A PO ZHVILLOHET LUFTA NË UKRAINË EDHE PËR LABORATORËT E ARMËVE BIOLOGJIKE – KIMIKE?!

Në Ukrainë zbulohen laboratorë të armëve biokimike!

A PO ZHVILLOHET LUFTA NË UKRAINË EDHE PËR LABORATORËT E ARMËVE BIOLOGJIKE – KIMIKE?!

Nga Sheradin Berisha, Facebooku 11 mars 2022

Ekspertët thonë se në Europë ka 176 reaktorë aktivë bërthamorë.  Sipas tyre numri më i madh i reaktorëve është në Francë. Gjthsejt janë 56 reaktorë. Në Gjermani, ka vetëm tetë reaktorë, sepse pas fatkeqësisë që ndodhi në  Fukushima të Japonisë (në mars 2011) reaktorët e tjerë janë mbyllur. Belgjika dhe Spanja kanë nga shtatë, ndërsa Çekia i ka gjashtë reaktorë etj.

Ndërkaq në Ukrainë, ku po zhvillohet luftë, janë 15 termocentrale bërthamore. Në perëndim të vendit janë termocentralet Rivne dhe Khmelnytsky me katër dhe dy reaktorë, në jug është termocentrali bërthamor pranë Mykolaiv me tre, dhe në juglindje është Termocentrali Zaporizhzhya me gjashtë reaktorë. Ky i fundit është më i madhi në Europë. .(Burimi: Dnevnik.hv, 03. 03. 2022)

Në Ukrainë janë zbuluar laboratorë të armëve biologjike dhe kimike!

Në Ukrainë gjatë këtyre dy javëve të luftimeve trupat ruse duket se kanë zbuluar edhe “laboratorë” për zhvillimin e armëve biokimike.

Këtë fakt e tha të martën e kaluar, (më 9 mars) edhe zëvendës sekretarja amerikane e Shtetit për çështje politike,  Victoria Nuland – në senat në një seancë dëgjimore të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë për Ukrainën.

Zëvendëssekretarja Nuland ka paralajmëruar se trupat ruse mund të marrin kontrollin e “objekteve të kërkimit biologjik” në Ukrainë.

“Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, për të cilat tani jemi mjaft të shqetësuar se, forcat ruse mund të përpiqen të fitojnë kontrollin e tyre, kështu që ne po punojmë me ukrainasit se si ata mund të parandalojnë që ndonjë nga ato materiale kërkimore të bjerë në duart e forcave ruse. Rusët po afrohen më shumë”, ka deklaruar Nuland gjatë kësaj seance dëgjimore në Senat. (Burimi: t-online.de, 09. 03. 2022)

Moska ka zbuluar laboratorë të armëve biologjike në Ukrainë!

Në fakt tashmë disa objekte të tilla kërkimore biologjike, kanë rënë në duar të rusëve!

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se dokumentet që disponon Moska sugjerojnë që në Ukrainë janë zhvilluar komponentë të armëve biologjike, raporton Anadolu Agency (AA)

Duke folur gjatë brifingut javor në Moskë, Zakharova tha se forcat e armatosura ruse kishin marrë prova të zhvillimit të komponentëve të armëve biologjike në laboratorët biologjikë në Ukrainë nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi se aktivitete të tilla shkelin Konventën e Armëve Biologjike dhe se Rusia mund të hapë një debat për këtë çështje.

Zakharova ka thënë se udhëheqja amerikane duhet të publikojë hapur programet ushtarako-biologjike që janë zbatuar në Ukrainë.

“Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara dhe administrata e Presidentit amerikan janë të detyruar të informojnë komunitetin ndërkombëtar sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zyrtarizojnë programet ushtarako – biologjike të zbatuara në Ukrainë”, ka thënë Zaharova.

Me këtë rast ajo pyeti se çfarë ka ndodhur me materialet biologjike të nxjerra nga laboratorët, nëse janë shkatërruar apo jo.

“Kush ishte i ngarkuar për Ministrinë e Shëndetësisë së Ukrainës për shumë vite?

– Ju kujtohet, apo jo?

– Nga cili vend vinte ky mjek i mrekullueshëm?

– Kush ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës?

Më kujtohet shumë mirë, nga kontinenti amerikan” ka nënvizuar Zaharova. (Burimi: Në Ukrainë janë zhvilluar komponentë të armëve biologjike nën udhëheqjen e SHBA-së, Anadolu Agency – AA)

ShBA-ja ka 26 laboratorë biologjikë në Ukrainë!

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë operacioneve luftarake në Ukrainë janë zbuluar planet ushtarako-biologjike me financim të ShBA-së. Ndërsa, në fund të shkurtit, ambasada amerikane në Ukrainë fshiu të gjitha dokumentet lidhur me laboratorët biologjikë të postuara në uebsajtin e saj. “Për këtë, njerëzve natyrisht u lind pyetja: Çfarë ka në qindra laboratorët biologjikë amerikanë në vende të tjera?”, thuhet në një koment të CMG-së.

Të dhënat statistikore të publikuara nga pala amerikane tregojnë se ShBA-ja ka 26 laboratorë biologjikë në Ukrainë, mbi të cilët Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka të drejtën e kontrollit absolut. Të gjitha kërkimet në këta laboratorë drejtohen nga pala amerikane dhe asnjë informacion nuk lejohet të publikohet pa miratimin e ShBA-së. Siç mësohet, pas shpërthimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Ministria ukrainase e Shëndetësisë i urdhëroi të gjithë laboratorët biologjikë të pastronin me urgjencë të gjitha produktet e rrezikshme për të fshirë gjurmët e financimit të Pentagonit. Burimi: CMG: Çfarë ka në laboratorët biologjikë amerikanë?)

Edhe Kina hedh dyshime mbi Biolaboratorët e ShBA-së në Ukrainë!

Mediat zyrtare kineze ngrenë pyetjet: Cili është qëllimi i vërtetë i ShBA-së dhe çfarë ka bërë saktësisht ajo? Sipas tyre, ShBA-ja duhet të bëjë një sqarim të plotë të veprimtarive të saj bioushtarake brenda e jashtë vendit dhe të pranojë verifikimin shumëpalësh për të hequr dyshimet e bashkësisë ndërkombëtare. (Burimi: faktori,al)

Si përfundim

Të gjitha këto fakte dëshmojnë se në Ukrainë po zhvillohet luftë edhe për laboratorët e armëve biologjike dhe kimike…

***

Ilustrimet:

– Burimi në kanali-7

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220318006636704/303918478502104

– Hartat e Ukrainës ku janë evidentuar reaktorët bërthamorë dhe laboratorët e armëve biologjike dhe kimike!

—————— 

Shtojcë

EKSPERIMENTIMI BIOLOGJIK NË UKRAINË DHE GJEORGJI!

Nga sheradin Berisha, Fascebook 10 mars 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura