BEDRI TAHIRI: URAT NDARËSE

(Prishtinë, 06. 2012) – Ura e Ibrit dhe Ura e Vardarit. Dy ura ndarёse (nё vend qё tё jenё lidhёse, siç e kanё rolin), dy sinonime tё sё keqes qё tё bёjnё tё klithёsh me sa zё qё ke: O mallkues tё historisё e smirёzinj tё njerёzisё!
Lumi i Bardhё e Vardari.
Dy emra, dy lumenj, njё enigmё e shumё histori.
I pari – njё emёr ndjellamirё e ogurbardhё. Por, e gjithё kjo, vetёm nё tё parё. Nё thelb, pёr vendёsit autoktonё – shqiptarёt, paraqet tё kundёrtёn. Njё emёr ndjellakeq, pёrplot dhimbje, zi, sakrificё e ndasi. Kur jemi kёtu, deshёm s’deshёm, duhet ta rikujtojmё profecinё e plakut urtak, Beshir Vinarci, i cili, qysh atёbotё, kishte parashikuar njё fat tё tillё nopran. Ah, sa largpamёs qё qe treguar i uruari! Them sinqerisht, nuk jam fare bestyt, por realiteti faktik tё bёn t’i nёnshtrohesh disi vetёvetiu asaj profecie mahnitёse.

………………………….

URA E IBRIT

………………………………………………

– Ura e Ibrit, herdokur, do tё jetё kufiri me Serbinё!- pёrsёriste ai vazhdimisht nёpёr tubime e kuvende burrash.
– Mos ia varni veshin pёrrallave tё plakut tё matufosur!- çirreshin thuajse tё gjithё, veçanёrisht miopёt tanё tё politikёs mjerane tё kohёs zezonё.
Dhe, lumenjtё nuk e ndryshuan rrjedhёn e tyre e nuk e honepseshin dot babёzinё e grabitçarёve. Ngjarjet po, ato u rrokullisёn kuturu nё theqafje, duke lёnё pas plagё tё pashёruara. Gjaku shkoi rrёke e themelet e saj nuk u tunden fare nga vendi. Sot mё keq se dje. Hijet e zeza pёrreth, si fantazmё tmerruese, dhe barikadat e turpit tё politikёs drejtuese tё globit mbi urёn e hekurt, u shndёrruan nё bedena tё pakapёrcyeshёm, ashtu siç e kishte parashikuar atёbotё plaku mendjehollё.
Ore, tё keqen vёllai, as vetё nuk mund tё shfajёsohemi gjithaq, sado qё mund tё rrёfehemi para Altarit tё mёkatit, mirёpo, sidoqoftё, pёr kёtё gjёmё tё madhe, pёrgjegjёsinё kryesore bartin politikёbёrёsit e mёdhenj botёrorё. Atyre, sigurisht pёr interesat e veta, sikur po u konvenon kjo gjendje dhe kёshtu po e dёmtojnё keq etninё tonё brilante, duke i shkaktuar plagё vdektare.
Po Ura e Vardarit?
Edhe pse e vjetёr dhe shumё e rёndёsishme dikur, e shtrirё nё cepin jugor tё Ilirisё sё lashtё, e bёrё prej gurёsh tё latuar ngeshёm, po kryen funksion tё ngjashёm me simotrёn e vet nё veri: Po e ndanё dhunshёm shqiptarinё.
Hajde botё çoroditёse, hajde! Jug e veri. Majtas e djathtas. Dhe, gjithandej shqiptarё e shqiptarё. E ato (urat) nё mes si pyka ndarёse. E kur se ?! Nё shekullin XXI, kur bota po ecёn drejt globalizmit e unifikimit civilizues. Dhe, shqiptarёt po presin Ribashkimin! Ai, patjetёr do tё ndodhё, sepse ёshtё njё e drejtё, e shkelur kёtu e njёqind vjet mё parё e qё rёndon ashpёr nё ndёrgjegjen e vendimmarrёsve. Dhe, nga Orakulli fattregues vjen njё oshёtimё: O sot, o kurrё, ёshtё koha e korrigjimeve tё gabimeve historike!

URA E VARDARIT – SHKUP

……………………………………….

Por, ёshtё brengosёse dhe tepёr shqetёsuese njё dukuri: Pse ne shqiptarёt tepёr vonё e kapin tё vёrtetёn?! Apo, mos jemi shumё besnikё dhe mashtrohemi lehtё. Apo, mos qoftё e saktё, u besojmё edhe atyre qё nuk na e don tё mirёn. Mjerisht, kjo e fundit u vёrtetua sё voni, kur u gjetёn dokumente pёr rolin pozitiv tё Bismarkut karshi shqiptarёve nё Kongresin e Berlinit, pёr tё cilin deri dje kishim pasur informacione krejt ndryshe, ngase qemё bazuar nё rrenat e Vlladan Gjeorgjeviqit se kinse kancelari i parё gjerman, Otto von Bismark paskёsh thёnё se nuk ekziston kombi shqiptar…
Obobo, sa keq!
Nё fakt, sipas Sami Repishtit dhe historisё sё vёrtetё, ai çёshjten shqiptare e zuri nё gojё nё dy seanca tё Kongresit, nё tё 7-tёn dhe tё 13-tёn, dhe madje kishte qenё kёmbёngulёs pёr ruajtjen e kompaktёsisё territoriale tё Trojeve Etnike Shqiptare, pёrfshirё edhe kazatё e Kurshumlisё, Prokupljes, Leskofcit si dhe tё Tivarit.
Siç na mёson mёsuesja e jetёs – historia, cerberёt e pёrtej Tunёs janё unikё nё veprimet e tyre. Ata e mbajnё vath nё vesh kёshillёn e D. Qosiqit se rrena kur pёrsёritet shumёherё bёhet e vёrtetё.
Ne bёmё tё kundёrtёn. Tё vёrtetёn, duke mos e thёnё qartё, e bёjmё tё paqenё dhe gati – gati e kthejmё nё gёnjeshtёr. Sёrish njё shembull tё freskёt: Dik Marti, veç me rrena e me trillime, na nxori telashe e telashe. Ndёrkaq ne, me fakte e prova tё vulosura me gjak lirie, dhe, nga dembёllia e pakujdesia, mezi po ia dalim ta bindim botёn e drejtёsinё pёr legjitimitetin tonё mbi luftёn e drejtё e çlirimtare dhe mbi autoktoninё e trojeve tona stёrgjyshore!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura