ADEM BOLETINI: ‘BABAI IM, ISA BOLETINI, NUK KA VDEKUR (LA TRIBUNA, NËNTOR 1915)

Francë, 23 Shtator 2017: Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij. Për tu dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.
Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu «Dars (Klos), Mat- Albania»:
Isa Boletini nuk ka vdekur
Romë, 25 nëntor – Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.
I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.
Isa Boletini ndodhet aktualisht në Cetinje, tha ai.
Pas rrëthimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi.
Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë.
Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

——————————————————————

Aurenc Bebja, Francë – Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura