MIFTAR MEHANI: SUSLLTAN MEHMET KRASNIQI PËRMIRËSON GABIMIN E MILLESH KOPILIQIT!

Obiliq, 23. 10. 2013 – Dhjetë ditë para zgjedhjeve, hedhet gurthemeli Shtëpisë së kulturës në Obiliq. Projekti do të realizohet nga Komuna turke Osman Gazi. Njeriu do të duhej të thërriste: “eu, sa mirë, sa mirë po na e …”. Kemi nevojë për një godinë të tillë dhe ja po na ndihmojnë turqit. Biles, edhe do të duhej të shtronim pyetjen: ku ishin der më tash (?), me që ka kohë që është përfolur ky plan konkret i bashkpunimit të këtyre komunave të binjakëzuara. Pra, eu sa mirë, sa mirë po na e …
Ndërtesa e shtëpisë së kulturës ka një histori të gjatë dhe është e lidhur ngusht me veprimtarinë e Korporatës energjetike, është lindur me te, është ndihumar dhe mbajtur nga ajo. Rrethanat e reja bënë që menaxhmenti i KEK-ut të heq dorë nga ajo dhe ishte në gjendje të bënte edhe marrëveshje me komunën që të lirohej nga ana funksionale e saj (sado qe ishte dhe është në pronësi të KEK-ut), por, me gjasë, gjithëherë kishte arsye të ngarkesave buxhetore nga ana e komunarëve dhe çështja mbetej e hapur.

Gurthemelin e vunë ambasadorja e Turqisë në Kosovë – znj.Syngyl Ozan, kryetari i Komunës Osman Gazi – Mustafa Dyndar, kryetari i Komunës së Obiliqit – Mehmet Krasniqi dhe drejtori i Kulturës i Komunës Osman Gazi,Kenan Ker!

*  *  *

 Tani, ja që i paska ardhë koha të nisë ndërtimi i shumpritur, tash 10 ditë para zgjedhjeve lokale 2013. Dhe aq më mirë kur këtë do të na e bëjnë të tjerët, turqit të cilët janë shumë të interesuar që të kemi një streh për aktivitetet e kulturës, para se të ndihmohemi me ndonjë biznes ku do të hapeshin vende pune, para se të ndihmohej ambineti i Obiliqit ose, para se të ndihmohej ndonjë skamnor për strehë. Ndihma nga turqit, nga komuna Osman Gazi, duhet të ndodh në një objekt më të vaçantë dhe më domethënës.
Jozyrtarisht merret vesh, se janë punë konfidence shtetërore, që thua ti, që Shtëpia së cilës iu vu gurthemeli, 10 ditë para zgjedhjeve, do ta mbajë emrin e Sulltan Muratit. Mirë kjo, që sulltan Mehmet Krasniqi (me shkronjë të vogël se edhe ky udhëheq me një sulltanat më të vogël) pra, po përmirsuaka gabimin e Millesh Kopiliqit kur ky i bie hanxharë qafës së Muratit me që e prekë në sedër dhe do t’i tregoj kujt duhet t’i përkulet, kur ia zgjatë këmbën në vend se t’ia zgjaste dorën, por, çështja është: ku mbeti emri i heroit që mbanë kjo qendër kulturore, e cila kurrë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj, as në okupim as në varfëri as nën sulltanat.
Ku mbeti emri i Xhavit Hazirit.
O zot, a ka mundësi ky shtet që e ka emërtuar hero, po ky pushtet ta nëpërkëmbë? O zot, a ka mundësi të na e thotë ndokush: nga po shkojmë?

– I PAVDEKSHMI XHAVIT HAZIRI –

Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve është koha e volitshme të krijohen favore në situata të brishta e të shfrytëzohet atmosfera e ekzaltuar që tejkalohen parimet dhe të kryhen punët.
10 ditë para zgjedhjeve po bëhet diçka; eu, sa mirë, sa mirë po na e ….!
– Miftar Mehani, ish’udhëheqës i Teatrit të qytetit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura