Pashtriku.org, 27. 05. 2013 – Dhjetëra mijëra veteranë dhe liridashës nga mbarë Kosova kanë protestuar sot në qendër të Prishtinës kundër arrestimit të komandantëve emblematikë të UÇK-së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku, dhe ish-eprorëve: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi, Sabit Geci dhe Avni Zabeli, të Zonës Operative të Drenicës. Organizatorët kanë thirrur një nga një emrat e komandantëve te UÇK-së, ndërsa masa e protestuesve iu është bashkuar me kengën “Besa-Besë”. Protestuesit kanë brohoritur “Krejt Kosova UÇK”. Mijëra protestues të tjerë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit ndërsa organizatorët në sheshin para Teatrit Kombëtare kanë manifestuar zemërimin e tyre kundër veprime arbitrare të EULEX-it.
Protesat e sotme ka për qëllim paralajmërimin e fundit drejtuar EULEX-it, që të heq dorë nga përkrahja e fuqishme që po i jep politikës agresive dhe antishqiptare të Beogradit ndaj shqiptarëve, dhe të mos i marrë për të vërteta dosjet e regjimit kriminal të Serbisë kundër luftës së UÇK-së. EULEX-i nuk duhet të harrojë se pikërisht atë regjim që i ka përpiluar ato dosje e ka satanizuar dhe e ka bombarduar NATO-ja në vitin 1999.
A.Demaçi: “Ne nuk kemi pritur nga EULEX-i që çlirimtarët t’i bëjnë kriminelë të luftës”
Organizatorët e protesës së sotme në mbrojtje të dinjitetit të luftëtarëve të lirisë kanë paralajmëruar protesta dhe veprime tjera për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, nëse nuk ndalen veprimet antishqiptare të EULEX-it. Simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaci iu ka drejtuar me një fjalë mijëra protestuesve para Teatrit Kombëtar. Ai në fjalimin e tij ka thënë se kemi pritur nga EULEX që të na ndihmojë për zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura, për ndriçimin e krimeve të kryera nga Serbia.
Por ne nuk kemi pritur nga ata që çlirimtarët t’i bëjnë kriminelë të luftës. Demaçi i ka bërë thirrje EULEX’it që të kenë kujdes se kënd e cilësojnë si kriminelë. Kriminelë nuk janë çlirimtarët, ne luftuam për lirinë tonë. Ai i ka quajtur të gabueshme dhe krejtësisht të pa drejta arrestimet e ish-eprorëve të UÇK-së nga EULEX-i, duke sqaruar se shqiptarët kanë zhvilluar luftë të drejtë kundër pushtuesit shekullor serb, andaj edhe nuk duhet lejuar të barazohet viktima me kriminelin. Ndjekja e çlirimtarëve të Kosovës, është një “ndjekje shtrigash” ndaj njerëzve të pafajshëm. Këto veprime janë duke turpëruar demokracinë, ka thënë mes tjerash Demaçi në fjalën e tij para protestuesve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar hetimet për krime lufte që po zhvillohen ndaj disa ish-luftëtarëve e komandantëve të UÇK-së nga ana e prokurorisë së EULEX-it, ka thënë se ky mision po tregohet se nuk është neutral. Ai, po ashtu, ka shtuar se agresori në Kosovë ka qenë Beogradi dhe jo populli i Kosovës dhe këtë fakt e di e gjithë bota.
“Krejt Kosova UÇK” – protesta kundër arrestimit të ish-kreut të luftës në Drenicë
Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” Paqja Studentore, Opinioni Studentor, Vizioni Studentor, Alternativa Studentore, Zëri Studentor dhe Unioni i Studentëve Shqiptarë janë shprehur të shqetësuara pas arrestimeve të Ish Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të njohur si “Grupi i Drenicës”. Nëpërmjet një komunikate për media, studentët kanë treguar se besojnë në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke i quajtur dyshimet për krime lufte si tendencioze dhe me motive politike. “Populli shqiptarë asnjëherë nuk ka bërë luftë kriminale dhe asnjëherë nuk do të lejojë që lufta e shenjtë e UÇK-së të trajtohet si luftë kriminale. Ne studentët e Kosovës, i bëjmë thirrje EULEX-it që menjëherë të ndal gjahun ndaj luftëtarëve të lirisë, duke i liruar të gjithë pjesëtaret e UÇK-së, si Deputetin Fatmir Limaj me bashkëluftëtar, Grupin e Llapit si dhe Grupin e Drenicës. Ne studentët i bëjmë thirrje Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që urgjentisht të kërkojnë nga Brukseli që të shqyrtojnë rolin e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe të marrin situatën në dorë pas gjendjes së fundit e cila është krijuar në vend’, thuhet në komunikatë.
Lëvizja e Re Demokristiane, është duke përcjellë me shqetësim të madh situatën e fundit në vend e krijuar pas arrestimeve të njohur si “Grupi i Drenicës”. Askush nuk ka të drejtë të njollos luftën e UÇK-së, e as EULEX-i, prandaj LRD-ja përkrahë protestën paqësore te organizuar nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, e paralajmëruar për ditën e hënë që ka për qëllim kundërshtimin e arrestimeve për krime lufte. Lëvizja e Re Demokristiane, beson bindshëm në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, dyshimet për krime lufte të ngritura nga prokurori Maurizio Salustro ndaj komandantëve të luftës, LRD-ja i vlerëson fyerja të rëndë, gjah i porositur në përndjekje të luftëtarëve të lirisë, provokim dhe qëllim për njollosje të luftës së shenjtë të UÇK-së.(RKL)
doxporno.vip
You need to be a part of a contest for one of the greatest blogs on the
net. I will highly recommend this website!