve dhe eshte mysafir te ta ne Mitrovice;

E treta, Ky ne foto eshte saktesisht njeriu qe shpalli pavaresine;

E katerta, behet fjale per perdorimin kolektiv te femijeve, dje, per propagande, perfshire timin;

E pesta, perdoren femijet edhe nga persona seriozisht kandidat per shporten e historise dhe femijet do te ndihen keq kur dikush si Ju nje dite ua perdor fotot per t’i komprometuar ne jete;

Tjetra, per diten e pavaresise femijeve u folet per te dhe gjerat tjera te lidhura per te dhe kjo nuk u be sepse duhej folur edhe per luften dhe vete Thacin;

E radhes, por jo e fundit, mendesine koreane e kemi toleruar mjaft dhe ketu eshte koha per te thene Mjaft eshte mjaft!

***

Fatime Dobroshi

Sheradin Berisha pse ki aq urejtje ndaj njeriut që udhëhoqi Rambujen. Njeriun që bashkpunoj me naton dhe i koordinoj me Naton bombardimet. Njeriu që me mbështetje të Amerikës shpalli pavarësinë. Njeriu që edhe sot sakrifikohet duke e mbrojt luften tonë të pastër. Ku dul gjithe kjo urejtje? Leni njerin rrahat. Nuk e ka meritu këtë urejtjen e juve. Rininë e vet ja fali Kosovës. E sa i përket atyre fmive dje me fotografi të zagarve e rrugaqave në dorë për fest të pavarësisë osht mjerim i madh mas pari për ata msusa që mundohen me rishikru historinë e i msojn fmitë krejt mbrapsht. Pom habit fakti se kemi aq shumë njerëz në Kosovë që nuk e pranojn realitetin. Hashim Thaqi do mbet në Historinë e Natos dhe gjithë botës si udhëheqës i luftes sonë Qlirimtare e veq Kosova mundohet me ja mohu këtë gjë. Mjerim. Pom dhimbseni. Ata që më njohin e dinë se nuk debatoj me askënd kurrë osht në pyetje Hashimi. Hashimi ishte udhërëfyes i imi Hashimi ësht vllau jem i madh. Hashimi osht thjesht zemra jeme dhe familjes seme.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj, Nuk jam jashtë temës! Pse?

Sepse si në ambientet e Kuvendit ashtu dhe në ambientet e jashtme, keqpërdorimi i fëmijëve me fotot e politikanëve në duar apo në gjokset e tyre është manipulim i paskrupullt!

Unë nuk i kam keqpërdorur këta fëmijë të identifikueshëm nga fytyra, i kanë keqpërdorur Hashimi dhe vet prindërit e tyre të cilët kanë pranuar një prezentim të tillë alla koreançe! Në të dyja momentet përdorimi kolektiv i fëmijëve është propagandë e “mendësisë koreane” siç thua ti me të drejt. Për mendimin tim UÇK-ja pas luftës është monopolizuar politikisht, dhe ky ka qenë gabimi më i madh i atyre që e kanë bërë një gjë të tillë! UÇK-ja është aset kombëtar dhe si i tillë ka qenë dashtë të trajtohet, e jo të politizohet, dhe për pasojë sot të kemi një polarizim të skajshëm në këtë drejtim!

Shendet!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha, Nuk mund ta thuash keshtu per prinderit, ne asnje rast, as te Mitrovices pra. Keta manipuluesit e analfabeteve i shesin keto gjera dhe u pijne uje. Mire u befshin! Jane diametralisht te kunderta dhe perimetrikisht te ndryshme.

Ne i lejuam vete femijet te shkojne ne vendet kombetare, Vlore, te Ismail Bej, ne Prizren etj., pra edhe ne Kuvend, se aty u shpall pavaresia. Nuk na pengonte qe t’i takonin e t’u rrefenin dicka, ta mbanin mend viziten per pavaresine etj. Edhe ata jane shqiptare fundja, nuk piken nga qielli, dolen nga ne dhe te ndihmuar nga ne. Femijet nuk shkojne me, sepse i perdoren jo vetem brenda por edhe jashte Kuvendit. U shqetesova, i nderuar! Te pakten, aty afer t’i dergonin te monumenti i Skenderbeut! Te akuzuarit per gjera te uleta dhe as mesuesit nuk kishin asnjelloj leje nga ne per ato skena dhe ky problem do te trajtohet patjeter. Thellohu: nuk do me pengonte Glauku me femijet, ose ajo haneminxhja e shenjte papritmas per disa shtirake te ish Levizjes, por improvizimi jugosllav, korean etj. Kjo eshte supertema: perdorimi i femijeve per propagande koreane pa lejen tone, keqperdorimi nga deputete kriminele, mundesia e hapur e turperimit te rende neser te ndokujt kur rriten.

Kjo nomenklature nuk ka asnje lidhje dhe as emocion per pavaresine e Kosoves se 17 shkurtit. Nuk u kemi faj qe nuk jane shpalles as ne Vlore, as ne Prishtine. Ishte ky qe e ke obsesion dhe nuk ndiej faj qe qendron keshtu situata.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – E thash çka mendoj për këtë maskaradë! Ndërkaq sa i përketë shpalljes së pavarësisë në Prishtinë (më 17 shkurt 2008) do t’ju përgjigjem me një shkrim që e kam publikuar sot.

***

E vërteta nuk ndryshohet me iluzione!

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga Sheradin Berisha

Si sot 14 vjet më parë Kuvendi i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë, sipas rezolutës 1244 të OKB-së dhe shumë marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, të cilat u finalizuan me pakon e Ahtisarit!

Nga 17 shkurti 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (17 shkurt 2022) në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë, – telekomi i Serbisë, – bankat e Serbisë, – ambulantat dhe spitalet e Sebisë, – arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera. Dhe ky asociacion pritet të themelohet me insistimin e “miqve” tanë!

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris: – postën e Serbisë, – telekomin e Serbisë, – bankat e Serbisë, – ambulancat dhe spitalet e Sebisë (kujto këtu vaksinat që i solli Serbia në veri pa e pyetur qeverinë e Haxhi Topit); pastaj – arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise (kujto këtu fillimin e vitit shkollor 2020/21 kur shkollat në komunat serbe me vendim të qeverisë së Beogradit, nisën mësimin më 1 shtator, duke mos i respektuar vendimet e qeverisë Hoti)!!!

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi e Bruksel …, e menaxhon!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet; – reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori); – reformë në polici, – reformë në siguri – AKI, – lustracionin në të gjitha nivelet etj. Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

_______

Shtojcë: Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2015/03/Sheradin-berisha-MUPi-serb-99-11.pdf

***

E vërteta nuk ndryshohet me iluzione!

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga Sheradin Berisha

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Ne rregull ta thuash, kjo eshte e hapur, por eshte me e dobishme te fokusohemi ne fenomen, sepse nje qellim e ka postimi: nuk harroj dhe nuk dua skenografi jugosllave as koreane, vecmas jo me femijet dhe sistemin arsimor.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj Pajtohem. Ky fenomen kudo që shfaqet është i pavend. Edhe unë jam kundër skenografisë jugosllave e koreane e shpërfaqur në kuvend, për mua edhe në Mitrovicë! Klm

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Po per ty po, eshte normale.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Ti nuk po më kupton, apo po bëhesh sikur nuk po më kupton?! Për mua nuk është normale as jugosllavizmi e as koreanizmi në kuvend apo në Mitrovicë. Pse kush janë Hashim Thaçi, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani që t’i ekspozohen fotografitë e tyre nga fëmijtë në duar dhe në gjokse?! Kjo budallaki vetëm te ne bënë vaki!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha Patjeter te kuptoj. Por, sigurisht kjo nuk vlen per Ismail Qemajlin.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Për cilin Ismail Qemal kjo nuk vlen?

A është fjala për këtë Ismail Qemajl, i cili edhe pas shpalljes së pavarësisë (më 17 shkurt 2008), më 19 prill 2013 në Bruksel nënshkroi marrëveshjen me Ivica Daçiqin për vënjen e themeleve të Asociacionit me komuna etnike serbe, brenda kësaj republike të ashtuquajtur “multietnike”?!

A është fjala për këtë Ismail Qemajl, i cili më 25 gusht 2015 (pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë në Bruksel, tashmë për themelimin e Asociacionit, të nënshkruar nga Isa Mustafa atëkohë kryeministër, me Aleksandër Vuçiqin), në rrjetin e tij FB që shkruan:

“Marrëveshja e nënshkruar sot shenon progres në telekom, Integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër.  Është ky një investim në të ardhmen europiane të fëmijëve tanë. Benefitet ekonomike dhe politike janë të qarta, ndërsa tani presim edhe hapa të përshpejtuar në nënshkrim të MSA, integrim në NATO, liberalizim vizash, anëtarësi në UNESCO, INTERPOL, dhe Këshill të Europës. Kjo përkthehet në stabilitet dhe investime ekonomike. Republika është forcuar. HTH”

A e keni fjalën për këtë Ismail Qemal?!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha Jo, ky eshte Isai. Nuk e rrezon bregun me gure. Ka falimentu kjo metode! Ruje per tjeter teme.

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Do të thotë Isai është fajtor, e “Ismal Qemali” që i rrinë prapa shpinës bashkë me ivicën e milloshit është i pafajshëm a?! Ky “Ismajl Qemal” i cili në ditën e nënshkrimit të këtij dogovori për zajednicën, në fb që shkruan këtë shënim nuk mbanë përgjegjësi a? Lexo lartë në foto!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Asnjeri nuk kane faj dhe askush nuk do te bej faj ne marreveshjet tjera nese e vendosin aty Gjykaten Kushtetuese. Serbet e njohen kete gjykate. Por, humbem kohe kot. Dhe ata e demtuan veten duke besuar se po ecin perpara kah BE. Ne anen tjeter kane ushqyer me material xhelozet e pandreqshem! Dikush edhe erdhi ne pushtet me kete propagande dhe tash po i han ato qershiat e peshtyra! Llaf koti!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Nuk mund t’i hidhet faji dikujt tjetër për dy marrëveshjet (më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2025) të nënshkruara në Bruksel nga Hashimi (që për ty është Ismajl Qemal) dhe Isa Mustafa. Marrëveshje këto të cilat po e bëjnë të pashmangshëm themelimin e Asociacionit me komuna etnike serbe, i cili do ta dëmtojë rëndë sovranitetin e jashtëm dhe integritetin e brendshëm të Kosovës! E kupton ti çfarë gabimi trashanik kanë bërë këta të dy që i sheh në foto?!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha Nuk te dhez ma ajo tematike. E keni shtrydhe. Kosova ka dite me kend te ece deri ketu dhe me te njejtin do te ece prape. Mrekulli, thane, keto 14 vjet. Do te donim qe ta kishim bomben nukleare, por, ja qe nuk e kemi. E mbyllim se duhet pak respekt edhe per miqte tjere. Tema ka qene tjeterfare dhe e dija se hashimofobia do na beje llafin camcakez qe nuk harxhohet. Mos harro: ndalohet keqperdorimi i fitografive te femive dhe ndalohet perdorimi pa lejen e prinderve, sidomos jo per hesape politike. Tung! Klm!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Kjo temaktik, tematika e asociacionit do të jetë kryetemë e negociatave për marrëveshjen finale me Serbinë, dhe si e tillë do të jetë shumë e dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Dhe përgjegjësi kryesor i kesaj të keqeje ka një kryemër Hashim Thaçi!

***

Më 27 shkurt 2013, (derisa po vazhdonin negociatat politike midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit në Bruksel), në një analizë të publikuar kam thënë: “O milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga bosnjëzimi i Kosovës”. Dhe rreth dy muaj më vonë (më 19 prill 2013) ai nënshkroi marrëveshjen me Daçiqin për “ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”:

Me këtë rast ju sjell titullin dhe përmbajtjen kryesore të këtij shkrimi, të botuar më 27 shkurt 2013 në portalin, Pashtriku.org:

SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

(Pashtriku.org, 27. 02. 2013) – Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!

(…)

Shiko faksimilin në foto: (Edhe ty Tung e shëndet)

***

Safete Hadërgjonaj

Sheradin Berisha sa shume energjine po e harxhon kot, nuk krahasohet kjo foto me ate qe ndodhi dje ne Kuvend. Une 15 vite kam qene aty po kurre femijet nuk jane ngarku me fotografi te askujt as nuk jane rendite aty me dale ne foto me fotografi ne dore siç ndodhi dje. Kurre nuk kane brohorite femija ne oborr te Kuvendi emrin e asnje partie politike sic ndodhi dje me brohoritjet e femijeve Vetvendosje, ne oborr e duke u hy brenda ne Kuvend. Kam shume per te thene se kam qene aty dje kam pa shume gjera, po e perfundoj se paske ba debat me Muhametin mjaft, por vertete me befasove me kete reagim tuajin dhe me kete krahasim qe ke ba.

***

Sheradin Berisha

Safete Hadergjonaj – Unë nuk jam i ngarkuar as politikisht as në aspektin partiak, për të mbajtur anë në këtë rast. Ia thash Muhametit, po ta themë edhe Ty, se “Për mua nuk është normale as jugosllavizmi e as koreanizmi në kuvend apo në Mitrovicë. Pse kush janë Hashim Thaçi, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani që t’i ekspozohen fotografitë e tyre nga fëmijtë në duar dhe në gjokse?! Kjo budallaki vetëm te ne bënë vaki! Është e vërtetë se rasti i djeshëm me keqpërdorimin e nxënësve në kuvend është më i rëndë në përmasë se sa rasti Hashimit me tre nxënës (aq sa duken në foto) në Mitrovicë, por përmbajtja dhe simbolika e prezentimit në të dyja rastet është i njejtë dhe si i tillë i krahasueshëm. Prandaj për mua janë veprime të papranueshme. Kaq. Klm

***

Fatime Dobroshi

Safete Hadergjonaj të lumt Safete. Sheradinit i kom thon urrejtja aq e madhe ndaj një personi osht smundje. Ja ligë zemren.

***

Fatime Dobroshi

Sheradin Berisha aaa kurka sje hiq a? Kom mendu se je ma i meqëm. Ruje veten. Ruje zemren se pot plas. Kat dul ton kjo urejtje për Hashimin që tu ka bo opsesion.. Mos boni propaganda. Kush fol kundër Hashimit osht armik për krejt UÇK-në. Mos rishikruni historija. Historin smundet me shkru gjethkush qysh i konvenon. Krejt marëveshjet Hashimi i ka bo me kshilla të miqëve tonë Amerikan. Qka ju dul keq juve Shero. A mos ju dul keq që sot jemi shtet i pavarur. Qa po doni mo. Mos lypni edhe në deti me ju qu. Pajtohuni mas parit me veten e juve. E dot e shifni boten me sy tjeter. Leni Hashimin rrahat. Thjesht leni Çlirimtarët rrahat. e thashetheme

***

Sheradin Berisha

Fatime Dobroshi Bajraktari Fata – Unë nuk shkruaj për askënd nga urrejtja, por duke u nisur nga gjërat konkrete për çështjet e diskutuara! Motrushe, merre mundin e lexoj të gjitha shënimet debatuese me Muhamet Mavraj dhe na trego ku kam shprehur urrejtje ndaj Hashim Thaçit?!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Prape na kthen ne llaf: Shqip, Sheradin, leja e prindit eshte Zot! Nuk ta lejoj njejtesimin ketu shkaku i subjektivizmit tend, ngarkesave apo cfare ke personale me nje njeri qe fundja eshte ne burg. Tema ishte pertej emrave te pervecem, eshte shqetesim ne rritje keqperdorimi gjithnje me i rende i femijeve dhe sistemit arsimor. Kot i perseris, me gjase. Je edhe ashtu larg frymes se Kosoves dhe pak i ngushte ne tematika. Shpresoj u krye ketu!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj, Ha ha ha tani më ke bërë të qeshem me zë!

Unë qenkam subjektivist që po e kritikoj rastin e maskaradës së djeshme në kuvend dhe njëkohësisht që e vura në spikamë edhe rastin e Hashimit me nxënësit e veshur me fanela që mbajnë foton e tij në gjoks?!

Jo, nuk është e vërtetë kjo që thua, dhe madje as nuk kam ngarkesë apo diç personale me Hashimin, sepse asgjë të keqe nuk me ka bërë mua personalisht.

Unë qenkam larg frymës së Kosovës (?), unë që jam rritë qysh nga mosha 17 vjeçare (viti 1980) me idenë kundër Jugosllavisë titiste për të rënë më pas (në tetor 1981) në burg, për t’u dënuar me 3 vjet, e për të kaluar rininë time në burgjet famëkeqe të Prizrenit, Gospiqit dhe të Goli Otokut, dhe pas daljes nga burgu për të vazhduar pa u ndalur deri në qershor 1999 aktivitetin për çlirimin e Kosovës nga Serbia?!

Jo Muhamet, e ke gabim shumë gabim!

Edhe një herë, edhe pse këta nxënës me leje të prindërve kanë dalur me Hashimin, duke sponzorizuar fanelat me foton e Hashimit, megjithatë është manipulim dhe keqpërdorim i nxënësve, edhe pse nuk është i përmasave të ngjarjes së djeshme që ndodhi në ambientet e Kuvendit! Ajo që ka ndodhur dje në Kuvend është shëmti në vetvete!  Besoj tani isha qartë! Tung!

***

Sheradin Berisha

Fatime Dobroshi Bajraktari Fata Motrushe, më vjen keq! S’kam çka të themë më shumë. Ti për mua je heroinë e luftes së lavdishme të UÇK-së! Këtë fakt mund ta themë e ripërsëris pafundësisht.🤝

***

Fatime Dobroshi

Sheradin Berisha – mos bjer pre e thashethemeve. Je shkrimtar dhe hulumtues i historisë. Mos u mer me poltikë se vetëm humb. Meru me historinë e luftes Shero. Ke prirje për këtë punë sepse ke shumë shokë të luftës. Vetëm një këshillë nga unë.

Urime festa e pavarësisë

***

Sheradin Berisha

Fatime Dobroshi Bajraktari Fata – Urime, shëndet e gëzime 🤝

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Ai nuk eshte Hashimi, por aty eshte kreu i Shtetit dhe faktori kryesor i asaj feste, vete shpallesi i pavaresise, i ftuar ne Mitrovice. Nejse kjo pjese. Ke harruar qe reagimin e kam filluar si prind dhe ke rreshqitur ne pershkrim autobiografik dhe hashimofobik si zakonisht. E ulet! Jo pse Eshte ne burg, por se i ben argat te kote relativizuesve te skandaleve te perditshme, madje me ripershkrime dhe ngazellime! Me te vertete as afer frymes se vendit nuk je! U sterzgjat!

***

Sheradin Berisha

OBSESIONI

Muhamet Mavraj

Çështjen e fotografive e kemi shterruar tashmë! Të gjithë politikanët, si në rrafshin partiak ashtu dhe në atë institucional janë të diskutueshëm! Pse? Sepse bartin pozita publike! Edhe në këtë rast ne po diskutojmë për çështjet e politikanëve që kanë të bëjnë me interesin publik! Ashtu sikurse KM Albin Kurti dhe presidentja V.Osmani të cilët po shpërfaqin afinitet përçarës dhe jo unifikues në aspektin institucional, i tillë ishte dhe Hashim Thaçi si KM dhe president!

***

E përmendët disa herë obesesionin tim në raport me hashimin dhe së fundi e theksuat edhe hashimifobinë time. Nuk di sa jam i tillë, ndonse kam shkruar dhe shkruaj pa hezitim (si për çdo politikanë tjetër) për periudhën sa ishte në pozita partiake dhe pushtetore! Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi (ky i fundit në vitet 2014 – 2020) shumë kanë shkruar e folur “obsesivisht” dhe “fobisht” për çështjet qeverisëse dhe jo vetëm, të hashimit si KM dhe president!

A janë edhe këta të dy obsesivë dhe hashimifobitë, të cilët tashmë janë bashkë në Hagë?! T’a zëmë Jakup Krasniqi në një intervistë ka thënë se Thaçi e Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin.

“Po këta kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar. Përndryshe, ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar në familje dhe me të drejtë. Ata sot nuk munden me shku”, është shprehur Jakup Krasniqi.

Shiko videon 👇👇👇

***

Hasim Cacaj

Sheradin Berisha fatkeqisisht jeni grumbullu se bashku rreth Vetvendosjes do ish t’burgosur Politik dhe do udbasha dhe djem te Udbashave dhe perkrahsit e Sistemit famkeq jugosllavo titist.

Mos harroni se Kosova ka emer dhe asht e zoja e vetvetes dhe këtë emer dhe ket Zotshpillak e ka vulos Hashim Thaqi me Shok.

***

Sheradin Berisha

LUSTRACIONI I MUNGUAR!

Personalisht nuk kam qenë as nuk jam anëtar i Vetëvendosjes, madje nuk kam qenë, as nuk jam anëtar i ndonjë partie tjeter politike, që u formuan pas luftës. Aktiviteti im i organizuar politik për çlirim.nga robëria jugosllave (lexo serbosllave) ka nisur si gjimnazist në vitin 1980, ndërsa ka përfunduar në qershor 1999.

Keni plotësisht të drejt kur përmendni problemin e udbashve, djemve të udbashve dhe përkrahësit e sistemit famëkeq jugosllavo titist, në Vetëvendosje! Nuk e di sa ka të tillë në VV, por e di që ka në këtë Lëvizje, ashtu siç ka mbetje të tilla në të gjitha partitë politike shqiptare dhe jo vetëm, në institucione shtetore si dhe në të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor, të prokurorisë, policisë e sigurisë (AKI).

Pas luftës ky problem, sistemin politik, gjyqësor, policor, të sigurisë etj., të Kosovës e ka përcjellur, gjatë administrimit të gjithanshëm  nga UNMK-u, EULEX-i, dhe ka vazhduar për fat të keq edhe pas shpalljes së pavarësisë (më 17.02.2008) deri në ditët e sotme.

– Kush është fajtor për këtë problem?!

– fajtorët kryesor të këtij problemi kaq të rëndë, janë të gjitha partitë politike shqiptare që kanë bashkëqeverisur si në kohën e UNMK-ut, (2000 – 2008) ashtu dhe pas shpalljes së pavarësisë (2008 – 2022), duke përfshirë së fundmi këtu edhe qeverisjen e LVV me Listën GUXO!

Unë kam ngritur shumë herë zërin në shkrimet e mija për çështjen e reformimit dhe në këtë kuadër edhe pastrimin (lustracionin) nga mbetjet e sistemit të kaluar në Kosovë.

***

Më 10 Mars 2018, në një shkrim timin, përveç ndryshimit të Kushtetutës, reformës në sistemin zgjedhor, në gjyqësi, prokurori, AKI kam kërkuar edhe bërjen e Lustracionit në institucione!

Konkretisht kam shkruar: “4. Lustracioni (pastrimi) në institucione etj. Përveç depolitizimit duhet të bëhet Lustracioni në të gjitha nivelet e pushtetit qëndror dhe lokal, në polici, në gjyqësi, prokurori, në AKI dhe jo vetëm, nga ish policë, udbashë, gjyqtarë, prokurorë, politikanë dhe jo vetëm të regjimit komunist të Titos dhe Millosheviçit!” Më gjerësisht lexoni shkrimin e plotë:

DARDANISË (KOSOVËS) I DUHET URGJENTISHT NJË QEVERI E SHUMICËS PËR NDRYSHIM! Nga Sheradin Berisha / më 10 Mars 2018

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10211445466188738

***

Siç e theksova më lartë fajtorë për këtë gjëmë institucionale janë të gjitha partitë politike që kanë bashkëqeverisur pas luftës… Dhe njëri nga fajtorët kryesor në aspektin institucional është pa dyshim, ish kryeministri dhe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me shokë!

Për fat të keq Hashimi me shokët e PDK-së, të LDK-së dhe të AAK-së me të cilët ka bashkëqeverisur, kurrë se ka inicuar çështjen e Lustracionit në institucione të sistemit politik, gjyqësor e prokurorialë, etj., përkundrazi i kanë avansuar ish udbashët, policët e prokurorët e sojit të Aleksandër Lumezit!

Për më tepër Hashim Thaçi si president ka pranuar të ketë si këshilltar politik edhe një AGJENT të BIA-s serbe, Branislav Nikoliç! Më 22.06.2019 unë kam reaguar me këtë shkrim, ju ftojë ta lexoni!

HASHIM THAҪI DUHET TË JEP DORËHEQJE PAS RASTIT ME AGJENTIN E BIA-s BRANISLAV NIKOLIҪ DHE TË MERREN MASA LIGJORE KUNDËR TIJ!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku, 22 Qershor 2019: Pas skandalit tronditës lidhur me agjentin e BIA-s, Branislav Nikoliç, të cilin Hashim Thaçi e kishte emruar (qysh në korrik të vitit 2016) si këshilltar politik, Zyra e Presidentit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të tij në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media!

– A është e vërtetë kjo që thuhet në deklaratë?! – Jo nuk është e vërtetë! – Pse? – E para, sepse Hashim Thaçi në kabinetin e tij prej kohësh i ka të punësuar dy ish shefa të AKI’së, (B.Smakaj dhe D.Gashi), dhe është e pabesueshme që ata të mos e kenë informuar Hashimin për aktivitetin anti UÇK të agjentit Nikoliç! Për më tepër shqiptarët qysh në vitin 2009 e kanë të njohur emrin e këtij agjenti, kur RTK shfaqi një storje ku shihej z. Nikoliç duke rekrutuar dëshmitarë që do të dëshmonin rrejshëm për “krimet e UÇK-së”!.

Dhe e dyta, sepse nuk është hera e parë që Hashim Thaçi e ka emruar në një pozitë të lartë, agjentin Branislav Nikoliç!

Në mars 2012, me VENDIM Nr.14/67 datë 21.03.2012 Hashim Thaçi si kryeministër, Branislav Nikoliçin e ka emëruar anëtar bordi të Postës së Kosovës – thuhet në kallxo,com!

***

– Shikoni në foto vendimin me nënshkrim të Hashim Thaçit si kryeministër bashkë me agjentin Branislav Nikoliç

***

Prandaj, HashimThaçi duhet të jep dorëheqje, dhe të merren masa ligjore për këto veprime, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare!

———–

P.S: Agjentit Branislav Nikoliç i është vazhduar mandati i anëtarit të bordit të Postës edhe në shtator të vitit 2015, nga kryeministri Isa Mustafa, me vendim nr.03/48 datë 09.09.2015!

***

Nga arkivi, lexo këtu 👇👇👇

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10214291016765724

——————

Fatime Dobroshi

Sheradin Berisha në krejt botë ka afera me agjenda. Shiqo rastin e Amerikës apo Gjermanisë qysh u bë bujë me agenta në dy raste. Taah kemi aferë me ket agent në Kosovë. Ani qka? Thaqi  tash paska faj. Veq Thaqi.  Jo nuk osht ashtu qysh po thush. Shumë lexoj dhe di qa po ndodh nëpër botë. Kjo punë e Nikoliqit osht puna ma e vigla te na. Nuk osht diqka qa nuk mundet mu riparu ose përmirësu

***

Muhamet Mavraj

Fatime Dobroshi Bajraktari Fata – Mos ia hudh fjalen aty. Plaga e tij e perjetshme duket te jete Thaci, jo askushet si nikoliqet. Thuaji te lumte, ke bere kryeveper etj. Cuditna me do shoke si ky!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj, Fatime Dobroshi Bajraktari Fata

Ju duhet të merreni me çështjet që po trajtojmë, jo me mua. Hasim Cacaj bëri një koment dhe unë ju përgjigja. Nëse për ju nuk ishte dhe nuk janë të domosdoshme reformat, dhe Hashimi nuk është njëri nga përgjegjësit e kësaj neglizhence, mund ta thoni, por nuk mund ta anashkaloni.

Për mua plagë është degradimi i shtetit nga pushtetet e derisotme, si mungesë e gadishmërisë së tyre për reforma të thella (edhe në pastërtinë e të kaluarës së politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, udbashëve, etj.) të cilat i kam vënë në pah në shkrimin e mësipërm.

Dhe nëse kjo juve ju duket normale, apo e parëndësishme, atëherë çdo diskutim në këtë drejtim është i kot!

Shëndet!

***

Safete Hadërgjonaj

Sheradin Berisha per keqardhje, nuk do te doja te te shohe keshtu….

***

Sheradin Berisha

Safete Hadergjonaj – A me tregon konkretisht çfarë kam shkruar që të mos më shohësh kështu. Më thuaj ku është problemi?!

***

Safete Hadërgjonaj

Sheradin Berisha sinqerisht po me vjen keq qe me rastisi ti shoh keto postime tuaja. Postimi i Muhametit ishte per krejt tjeter gja, nuk u dasht ketu me shpreh mllefin tend ne kete menyre. Nuk bane gja me kete qasje tuajen. Veç e larteson figuren e Hashim Thaçit e zvogelon figuren tende. Neve qe po na i thu keto gjera e po na i dergon studimet tuaja shkencore, e njohim jeten, punen, veprimtarine e Hashim Thaçit, mos e mundo veten, bile me neve hiq.

***

Sheradin Berisha

Safete Hadergjonaj – Postimi i Muhametit si shqetësim ishte i drejt dhe edhe unë e kam gjykuar si maskaradë, për të cilën që në fillim kam shkruar se “kjo maskaradë nuk është e para, as nuk do të jetë e fundit …” duke sjellur një foto të Hashimit me nxënësit në Mitrovicë të veshur me fanela që mbanin foton e tij në gjoks. Dhe kështu nis diskutimi i cili ka rrjedhur deri këtu.

***

Sinqerisht më vjen keq, shumë keq që je kaq shumë e ngarkuar në aspektin partiak dhe çështjet problemore që u ngritën gjatë këtij diskutimi i sheh vetëm në këtë prizëm. Thua se PDK-ja kurrë s’ka qenë në pushtet bashkë me LDK-në, AAK-në, Nismën dhe partitë minoritare, të cilat nuk kanë bërë asnjë veprim konkret në:

1 – ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit,

2 – ndryshimin e ligjit për zgjedhjet,

3 – reformën në drejtësi, polici, AKI,

4 – lustracionin (pastrimin) në institucione etj.

Më gjerësisht lexo këtu 👇 👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211445466188738&id=1125324528

Të njejtin avaz (edhe pse ka përpjekje për reforma) po e vazhdon edhe qeverisja e VV – Lista GUXO!

Unë nuk shkruaj me mllef e aq më pak për ta zvogluar figurën e Hashim Thaçit, e për t’a ngritur një figurë tjetër partiake apo institucionale. Kurrë s’e kam bërë një gjë të tillë. Kam shkruar vazhdimisht duke u bazuar në çështje konkrete problemore edhe për Ibrahim Rugovën, për Isa Mustafën, për Ramush Haradinajn, për Behgjet Pacollin, për Fatmir Limajn, për Albin Kurtin, etj., dhe gjithmonë jam atakuar me fyerje e akuza të rënda nga militantët e tyre.

Por pavarësisht kësaj unë nuk jam shqetësuar, sepse ua kam kuptuar mendësinë e tyre prej militanti.

Me këtë rast nuk shqetesohem as prej qëndrimit tuaj, të Muhametit apo të Fatimes, sepse ju jeni përcaktuar politikisht në një vijë partiake apo të partive të “krahut të luftës”. Ndërkaq unë nuk e kam këtë ngarkesë! Unë e ndajë të kaluarën e tyre historike të luftës prej angazhimit të tyre partiak e pushtetor të pasluftës, në kuptimin e trajtimit të problemeve qeverisëse (edhe me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe të Isa Mustafës AKR-në e Behgjet Pacollit…), për të cilat kam shkruar në vazhdimësi dhe tani po atakohem prej juve!

Këtu mendoj se është problemi në mes meje dhe ju të treve!

Shëndet e gëzime!

***

Safete Hadërgjonaj

Sheradin Berisha e ke fb tende shkruaj aty cka te duash pasi qenke katandise kaq keq. Mos i rendo fb. e tjereve. Se kot je ka shkruan ketu, nuk jane ka na bejne pershtypje fare cka je ka shkruan, veç je ka e mundon veten kot.

***

Sheradin Berisha

Safete Hadergjonaj – Të kuptoj Safete, ashtu siç i kuptoj edhe servilët dhe militantët e partive të tjera, të LDK, VV-së, AAK-së, të NISMËS. Të gjithë jeni një brumë brenda guacës partiake! Është soji juaj i të gjitha partive që e kanë katandisur vendin në këtë gjendje, dhe sot shqiptarët po ikin nga vendlindja më shumë se në kohën e kriminelit Sllobodan Milosheviç! Yt turpi ju mbuloftë, të gjithë e pa dallim!

***

Safete Hadërgjonaj

Sheradin Berisha kursehu pak…ke kujdes çka po shkruan, veç veten e turperon gje nuk bane.  Shkruaj aty ne fb. tend, shprehi qendrimet tuaja prej “parimori” e jo si servil e militant, asnjehere nuk te kemi bezdise me komente. Une po mbyll diskutimin me ty, se kemi pune me te mençura se me u marre me shkrimet tuaja.

***

Sheradin Berisha

Safete Hadergjonaj – Nuk e di kush është më i turpëruar këtu! Këtë gjë le ta vlerësojnë ata që po na lexojnë, jo ti e unë. Ti vazhdo me militantizmin tëndë! Tung!

***

Fatime Dobroshi

Muhamet Mavraj kahere e ka Sherra Hashen obsession. Nuk osht i vetmi. Thojke ni gjysh i jemi sa ma shumë bohesh obsesion e tjetërkujt ki vleft qika jeme. Thojke qat dit që nuk je thashetheme për komshillakun tka hongër dreqi😃😃

Respekt ty.

Sherra po debaton. Po spo na bllokon.  Nifar Metë Dura mtha edhe ti je kriminele si Hashimi e ma futi bllok. 😃👍

***

Sheradin Berisha

Fatime Dobroshi Bajraktari Fata 🤣🤣 Ojjjj motrushe plasa tu kesh bree🤝 Kismet në verë aty afër sheshit Skënderbeu në Prishtinë do ta pimë bashkë me Ty e Muhametin nga një got Raki 🥂 Shëndet!

***

Fatime Dobroshi

Sheradin Berisha gjethqysh

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Pak ke lidhje me realitetin! Paragjykues i zakonshem dhe inatcor i zakonshem, pa takt, pa empati. Jeni disa keshtu dhe te gjithe jashte. Shenjen e barazimit ndermjet dy aneve tejet te ndryshme maje gjuhe e mbani, maje gishtave, ne vend te thonit. Ju me te vertete nuk na njihni ose beheni sikur na njihni, edhe partiakisht, edhe politikisht, edhe kombetarisht, qe besa edhe moralisht. Nese heshtim nga miresjellja, mos mendoni se nuk dime gje per tjeret qe na mbajne ligjerata publike. Me bazat e debatimit tuaj, me ate retoriken e peshtirosur, e ofendoni edhe inteligjencen e jonjerezve shpesh. Vjen nje dite kur vertet bindemi se njeriun e mat vetem koha. Ca nga ne jemi mickonja qe t’i shpallim tjeret tradhtare kombi e yje kombi. Do te ishte vetem abuzim idiot i mundesise per fjalen e lire. Por, qysh tani, pa asnje medyshje them se ishim me fat qe kishim nje udheheqje teresisht proamerikane te luftes dhe paqes. Nje rast i humbur i agjenturave armiqesore te mbeshtjellura shpesh me uniformen e lirise sone. Disa semundje hetohen nga simptomet, jo vetem nga analizat laboratorike. Ky eshte fundi i debatit te devijuar padrejtesisht nga metodat e çamçakezit.

****

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Të kuptoj edhe Ty! Unë nuk shpalla askënd tradhetar të kombit, këtë gjë ti e thua! Nuk u pështirova në asnjë çast, jam ky që jam i papështirosur!  Unë nuk ju paragjykova, e thash atë që e përjetova në diskutim. Njerëzit janë të ndryshëm me botëkuptimet e tyre dhe prandaj kanë këndvështrime të ndryshme në çështjet e diskutueshme. Dhe ky diskutim me pikëpamje të ndryshme është vlerë, nuk është as abuzim me fjalën e lirë. Aty dalin në pah bindjet politike, ideologjike, pro apo kundër një problemi të caktuar! Dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe. E keqja është sepse ne nuk e pranojmë mendimin e kundërt, jemi alergjik deri në ekstrem. Edhe kur shkruajmë me gjuhën e argumenteve, tjetri që nuk pajtohet përpiqet të të vë damkë, të akuzon se je anti!  Gjatë diskutimit ngritëm çështje të brendshme problemore, duke theksuar çështje të caktuar që kanë të bëjnë po me politikbërjen e brendshme, dhe që nuk u vu në diskutim pro apo anti’amerikanizmi! Zakonisht debatet nisin nga një pikë e caktuar dhe ato zhvillohen e zgjerohen rreth subjektit, i cili për mua ishte i disktueshëm, ndërsa për ty duket se ishte alergjik! Edhe unë këtu i vë PIKË! Shëndet e gezime!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – U banalizua tema, i nderuar! Ngrit teme dhe ftona per debat. Tjeter teme eshte kjo dhe s’ka te beje me mendimin e kundert, por fiksimin tend. Ne kemi nje pako kritikash qe i kemi bere me kohe, por nuk godas njerezit ne pranga, sidomos nuk genjej per ta! Mbahem per shqiptar! Dhe, me pelqejne shumica e rregullave te Kanunit tone! E mbylla disa here debatin, po e mbylli edhe nje here! Fund!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – Nuk dua t’a përsëris më veten. I kam thënë të gjitha. Vetëm një gjë. Unë nuk gënjeva asgjë për atë që është në pranga. Ato që i kam sjellur këtu në diskutim i kam shkruar sa ishte i plotfuqishëm në pozitat e tij politike e pushtetore. Dhe këto mund t’i themë pa droje kurdo herë. TUNG!

***

Muhamet Mavraj

Sheradin Berisha – Keq i ke thene dhe dy here me keq qe i riprodhon te njejtat ne kontekst tjeterfare. Kete foton ketu e kane plasuar edhe te tjere ketu, nga klasi yt, per te njejtin qellim qe u pi uje tek analfabetet funksional, nese e din sakte cfare jane. Argatllek!

***

Sheradin Berisha

Muhamet Mavraj – E di që ka plotë analfabetë funksional të partive politike, por nuk mendoj që janë të klasit tim, sepse të tillët shumëngjyrësh janë shtirak partiak!

Dhe për fund!

Kurrë nuk kam bërë argatllëk partiak, o plak, sepse për mua partia është pjesë e një tarafi politik, e cila nuk zgjedhë mjete manipulimi, zotimi e integrimi për të ardhur në pushtet, për t’i shërbyer klientelës së vet! Kjo ka ndodhur me partitë që janë ricikluar për 20 e ca vjet në pushtet, dhe e njëjta gjë po ndodhë edhe me këta të fundit VV ‘ Guxo që “fituan” “krejt dhe drejt” dhe deri më sot në kuptimin e rivaliteteve dhe inateve e kanë bërë skllot.

Pa u ndryshu kjo mendësi tarafllëku nuk do të ketë zhvillim në këtë drejtim! Tung se u bë shllungë.

© Pashtriku.org, shkurt 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura