BEHXHET SHALA BAJGORA: RULETI RUS I OPOZITËS DHE LOJA E MAKUSHIT E POZITËS!

Prishtinë, 17. 10. 2015: (Ku ka tym, ka edhe flakë) – Kuvendi i Kosovës disi po i ngjanë Kosovës së viteve 1981 dhe 1989 kur gazi lotsjellës u bë i domosdoshëm për sigurimin e mbijetesës politike , kombëtare dhe biologjike të shqiptarëve dhe atyre që nuk ishin shqiptarë por nuk pajtoheshin me regjimin e dhunës jugosllave dhe serbe. Rrjedhimisht u bë edhe mjet për mbijetesën e Kosovës. Ishte hera e dytë kur seanca e Kuvendit u ndërpre shkaku i përdorimit të këtij gazi. Pas herës së parë , kur nuk hasi në përkrahje nga askush madje as krejt opozita nuk pajtohej që gazi lotsjellës ishte mjet demokratik që i arsyeton qëllimet politike , me të drejtë mendova se nuk do të kishte përsëritje të një veprimi të njëjtë siç është përdorimi i gazit lotsjellës demokratik. Kur Kuvendit të Kosovës i doli tymi nga shoqja e Skenderbeut, isha i sigurt se është tym që përdoret në koncerte sepse nuk kishte erë karakteristike të gazit lotsjellës. Kur retë e këtij tymi u ngritën lartë dhe kur deputetët dhe të tjerët që ishin aty të pranishëm, filluan të lotojnë , qajnë dhe vajtojnë për qytetarët e Kosovës, të opozitës, (ishin të zgjedhurit e tyre) ndërsa të tjerët për dëmet që i ka dhe do t’i ketë Kosova për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, të opozitës, u pa se puna nuk është hajgare. Edhe ndërkombëtarët, të mësuar të jetojnë në kushte ku gazi lotsjellës është vetëm shprehje kimike , shpejt u dorëzuan duke e lëshuar fushëbetejën në ndërkohë që Kuvendi as që i ngjante një institucioni ligjvënës por ndonjë seriali turk ku të fortit e vendosin rregullin e tyre . Kurrë nuk më ka rënë të dëgjoj se gazi lotsjellës përdoret dhe është mjet demokratik po Kosova , me letra është rast sui generis. Ky Kuvend është i tillë sepse , jo një numër i vogël i deputetëve është aty në mënyrë aksidentale apo ka hyrë nga lista rezervë. Të cilët në jetën e tyre nuk e kanë lexuar as një libër të vetme por që janë paisur me grada akademike dhe tituj shkencorë duke botuar punimet e tyre shkencore në revistat prestigjioze ndërkombëtare sikur në University of Hajkobilla prandaj kanë plotësisht të drejtë që duan ta largojnë rektorin Ramadan Zejnullahu shkaku se paska kërkuar nga ta që kusht i domosdoshëm për ligjërim në Universitetin “Hasan Prishtina” të jetë citimi përmendësh i 26 shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe apo njohuritë nga tabela e shumëzimit me 1,5 dhe 10-të.

Opozita, si po duket do të humb në tymin që vet po e prodhon ndërsa do të digjet përfundimisht në zjarrin që eventualisht do ta ndezë e këtë gjë nuk e besoj. Opozita po luan në një kartë, të gjitha ose asgjë dhe, nëse nuk mbledhë mend do të fitojë asgjë ! Kjo është loja e ruletit rus apo pokerit amerikan! Pozita e cila asnjëherë nuk ka qenë më e fortë me numra , është shumë e lëndueshme po të kishte punë me një forcë të re politike e cila nuk ka të bëjë asgjë, as me pozitën e as me opozitën . Ndërkaq, në mungesë të një force të re politike që i duhet Kosovës sot, duket se e vetmja alternativë është opsioni i rikthimit të mendësisë jugosllave dhe nostalgjisë së vëllazërim – bashkimit të dikurshëm përmes trashigimtarëve gjenetikë të ish udbashëve, ish kosistëve, spiujëve, ish politikanëve shqipfolës jugosllavë që janë sistemuar dhe kanë zënë pritë në pika strategjike duke përfshirë edhe pozitën si dhe opozitën. Prandaj palët ndërluftuese në Kuvend të Kosovës po sillem me aq komoditet sepse atë alternativën e tretë e kanë brenda tyre .
Në lojën e nervave dhe luftës speciale, opozita po krijon epërsi duke përdorur gjeneralët dhe marshallët e shpifjeve për të cilat, do ta marrin përgjigjen e merituar që nga koha kur ishin embrionë politikë deri në kohën kur po e konsiderojnë veten elefantë politikë dhe kombëtarë. Do ta marrin përgjigjen edhe për përpjekjet për manipulim me vlera kombëtare të cilat vet i kanë shkelur.
Pozita po mendon se, me rrëshqitjen e pafrenuar të opozitës do ta bëjë gjumin rehat duke siguruar sundim dhe jetëgjatësi politike. Prej se mbahet mend në Kosovën e pasluftës , kurrë nuk ka pasur më shumë numra të një koalicioni (67) mirëpo njëkohësisht, kurrë nuk ka qenë më e lartë shkalla e mosbesimit midis këtyre partnerëve e që është besimi i barabartë me zero. Po të mos ishte prania ndërkombëtare do të shndërroheshim në kanibalë që do të na kishin lakmi edhe fiset kanibale më të njohura në botë, prej Afrikës dhe Luginës së Amazonës .
Tërheqja e nënshkrimeve që nuk do të ndodhë
Qëndrimi im për marrëveshjet e Brukselit dhe Gjykatën Speciale është i njohur dhe shumë kundërshtues . Qëndrimi i kryeministrit Mustafa është gjithashtu i njohur prandaj edhe i ka nënshkruar . Qëndrimi i opozitës është bërë i njohur së voni në ndërkohë që, – VV e patën përkrahur në vitin 2013 pikërisht në sallën që e kanë shndërruar në poligon se si përdoret gazi lotsjellës dhe sa ndikon në zhvillimin e demokracisë . Isa Mustafa nuk do t’i tërhjek nënshkrimte nga marrëveshjet sepse e ka çështje të mbijetesës politike dhe fizike. Hipotetikisht, nëse do t’i tërhiqte marrëveshjet do ta hanin për kaftjallë ndërkombëtarët ndërsa, i mbetur pa këtë përkrahje , këta që i llogaritë si të tijët e që nuk janë por e kanë një interes të jenë të tillë, do ta kryqëzonin në mënyrë shumë më mizore dhe barbare seç ishte kryqëzuar Krishti i Nazaretit. Prandaj edhe nuk ka alternativë. Kjo vlenë edhe për ministrin e tij për Punë të Jashtme, Hashën, sikur edhe për endacaken e Brukselit , zonjën Editë! Kanë shkuar aq larg sa që nuk kanë mundësi të kthehen prapa dhe as do t’ua lejojnë prapakthimin. Nëse tregojnë mosbindje, për çka as që mund të paramendoj , do të zëvendësohen me të tjerë që do të bënin marrëveshje për çdo ditë.
Opozita po luan me kartë të djegur sepse është plotësisht e vetdijëshme se nuk ka anulim të nënshkrimit të marrëveshjes prandaj po insiston në diçka që edhe vet do ta bënin nesër, -VV, po të kishin mundësi! Prandaj edhe nuk kanë përkrahje! Dhe nuk do të kenë përkrahje! Sidomos në protestat “gjithëpopullore “!
Ndërkombëtarët dhe Serbia po e luajnë lojën e tyre sipas asaj që e kanë planifikuar . Ndërkombëtarët, në emër të një Kosove multietnike , po e përligjin ndarjen ekskluzivisht në baza etnike. Nëse Sllobodan Millosheviqi nuk arriti ta përligj “nebeski narod srpski (popullin qiellor, hyjnor serb), këtë po e bëjnë ndërkombëtarët me llaskucërit e vendit. A ka më idiotesk se fakti kur në emër të proceseve të integrimit dhe bashkimit, ju i ndani ata që duhet të integrohen! A ka më idiotizëm se, në emër të bashkimit të qytetit të ndarë dhunshëm të Mitrovicës, ju i krijoni dy qytete, Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut?! Ky veprim do ta kishte një arsyeshmëri po të ndodhte në vitin 1999 për një fazë kalimtare prej, ta zëmë 5 vjetësh deri te bashkimi i qytetit , por se të ndodhë 16 vjet pas përfundimit të luftës tregon se është një qëllim shumë i poshtër, nga njerëz të poshtër! Dhe, a ka ma poshtërsi kur kufijtë me Serbinë , nga ndërkombëtarët konsiderohen si kufij administrativeë ndërsa kufijtë midis dy Mitrovicave konsiderohen si kufij shtetërorë ! Nga njerëz të poshtër dhe politika të poshtra !
Ballisti dhe komunisti
Ismail Morina – Ballisti dhe shovinizmi serb e kualifikuan Shqipërinë për europianin e 2016. Me ndihmën e Portugalisë së Kristofor Kolumbos gjithashtu. Shovinistët serbë e morën ate që e merituan ndërsa Ballisti e mori ate që nuk e meritoi . Burgu nuk është diçka e papërballueshme dhe nëse keni një motiv pse duhet të bëni burg atëherë e merrni si detyrë që ia keni vënë vetes . Ballisti , po të ishte burgosur nga serbët do të ishte e kuptueshme dhe normale por të burgoset në Shqipëri për armëmbajtje pa leje kur në Shqipëri edhe të pëshurrës e bënë ma kallashnikov, është diçka e pabesueshme. Nuk e njoh Ballistin por rastin e gjykoj sikur dikur në Kosovë kur vinte krimineli Tito (baba politikë, ideologjik , kombëtar dhe shpirtëror i disave që luajnë rol të rëndësishëm sot në Kosovë), patriotët e vërtetë i burgosnin dhe i izolonin disa ditë deri sa të përfundonte vizita e këtij krimineli. E quanin izolim apo arrestim preventiv të nacionalistëve apo irredentistëve shqiptarë. Madje, më kujtohet se viktima e parapaguar për burgosje kur Titua vinte në Kosovë apo për festa kombëtare ishte Xheamil Zeqiri (gjyshi i Dafina Zeqirit, këngëtare) i cili shtëpinë e tij e kishte shndërruar në Universitet Kombëtar ndërsa kulmi i shtëpisë ishte i mbjellur me antena për ta kapur Radi Kukësin dhe RTV Tiranën.
Së voni dëgjova se një superpatriot shqiptar dhe i cili tërë jetën e ka sakrifikuar për çështje kombëtare (nuk e di cilit komb), vet dhe me familje e paska quajtur Ballistin budalla prandaj më nuk jam me Ballistin por tash u bëra me komunistin! A ka të ndalur poshtërsia e komunistëve dhe komunistiktinjave jugosllave të cilët , neve që bënim burgje të gjata na cilësoi si jonormalë! BESA , edhe e kemi merituar sepse nuk ta lamë pjatën e zbrazur ! Ndërkaq, patriotizmi i tyre është pjata apo sahanilëpirës! Sa më e mbushur aq më patriotë bëhen !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura