(Tetovë, Prill 2012) – Duke biseduar me miq dhe shokë, ata dashamirë të mi më sugjeruan që të mos merresha edhe më tej me disa ide të marra dhe me disa shpifje të individëve ndjellakeq dhe shpifës antikombëtarë. Por, si pretekst për këtë shkrim është nxjerrja në pah e realitetit dhe të vërtetës, si dhe demaskimi i shpifjeve dhe të pavërtetave në adresë time. Megjithëse para më se një viti e gjysëm ia dhash përgjigjet e merituara pseudoanalistit shizofren, të cilit thjesht për çështje higjienike nuk dua t`i përmend emrin, nuk ma morri mendja se do më dilte punë tani me sozinë e tij në ide dhe veprime, drejtuesin e një emisioni të çoroditur “Zona e lirë”, por e udhëhequr nga një mendje dhe shpirt i robëruar.
Edhe pse emisionet e këtij misogjeni, nuk i shikoj aspak, ngase kam për të shikuar emisione të tjera më të mençura dhe më profitabile, seç më rastisi të gjej në internet emisionin që daton nga data 20 maj 2011, ku në emisionin e këtij sociopati, ishte ftuar një pseudoanalist, surrogat i një përbindëshi dhe një injoranti, i përcjellë me ndjenja antihumane dhe me një islamofobi të çuditshme. Tema që trajtohej aty ishte, “Post Bin Laden”.
PSEUDOANALISTI KASTRIOT MYFTARAJ
____________________________________
Edhe pse para këtij emisioni ishte shkruar një artikull se përse heshtën intelektualët dhe analistët në Kosovë dhe Maqedoni për vdekjen e Bin Ladenit, e kësisoj u përmend edhe emri im, se përse unë paskam heshtur, unë nuk reagova, por ky emision ku promovohen antivlerat më nxiti të reagoj. Jo pseudoanalisti dhe deklaratat e tij, ngase me të jam marrur kur është dashur, po me drejtuesin e emisionit, njeriun sociopat, i cili në fund fare të përgjigjeve të pseudoanalistit më quan të çmendur fare. Në pyetjen e Arian Çanit drejtuar K.M, se tani që Bin Laden u vra, a besoni që Ardian Ramadani, shef i departamentit të gjuhës frënge në një Universitet privat në Tetovë, ka të drejtë që ju quan spiun grek dhe serb, pseudoanalisti K.M i përgjigjet” Ky njeri është mjaft interesant, është shef i departamentit të gjuhës frënge në UEJL në Tetovë, dhe ka bërë një polemikë me mua në shtypin shqiptar të Maqedonisë, para një viti, dhe ai thotë se kush shan Islamin është spiun serb dhe grek. Këta tani janë arabizuar aq shumë saqë ajo arabishtja u duket krejt normale. Kush i bën ritet fetare në serbisht greqisht dhe arabisht është serb, grek është arab. Ky thotë, aludon në mua, dua të jem arab, e ata të tjerët grek dhe serb, Unë i them je njëlloj si këta të tjerët” Ndërsa ky sociopati Ariani shton si korb “Qenka i çmendur”
__________________________________
FLET KASTRIOT MYFTARAJ – 20 MAJ 2011, ZONA E LIRË, TEMA: POST – BIN LADEN.
_________________________________
E tërë biseda mes këtyre dy horrave vazhdon edhe më tej, por ky fragment më iritoi tej mase dhe më detyroi të reagojë.
E para, me K.M. i kam qartësuar gjërat ngase ia kam dhënë përgjigjet me radhë, fije për pe si dhe me argumente konkrete. Sa për atë që unë qenkam arabizuar apo arab, kjo le të ngele pjesë e mendjes së tij të fëlliqur, ngase une e ndjej veten shqiptar, jam krenar për këtë, por poashtu nuk e fsheh dot se jam mysliman. Respektoj vëllezërit e mi të një gjaku dhe kombi, që kanë përkatësi të njëjtë kombëtare dhe etnike si unë, por edhe që kanë përkatësi fetare të ndryshme. Kësisoj, unë nuk jam prej atyre që ftoj shqiptarët në luftë fetare dhe në Shën Bartolomej. Këtë detyrë dhe mision, prej agjenturave të Asfalisë (shërbimit sekret grek) dhe shërbimeve serbe, e ka ky farë pseudoanalisti habdall dhe ky drejtuesi horr i këtij emisioni të sipërcituar.
E dyta, sa për vdekjen e Bin Ladenit, unë mund të them publikisht se më në fund ai morri dënimin e merituar, për gjithë të bërat e tij të dhembshme dhe antinjerëzore. Por, një gjë më shqetëson, se kur do marr dënimin e merituar ky farë pseudoanalisti K.M si dhe drejtuesi sociopat i emisionit “Zona e lirë”. Dallimi mes këtyre dyve dhe Bin Ladenit është fare i vogël. Bin Ladeni dontë të homogjenizonte botën përmes ideve ekstreme dhe të dhunshme, me prapavijë gjoja Islamin, e e vërteta është se pikërisht Islami dënon dhunën dhe terrorizmin si forma veprimi, mu ashtu siç dënon këto veprime çdo religjion, pra Bin Ladeni ishte edhe kundër njerëzimit, edhe kundër demokracisë dhe rendit botëror, por edhe kundër vet Islamit si religjion dhe fe që promovon paqe dhe tolerancë. Ndërsa, mu ashtu si Bin Ladeni, por në performim tjetër veprojnë edhe K. M dhe ky sociopati drejtues i emisionit “Zona e lirë”. Ata duan ta homogjenizojnë botën shqiptare me dreqi e di se çfarë idesh dhe konceptesh, ata me siguri botën shqiptare duan ta shohin të mbërthyer prej KOS it serb dhe atij grek. Ide pikërisht e njëjtë kjo si e Savë Batares.
Në fakt dallimi mes sociopatit Arian Çani dhe K.M., si dhe Bin Ladenit është në nuanca, ngase ky i fundit krijoi Al Kaedën, (bazën e organizatës terroriste antinjerëzore), ndërsa Arian sociopati dhe K.M. krijojnë dhe shpifin ide të rrezikshme që thërrasin në Shën Bartolomej mes shqiptarëve, në luftë vëllavrasëse, dhe shpiejnë ujin në mullarin e Asfalisë dhe shërbimit sekret serb. Të jesh sociopat, është e drejtë e njeriut, ngase e dij se diversiteti është pjesë e kësaj bote dhe duhet pranuar atë, por ama të jesh sociopat shpifës dhe të quash të çmendur ndokend sepse mendon ndryshe dhe me qartësi, kjo është e patolerushme.
Në fakt, po të ishim në ndonjë shtet normal demokratik evropian, me Arianin ndoshta do të shiheshim në gjyq, por edhe me këtë K.M. më përpara, por duke e ditur se në ç`farë rrethanash jetojmë dhe ku jemi, i kursej, sepse kam punë të tjera të mençura për të bërë.
Me sociopatin, drejtues i këtij emisioni, si dhe me këtë pseudoanalistin abdall dhe matuf K.M. ekziston vetëm një gjuhë komunikuese qoftë në emisione, qoftë ndokund tjetër, gjuha e gotave dhe dajakut, por ja që më mirë është që njeriu të ruhet mos të ndyhet me lloj lloj zagarësh dhe gjuetarë shtrigash.
Sociopati i cili don t`i thejë rregullat e shoqërisë dhe ndjen kënaqësi kur e bën atë, si misionar filogrek promovues antivlerash, në emisionin e tij së bashku me sozinë e tij të çmendur në ide dhe në qëndrime të mbrapshta, dëshmoi edhe diçka tjetër, se edhe ne Shqipëri, sikurse edhe kudo, ka individë që dijnë të flasin shqip, por që ky kusht nuk është i vetëm për të qenë shqiptar, andaj përdorin budallallëkun dhe manifestojnë gjenet e tyre prej zagarësh, për të dëshmuar se përpos që janë antikombëtarë, në misione për nxitje të urrejtjes ndërfetare mes njerëzve, ata janë edhe antinjerëzore dhe promovues të ideve të këqija. E unë duke qenë koshient për thënien e A. Ajnshtajnit “Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e keqinj, por nga ata që nuk reagojnë kundër të keqes”, mund të shtoj se megjithë kombi shqiptar ka përbrenda vetes protagonistë të shkëlqyer, njerëz briliant në shumë fusha, nobelistë me të cilët mburremi, fatkeqësisht ka edhe individë me mendje dhe shpirt robi, njerëz sociopat që kanë probleme mendore, që kanë urrejtje dhe misogjeni absurde, që duan të fusin Shën Bartolomej mes shqiptarëve, por ama që lypset kritikuar dhe demaskuar. Jo rastësisht nuk thuhet se “Askush nuk skuqet në errësirë”, andaj e dij se edhe këta dy të ligët nuk do skuqen, por ama do reflektojnë se nuk mund të mashtrojnë opinionin shqiptar për idetë dhe bindjet e mia dhe të shumë e shumë bashkëmendimtarëve të mi. Krejt kjo ngase kanë me vete ide të errëta dhe përçarëse. Por, edhe ky është diversitet. Andaj Gandi me të drejtë thotë “Po mos të ishte bota e ndryshme nuk do të njihnim njëri tjetrin”. Kësisoj duke ditur se nuk ka mal pa derra dhe gomarë, e edhe ky mali ynë nuk është pa to (lexo: dy vetëm se i kemi, K.M dhe A.Ç., e fatkeqësisht i jepen edhe hapësirë dhe poste mediale, përfundoj shkrimin me thënien ” Gomarin edhe me ari ta veshësh, ai prap gomar është”!
– Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt.
____________________________________________
DAVID ICKE: HISTORIA E VERTET E BIN LADENIT!
_____________________________
(ILUSTRIMET I PERGATITI KRYEREDAKTORI I PASHRIKU.ORG)