Tiranë, 27. 09. 2013 – Përpjekjet për depolitizimin e shoqërisë sonë janë evidente. Madje në këtë prag të fushatës, kjo përpjekje sikur po sforcohet. Demontazhi i shoqërisë, sulmi an bllok kundër VV, tashmë po përvijohet e profilohet qartë. Në ballë të kësaj „beteje është RTK-ja, por nuk ngelin prapa as gazetat dhe portalet që kontrollohen nga segmente që kanë shndërruar në peng real Republikën.
Mediat njihen si pushteti i katërt në sistemin e demokracisë liberale. Që ta arrijnë këtë epitet, historia e gazetarisë dëshmon se nëpër ç` krajata kaloi media e lirë. Ndërkaq historia moderne e Europës, që prej revolucionit Francez e tutje derisa kontinenti i vjetër përjetoi rënien e `Perdes së hekurt` të Luftës së Ftohtë, nuk njeh pozicionim të prerë të medias pro ose kundër akcilës forcë politike (përjashto epokën e nazizmit), siç ndodhi së fundmi me zgjedhjet në Gjermani ose me protestat e rifilluara në Greqi pas vrasjes së Pavlos Fissas, artistit që ishte pozicionuar pro të majtës greke.
Mediat tona këtu në Kosovë, që pa e fituar lirinë, ranë në kthetrat e tregut neoliberal. Përpjekja e shumicës në bllok për ta demonizuar VV, dukej se pas përpjekjesh “titanike” dhe përballjeve për plot pesë vjet, sikur kishte dështuar. Megjithatë, titujt si këta: Vetëvendosjen nuk e duan për koalicion (http://www.zeri.info/artikulli/15648/vetevendosjen-nuk-e-duan-per-koalicion” http://www.zeri.info/artikulli/15648/vetevendosjen-nuk-e-duan-per-koalicion), LB: Vetëvendosja shpërlan para ( http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,121939 – http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,121939) flasin për të kundërtën.
Në këtë periudhë të fillimit të fushatës zgjedhore, duket se janë ndezur të gjithë motorët e lokomotivës gebelsiane të qeverisë së frustruar, pa përjashtuar edhe ato të mediave të kontrolluara nga ajo dhe segmentet e saj “të pavarura”.
Shih për këtë, sentenca se pushteti i katërt nuk e bën dot shtetin demokratik, vlen më shumë se kudo, pikërisht për shoqërinë gjysmëautoritative dhe autoritative, siç është kjo jona. Përqëndrimi i pozitës dhe opozitës inegzistente, që me të drejtë u cilësua si patericë e pushtetit, për ta dëmtuar VV, flet për krizën morale nëpër të cilën po kalon shoqëria jonë, por edhe për frikën që ndjenë kjo klasë politike nga ndryshimet e pritshme. Frikë dhe frustrimi ndjehet kudo, edhe atëherë kur me sforcim publikohen fotot e mirëseardhura dhe në çastin më se të duhur të kryeministrit me presidentin Obama, por edhe atëherë kur lideri i pushtetit lokal në Prishtnë, ngre shtatore në prag të fushatës, për të përfituar vota nga të frustruarit edhe me pasardhësit e idhujve politik që nuk janë më në mesin e të gjallëve.
Opozita reale, VV, gjatë gjithë kohës, si në tempulin e demokracisë, ashtu edhe në sheshe, insistoj të imponojë temat serioze që preokupojnë qytetarët e Republikës. Ajo, jo rrallë ia arriti që të shtrojë për debat tema kundërthënëse, duke i dhënë qytetarëve informacionin e duhur se ç`po ndohdte me Republikën, por edhe mesazhin e qartë politik se ç`duhej të bënin në mbrojtje të Republikës dhe publikes.
Të kujtojmë shkarazi këtu temat mbi dialogun, zanafillën e tij, kur qeveria pretendonte ta mbajë largë syrit të opinionit, pastaj ta kualifikoj atë si vetëm teknik; çështjen e privatizimit, më mirë të themi të tjetërsimit të pasurisë publike (KEK-ut, Postës etj); çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes së 19 prillit 2013, që i hapte rrugë federalizimit të Kosovës; çështjen e ligjit të mbi amnistimin e kriminelëve etj., etj…
Për fat të keq, pjesa dërmuese e medias, këto debate i përvijoi nëpër emisionet dhe faqet e portalet e tyre, pa i kushtuar vëmendjen e duhur, tonin kritik që meritonin. Kjo ndodhte sepse qeverisë nuk i konvenonte debati i hapur për këto çështje. Prandaj, një pjesë e medias, jo rrallë debatin përmbajtësor e shmangte duke mbuluar‚incidentet e tipit të shkuljes së mikrofonit ose shpërfaqjeve tej mase të aksioneve simpolike të deputetëve të VV brenda në seanca apo ndonjë „teprim dhune‘ të demonstruesve në sheshin Nëna Terezë!
Përpjekjet për depolitizimin e shoqërisë ishin dhe mbesin evidente. Madje në këtë prag të fushatës dhe fillimin e saj zyrtar, kjo përpjekje sikur po sforcohet. Demontazhi i shoqërisë, sulmi an bllok kundër VV, tashmë po përvijohet e profilohet qartë. Në ballë të kësaj „beteje është RTK-ja, por nuk ngelin prapa as gazetat dhe portalet që kontrollohen nga segmente që tashmë e kanë shndërruar në peng real Republikën e dytë. Shembulli më ilustrativ është dhpënia e hapësirës së paanë rastit të „shamisë‘ dhe atij që erdhi si gjoja shkasë-pasojë e ndërlidhur me emrin e Alma Lamës, apo tashti deklaratës së një zëdhënësi të manipuluar të një force politike-satelit në orbitën e jashtme të qeverisë, lidhur me spotin e publikuar të VV në raport me nevojat për mbështetjen financiare.
Kjo praktikë e komunikimit me elektoratin që zbatohet në demokraciët perendimore të konsoliduara, sikur ua vret syrin trushpërlarëve dhe mekanizmave përcjellës, prandaj afishimi i titujve si ky: `Vetëvendosje shpërlanë para` vete në konton e projektit qeveritar për ta shfrytëzuar fuqinë e katërt në dëm të shtetit dhe demokracisë.
Shih për këtë opozita, opozita reale, si është VV dhe shoqëria civile, në të ardhmen do të duhej studjuar mirë se si ta fitojnë edhe betejën me këtë krah të fuqisë së katërt. Njëra prej alternativave të mundshme gjithësesi mbetet shfrytëzimi masiv i rrjetit social, kësaj arme të fuqishme të demokracisë moderne të drejtpërdrejtë dhe të pakontrollueshme dot nga politika dhe mercenarët e saj. Modeli duket se ka filluar të shfrytëzohet mirë. T`i presim rezultatet e kësaj beteje.