ALBIN KURTI KËRKON DOZËN E TRETË PËRFORCUESE (!) NDËRSA NË IZRAEL EDHE PAS DOZËS SË KATËRT INFEKTIMET KANË PËSUAR RRITJE!

Albin Kurti demantohet nga Izraeli!

ALBIN KURTI KËRKON DOZËN E TRETË PËRFORCUESE (!) NDËRSA NË IZRAEL EDHE PAS DOZËS SË KATËRT INFEKTIMET KANË PËSUAR RRITJE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 28 janar 2022

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti i inkurajon qytetarët mbi 18 vjeç që të vaksinohen me dozën e TRETË përforcuese, ndërkohë që Ministri i financave i izraelit, Avigdor Liberman përveç që bën thirrje për t’i dhënë fund pasaportës së gjelbërt – GREEN PASS, situata epidemiologjike në Izrael është shqetësuese pasi edhe me DOZËN E KATËRT (4) TË VAKSINËS INFEKTIMET DITORE KANË PËSUAR RRITJE!!!

***

Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka deklaruar: “Deri më tani vendet të cilat kanë treguar më shumë sukses kundër variantit OMICRON kanë qenë pikërisht ato me përqindje më të lartë të qytetarëve të vaksinuar plotësisht me të TRI DOZAT. Kjo për arsye se disa muaj pas marrjes së dozës së dytë mbrojtja e ofruar kundër infektimit dhe sëmundjes së rëndë fillon të bjerë. Mirëpo për fat të mirë marrja e dozës përforcuese e rrit përsëri mbrojtjen prej spitalizimit deri në 90 % si dhe ofron një mbrojtje jo të vogël kundër infektimit. Prandaj i inkurajoj të gjithë qytetarët e Republikës që të VAKSINOHEN sa më shpejtë, duke përfshirë të gjithë qytetarët mbi 18 VJEÇ me dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë.”

Këto gënjeshtra të Albin Kurtit i demanton gjendja shqetësuese epidemiologjike në Izrael edhe pas marrjes së dozës së Katërt të vaksinës!

Ministri i Financave i Izraelit, Avigdor Liberman  bëri thirrje për t’i dhënë fund pasaportës së gjelbërt GREEN PASS. “Unë jam duke punuar me të gjitha palët për të eliminuar “Green Pass” dhe për të mbajtur një rutinë normale për të gjithë ne” është shprehur ministri këtë të martë. Në rrjetin social Twitter përmes një statusi Liberman shton se “nuk ka asnjë logjikë mjekësore dhe epidemiologjike me Green Pass dhe shumë ekspert pajtohen…” ka thënë ai.

Ndërkohë situata epidemiologjike në Izrael është shqetësuese pasi edhe me DOZËN E KATËRT (4) TË VAKSINËS INFEKTIMET DITORE KANË PËSUAR RRITJE. Madje sipas studimeve më të fundit në Izrael DOZA E KATËRT e Vaksinës nuk mjafton për të parandaluar infektimin me variantin OMICRON!

***

Nga këto të dhëna rezulton se kjo “vaksinë” nuk e parandalon infektimin, përkundrazi e dobëson imunitetin natyror duke i hapur rrugë infektimit…

Këtë fakt e kanë evidentuar dhe argumentuar me kohë shumë ekspertë virologë dhe mikrobiologë të shquar, të cilët nuk i janë nënshtruar diktatit të regjisorëve të PLANdemisë!

————

Burimi:

Shikoni materialin në VIDEO 👇👇👇

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10220143714679514/455689312714056

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura