ANTON LULGJURAJ: SHASI – NJË QENDËR E MADHE KISHTARE – MESJETARE

Ulqin, 09. 10. 2014: Prej burimeve historike shpesh kemi mësuar dhe është përfolur se në Shas kanë ekzistuar 365 kisha, aq sa ka dhe ditë në vit. Kjo legjendë si dhe shumë legjenda tjera të së kaluarës i kalojnë kufijtë e logjikës njerëzore dhe kështu krijojnë mite dhe tregime të ndryshme. Por edhe te legjendat fshihen pjesëza të së vërtetës. Siç dëshmon shprehja popullore ku ka tym ka dhe zjarr. Pra kjo legjendë na prinë ne mendimin se këtu kemi të bëjmë me një qytet me numër të madh kishash dhe kapelash. Megjithatë duke marrë parasysh numrin e banorëve dhe madhësinë e sipërfaqes së qytetit në mesjetë, ku edhe e ka zhvillimin më të madh Shasi, gjithashtu duke e krahasuar edhe me qytetet fqinje të kohës siç ishin psh: Shkodra, Ulqini, Tivari e Drishti, atëherë numri 365 i disa kronistëve na del jo real me kohën.
Nga gërmimet arkeologjike të udhëhequra nga Qendra për hulumtime Arkeologjike të Fakultetit Filozofik në Beograd viteve 1985, na japin 9 kisha, dy prej te cilave janë Katedralja e Shën Gjon pagëzuesit dhe kisha e Shën Mërisë. Këtyre ja shtojmë edhe tri kisha të reja të zbuluara nga ekspedita e fundit arkeologjike që u zhvillua në vjeshtën e vitit 2012 në qytetin e vjetër të Shasit, nën drejtimin e Muzeut Nacional të Cetinës. Po ashtu janë dy objekte të dyshimta që mund të jenë përdorur si kisha, por sidoqoftë ende këto objekte nuk japin shumë elemente arkitektonike për ti vërtetuar se kanë qenë të tilla. Të sigurta janë tri kishat deri tash të panjohura, të zbuluara në anën perëndimore të pjesës së poshtme të qytetit. Njëra prej këtyre kishave ka përmasa modeste dhe dy tjera janë kapela me përmasa të vogla. Këto duhet të jenë të shekullit IX deri në shek. XI, sipas materialit të gjendur aty pranë.

Për Shasin kristian kemi dëshmi se ka ekzistuar prej shek. VI, pastaj me vonë përmendet si peshkopatë e cila si e tillë ekzistonte deri në shek. XV, kur Shasin e poshtuan Turqit.
Pra deri më tani kemi 12, numër jo i vogël ky, nëse i marrim parasysh se si është zhvilluar jeta në mesjetë në këto treva, dhe rezultatet e deritanishme nuk janë përfundimtare, kështu që ka hapësirë mjaft të madhe që këtij numri ti shtohet edhe shumë objekte tjera të shenjta. Dhe me plot gojë mund të konstatojmë se Shasi në të kaluarën me të vërtetë ka qenë një qendër e krishtere e fortë, me jetë të pasur religjioze dhe me shumë kisha, megjithatë numri i këtyre kishave s’duhet ta kalojë numrin dyshifror.
– Autori është arkeolog.

Shasi – Dokumentar në Top Channel (4 pjesë)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura