ALUSH PRESHEVA: PROF. UKSHIN HOTI, TË MOS BËHET VIKTIMË E HESHTJES!!!

Preshevë, 16. 05. 2012) – Profesor Ukshin Hoti kurrë nuk heshti për çështjet madhore kombëtare, ndërkohë që shumë nga ne heshtnim. PSE tani NE të heshtim për profesor Ukshin Hotin?! Ai e urrente heshtjen, andaj ai nuk duhet të bëhet sot viktimë e heshtjes! VIVA UKSHINI! Qeveria e Kosovës duhet ta vë si prioritet në raport me Sërbinë, zbardhjen e fatit të profesor Ukshin Hotit, ashtu siç e vuri në prioritet Qeveria mike amerikane në raport me Serbinë, gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi.
Koha po ikën shpejtë, ajo po ecën më shpejtë se kujtimi të cilin njeriu e ruan për të afërmin apo edhe për të dashurin e tij. Ishte viti 1975 kur për herë të parë do të takohem me Ukshin Hotin – profesor i lëndës ‘Mardhënjet Ndërkombëtare dhe politika e jashtme e Jugosllavisë’.
Burr shtatëgjatë, shpatullgjerë, syshqiponjë dhe mjaftë i ëmbël për ta dëgjuar dhe mbi të gjitha mbretëronte portreti i tij mjaft rinor. Janë gjërat që njeriun e bëjnë për vehte apo edhe qasja e problemit të cilin e kapi që në ligjëratën e parë duke e avancuar temën jo për mardhënjet ndërkombëtare por atë temë që edhe sot është aktuale – për mardhënjet kombëtare, Shqipëri-Kosovë. Shumë nga shokët e tij kishin filluar të krijonin mendim negtiv për ‘Shqipërinë e asaj kohe si të varfër dhe staliniane dhe Jugosllavinë e pasur me Kosovën e varfër.’

– UKSHIN HOTI –

Krijesa shtetërore e rikomponuar e ashtuquajtur Jugosllavi, edhe për kundër faktit të avancimit të statusit të Kosovës si Krahinë autonome, nuk e kishte kënaqur profesorin si, zgjidhje e drejt politike për Kosovën.
Profesorin Ukshin nuk e kishin joshur kolltuqet e buta të administratës së atëhershme, as ato krahinore (ku ushtronte detyrën e Sekretarit krahinor për marëdhënjet me jashtë, ndërkohë që ishte edhe ligjërues në Fakulltetin juridik), por as edhe ato kolltuqe qendërore – derisa ishte zëvendës i Sekretarit Federativ për mardhënje me jashtë.
Me këtë rast kujtoj polemikën e tij me personelin e Sekretariatit federative të asaj kohe për mardhënje me jashtë. Deri sa po priste për të hyrë në zyrat e këtij Sekretariati, njeri nga të punësuarit i drejtohet:
– ‘Ti djalosh çfarë je duke pritur këtu?’
Ashtu siç ishte çdoherë i gatshëm për përgjigje, e ngrit zërin dhe i thotë:
– ‘Nuk jam djalosh, Jam nga Kosova, jam përfaqësues i Kosovës në këtë Sekretariat.’
Ai ishte në kërkim të zgjidhjes…, dhe zgjidhja e momentit nuk ishte e mjaftueshme. Avancimi i statusit të Kosovës, nuk ishte edhe avancim i mirëqenjes për qytetarët e Kosovës, ajo vazhdoi të mbetej si rajon më i varfër në krijesën shtetërore – Jugosllavi dhe si pjesë përbërse e Sërbisë.
Po çfarë kërkonte Profesori Ukshin?
Ai, shqetësohej se mos joshja materiale do ta tjetërsonte nevojën e joshjes kombëtare nga se kombi shqiptarë ishte i ndarë sipas modelit “një kombë, dy sisteme”. Njëri vetëmse ishte identifikuar si sistem diktatorial e tjetëri si vetëqeverisje e klasës punëtore. Ai, e favorizonte idenë e krijimit të mendimit kolektiv dhe krijimin dhe konsolidimin e kombit të bashkuar dhe krijimin e kushteve për një komb-një shtet. Ai, shqetësohej për ndarjen kombëtare jo vetëm territorialisht por edhe ideologjikisht.
Kur njeriu mendon ndryshe atëhere edhe vepron ndryshe.
Edhe sot më kujtohet, kur profesori Ukshin – sa herë vinte në ligjerata sillte për studentët tekste apo libra me tematika për kombin dhe çështjen kombëtare. Ai, nuk kursente as banesën e tij modeste tek ‘Fontana’ në Prishtinë, të cilën e kishte shndërruar në mësojtore apo bibliotekë për studentët. Ai edhe kur nuk ishte prezentë na linte në dispozicion tërë bibliotekën personale, ndërsa kur ishte prezent kishte dëshirë të futej në mesin tonë dhe me orë të tëra të debatonte për tema të rëndësishme filozofike dhe kombëtare.
Ai e donte barabarësinë, ishte modest dhe donte që të jemi të ditur, të vendosur, të rrebelueshëm për të drejtat natyrore që i takojnë individit dhe kolektivitetit.
Sot, më shumë se kurrë më parë është e domosdoshme filozofia dhe mendimi politik i profesor Ukshin Hotit për zgjidhjen e çështjes kombëtare, për bashkimin në një shtet dhe integrimin tonë në familjen dhe strukturat euroatlantike.
Sot, nuk mund të ketë dilema për prioritetin e konvivalidimit kombëtar në raport me vivalidimin e kombit me të tjerët dhe afër të tjerëve. Sot, ajo çfarë kërkonte profesor Ukshini është alfa dhe omega e poltikës kombëtare shpiptare, (e asaj të mbrendshme dhe asaj të jashtme), asaj vivaliduese dhe konvivaliduese, thjesht e asaj politike të pastërt shqiptare kombëtare.
Profesori Ukshin Hoti, kërkonte që të shkunden shqiptarët nga antishqiptarët, kërkonte krijimin e një kombi konkurues në ballkan, kërkonte bashkimin e kombit për të mbetur të vegjël ata që na kishin ndarë dhe ata të cilët na bënë shumë të vegjël.
Profesor Ukshin Hoti kurrë nuk heshti për çështjet madhore kombëtare, ndërkohë që shumë nga ne heshtnim. PSE tani NE të heshtim për profesor Ukshin Hotin?! Ai e urrente heshtjen, andaj ai nuk duhet të bëhet sot viktimë e heshtjes?
VIVA UKSHINI! Qeveria e Kosovës duhet ta vë si prioritet në raport me Sërbinë, zbardhjen e fatit të profesor Ukshin Hotit, ashtu siç e vuri në prioritet Qeveria mike amerikane në raport me Serbinë, gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura