PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: SHANSI I RI, PESË NË DYMBËDHJETË PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI!

Tetovë, 9. 12. 2016: Gjatë ditëve të kaluara sa ka zgjatur fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, me argumente e kemi arsyetuar thirrjen tonë për protesta në ditën e zgjedhje, më 11 dhjetor 2016.
Të bindur se me këto zgjedhje nuk sigurohet zgjidhje për tejkalimin e krizës së thellë politike në vend, beteja jonë duhet të vazhdojë edhe më tej, deri në realizimin e plotë të ndryshimeve të domosdoshme, në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në Maqedoni.
Duke marrë parasysh se, çështja e shqiptarëve në Maqedoni aktualisht përbën nyjën kryesore të çështjes së pazgjidhur shqiptare në rajon, e cila është prioriteti kryesor që kërkon zhdërvjelltësi politike, vendosmëri dhe angazhim të përbashkët të të gjitha forcave politike dhe intelektuale në vend dhe jo vetëm;

Të bindur se kahen që i kanë dhënë forcat politike opozitare në vend, me paraqitjen e programeve të tyre gjatë kësaj fushate parazgjedhore, për zgjidhjen e problemeve kryesore, përmes opsioneve që ofrojnë ato për zgjidhjen e krizës politike aktuale, nga të gjithë ne kërkojnë vëmendje të veçantë, përkrahje dhe mundësi për një shans të ri, për ndryshime të nevojshme në të ardhmen;
Duke marrë parasysh se forcat politike opozitare të shqiptarëve, gjatë kësaj fushate kanë arritur ta sensibilizojnë elektoratin shqiptar në masë të duhur në interes të ndryshimeve të domosdoshme, përmes zgjedhjeve të 11 dhjetorit;
Të bindur se pushteti i derisotëm, duke parë rrezikun real të humbjes në këto zgjedhje, përmes individëve dhe grupeve të nëntokës kriminale, ka dhënë sinjale se është i gatshëm të përgatisë skenarë të errët për dështimin e këtyre zgjedhjeve, me çka mund të pësojnë edhe qytetarët, sidomos kundërshtarët e tyre politik;
Në lidhje me protestat e paralajmëruara gjatë fushatës parazgjedhore, që do të mbaheshin në ditën e zgjedhjeve, më 11 dhjetor 2016, qytetarëve shqiptarë dhe përkrahësve të shumtë të këtyre protestave, u bëjmë këtë
A P E L
1. Më 11 dhjetor, mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për protesta në situatën e krijuar, do të jetë VOTA E JUAJ, ku secili sipas bindjes të lirë do të votojë për forcat opozitare, të cilat besojmë se do të janë promotorë të ndryshimeve të domosdoshme në të ardhmen;
2. Secili qytetar, me vetëdije të plotë të kontribuojë për daljen sa më masive në zgjedhje dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, jo vetëm pse ato premtojnë rënien e pushtetit të derisotëm, por hapin rrugën e sigurt për ndryshime pozitive deri në zgjidhjen e plotë së çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, sigurimin e barazisë së plotë të tyre, me ndryshimin e konceptit të shtetit, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të preambulës së kushtetutës aktuale, garantimin e statusit juridik-kushtetues e politik të popullit shqiptar, si popull konstitutiv në Republikën e Maqedonisë;
3. Premtimeve sipas programeve parazgjedhore të subjektet të reja politike shqiptare duhet t’u japim shansin deri në bisedimet për formimin e qeverisë, dhe më së fundi deri në njëqind ditët e para të punës së qeverisë së re, duke marrë parasysh se disa nga këto subjekte nuk kanë qenë deri më sot pjesë e vendimmarrjes politike në vend, ndërsa më tej do ta vlerësojmë nevojën e veprimit tonë, a do t’i përkrahim në punën e tyre të mëtejme, apo do të organizohemi për parandalimin e degradimit të mëtejmë të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.

SUKSESI YNË, FITORE PËR GJENERATAT E REJA!
(9.XII.2016)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura