BEHXHET SHALA: KUR ”MINJTË E KANALIZIMEVE“ U SHNDËRRUAN NË PROFETË DHE KËSHILLTARË TË PUSHTETIT!

(Prishtinë – 08 shkurt 2012) – Ata që i shërbyen Titos e që e luftuan shqiptarinë, në mënyrën më të poshtër po e gëzojnë lirinë! Në aspektin moral e sidomos material! Duke deklaruar se formula e Bacës për liri dhe pavarësi është e barabartë me çmenduri! Dhe nuk është se nuk po u shkon fjala sepse po përdridhen si ngjala! Miqtë e Stanishiqit, të Arkanit dhe Veselinoviqit nuk kanë probleme material e as dyshime në aspektin e pastërtisë morale. Minjtë e kanalizimeve kundër shqiptarisë dhe shtetit, u shndërruan në profetë dhe këshilltarë të pushtetit!
Bashkimi si metaforë në kohën kur jemi të bllokuar me borë
Se jemi deklaruar patriotë nuk ka fare dyshim. Se nuk jemi hiç patriotë nuk ka fare dyshim. Se e duam shtetin është mashtrim verbal dhe se e dhunojmë shtetin është fakt banal! Trimërinë e blejmë me euro dhe dollarë, frikën e mbulojmë me denarë dhe dinarë! Të Irakut a të Serbisë, të Sllobës apo Sadamit është finesë teknike po ama që e shesim prapanicën, si pjesë të fytyrës është e vërtetë faktike! Ani kur e ulim prapanicën – fytyrën në karrike të buta, harrojmë se ka Zot dhe se çka është tuta! Krenohemi me moral të gjinisë mashkullore në kohën kur i shkelim bishtin edhe maces pa bërë kontrollë nëse është e gjinisë femërore! Është shumë më lehtë t’i pushtosh Himalajet në Nepal, se të gjesh te disa politikaj, gazetarë, analistë, civilistë-moral! Çoftë si kategori psikologjike apo edhe si zëvendësim i vlerave etike!
Kategoria psikologjike nënkupton që së paku të skuqesh në prapanicë – fytyrë kur i shkel dikujt moralin ndërsa sistemi i vlerave etike nuk nënkupton këngët epike dhe promovimi i këtyre vlerave përmes telave të lahutës dhe çifetlisë por që të kesh sjellje qoftë edhe sipas standardeve minimale të njerëzisë!
Populli thotë: ”Kush ka nge, futë rruza në pe“. Ose, kur nuk ke punë të mençur e shkërdhen kohën kot së koti! Merresh me punët e të tjerëve! Më duket se nuk ka popull në botë që e shkërdhen kohën më shumë se kosovarët e Halilit, Migjenit dhe Nexh Mitrovicës! Ose, si do të thonin miqtë nga Shqipëria: ”jemi shkërdhata fare”! Dikush flet për Mollën e Kuqe dhe Dardhën Kakiqke! Për Ilirinë deri në Tunis. Për mbretërinë e Teutës në Kotorr dhe Ilirit në Dalmaci. Për “Lidhjen e Kokainës“ të disa ministrave të qeverisë në Kolumbi. Për pastrimin e parave të pista në Dubai, Turqi, Shqipëri, Serbi dhe Kroaci! Për prostituimin e “elitës“ intelektuale dhe për një pjesë të estradës si shtresë e kastruar nga çdo vlerë morale! Se dikush e paska shaluar mbesën e Sllobodanit ndërsa në mbrëmje paska marrë pjesë në aheng në synetinë e Draganit! Apo, se i pari i vendit nuk bëka asgjë veçse po e rrjep shtetin, po e forcon pushtetin duke e tradhëtuar interesin kombëtar, duke u rreshkur plazheve të Greqisë apo duke ua ngritur bishtin “pelave të Mongolisë“!
Ata që i shërbyen Titos e që e luftuan shqiptarinë, në mënyrën më të poshtër po e gëzojnë lirinë! Në aspektin moral e sidomos material! Duke deklaruar se formula e Bacës për liri dhe pavarësi është e barabartë me çmenduri! Dhe nuk është se nuk po u shkon fjala sepse po përdridhen si ngjala! Miqtë e Stanishiqit, të Arkanit dhe Veselinoviqit nuk kanë probleme material e as dyshime në aspektin e pastërtisë morale. Minjtë e kanalizimeve kundër shqiptarisë dhe shtetit, u shndërruan në profetë dhe këshilltarë të pushtetit!
E pranoj, jam i pafatë dhe pa ndikim fare prandaj kam mbetur në margjina ashiqare! Mbase emrin e kam bajat sepse nuk quhem Berat! Më mirë do të më trajtonte vendi po të mbaja emrin e një shpendi! I cili aterroi në maja të pushtetit, jo duke fluturuar me flatrat e shqiponjës njëkrenare por duke luajtur prapanicën sipas standardeve ndërkombëtare! Po del se më mirë paska qenë me i shërbye Serbisë dhe Rusisë se me shkuar pas Demaçit dhe Nënë Shqipërisë!
Volla nga inati kur pashë se kush ishte në promovimin e “Gjarprinjëve të Gjakut“, të shkruar nga Demaçi i krisur fare 55 vjet më parë mirëpo nga kjo doli diçka pozitive pasi kuptova definitivisht se jam krejtësisht i marrë! Kam rrjedhur fare; nuk po kuptoj asgjë nga zoologjija e lëre më nga biologjija. Nuk po i dallojë cilët ishin gjarpinj, hardhucë, zhapinë, krokodilë, bretkosa apo aligatorë por se që në mesin e tyre ishin disa zvarranikë që i lëvyren çdo pushteti, e nënshkruaj me dorë! E duan Demaçin kur u vjen veja te bytha apo kur u bëhet truri me lytha! Pranoj botërisht se bëra një gabim sepse te ta bytha dhe lytha janë në një vend prandaj të thuash se kanë tru është krejtësisht pa mend!
Të paaftë për të ndërtuar ardhmërinë e shtetit që shumë e kemi gjakuar, disa prej hajdutëve dhe spekulantëve në politikë po përpiqen të ndërtojnë një të kaluar! Prandaj, kur të bëhet plus – minusi, tangentat e funksionimit të shtetit, nuk është aspak vështirë të shpjegohen mekanizmat e marrjes dhe mbajtjes së pushtetit! Po çfarë Makiaveli, Bizmarku, Napoleoni apo Cezari kur të gjithëve ua kalon Xhehajdin Kali! Prodhim vendor i mbuluar me lytha që masën trunore e ka te bytha. Ky diversion anatomik, na ka shndërruar në popull historik!
Prandaj, punët po na shkojnë shumë mbarë dhe është për çudi se si po funksionon shteti, me kësi xhemati dhe mileti! Merreni me mend në vend se të ulen dhe bisedojnë për shtetin, janë shndërruar në korba që e gjakojnë pushtetin! Janë shndërruar në Homera (të verbër) të politikës dhe janë dhënë pas prostitucionit dhe erotikës! Interesi shtetëror dhe kombëtar peshohet me euro dhe dinarë!
Mendova ta bëjë një analizë për Jugun, perëndimin, lindjen dhe posaçërisht për veriun por e lashë fare sepse po më thonë se për analiza të zeza po ia qëlloj si shpendkeqja grabitçare! Por, definitivisht: ”frynë veriu, po mërdhinë Zana, dikujt këtu do t’i kahet nana“!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura