PASHTRIKU: DUKAGJIN GORANI JEP DORËHEQJE NGA POZITA E KËSHILLTARIT POLITIK TË KRYEMINITRIT HASHIM THAҪI

Pashtriku.org, 24. 05. 2013 – Sot, Dr.Dukagjin Gorani është larguar nga pozita e këshilltarit politik të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vendimin e tij, për t’u larguar nga kjo pozitë që e ka mbajtur që nga viti 2008, Gorani ia ka bërë të ditur Shefit të Qeverisë Hashim Thaçit. Në vendimin e tij, z.Gorani shkruan: “I nderuar Kryeministër, Me këtë shkresë ju informoj për vendimin tim që të jap dorëheqje nga funksioni i këshilltarit politik në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet e dorëheqjes janë private dhe personale” ka thënë ai. “Dorëheqjen e konsideroj të parevokueshme, duke hyrë në fuqi pas informimit dhe miratimit tuaj. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj” – ka shkruar në fund të dorëheqjes Dr.Dukagjin Gorani.

===============

– RIKUJTESË –


KËSHILLTARËT E RINJË TË HASHIM THAҪIT!

Prishtinë, 7 tetor 2007: Ceremonia solemne e liderit të PDK-së Hashim Thaçi, me rastin e emërimit të 12 këshilltarëve të tij profesional (në mesin e tyre edhe të Dukagjin Goranit) në kuadër të forcimit dhe zgjerimit të dikastereve partiake, si dhe të forcimit të strukturave për fushatën zgjedhore në të cilën pritej që PDK, t’i fitojë zgjedhjet e vjeshtës së atij viti.  Sot kam kënaqësinë, të shpallë vendimin për emërimin e 12 këshilltareve të mijë profesional. Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar së është parti e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sot ne vetëm po rikonfirmojmë përkushtimin tonë, prandaj këtu krah meje ndodhet grup i ri i këshilltarëve të mijë me provojë të ekspertëve të shquar në fushat e ndryshme, – ka thënë Hashim Thaçi, në këtë rast sa solemn.
12 këshilltarët e Hashim Thaçit janë:
1. prof. Fadil Hysaj, këshilltar politik,
2. prof. dr. Nexhmi Rexha, këshilltar për ekonomi,
3. prof. dr. Justina Pula, këshilltare për ekonomi,
4. prof. dr. Agim Hyseni, këshilltar për arsim,
5. prof. dr. Fetah Podvorica, këshilltar për shkencë,
6. Astrit Salihu, këshilltar politik,
7. mr. Gonxhe Boshtrakaj, këshilltare për media,
8. avokati Tomë Gashi, këshilltar për çështje ligjore,
9. dr. Shaip Muja, këshilltar për shëndetësi,
10. Dukagjin Gorani, këshilltar për siguri,
11. mr. Edon Cana, këshilltar për rini dhe
12. prof. dr. Bylbyl Sokoli, këshilltar për sport.

( … e sot, edhe sa këshilltarë i kanë mbetur Hashimit, nga përbërja e tetorit 2007?!)

============


– DY LETRAT E DR.DUKAGJIN GORANIT PËR KRYEREDAKTRIN E PASHTRIKU.ORG –

SHERADIN, PUBLIKIMI I LETRËS SIME MË SHTYRI TË FLAS!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1634  

SHERADIN, EDHE KUJT E KE NDËRMEND T’IA SHPALOSËSH DOSJET?
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1375

………………………………………………. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura