ARBËR A.REXHAJ: NGA LIDHJET TEK ORGANIZIMI

(Prizren, 19. 02. 2013) – Lidhja nënkupton sfidën për t’u bërë bashkë. Organizimi mësyn sferën tjetër më të rëndësishme, forcën e përbashkët e subjektivizon, i jep formë e përmbajte drejt qëllimit. Qëllimi është akti i dëshiruar. Vetëvendosja e përhershme është akti përfundimtar i organizimit politik. Struktura dhe zinxhiri organizues në organizatë si subjekt ka padëgjueshmërinë, luftimin e shtypjes sistematike, organizimin e protestës së përditshme ndaj regjimit ekzistues. Këto e bëjnë organizatën aktive, e cila punon për çdo ditë. Këto e bëjnë njeriun aktivist. Pastaj detyrishmisht nga aktivisti në militant. Më pastaj vjen idea. Edhe pse ideja vjen e fundit ajo është bërthama, në të vërtetë është e para. Vjen si e fundit për të ardhur e për t’u bërë më pastaj e para. Për t’u bërë gjeneza e organizmit dhe rreth organizimit. Bëhet koncept politik. Bëhet program politik. Bëhet alternativë programore politike. Bëhet alternativë qeverisëse. Organizimi pa program është anarki. Programi e kuptimëson organizimin dhe e bën koncept, i jep frymë për t’u bërë koncept dhe koncepte politike. Ky është organizimi i mirëfilltë.

Lëvizja VETËVENDOSJE është model i organizimit qytetar. Organizimi i saj është i zgjeruar, nuk është organizim përbrenda saj por edhe jashtë saj. Ajo përherë ka synuar të jetë organizim që modelohet nga brenda por që kuptimësohet nga jashtë. Kuptimësimi është bërë atëherë kur ajo ka fituar semantikën e organizimit, masivitetin qytetarë në kundërshtim të proceseve të dëmshme politike përmes organizimeve në sferën publike, përmes aksioneve, protestave dhe demonstrative.

Organizimi është i tillë atëherë kur qytetarët bëhen bashkë. Atëherë kur subjekti bëhet objekt, kur individi bëhet kolektiv, kur figurativisht bora e dendur bëhet ortek. Atëherë forca dhe shtytja e saj është e fuqishme. Atëherë vjen ndryshimi. Vetëm atëherë organizimi arrin qëllimin përfundimtar. Frymën e përbashkët për vetëvendosjen e përhershme. Organizimi institucional në VETËVENDOSJE është bërthamë e VETËVENDOSJE!-S në organizatë. Këto dyja janë bashkë. I japin njëra-tjetrës, por nuk i marrin. I shtojnë aplikime por nuk ia ndërprenë. I shërbejnë. E shtyjnë përpara. Institucioni është protesta e brendshme të cilën e bëjnë aktivistët e Lëvizjes. Prandaj janë lëvizje, dhe sikundër kësaj edhe lëvizin. Pra shndërrohen në lëvizjes të përhershme.
Institucioni brenda nesh shndërrohet jo vetëm në diskurs politik kundërshtues ndaj negociatave me Serbinë, privatizimit të egër dhe neoliberal dhe çështjeve të ndryshme aktuale por edhe si simbiozë e aksionit, protestës dhe ballafaqimit me të tjerët, të cilët nuk kanë koncept dhe koncepte me të cilat udhëhiqen drejt organizimit. Institucioni tek ne ka kuptim kur atij i japim për ta kuptimësuar. E kundërshtojmë si të tillë, sepse dëshirojmë ta ndërrojmë e ndryshojmë. Dëshirojmë ta bëjmë të tonin. E i joni bëhet kur bëhet i të gjithëve. Institucioni është i tillë vetëm atëherë kur i përket qytetarëve.
Qëllimi i VETËVENDOSJE!-s që aplikon metoda të sferës institucionale dhe asaj publike është të bëhet qytetar e qytetari së bashku. VETËVENDOSJA të bëhet ata, e ata VETËVENDOSJE!. Kësisoj, së bashku institucionet e deformuara i bëjmë institucione të mirëfillta dhe qëllimet tona kombëtare së bashku i çojmë deri në Vetëvendosjen e përhershme…
– Autori është kryetar i Lëvizjes VETEVENDOSJE në Prizren

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura