BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: KUSH E NDALOI NJË TREN, PËR … PERZEREN?!

 Prishtinë, 17. 01. 2017: (M’rrou, t’rrou , brisku i Hashimit) Ishim para shpërthimit të një lufte, me pasoja të përmasave botërore. Edhe një herë Kosova , falë fluskave të sapunit të Serbisë , Vuçiqit, vojvodë Nikoliqit dhe palaqos Gjuriqit u mobilizua , më tepër për rrëzimin e qeverisë Mustafa se sa për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës dhe sovranitetit të saj të cilat , deshëm ta pranojmë apo jo , nuk e kemi , as të parën e as të dytën . E kam fjalën për veriun e Kosovës që është i okupuar nga Serbia ndërsa vetëm shtegtarja e rrugëve të Brukselit e njohur si mashtruese ordinere që, me një alkimi formulën e së cilës vetëm ajo e dinë , këtë okupim klasik na e shet sikur shtrirje të institucioneve të Kosovës në veri . Në po të njëjtat valë është edhe një analfabet 100% në politikë siç është kultivuesi i peçurkave i cili , vetëm në Kosovë arriti të bëhej kryetar komune dhe i cili thotë se Mitrovica është e bashkuar ndonëse 16 vite pas përfundimit të luftës është ndarë që nuk ka ndodhur në asnjë vend në botë ku ka pasur konflikte apo lufë të armatosur. Qytetet kryesisht ndahen gjatë luftës ose menjëherë pas përfundimit të saj në mënyrë që gjatë një periudhe kalimtare, përmes bisedimeve përsëri të bashkohet . E kemi rastin më bindës për këtë qytetin e ndarë të Berlinit i cili pastaj u bashkua , pasi u bashkua edhe Gjermania. Të thuash se qyteti që ndahet në kohë paqeje po ndahet pikërisht për t’u bashkuar do të thotë që, ose jeni budalla me letra , ose nuk merrni vesh asgjë e që përputhet me këtë të parën , ose jeni karrieristë i qelbur apo keni gjak të Esat Toptanit ! Ndryshe nuk kuptoj kur thuhet se Mitrovica është një dhe e pandashme. Zezdita Tahriri dhe Agim Bahtriri janë aty diku vetëm se nuk besoj se kanë marrë gjak nga ndonjë pasardhës i Esat Pashë. Ose, unë jam ma më injorant se këta dy bashkë që nuk përjashtohet ! Zezdita është mashtruese e paskrupullt dhe shoqe e Hashimit i cili e shpiku një post sipas masave dhe cilësive të saj ! Kjo farë mashtruese , për çdo pordhë të Beogradit i shkruan Brukselit thuaja se Mogerini nuk ka punë më të mençur se të merret me përrallat e saj ! Në fund të fundit , Beogradi po e mbanë të okupuar veriun e Kosovës me pëlqimin dhe ndihmën e Mogerinit dhe kompanisë ndërsa këtyre tanëve ua ka futur dy këmbë në një opingë , tash këpucë firmato Prada , duke u thënë se veriun mund ta integroni vetëm me mjete paqësore në kohën kur një aleancë ushtarake dhe politike u detyrua ta bombardojë këtë shtet “ paqësorë “.

Agim Bahtriri është i lindur të bëhet yll i estradës. Së bashku me Artisten e Merituar të Popullit , Linda Morinën mund ta formojë një duet sikur që ishin Sajmon dhe Garfankëll të njohur me melodinë instrumentaliste , Fluturimi i Kondorit ( Shqiponjës ) . Linda është plotë shqiponja në trupin e saj por edhe mbathjet . Edhe kësaj rradhe Hashimi i rrou të tjerët sepse reagoi i pari duke “ urdhëruar “ që të ndalet treni me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet ! Hashimi fejsbukun po e përdorë sikur të ishte stringer , më shumë për të goditur politikanët e vendit se aradhën e vojvodë Nikoliqit me çetnikët e Serbisë dhe çetnikët e rinjë të Isës ( zkryeministrin e “ Kosovës “, Stojanoviq, ministrat Jevtiq dhe Mariq ) etj. Së pari, treni i Putinit me kondukter Gjuriqin as që ka planifikuar të hyjë në Kosovë por për qëllim ka pasur tensionimin e situatës dhe ngritjen e adrenalinës patriotike – folklorike të shqiptarëve të kosovarizuar dhe vazhdimin e lojës cic – mic me ne! Sikur edhe lujtjen e rolit ë viktimës para faktorit ndërkombëtar . Serbia po bën përpjekje të gjej azil në prapanicën e Trampit por duke i mikluar topet e Putinit gjë që del të jetë mision i pamundur ! Kur e lexova “ urdhërinë e prerë “ të presidentit Thaçi që , për shkak të mosveprimit të institucioneve përgjegjëse për ta ndaluar trenin e Putinit të hyjë në Kosovë , ka urdhëruar mobilizim të përgjithshëm të Policisë së Kosovës , me injorancën time mendova se Hashimi e paska shkarkuar Isën , Kadrinë dhe Skenderin sikur edhe njëshin e AKI–së, se e paska shpërndarë Kuvendin e Kosovës dhe e paska shpallur gjendjen e jashtëzakionshme ! E pranoj se më hyri frika në palcë , rreth palcës dhe në organet që puna e tyre varet prej palcës kurrizore ! Prapanica , në radhë të parë! Por , kur ta donë, ta donë ! Nga ankthi dhe makthi më nxorri një postim gjenial i komandant Remit , vëllaut hitorik të Romulit i cili tha se ( kam nderin ta citoj nëse kam kapacitet ): “ presidenti Thaçi e kreu detyrimin kushtetues duke mos e lejuar hyrjen e treni të Serbisë në Kosovë “ . Shkurt , shumë qartë , bindës , inteligjent , përshkrues , analitik dhe parashikues ishte ky vlerësim i Remit , autorit të disa librave me orientim dhe vlerë ev(u)ropiane, të cilat, ndonëse i kam lexuar disa herë , asgjë nuk kam kuptuar ! Mbase kapaciteti im intelektual është pengesë objektive për këtë moskuptim ! Edhe Kadria i mëshoi sikur Remi për dallim që postimi i Remit ishte simfoni intelektuale dhe politike prandaj po dorëzohem para tyre sepse nuk kam kapacitet intelektual , politik , njerëzor , kombëtar dhe moral të vë në dyshim këto vlerësime.
Po Isai , ku ishte
Isai nuk foli deri sa u fal Bajrami . Është interesant që kishte analistë që u dëshpëruan pse treni i Putinit nuk hyri në Kosovë në mënyrë që ta përdorin si kërkesë shtesë për rrëzimin e qeverisë Mustafa e sidomos të Isa Mustafës . Nuk pajtohem me Isa Mustafën për shumë gjëra po e konsideroj ligësi të skajshme që në mënyrë aq të paskrupullt të keqpërdoret një situatë që , në fund të fundit u kushton të gjithëve ; Isa Mustafës , Hashimit , Kadrisë , Albinit, në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi vetëm për t’i përmbushur synimet për pushtet , pa shtet . Raportet me Serbinë nuk janë çështje apo vetëm përgjegjësi e këtyre që aktualisht janë në pushtet por edhe përgjegjësi e atyre që duan të vinë në pushtet. Është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve të Kosovës . Ndërkaq , për të ardhur në pushtet janë zgjedhjet , është vota e qytetarit , vullneti i votuesit ! Kjo duhet të respektohet , pavarësisht a pajtoheni me një subjekt politik apo jo ! Demokracia më e keqe është më e mirë se anarkia më e “ organizuar “ . Isa Mustafa është kryeministri më i sulmuar dhe më së shumti është penguar në punën deri me tani . Nga opozita vetkuptohet por edhe partneri qeverisës nuk ka qenë shumë i mëshirshëm me te duke e goditur nën brezë sikur edhe nga disa deputetë të partisë që e drejton . Ata që e kundërshtojnë botërisht që mund të konsiderohen se kanë një ndershmëri dhe ata që janë të mëshehur që mund të konsiderohen si të padrejtë dhe të pamoralshëm! Edhe nëse Isa Mustafa do ta drejtonte trenin Beograd Mitrovica e Rakiqit , nuk e besoj se do të sulmohej më shumë se që ishte sulmuar diteve të fundit . Madje , një gazetar veteran që shquhet me sensor të nuhatjes që automatikisht aktivizohen gjatë ndërrimit të pushteteve , rrëshqiti duke kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës që është njëjtë sikur të kërkosh që Papa Françesku të bëhet synet ! Duket se kësaj radhe sensorët e ndryshimeve i janë bllokuar nga overdoza e kafes Prince . Isa nuki kishte pse të jepte dorëheqje sepse treni mbeti në Rashkë . Madje , po të kishim politikanë që shohin pak më larg se hunda e tyre apo që largpamësinë e tyre nuk e identifikojnë me dioptrinë + , treni as që do të duhej të pengohej të hyjë në Kosovë dhe ROSU nuk do të dërgohej në Jarinje por në stacionin hekurudhor të Mitrovicës . Me të mbërrirë ky tren ( mendoj se as që ka pasur qëllim të hyjë në Kosovë ) , do të arrestoheshin të gjithë për kalim ilegal të kufirit ndërsa treni do të përfundonte në Fushë Kosovë dhe do të përdorej për qëllime humanitare siç është strehimi i atyre që nuk kanë ku të vendosen . Së paku për këta muaj të dimrit ! Për mua është shumë më i rrezikshëm muri ndarës , Asociacioni i Beogradit si dhe pjesa çetnike e qeverisë Mustafa që po e pengojnë ushtrinë e Kosovës, se një tren me porosi shoviniste. Nëse keni pasur mundësi të shkoni në pjesën veriore të Mitrovicës , ku me asnjë shenj dhe me asgjë nuk identifikohet me Kosovën atëherë ajo ikonografia e trenit fatkeq paraqet një hap të madh drejt tolerancës ndëretnike. Mos e dëgjoni Zezditen dhe partnerin e Linda Morinës në muzikë , Agim hiççkafin si dhe pjesës së haxhilerëve të bisedimeve të Brukselit që deklarojnë se veriu është integruar dhe po integrohet në Kosovë . Veriu është më Serbi se çdo vend në Serbi dhe as era Kosovë nuk i vjen. Së paku kështu e shoh unë me injorancën time sepse , gjatë vizitave zyrtare ( burgut ) atje kemi shkuar në mënyrë klandestine , me vetura pa tabela të regjistrimit , sikur në Kolumbinë e Eskobarit dhe Meksikon e kartelit të Sianaloas apo Zetas. Me mua kanë qenë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe pastaj thuani se atje është Kosovë !
Rreziku nga lufta
Varrmihësi i Serbisë dhe ardhmërisë së popullit serb , vojvoda Nikoliq po u bjen trumpetave të luftës duke kërcënuar se do të jetë në ballë të kësaj lufte nëse serbët rrezikohen nga shqiptarët . Se do ta dërgojë ushtrinë e Dikoviqit në Kosovë . Pordhë e ftohtë nga një mbetje mortore politike siç është vojvoda i tredhur në kokë , Nikoliqi. Nikoliqi mund të ketë vrarë ndonjë kroat , boshnjak apo shqiptar si paramilitar i Serbisë , mund të ketë dhunuar ndonjë femër në këto vende apo mund të ketë plaçkitur ndonjë pronë të huaj në luftën e fundit po ky nuk është i luftës. Ky varrmihës ka shkuar vetëm në të sigurt ku nuk i është rrezikuar jeta . Merreni me mend se çfarë trimi është ky farë çetniku kur ka frikë nga Enver Hoxha i Therandës e jo i Gjirokastrës . Deshi të vijë në Kosovë por u zbothë nga kërcënimi i Enverit se do të arrestohej , nëse vjen në Kosovë! Pasi i mbushi brekushet me prodhime fiziologjike , u arsyetua se ia kanë keqtrajtuar sigurimin ! Serbia nuk mund ta sundojë më Kosovën . Luftën e lavdishme të UÇK-së e patën filluar një grusht patriotësh dhe idealistësh , pa pregatitje ushtarake dhe pa armatim . Sot janë 20.000 ushtarë dhe policë të Kosovës të stërvitur mirë , me armatim shumë më të mirë se që kishte UÇK-ë , që në rast nevoje , në një afat të shkurtër mund të stërvisin dhe aftësojnë për luftë edhe 80.000 qytetarë të Kosovës . Nëse serbët kanë motiv të luftojnë dhe vdesin për tokë të huaj , pse ne nuk do të kishim motiv të vdesim dhe luftojmë për vendin tonë ! Serbia nuk e donë luftën por me bizantinizmin politik do ta merr pjesën veriore të Kosovës , pjesë të Anamoravës dhe të Llapit nëse do ta ketë pëlqimin e faktorit vendosës ndërlombëtarë . Në afatin 20-25 vjeçar mund të ndodhë kështu dhe Kosova me disa territore tjera shqiptare të bashkohet me Shqipërinë . Në të kundërtën , me forcë Serbia nuk do ta merr as edhe një centimeter të territorit të Kosovës sepse Serbia më nuk ka dhëmbë për të kafshuar . Mirëpo , kam frikë se është një disponim ndërkombëtar që të ridefinohen kufijt e shteteve të Ballkanit . Prandaj duhet të pozicionohemi dhe të bëhemi gati për çdo situatë të mundshme. Nuk ka gjasa që Serbia ta mbajë më Kosovën sepse duhet t’i ketë së paku 150.000 ushtarë në Kosovë. Prandaj, nuk duhet t’ia kemi frikën Serbisë por vetes sonë !
Humbja e frymëzimit
Imagjinata dhe frymëzimi më janë shtrirë për toke. Kam marrë masa të këndelljes prandaj e kam lutur një mikun tim që t’i sigurojë të gjitha veprat artistike muzikore të këngëtares së mirënjohur kombëtare , Linda Morinës . Gjithashtu , kam nevojë për analizat dhe ligjeratat politike të eruditit kombëtar dhe politik , Zafir Berishës. Më tej , më duhen edhe tekstet e përballjeve taktike dhe strategjike të Agim Bahtirit me të cilat e bashkoi Mitrovicën. Për fund kam nevojë për orë plotësuese të Remit në mënyrë që t’i kuptojë qasjet e tij integruese e(u)vropiane . Në mungesë së kohës së çmuar të Remit , ate mund ta zëvendësojë edhe shkruesi i vërtetë i librave . Me ndihmën e tyre dhe të Zotit besoj se mund t’ia dal. Gëzuar Shqipërinë e bashkuar sepse drejt asaj jemi duke shkuar apo po atje po na dërgojnë proceset.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More
Osllo, 23 prill 2019: Për bashkësinë ndërkombëtare (paralelisht me faktorizimin e UÇK-s), ishte më rëndësi që UÇK-ja (veçanërisht…