NJË SHPALIM I HISTORISË (1945 – 1990) ME GAZETARIN DUKAGJIN GORANI!

NJË SHPALIM I HISTORISË (1945 – 1990) ME GAZETARIN DUKAGJIN GORANI!

Nga Sheradin Berisha – më 10 mars 2025

Të nderuar lexues, më 10 mars 2013 kam botuar një letër të gazetarit tonë të shquar Dukagjin Gorani, i cili nga viti 2008 ishte Këshilltar Politik i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Letrën ma kishte dërguar më 19 nëntor 2006, nga Walesi i Anglisë, në kohën kur po doktoronte në “Cardiff University”. Dukagjini edhe pse letrën ma kishte shkruar privatisht, aty nuk trajtohej asnjë temë, që cënonte privatësinë tonë.

I nxitur nga shkrimet e mia investiguese, rreth “elitës intelektuale” shqiptare, e cila gjatë regjimit komunist të Titos (1945 – 1990) ishte vënë në shërbim të partisë – shtet, UDB-së etj., ai në letër

ka shpalosur shumë ngjarje të vërteta nga kjo periudhë historike, që rrallë kush i ka thënë deri më sot! Duke i konsideruar këto fakte si, referenca të pakontestueshme për historiografinë tonë (pra të dhëna të rëndësishme që i shërbejnë historianëve) vendosa që këtë letër ta botoj.

DUKAGJIN GORANI: SHERADIN, EDHE KUJT E KE NDËRMEND T’IA SHPALOSËSH DOSJET?

Pashtriku, 10 mars 2013  

Dukagjin Gorani, më 11 mars ka shkruar një letër të dytë, në të cilën shpreh indinjatë për botimin e letrës që kishte shkruar më 19.11.2006, të cilën e kishte “menduar si një qasje intime ndaj një fenomeni të rëndomtë shoqëror e historik” etj. Për më tepër Dukagjinit, i ka mbetur hatri pse e kam cilësuar si, pjesë (aktor) në përgatitjet e brendshme të ekzekutivit (Qeverisë së Kosovës) për negociatat teknike e politike me Serbinë. Ai, në letër shkruan se: “nuk jam pjesë e ‘përgatitjeve të brendshme për negociatat teknike e politike me Serbinë’. Nuk jam as sot e as që isha ndonjëherë. Roli im si këshilltar i kryeministrit nuk përfshinë negociatat aktuale, e as politikën e lartë ndër-shtetërore. Ka së paku dy vjet ç’prejse angazhimet e mia në kabinet janë zvogëluar në nivel krejtësisht formal dhe pa ndonjë rëndësi publike.”

Në vijim lexoni letrën e dytë të Dukagjin Goranit, i cili duke i thelluar faktet mbi të kaluarën historike 1945 – 1990, hedh dritë edhe mbi fytyrën e vërtet të kastës së sotme politike, e cila sipas z.Gorani, “sillet në mënyra të ngjashme në mos, të njëjta me ish-funksionarët e dikurshëm të Lidhjes së Komunistëve: me papërgjegjësi dhe pafytyrësi të skajshme ndaj pasurisë publike”…. “Se si djemtë e ‘çlirimtarëve’ të sotëm voziten me vetura të shtrenjta; se si farefisi i funksionarëve të sotëm përbën elitën e monopolistëve ekonomikë dhe, se si nipat e ish-funksionarëve jugosllavë dalin në mbrojtje të vlerave demokratike, të flamurit kombëtar dhe bashkimit me Shqipërinë.”…. dhe…të gjitha “këto nuk i shoh as të botuara, as të emetuara e as të diskutuara publikisht.” – thotë me të drejt Dukagjin Gorani!

Dhe pikërisht pse nuk i kemi parë të botuar asnjëherë, kam botuar letrën e parë dhe po e botoj edhe letrën e dytë.

DUKAGJIN GORANI: SHERADIN, PUBLIKIMI I LETRËS SIME MË SHTYRI TË FLAS!

Pashtriku.org, 23. 05. 2013

Më në fund …

DUKAGJIN GORANI JEP DORËHEQJE NGA POZITA E KËSHILLTARIT POLITIK TË KRYEMINITRIT HASHIM THAҪI / Pashtriku, 24. 05. 2013

_________

Ilustrimet:

SHERADIN BERISHA: ISA MUSTAFA, RUAJTËSI I FRYTEVE TË REVOLUCIONIT DHE VËLLAZËRIM BASHKIMIT JUGOSLLAVË, NË KOHËN KUR PO SHPËRBËHEJ JUGOSLLAVIA! (DËSHMI ARKIVORE)

https://pashtriku.org/sheradin-berisha-isa-mustafa-ruajtesi-i-fryteve-te-revolucionit-dhe-vellazerim-bashkimit-jugosllave-ne-kohen-kur-po-shperbehej-jugosllavia-deshmi-arkivore/

………

***

SHERADIN BERISHA: ‘ELITA E KOSOVËS’, GJATË REGJIMIT JUGOSLLAVË TË TITOS (1945 – 1990) /NJOHURI BAZIKE/

***

SHERADIN BERISHA: ELITA POLITIKE DHE INTELEKTUALE E KOSOVËS, GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1945 – 1990)

https://pashtriku.org/sheradin-berisha-elita-politike-dhe-intelektuale-e-kosoves-gjate-regjimit-komunist-1945-1990/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura