AVDI IBRAHIMI: DUKE U RILINDUR TË JETOJMË NË NJË SHQIPËRI TË PËRBASHKËT!

Prizren, 27. 01. 2017: Po të shikojmë veprimin dhe sjelljen e njeriut nga pikpamja e drejtë, pothuaja se të gjithë njerëzit në botë kush më shumë e kush më pakë, mund të kenë përjetuar në jetë vuajtje, por pikërisht nga shkaku i vuajtjes ka qenë te secili njeri etja për të jetuar…Kështu njeriu ka kuptuar se të vepruarit me mirësjellje në jetë në të shumtën e rasteve ka patur pasoja të mira, përkatësisht të kuptuarit se veprat dhe sjelljet e këqija e të liga i kanë sjellur pasoja të këqija. Gjithashtu njeriut mendimdrejtë që në vete nuk ngërthen qëllimin e keq e të ligë që ka kuptuar me kohë, në të njetën kohë e refuzon me bindje të plotë pamëshirësinë si dhe përjashton nga vetja lakmin, urrejtjen, smirën, dhunën, përdorimin e forcës pa patur asfarë arsye. Më pastaj të flasësh drejtë jepë të kuptosh, se në këtë rast rrena është e papranueshme për atë njeri që fletë të vërtetën.
E papranueshme është edhe marrja nëpër gojë e tjetrit, të akuzosh me pa të drejtë e pa asfarë fakte tjetrin, siç jemi mësuar për çdo ditë të lexojmë në gazeta e portale të ndryshme në internet e rrjete sociale, e paparanushme është fjala e vrazhdë, e keqe, fyerja, t’i cenosh tjetrit dinjitetin që ka, të nënçmosh tjetrin vetëm se t’i ke forcën e pushtetit. Pra të kuptuarit e të vepruarit drejtë, ka të bëjë me atë filozofinë e të jetuarit njerëzishëm që të mos veproj keq, në këtë rast kemi të bëjmë me ndalimin e hajnisë dhe përvetësimit të çdo pasurie kombëtare, për përfitime personale nga ata njerëz që janë në pushtet dhe biznese private. Njëherit të mos bësh lavdi të rreme e të mos falsifikosh nga historia e kombit të cilit i takon.

Në rrafshin kombëtar shqiptarë, secili nga ne të kemi si synim kryesor që të jetë shtëpia jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë. Njëherit si qëllim yni i përbashkët të jetë përherë, tejkalimi i ndasive krahinore, dhe fetare, tejkalimin e mospajtimeve politike, dhe religjioze, brenda shqiptare, të tejkalohen përçarjet dhe divergjencat të programeve politike të partive, në mbarë hapësirat shqiptare, që të arrijmë në cakun kryesor bashkimin apo ribashkimin e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht, mbi një bazë të përbashkët mbarkombëtare.
Të gjitha lëvizjet e shoqatat atdhetare që në programet e tyre kanë për synim bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë të bashkohen në një lëvizje të vetme, dhe funksionale, për të arritur në aftësimin aksional të partive politike që janë për bashkim kombëtar, dhe atyre fetare, që me sukses të kyçen në rrjedhat e jetës shpirtërore, shoqërore e politike që të bëjmë rilindjen mbareshqiptare për të jetuar në Shqipëri të përbashkët e bashkëkohore për të ndikuar në rrjedhat politike ndërkombëtare për interesat tona shoqërore në të ardhmën. Ideja për domosdonë e ribashkimit kombëtar shqiptarë është po aq e lashtë sa edhe vetë përçarja e tyre, nisiativën për ribashkimin dhe bashkëpunimin e partive politike, dhe atyre fetare, në mbarë hapsirat shqiptare, njëherit edhe me mergimtarët tanë që ndodhën jashtë atmëmëdheut, të marrin përsipër intelektualët, patriotët, dhe veprimtarët e dëshmuar atdhetar, të cilët në asnjë mënyr s’janë të korruptuare, të shantazhuar e bajraktaristë, gjithashtu në të ardhmën e afërt të formohet një Beslidhje e Re Shqiptare, e cila të pëfaqësohet nga një Këshill Drejtues Botëror Shqiptarë me qendër në Prizrenin historik të “Lidhjes Shqiptare”, nga aty pastaj të formohen Këshilla nacional e të tjerë të bashkimit të tokave shqiptare, të ndara dhunshëm nga fuqit e mëdha ndërkombëtare, kështu të intesnsifikohen përpjekjet në bashkëjetesën mbarshqiptare për një Shqipëri të bashkuar.
Në mënyrë që me punë e vepra të mira ta fitojmë simpatin, dashurin, dhe repektin e popujve të botës në të drejtat tona, me qetësi, të pastër e të vyer për interest tona kombëtare, të respektojmë fenë e sejcilit në kuadër të etnosit shqiptarë, por mbi të gjitha në theks të veçant të mbrohen iteresat tona kombëtare.
Është e ditur se e mira dhe e keqja luftojnë njëra tjetrën në mënyrë të parreshtur, por nuk ka asnjë dyshim se e mira ngadhnjen mbi të keqën, kjo sipas mendimit tim, pa e tepruar apo pretenduar ndonje përfitim personal, le të jetë një nga detyrat kryesore të mbarshqiptarëve që nuk u është bërë gjaku ujë, të luftohet parreshtur e keqja në çdo formë ngado që shfaqet ajo, kështu të jemi si popull e si komb në rrugën e së mires, në rrugën e së drejtës, duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të përbashkët.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura