AHMET ÇOLLAKU: NË MEMORIE TË PROF.DR.TELO VELAJ

Tiranë, 27 Prill 2020: Në Shqipëri specialistë nafte të graduar, që shtiren, ka me thasë, ndërsa specialistë me menu aplikative ka pak, fare pak. Shtirja është kolerë intelektuale. Fatkeqësisht, kemi shumë “shkencëtarë” bërë thyes me këtë qeveri, e cila i ka çertifikuar “gjeodemokratë/ gjeopolitikanë, për të bërë komedira nëpër korridore dhe sallone. Ata mbajnë varur në gjoks medaljone me emra dhe tituj si Dr.Prof., si shërbëtorë moteli në anë të një rruge. Doni t’i numërojmë? Ka shumë të tillë, që heqin valle dhe pozojnë në sistemin 3D dhe 4D. Këta mostra, sikundër ata gazetarët e qelbur super të pasur, mburrin qeverinë tonë, ndërsa populli rrudhet dita ditës. Një specialist i vërtetë nafte, diku nga mezi i Shqipërisë, kur unë e pyeta për naftën, më tha se, sikur fontana të shpërthente mu në qendër të Tiranës, ai do të shkonte t’i bënte mu.in, sepse e ka flakur në pension me 300 dollarë në muaj. Prandaj, tani mbi 70 vjeçarë ai i është vënë greqishtes, që të shkojë tek djali, që e ka në Greqi, dhe të bëhet grek. Pa pikë dyshimi ata do ta paguajnë mjaft më mirë.
Ndryshe nga të tjerët, specialisti Telo Velaj gjithmonë do më shfaqet i buzëqeshur, energjik, i pasionuar, dashamirës jo nëpër mermeret e ftohta dhe të frikshme të digastereve si varreza moderne, por në ato ndërmarrje dhe istitucione ku burojnë të mirat tona materiale. E njoh direkt, sepse bashkë kemi ristudjuar zonën e Blinit, atë strukturë të bukur, por me amplitudë të vogël për të cilën disa drejtus të përçitur me istruktorët e KQ, si puna e KP, na bënin presion të projektonim!

Ky kërcënim i frikshëm na la ca netë pa gjumë, por më mirë kështu pa gjumë sesa të kishim vepruar kundër bindjeve dhe të dhënave tona, të digjnim kot disa miliona.
Sikur shlodhem kur e mendoj gjeologun Telo Velaj. Me trup mesatar, me flokët e rritura, që në disa raste lëshoheshin si mburojë në ballë, ai shtërngonte dorën dhe përqafohej me shokë dhe kolegë. Më kujtohet e qeshura e tij e lartë, që kumbonte dhe derdhte kënaqësi tek ata që e dëgjonin, tek ata që ishin në simetri me ‘të.
Ai shfaqej në Insitutin e Naftës në Fier si një meteor, që nuk godet. E qeshura e tij ndihej që nga rruga nacionale Fier-Berat, kur ai vinte nga qyteti i Kuçovës në orë të ndryshme, herë shpejtë, herë vonë, herë i lagur e herë i ftohur, herë i djegur, por gjithmonë nxitimthi, sepse kishte humbur shumë kohë duke pritur rrugëve për makina të rastit. Në vend që ta ndihmonin, i kërkonin serinë e madjetës me të cilën kishte udhëtuar, hipur në karroceri (!) Hip-zbrit! Rrugëve (jo vetëm ai), specialistët e naftës nuk humbën vite dhe muaj, por një jetë të tërë. Kështu i dogji specialistët e naftës sistemi monist. I urdhëronte të bashkëpunonin me Institutin e Naftës, të bënin shkencë pa u dhënë makinë, të ecnin me këmbë si partizanët.
Por jo vetëm kaq. Shumë nga këta heronj nuk kishin as shtëpi ku të jetonin, ndryshe edhe nga kafshët, që kanë një kasolle, një kolibe, një strehë. Në ato vite fjalori shqip i Kristoforidhit u pasurua me fjalët e reja moniste si: Teknokrat, buroktrat, borgjez, karrierist, egoist, kapitalist, hileqar, dinak, fodull, spiun, oportunist, revizionist, frikacak, mendjemëdhenj, rehatçinjë, bythëmëdhenj, bjellogardist…, të krijuara nga instruktorët e partisë dhe drejtorët e ndërmarrjeve. Tani, në këtë “demokraci” nuk përmenden më këta epitete, por ama nuk kujtohen as emrat e specialistëve, thua se jemi në një planet tjetër, apo i shoi Çernobili.
Prof. Dr.Telo Velaj mendonte gjatë udhëtimit për përgjithësimet, projektet, temat, të cilat i bënte herë vetë dhe herë me shokë. Z. Telo Velaj si më parë edhe tani është i sinqertë. Ai nuk shtiret, nuk bën hile, thotë qartë e pa ekuivoke mendimet e tij shkencore apo shoqërore, ndryshe nga shumë të tjerë të graduar. Atë nuk e bën dot armik edhe nëse insiston, sepse ai është korrekt, i ëmbël dhe dashamirës. Ai di të repektojë dhe të lëshojë. Tolerant deri në dhimbje, ai i do dhe i jeton të gjithë, sepse ai sëpari dashuron punën dhe nuk merret me fjalë. Ai nuk është cinik dhe egoist, epidemi kjo që ka veshur dhe armatosur gjithë specialistët e lartë të Naftës Shqiptare. Morali është një luks privat dhe i kushtueshëm, thotë Henry Adams. Po të mos ishte ky infeksion, detashmentit të naftës shqiptare nuk do t’i rezistonte asnjë qeveri demokratike-fashiste, sado e fuqishme të ishte dhe sado e lidhur me institucionet e Evropës dhe përtej, të cilët na japin hashash, na përkundin në djepin tonë për të na vënë në gjumë, ta harrojmë fare Shqipërinë e mbarsur, e cila hë për hë nuk ka ndërmend të lind ndonjë njeri për të qenë, se për hero as që bëhet fjalë!
Prof. Dr. Telo Velaj pronëson një seri studimesh gjeologjike, për zona të ndryshme të Shqipërisë. Ai duhet studiuar dhe skeduar, sepse ka shumë mendime shkencore personale me vlerë të madhe. E mendoj këtë fond shkencor dhe më vjen keq për z.Telo, por shumë herë më tepër më vjen keq për popullin tim. Unë urrej pa limit administratën e tanishme të qeverisë shqiptare, atë të moteleve shqiptare, që nuk kujtohet për personalitete të tillë shkencorë, për aftësitë e tyre, për eksperiencat e tyre, që mbartin me vete të nesërmen, sepse çdo studiues ka punime dhe studime, që kërkojnë të nesërmen. Asnjë nuk kujtohet për këta shkencëtarë aplikativ shqiptarë.
Por le të pyesim, kush humbet në të vërtet?! Diçka humbet z.Telo, po shumë më tepër humbet Shqipëria jonë, nga që qeveria nuk e vlerëson atë, për ato që ai di, për atë fond të painventarizuar, që ka të bëjë me naftën, me këtë pasuri të shenjtë të vendit tonë. Të huajt, këta OSBE, BE, KE dhe kompanitë e huaja konçensioniste, janë pjesë e Oktapodhit. Kush thotë, që ne nuk kemi aftësi të drejtojmë gjithë proceset, që kanë të bëjnë me kërkimet, zbulimet dhe administrimin e naftës Shqiptare?
Studimet individuale të z.Telo për Diapirin e Dumresë janë pasaporta profesionale e tij. Ai ka konceptin e tij për këtë gjigant të madh nafte ende të pa zbuluar! Gjithashtu ai ka mendimet e tij për diaparizmin Shqiptar, i cili shtrihet jug-veri e më tej. Studimet e naftës, që lidhen me diapirizmin, bota i ka nisur shumë vite më parë, dhe kështu janë zbuluar shumë vendburime të fuqishme nafte. Në botë ka sot institucione, që merren posaçërisht vetëm me studimin e diapirizmit. Kështu, z.Telo Velaj në këtë shkencë ka karriken e tij, në të cilën nuk mund të ulet ndonjë tjetër.
Ka shume të graduar në naftë dhe në shkencat e naftës. Por pa më thoni, çfarë thonë këta specialistë dhe shkencëtarë për njëri-tjetrin?! Vetëm shajnë. Ata janë cinikë, egoistë të tejskajshëm. Të gjithë, si ata që u lexojnë studentëve disa leksione të kopjuara apo të përkthyera vite më parë, ashtu edhe ata gjoja super të kualifikuar, që punojnë nëpër kompani të huaja, të cilët në CV-të e tyre shkruajnë se kanë shkëlqyer!
Sa të shkëlqyer paska kjo Shqipëri! Por pa më thoni: Si janë përfshirë këta specialistë në këto kompani të huaja? Me konkurs? Jo! Me punime autorësie? Jo! Ata janë ngulur nëpër ‘to me hile dhe miqësira demokratike. Ata janë vendosur aty si gjeobiznesmenë. I kanë kapur ato punëra, duke kërcyer që nga zyrat e dikastereve të qeverisë. Më thoni: Si është puna që këto kompani të huaja, që menaxhojnë miliona dollarë, akoma nuk kanë zbuluar deri tani, të paktën një vendburim industrial nafte në Shqipëri?! Njëzet vite hapje. Tani të huajt i dinë më mirë se ne, sa përrenj, lisa dhe brinjë ka Shqipëria. Si thoni ju, nuk u dhimbsen paratë këtyre të huajve?
Kuptohet, është paaftësia e ciceronëve gjeoshkencëtarë Shqiptarë! Këta gjeopolitikanë Shqiptarë, nëpër këto kompani të huaja, ekspozojnë si banditët punimet dhe studimet tona. Por, asnjëherë nuk mund ta ekspozosh drejt një studim apo punim, kur atë nuk e ke bërë vetë. Ca kohë më parë një kolegu im, i cili në vitet e monizmit ishte kundër perspektivës së një zone dhe pusit të vetëm të projektuar, tani, si kryeplak, që nga shtabi i një kompanie të huaj me pyet se ku e mendoj unë pjesën më të ngritur të strukturës?! Kështu pra, këta shkencëtarë, që shtiren të ditur me tituj radioaktive Prof. Dr.paaftesitë e tyre ua hedhin si llaç të tjerëve, atyre që nuk duan, atyre që janë më aplikativ dhe më të moralshëm. Pyetja është e thjeshtë: Çfarë bëhet me naftën Shqiptare, që e grabisin të huajt, dhe çfarë duhet bërë që ta nxjerrim?! Pa shikoni, çfarë komedi bën qeveria jonë? Në vend që të investojë në industrinë e naftës, harxhon jo pak para për të blerë helikopterë dhe makina luksoze për vete. Investon për agitacion dhe propagandë për votime, ndërron karriket, investon për një godinë të re parlamenti, apo bën sikur nuk e di se ku shkon kjo naftë, që del nga nëntoka jonë, e cila e rindërton vetë-veten për disa muaj…
Prof.Dr.Telo Velaj është nje fond i çmuar, për të cilin herët a vonë dikush do të kujtohet, por atëherë do të jetë vonë. Për kapjen e këtyre vlerave bota moderne lëviz kryqëzata të dukëshme dhe të pa dukëshme. Fatkeqësisht, tani në Shqipëri flamurin e ka kryqëzata e hirit. Vendet e botës janë modernizuar me menaxhimin e pasurive natyrore, dhe jo me menaxhimin e moteleve dhe partive. Këtë mesazh skenon dhe rrezaton portreti i kolegut tim, Prof.Dr.Telo Velaj. Sepse nuk mund të jesh specialist apo shkencëtar, nëse nuk je i çiltër, i ndershëm. Por, a do të kujtohet ndonjëherë kjo lloj qeverije për këto kanune të naftës Shqiptare?! Kjo është çështje, që duhet të na tundojë nga brenda. “Mësoje pra, se veprimtaritë më të larta i kryejnë ata, që duken sikur s’bëjnë asgjë. Pikërisht ata dinë t’i trajtojnë njëherësh, si detyrat njerëzore ashtu edhe ato hyjnore”, thotë Seneka.

– Fragment i shkëputur nga libri: “NAFTA SHQIPTARE, INTERVISTA, PORTRETE, PERSPEKTIVE” me autor Ahmet Òªollaku

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura