BEDRI TAHIRI: GJURMË KRESHNIKËSH NË DRENICË

Galicё, 18. 03. 2013 (Shkrimtari ka pёr detyrё ta çojё nё pёrjetёsi njeriun e vetmuar e vdekatar dhe rastёsinё ta shndёrrojё nё ligj, atёherё misioni i tij ёshtё profetik. – Kafka) – Qysh nga fёmijёria e hershme, pa i rrafshuar mirё tё dymbёdhjetё pranverat, u mishёrova me Qyqavicёn mitike. Ah, e bekuara, kurrё nuk do tё mё shqitet nga mendja. Atёbotё qe fare ndryshe. Njё begati pёrrallore. Pёrplot drunj, kryesisht ahu e shkoze, kullosa e sidomos kroje me ujin bilur qё nё pikё tё verёs, tё binte nё lule tё ballit. Sipas filozofisё popullore ajo karakterizohej si bjeshka me 77 lugje, me 77 kodra, me 77 kroje, me 77 kisha. Paskёtaj, pёr mysafirёt hallexhinj, edhe sofёrshtruar me dredhёza, uthulla, thana, lajthia, dardha tё egra, vojsa, brekia, manafera, kokёrdhoca…
Qё thua ti, ore tё lumtё goja, kthehemi tek e nisem. Zgjoheshim me gjelat e parё dhe vullnetshёm merrnim atё rrugё, qё zgjaste hiç mё pak se dy orё. Nё fillim, sa patёm qe, edhe mё shumё, e kur bёmё kuaj, tamam dy orё. Unё zija vend nё tubёn e tёrfojёs a sanёs, ushqim pёr tёrhqesitё e qerres, dhe dremisja ёmbёl. Jo, mё mirё tё them, flija pёr shtatё palё qejfe, derisa arrinim nё vend. I shkreti baba, vazhdimisht e kthente kokёn prapa dhe me prekte me dorё pёr t’u siguruar se isha aty, ngase lehtё mund tё bija nё tokё nga pёrplasjet e rrotёve nёpёr gurёt gungaçё e turidalё. Murroja, qeni ynё besnik, qё disa herё u kacafyt me ujkun, na pёrcillte kujdesshёm, herё para, herё prapa e herё anash. Dhe, edhe lёvizjen mё tё vogёl dyshuese, e hetonte me kujdes dhe paralajmёronte me ungurimё rrёqethёse. Lёre atё, po kuajtё ç’ishin, ore jahu! Pa, pa, pa! Ishin kafshёt mё tё zgjuara nё botё. Prej atёherё e kam kuptuar se kali qenkёsh zbuluesi mё i madh i rrezikut. Sigurisht pёr kёtё trimat kanё pasur kuaj tё mirё, tё cilёt shpeshherё i kanё shpёtuar tё zotёt nga pritat. Vrik mё silleshin nёpёr mend Gjogu i Mujit, Sharani i Milosh Kopiliqit, Kali i Skёnderbeut, Allçi i Azem Galicёs…Pёr kёtё edhe patkoi i tij varet nё derёn e shtёpisё pёr tё ndjellur fatbardhёsi.

Drenica

Kur fekste agu dhe niste tё zbardhte drita, ne ishim kёmbёkryq nё Majёn e Zezё. Nga aty, mё 15 qershor 1389, Milosh Nikollё Kopiliqi kishte sulmuar taborret osmane dhe kishte therrur me thikё sulltan Muratin I. Me çekanё tё mёdhenj e me dalta hekuri nxirrnim cunga pёr dimёr. Ajo punё lejohej, sepse pastrohej terreni pёr ripyllёzim. Trungjet e thara tё ahishtave tё mёdha, tё prera kush e di se kur e nga kush, me pak mjeshtri, çaheshin si pjepёri. O Zot, sa lisa tё mёdhenj kishin qenё, njё trung me gjithё rrёnjё ta mbushte njё qerre me kanata.
Nuk ishim tё vetmit qё bёnim atё punё. Kishte edhe tё tjerё qё nё atё mёnyrё siguronin drutё pёr ta pёrballur acarin e dimrave zevzekё. Kur rrezet e diellit pushtonin natyrёn veç gumёzhinte Lugu i Madh i bjeshkёs zemёrbujare.
Me ne, zakonisht, vinte edhe xha Rrahimi, plaku mendjehollё qё na kёnaqte me rrёfimet e tij tё mrekullueshme, duke na bёrё ta harronim lodhjen.
-E shihni atё kodrёn atje larg, midis atyre katundeve tё Drenicёs qendrore,- nisi bisedёn njё ditё, duke bёrё me dorё andej, kur po drekonim pranё Kroit tё Ftohtё.
-Po,- ia pritёm ne, duke picёrruar sytё andej ku ishte pёrqёndruar vёmendja e tij, pa mundur tё dallonim gjё nё atё largёsi.
-Atje, tё ajo lёndinё qё i thonё Fusha e Morinёs janё tre gurё tё mёdhenj, qё kreshnikёt i kanё gjuajtur nga ky vend.
-Qysh, qysh?!- u çuditem ne, dhe nё fillim fare nuk na e kapte mendjeshkreta.
-Dikur moti, kёtu, te Maja e Zezё, siç i thonё kёtij vendi, kishin dalё pёr gjah Muji, Halili dhe Tale Budalina. Pasi kishin ngrёnё drekё dhe kishin pushuar e bёrё nga njё sy gjumё tё mirё, nёn hijёn e thellё tё ahishtave me kokёn tej nё qiell, tё bёrё çakёrqejf, kishin zёnё tё lavdёroheshin pёr trimёri e pёr fuqi.
Kur Tali e Halili qenё nxehur shumё, Muji u kishte thёnё:
-T’i lёmё fjalёt, o burra, fuqinё tonё ta provojmё ndryshe.
-E ç’tё bёjmё, o baci Mujё?- kishte pyetur Halili kureshtar.
-Tё hedhim gurapesh nё tё perёnduar tё diellit, andej nga Bjeshkёt e Nemuna dhe ai qё e qet mё sё largu, ai ёshtё mё i forti.
U tha, u bё. Qё tё tre u pajtuan dhe ranё nё njё mendje.
I pari provoi mё i moshuari, Tali prej Budine.
Hopa,- i dha zor mё sa takat qё kishte dhe guri fluturoi tej e tej e u ngulit atje, nё atё lёndinё tё shkretё, ku nuk kishte frymё njeriu.
Halili provoi i dyti dhe e hodhi pakёz mё larg se Tali.
Muji vёzhgonte nё heshtje. Pinte duhan me okё dhe dredhte mustaqet qё po i preknin nё tokё. Sakaq, u ngrit nё kёmbё, shtrёngoi shokёn laroshe mbi tirqit galana dhe kapi gurin mё tё madh se dy tё parёt. E vёrviti me lehtёsi nё drejtim tё tyre dhe ua kaloi pёr disa hapa…
Kjo rrёfenjё u pёrsёrit sa e sa herё, saqё m’u ngulit thellё nё kokё. Dhe, gjithmonё kur veja nё Qyqavicё i pёrfytyroja kreshnikёt tek hidhnin gurёt dhe kuvendonin nё Logun e Mejdanit. Edhe ne kur loznim gurapesh, atё qё e hidhte mё se largu e krahasonim me Mujin.
Dhe, ditёt kalonin si uji nёn urё. Gjatё studimeve e paskёtaj puna me nxёnёs, mё bёn qё, sёrish, tё merresha me kreshnikёt. Bashkёpunimi me epikologun e njohur, Zymer Neziri, i cili studio dhe zbuloi shumё kёngё pёr kreshnikёt, ma shtoi kureshtjen pёr tё vazhduar tutje. Mirёpo, çasti vendimtar pёr t’i vizituar ata gurё erdhi papritur. Isha pёr ta vizituar njё kushёri timin, xha Muharremin, qё i ka kaluar tё 80- tat. Ai i çmonte shumё kreshnikёt dhe dinte shumё krahina, siç i quante kёngёt kushtuar atyre. Kur kishte qenё ushtar nё Klladushё tё Bosnjes kishte vizituar ahuret e tyre dhe sipas tij, me majёn e pushkёs mezi e kishte arritur grazhdin e çengelin e kalit te Mujit. Gjatё bisedёs sesi i erdhi dhe me zё tё mekur mё pyeti:
-A janё ende Gurёt e Mujёs nё Morinё?- kёshtu quheshin ata nё popull.
-Po,- ia prita unё kuturu, sa pёr t’ia bёrё qejfin nё atё lёngatё.
Tashmё u mbёshteta pёr gardhi. Nuk kisha nga t’ia mbaja. Duhej tё veja vetё nё vendin e ngjarjes e t’i vёrtetoja ato qё prej kohёsh i mbaja tё ngujuara nё mendje. Dhe, nuk u zhgёnjeva. Gurёt e kreshnikёve ishin nё vend. Thёnё tё drejtёn, u gёzova shumё. Thirra disa tё moshuar. Ata i kishin bartur vath nё vesh fjalёt e tё parёve dhe, me njё gojё, tregonin bindshёm:
Ky mё i vogli ёshtё guri i Tale Budalinёs!
Ky i mesmi ёshtё guri i Sokol Halilit!
Ndёrkaq, ky mё i madhi ёshtё guri i Mujё Bylykbashit!
Mrekullia vetё. Njёri prej tyre, Guri i Mujit, kishte “lёvizur” pakёz nga vendi. Nё fakt, ara e kishte “hёngёr” lёndinёn dhe i zoti i saj gati kishte pёrgjysmuar gurin, por oxhaku i tij shumё shpejt ishte shuar e fikur deri nё pulё.
Pёr kёtё, folkloristi i njohur, Anton Çetta, me gjuhёn origjinale tё rrёfimtarit drenicas, pos tjerash shkruan:
“…N’midis t’katunit Morinё asht ni ledinё…Aty janё tre gurё: nja asht rrajё udhe- thonё qi asht i Tales prej Budini. Mi ta, afёr dhet metra, asht qetri- thonё asht guri i Halilit, vllajit Mujёs, Sokole Halil agёs. Apet nja dhet pesmdhet metra ma nalt, ma i madhi- thonё asht guri i Mujёs, Mujё Bylykbashit…Guri i Mujёs i ka afёr pes kubik. Guri i Halilit afёr tre kubik. Guri i Tales a pak ma i vogёl, dy kubik…”.
Njё dёshmi, edhe pse mbase imagjinare, pёr ekzistencёn e atyre trimave nё kёto anё. Nuk ёshtё pak: Gjurmё kreshikёsh nё Drenicё!
Pse, nuk i parapriu gjithmonё imagjinata shkencёs?! A nuk fluturoi njeriu pёrpara se tё zbulohej aeroplani?! A nuk lundroi para se tё bёheshin anijet?! Edhe kjo largёsi prej mё shumё sё 15 kilometrash ngjallё sugjestion analogjik tё hedhjes sё predhёs nga topat e kalibrit tё madh.
Nё tё kёthyrё, edhe njёherё ia hodha sytё Majёs sё Zezё nё Qyqavicё. Largёsi e vogёl pёr kreshnikёt,- thashё me vete. Por, mua mё shqetёson diç tjetёr. Pse nuk ruhet kjo trashёgimi?! Ata gurё, si edhe shumё e shumё monumente tё tjera, kёrkojnё pёrkujdesje institucionale e profesionale. Ёshtё ky njё obligim moral, historik e kombёtar. Pёrndryshe, mos tё vajtojmё, kur gjёrat tё na rrёshqasin nga dora. Ta kujtojmё popin serb, tё mbёshtjell me kamillaf tё zi, qё zbrazi qesen dhe bleu plepin midis njё vendbanimi shqiptar qё, paskёtaj, ngeli pёr jetё tё jetёve toponimi Plepi i popit!
Pra, mos tё harrojmё, tё tjerёt blejnё toponime, ne i shqelmojmё dhe i injorojmё.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura