AV.RUZHDI GASHI: “NE” DHE “ATA”!

Therandë, 01. 03. 2016: Historikisht, derisa Kosova ishte e okupuar, ekzistonin “NE” dhe “ATA”. “NE” ishte populli, “ATA” ishte okupatori dhe kuislingët.
Pas viteve të 90-ta, kur të gjithë shqiptarët i thanë Jo Serbisë, “NE”, ishte Kosova dhe “ATA”, ishte Serbia.
Pak më vonë, brenda shiptarëve të Kosovës filluan të krijohen “NE” dhe “ATA”. Tani “NE”, ishte shumica e angazhuar në politikën paqësore dhe “ATA”, ishte, aktivistët e konceptit të luftës së armatosur.
Me kalimin e kohës, kur koncepti i luftës së armatosur bëhej shumicë, u ndërruan rolet dhe, tani “NE” ishte UÇK, krahu i luftës së armatosur kurse “ATA” ishte LDK, krahu i luftës paqësore.
Pas çlirimit u krijuan forca polike për të zhvilluar garë demokratike për pushtet dhe prap ekzistonin, “NE” dhe “ATA”. Këto emërtime ishin reciproke me njëra tjetrën në mes të “krahut të konceptit të luftës së armatosur” dhe “krahut të konceptit të luftës paqësore”

Mbi këta koncepte zhvillohej lufta politike për pushtet. Partitë politike nuk kishin as programe as orientim politik. Fatkeqësisht kështu është edhe sot.
Por tani pas 16 vjet çlirimi, në Kosovë janë krijuar përsëri, “NE” dhe “ATA”, por tani, mbi një bazë tjetër ndarëse.
“NE”, janë populli, “ATA”, janë politikanët:
“NE”, janë punëtorët, “ATA”, janë zotnitë.
“NE”, janë vegjëlia, “ATA”, janë agallarët.
“NE”, janë taksapaguesit, “ATA”, janë shfrytëzuesit e taksave.
“NE”, janë fukarenjët, “ATA”, janë pasanikët.
“NE”, janë krijuesit e pasurisë, “ATA” janë hajnat dhe zhvatësit e pasurisë.
“NE”, janë të dëmtuarit, “ATA”, janë kriminelët.
“NE”, janë…!!! “ATA” janë…!!!
***
Grupimi i quajtur “ATA”, si të tillë, janë potencial i konsiderueshëm i devijimeve të mëdha politiko-shoqërore e kombëtare, që e dëmtojnë dhe e pengojnë Republikën e Kosovës drejtë integrimeve kombëtare, rajonale e euroatlantike dhe e rrezikojnë Kosovën deri, edhe në zhbërjen e saj.
Prandaj, ka ardhur koha që, “NE”, të ‘luftojmë’ me “ATA”, në mënyrë që ta bëjmë ndryshimin e radhës në Kosovë dhe ta shpëtojmë Kosovën dhe popullin e saj nga “ATA” që po e keqpërdorin popullin dhe pasurinë e tij dhe po e dëmtojnë Republikën e Kosovës.

Av. Ruzhdi Gashi, 13 shkurt 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura