DILAVER GOXHAJ: CILA DATË ËSHTË MË E RËNDËSISHME: DATA E ҪLIRIMIT TË KOSOVËS APO DATA E DEKLARATËS PËR PAVARËSINË E KOSOVËS?!

Tiranë, 16 shkurt 2018: Gëzuar 10 vjetorin e Deklaratës për Pavarësinë e Kosovës!
Në 17 shkurt 2008 mbushen 10 vite nga data e Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për Shpalljen e Pavarësisë së saj. Ajo deklaratë u bë disa muaj më pas nga koha kur Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë, deklaroi botërisht, se SHBA do të njihnin Pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, euforia e klasës politike të Kosovës, e veçanërisht e z.Hashim Thaçi, ish Kryeministri i Kosovës që lexoi Deklaratën e Pavarësisë, (në kundërshtim me Protokollin ligjor, pasi ajo deklaratë duhej të lexohej ose nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës ose nga Presidenti i zgjedhur i saj, por nuk ke çfarë t’i bësh etjes për lavdi), për padituri apo qëllimisht, (këtë nuk mund të shprehemi me siguri), ka bërë që datës 17 shkurt 2008 t’i japin rëndësi më të madhe historike për Kosovën se sa datës së çlirimit të saj shekullor.
Gjithkush e ka më se të qartë, se që të vihej në ditën e Deklaratës për Pavarësi të Kosovës u desh gati dy vjet luftë çlirimtare të armatosur, 1997-1999, midis popullit shqiptar në Kosovë dhe forcave të armatosura pushtuese të Serbisë, ku dhanë jetën mbi 2000 dëshmorë. Cila datë është parësore: data e çlirimit pas dy vjetë lufte të përgjakshme, apo data e një deklarate nga foltoret e Parlamentit?
Duke i dhënë prioritet datës 17 shkurt 2008, automatikisht që dita e çlirimit të Kosovës nga Serbia dhe 9 vite lirie para datës 17 shkurt 2008 kalojnë në plan të dytë, sfumohet (kalojnë në hije) si data e çlirimit edhe vitet e të qenit të çliuar.
Nëse do të bënim një krahasim për ngjarje të njëjtë, edhe Shqipëria nuk do të festonte me madhështi datën 29 Nëntori 1944, ditën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë, por 11 Janarin e vitit 1946, ditën e shpalljes së Republikës së Shqipërisë, datë që sot është hequr nga datat e festave zyrtare.
Pra, duke trumbetuar datën 17 shkut 2008 dhe duke lënë në prapaskenë 22 qershorin 1999, ditën kur u larguan përfundimisnt të gjitha forcat ushtarako-policore serbe nga Kosova, do të thotë, shprehur me gjuhën popullore, që të dali më i rëndësishëm bishti nga sqepari.
Tiranë, 16 shkurt 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura