A MUND TA PËRCAKTOJNË ZGJEDHJET LOKALE EDHE QEVERISJEN QENDRORE!

A MUND TA PËRCAKTOJNË ZGJEDHJET LOKALE EDHE QEVERISJEN QENDRORE!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 20 Nëntor 2021

Zgjedhjet lokale , të gjitha partitë …fituan : Zgjedhjet lokale përfunduan dhe vetëm kanë mbetur të vërtetohen zarfet  njëburimore për kryetar të Dragashit , para se rezultatet të certifikohen. Dragashi po i ngjanë ngadalë Strasburit ( kryeqytet i botës ku vendoset drejtësia për të drejtat e njeriut ) , jo në këtë fushë por nga dinamika e ndërrimit të pushteteve . Në Strasbur qeveritë dhe qeverisja ndryshonte varësisht raporteve të forcave , herë ishte pjesë e Gjermanisë ( emërtimet janë kryesisht gjermane ) , herë – herë pjesë e Francës pjesë e së cilës ësht përfundimisht sot . Dragashi , herë është i LDK-së e herë i PDK-së dhe as tash nuk dihet i kujt është . Ka shumë vota që vijnë nga Serbia dhe ato thuaja e përcaktojnë fituesin. Kështu është edhe me zarfet të shkruara nga një dorë . Tash , pas zgjedhjeve thuaja asnjë parti nuk e pranon se ka bërë koalicion me partitë tjera për ta përmbysur rezultatin mirëpo arkitektura e pushtetit të ardhshëm lokal do të tregojë qartë se kishte koalicione dhe se ato koalicione e përmbysen rezultatin në Prishtinë , Podujevë  , Prizren  , Vushtrri , Gjilan , Kamenicë dhe komuna të tjera  ku kandidatët për kryeatar nuk e fituan postin në raundin e parë. Koalicionet , sidomos për pushtet lokal janë krejtësisht normale dhe të domosdoshme. Në Kosovë , më së shumti komuna fitoi Lista Serbe e që këto komuna po i përdorë si skelet për Asociacionin e Komunave të Serbisë në Kosovë . Për këtë po e ka përkrahjen edhe të Bashkësisë Ndërkombëtare të cilëve , as që u ha luli për gjetjet e identifikuara të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e kundërshtojnë këtë Marrëveshje në 23 pikë por se sugjerojnë që Asociacioni duhet të themelohet. Ky ishte një qëndrim qyqar dhe lëvyrës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës . Politikanët kosovarë , gjetjet e Gjykatës Kushtetuese po i përdorin për përdorim të brendshëm , ndryshe pse nuk pranojnë që të bisedohet edhe për Asociacionin në bisedimet në Bruksel ! Përfaqësuesi i Serbisë , i cili është nën nivel të përfaqësimit me ate të Kosovës që është z.kryeminister i Kosovës , Besnik Bislimi . Le të dali edhe me propozim të themelimit të Asociacionit edhe sipas ligjeve të Car Dushanit , Besnik Bislimi duhet të dali me propozim të Gjykatës Kushtetuese . Nëse merren vesh , mirë , nëse jo , Serbia ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Shumadi , Nish apo Novi Sad .

Rezultati i zgjedhjeve lokale është ky që është dhe të bëjnë analiza subjektet politike që kanë garuar në këto zgjedhje. Për mua , ende është e pashpjegueshme rënia e LVV –së si dhe ngritja e PDK-së. LDK-ë nuk më ka befasuar aspak.  Më ka lënë përshtypje sjellja korrekte e atyre që i kanë humbur zghedhjet e që i kanë uruar fituesit përjashtuar këtu Shpejtim Bulliqin , Fatmir Limajn dhe atë paramilitarin politik të Shtimes . Këta persona , nëse nuk korigjohen nuk do të kenë asnjë të ardhme politike. Është njerëzore ta përjetosh humbjen sikur që është njerëzore ta festosh fitoren , pa fyer kundërshtarin . Këta të tre pikërisht e bënë këtë dhe i detyrohen opinionit një kërkimfalje për faktin se nuk janë kryetarë vetëm të votuesve që i kanë votuar por i të gjithë votuesve të atyre qyteteve.

A duhet dhe a do të ndryshojë pushteti qendror pas zgjedhjeve lokale : Opozita po e kërkon kokën e qeverisë , pas zgjedhjeve lokale , sikur te rasti Zaev. Zaev pati premtuar se nëse i humbë zgjedhjet lokale dhe sisdomos nëse e humbë Shkupin , do të jep dorëheqje edhe nga kryetari i LSDM –së si  dhe nga posti i kryeministrit . Zoran Zaevi pati 60,000 vota më pak se VMRO – DPMN  si dhe bindshëm e humbi Shkupin. Albin Kurti nuk e dha këtë zotim publik prandaj as që ofroi dorëheqje . Dhe jam i sigurt se nuk do të ofrojë dorëheqje dhe se nuk ka arsye për këtë . Albin Kurti dhe LVV –ë kanë kërkuar mandat nga votuesit dhe në zgjedhjet e shkurtit kanë fituar 50 % të besimit prandaj kanë mandat të plotë të vazhdojnë të qeverisin.  Dhe t’i realizojnë premtimet e fushatës ! Përmbushja e këtyre permtimeve në rrethanat aktuale është mision i pamundur , krejtësisht i pamundur .  Rrethanat politike ia pamundësojnë këtë , në radhë të parë Asociacioni si dhe Marrëveshja me Serbinë ku Serbia ka përkrahje absolute kurse Kosova është në defansivë të plotë.  Jam shumë i sigurt se opozita nuk është fare e interesuar që në këto rrethana të shndërrohet në pozitë duke e lëvizur LVV –në nga ky mandat i ligjshëm . Opozita do ta lejojë Albin Kurtin të zhytet sa më thellë në “ rërën e gjallë “ , me dëshirë që fare të mos dali nga kjo rërë e gjallë. Qeveria Kurti 2 ka mbivlerësuar fuqinë e 50% të mandatit duke e monopolizuar thuaja çdo hapësirë të pushtetit , duke vendosur militantë partiakë krejtësisht jokompetentë  në vende kompetente . Ka bërë përpjekje që çdo gjë të mbajë nën kontrollë dhe të penalizojë edhe ata që kanë qenë përkrahës më të mëdhenj , duke favorizuar vlerat antinjerëzore dhe antikombëtare . LVV dhe Albin Kurti kanë bërë përpjekje maksimale ta hijezojnë figurën e papërsëritshme njerëzore , politike dhe kombëtare të Bacës Adem Demaçi. Albin Kurti dhe LVV –ë kanë përbuzur të arrestuarit nga Gjykata Raciste Speciale , edhe tash i luftojnë duke ua vështirësuar gjendjen në kohën kur Kosova është e mbjellur me kriminelë serbë që shetisin lirshëm madje edhe janë pjesë e institucioneve . Albin Kurti , në vend se ta ndërpresë praktikën e mbrapshtë të qeverive të mëparshme që ua paguan rrymën serbëve në Veri të Kosovës dhe shërbimet tjera publike , jo që nuk e bëri këtë por madje ua rriti shumën e paraardhësve . Në këtë mënyrë po e forcon pabarazinë politike , ekonomike dhe sociale duke vazhduar të ndajë rroga për serbët që me vite të tëra , jo që nuk kanë punuar por as që e dinë vendin e punës. Albin Kurti po i diskriminon fëmijët tanë që enden të papunë ndërsa ka afër vetes fëmijë , prindërit e të cilëve na kanë arrestuar ,  dënuar , torturuar dhe vrarë. Gabimi kryesor i Albin Kurtit dhe LVV –së është urrejtja ndaj kundërshatrëve politikë që i projekton si armiq , kërcënimi dhe hakmarrja. Sot Albin Kurtin dhe LVV –në e përkrahin vetëm tre media klienteliste , pronarët e të cilave janë milionerë ndërsa mediat tjera janë buzë falimentimit , në mesin e të cilave edhe Shtëpia e Vetme Publike me Letra në Kosovë – RTK –ë . Këto janë arsyet që kanë ndikuar në rënie të votave të LVV –së në zgjedhjet e fundit lokale ndërsa për Albin Kurtin nuk dihet si qëndron me vota , deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Më duhet ta them se opozita , së paku deri më tani nuk ka qenë fare penguese ndaj qeverisë Kurti 2. Mbase në mungesë të fuqisë politike apo edhe mungesës së gatishmërisë për t’u përballur me problemet e rënda që ia kanë imponuar Kosovës nga pozita e të fortit. Opozita ka përgjegjësi konkrete dhe faktike për Asociacionin , për favorizimin e serbëve të Veriut duke ua paguar të gjitha shpenzimet dhe opozita ka merëtë edhe për gjendjen që e kemi sot , përfshirë këtu edhe sjelljen e qeverisë Kurti 2.

Si të veprohet në të ardhmën : Çdo lexues , edhe sipërfaqësor qoftë ai , duke e lexuar pasusin më lartë do të vije në përfundim se unë do t’i gëzohem dështimit të Albin Kurtit . Aspak e vërtetë sepse nuk bëhet fjalë këtu për Albin Kurtin por për qytetarët e Kosovës dhe vet Kosovën. Mendoj se as opozita nuk do të duhej t’i gëzohej këtij dështimi sepse do të rivendosej në një situatë të ridështimit të pashmangashëm . Ku është dalja ?! Dalja është që të pëprkrahet qeveria aktuale Kurti 2 sidomos në temat e rëndësishme dhe vendimtare për ekzistemcën dhe mbijetesën e Kosovës . Albin kurti duhet të sillet si kryeminister i krejtë qytetarëve të Kosovës e jo si kryetar i LVV –së . Albin Kurti  duhet ta ftojë opozitën çdo ditë për bashkëpunim , duhet ta lusë opoziten për bashkëpunim sepse nuk është turp ta bësh këtë për interes të qytetarëve dhe të Kosovës. Madje , pa asnjë dyshim do ta merrnim si virtyt . Unë kështu do ta merrja , pa asnjë dyshim.

Qeveria Kurti 2 asnjëherë nuk do të merr përgjegjësi ta formojë Asociacionin dhe ta bëjë Marrëveshjen Përfundimtare me Serbinë , pa pajtimin e opozitës dhe vetëm me minoritetet apo me elementë antikombëtarë në LVV –ë . Kjo është e pamundur dhe e pazbatueshme . Kush mendon se do ta bëjë një Marrëveshje  me Serbinë duke e përjashtuar krahun e luftës që e vulosi historinë e shtetndërtimit që nga vitet 1998 e deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe pa LDK -në që e krijoji historinë nga viti 1989 e deri në vitin 1997 , do të tregohet , jo i papjekur politikisht por krejtësisht i marrë politikisht . Përralla  janë pohimet se Albin Kurti na prishi me amerikanët dhe është e padrejtë të luftohet në këtë drejtim. Dihet botërisht se nëse je kundër amerikanëve , sidomos në Ballkan , je i mbaruar politikisht . Dhe jo vetëm politikisht. Qeveria Kurti 2 duhet të ulet me opozitën dhe t’i bashkërendojë veprimet që dëmet për Kosovën të jenë sa më të vogla dhe sa më të menaxhueshme. Nga këto bisedime Kosova nuk do të shpëtojë pa dëme apo siç po thonë tereqët që vendosin rregull në botë , Kosova duhet të bëjë kompromis të dhimbshëm. Nëse nuk e bëjnë këtë bashkërendim , askush nuk ka mundësi të amnistohet nga përgjegjësia . Pozitaaktuale e ka përgjegjësijnë e mandatuar kurse opozita aktuale e ka përgjegjësinë e krijuar gjatë mandateve qeverisëse të mëparshme. Në fund të fundit , tereqët ndërkombëtarë nuk do të merren shumë me neve , do të na sjellin një Marrëveshje shumë më te keqe se kjo që do ta nxirrnim nëse bashkërendojnë pozita me opoziten. Qofsha i gabuar !

Në shkrimin e fundit , në përpjekje për të bërë hajgare me një shok të vuajtjeve gjatë qëndrimit në kampet e përqëndrimit të Lepogllavë , Gospiq ,  Stara Gradishkë si dhe në Sllavonska Pozhegë të cilin nuk e përmenda me emër dhe mbiemër por me Aga Cenë i Kaçanikut po del se i kam shkaktuar vuajtje shpirtërore dhe i paskam dëmtuar reputacionin e mirë që e ka. Njeriu gjatë rrugëtimi jetësor edhe gabon e sidomos me ata që i ka shumë afër zemrës , dhe në një mënyrë apo tjetër i bën pjesë të vetes . Fjala është për Hysen Shurdhanin , dy herë i dënuar politikisht nga regjimi jugosllav dhe serb dhe me të cilin jemi dënuar nga Gjykata Ushtarake në Zagreb me nga 12 vjet secili . Hysen Shurdhani , i pari në listën e të akuzuarve u dënua 12 vjet kurse Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA , i pesti në listen e të akuzuarve u dënua me 12 vjet burg. Sinqerisht i kërkojë falje Hysen Shurdhanit për këtë dhe e falenderoj që me qëndrimin e tij , si gjatë gjykimit ashtu edhe gjatë vuajtjes së dënimit ma ka mbajtur moralin  fort dhe lart , në të kundërtën do të kisha rënë dhe mbaruar fare . Shpresoj se  do të më mirëkuptoj , do të më fal dhe se premtoj publikisht se më asnjëherë nuk do ta lakoj publikisht emrin e tij . Qoftë e kaluar dhe e mbaruar çdo gjë !

19.11.2021 Prishtinë           Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura