ALBIN KURTI DHE ANTI-KURTËT

ALBIN KURTI DHE ANTI-KURTËT

Nga Skënder KAPITI

Kam disa pyeje për antiKurtët.

Ju antiKurtët e Shqipërisë dhe të Kosovës: A jeni për zbatimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të demokracisë  në Kosovë?

A jeni për funksionimin e shtetit ligjor?

Ju pyes edhe se: A është i korruptuar apo jo Albin Kurti?

A është antiamerikan Albin Kurti kur ai rezulton i pastër dhe i pakorruptuar, shërbëtor i shtetit dhe i shoqërisë në Kosovë, kur SHBA prioritet të prioriteve kanë luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë e shtetit ligjoir, dhe këto po i kryen e zbaton Kurti.

Nuk ka më proamerikan se ai kryetar shteti apo kryeministër shqiptar i ciIi punon per shtetin ligjor, per sundimin e ligjit,që lufton korrupsionin dhe që nderton e mbron demokracinë sepse këto janë vlerat e demokracisë amerikane. Dhe këto i mbron dhe për to punojnë Kurti dhe Osmani. Juve që jeni kundër Kurtit,kryesisht ju politika në Kosovë që u ndëshkuat ashpër  me 14 Shkurt 2021, dhe politika e “Trekëndëshit të Bermudës” në Shqipëri kuptohet se prandaj juve nuk u pëlqen Kurti sepse ju keni dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në betejën kundër korrupsionit. Juve jeni edhe falsoproamerikanë.

A po e mbron Albin Kurti dhe a po vepron Kurti sipas Ligjit e Kushtetutës së Kosovës?

A po e mbron shtetin dhe territorin e Kosovës Kryeministri Albin Kurti?

Ju antiKurtët a jeni dakord me korrupsionin, me  “Demarkacionin”, “Open Ballkanin” dhe me formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, kundër të cilave është Kurti.

Ju antiKurtët, a jeni dakord me politikën e Kurtit i cili të parën ka Kosovën dhe interesin  kombëtar?

A jeni dakord me politikën e reciprocitetit të Kurtit?

 A jeni dakord me Kurtin që  po i qëndron besnik vizionit të Rugovës  dhe misionit çlirimtar të UÇK-së që sollën pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës?

 A jeni dakord me Kurtin ,që Serbia për herë të parë u sfidua edhe intelektualisht, edhe demokratikisht,  politikisht e diplomatikisht nga Kurti, Osmani e Gërvalla?

A jeni dakord me Kurtin i cili nuk pranon që për interesa të ngushta personale pushteti e përfitimi personal, ai nuk bën kompromise e as pazare  antiligjore e antikushtetuese në dëm të Kosovës? JU ANTIKURTËT NË KOSOVË, MENDONI PËR NJË MOMENT PA EGOIZËM, PA INATE E PA XHELOZI, MENDONI ME ARSYETIM TË PASTËR E TË PANDIKUAR NGA EGOIZMI E INTERESI, MENDONI SE OPINIONI SHUMICE A ËSHTË ME JU ANTIKURTËT APO ME KURTIN?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura