BEHXHET SH.SHALA: STRUKTURAT PARALELE, ILEGALE, LEGALE APO KRIMINALE!

(Prishtinë, 12. 10. 2012) – Me Ramushin (Tahirin) pajtohem se në veri të Kosovës nuk ka struktura paralele. Ato janë në viset e tjera të Kosovës të banuara me shumicë serbe apo komunat e “decentralizuara“. Kështu, në Shtërpcë mund të shfrytëzoni shërbimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë (gjykata, administrate, shëndetësia, arsimi dhe shërbimet e tjera publike). Edhe në Graçanicë, Ranillug, Partesh etj. Këtu kemi struktura paralele me të cilat nuk merret askush! Për shkak të oportunitetit politik dhe ruajtjes së qetësisë dhe situatës së sigurisë e cila cilësohet si: ”e brishtë por stabile “! Këtu me krenari valon flamuri i Serbisë ndërsa flamuri i Tina Kajdanov nuk duket gjëkundi!
Liria e fjalës në thesin me fusnotë
Ditëve të fundit u çua shumë pluhur pas një deklaratë apo intervistë të këshilltarit të presidentes Atifete Jahjaga, z. Ramush Tahiri i cili deklaroi se në komunat veriore të Kosovës të cilat udhëhiqen nga strukturat kriminale të Serbisë nuk paska struktura paralele, se ato paskan kontribuar për mbajtjen e rendit dhe qetësisë duke mos lejuar të krijohet kaos dhe se presidentja e Kosovës qenka takuar me ato struktura apo qytetarë serbë në përpjekje që ata të integrohen në shoqërinë kosovare. Se çfarë media kemi nuk kam nevojë ta përsërisë sepse një numër jo i vogël i këtyre medieve janë pjesë e prostitucionit informativ apo pjesëtarë të eskadroneve për ekzekutime morale të cilat i paraprijnë edhe ekzekutimeve fizike. Dua të theksoj se në toplistën e pushkatimeve mediale ditëve të fundit prijnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi dhe këshilltari politik i zonjës Jahjaga, Ramush Tahiri. I pari sepse e paska thënë një të vërtetë për deputetët e kontrabanduar të këtij Kuvendi që paskan hyrë me vota të vjedhura, ndërsa i dyti sepse paska pasur guxim ta shfaqë një mendim të tij personal për një çështje që po na shkakton ankth, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë. Qoftë edhe të gabuar! Tash po peshohet kredibiliteti moral i Jakup Krasniqit nga disa llaskucër të cilëve nënat e tyre në vend të ninullave shqiptare gjatë vurjes në gjumë ua kanë kënduar përcaktimin e tyre shpirtëror, politik, kombëtar dhe moral: “druzhe Tito, mi ti se kunemo da sa tvoga puta ne skrenemo“ (shoku Tito, ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të shmangemi)“. Nëse vetëm jeni shfletues të medieve keni pasur rastin të bindeni se moti Jakup Krasniqi nuk ka qenë i përfaqësuar në ballina të disa bordeleve informative sikur javën e fundit. Jakup Krasniqi nuk është i paprekshëm, as në pikëpamje të kontestimit të deklaratave apo veprimeve të tij në të kaluarën e as sot. Mirëpo, duhet të nisemi nga fakti se njeriu ndryshon gjatë jetës së tij. Për të mirë apo për të keq! E pse mos t’i lejohet që ta përmirësojë një gabim?! Apo ta bëjë gabimin e radhës! Ramush Tahiri është njohës i shkëlqyer i zhvillimeve politike në Kosovë dhe hapësirat shqiptare.

Kryetarët e komunave në veri të Kosovës, që financohen nga Republika e Serbisë!

……………………………………………………..

Përcaktimin dhe përmbajtjen e tij kombëtare vetëm i marri mund ta kontestojë! Aktualisht është i punësuar në organizatën joqeveritare e quajtur Presidencë apo Malla Jugosllavija! Është një ndër të rrallët aty që mendon dhe flet shqip! Dua që edhe unë të polemizoj me Ramushin rreth deklaratës së tij. Absolutisht nuk pajtohem që strukturat ilegale siç i quan Ramushi të kenë kontribuar në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë në atë pjesë të okupuar të Kosovës dhe se kanë legjitimitet meqë paskan votën e qytetarëve të atjeshëm. Këto struktura janë kriminale dhe dorë e zgjatur e Serbisë e cila ka qenë përgjegjëse për menaxhimin e krimit të organizuar, tregtimit me narkotikë, vrasje, zhvatje dhe prostitucionit. Menaxhimin e aktiviteteve kriminale e kanë bërë bashkë me strukturat kriminale të jugut të Kosovës, kriminelë të sofistikuar dhe politikanë të korruptuar. Kosovarë me origjinë shqiptare! Legjitimitetin e “përfaqësimit“ dhe të menaxhimit” politikë” e kanë siguruar edhe nga OSBE, UNMIK si dhe kapobandat e Policisë së Kosovës me komandant Milija Millosheviqin! Këta kanë ndihmuar si logjistikë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ndërsa Policia e Kosovës i ka siguruar vendvotimet dhe kutitë ku janë hedhur votat! Prandaj e kontestoj legjitimitetin e votës sepse zgjedhjet janë organizuar në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Me Ramushin pajtohem se në veri të Kosovës nuk ka struktura paralele. Ato janë në viset e tjera të Kosovës të banuara me shumicë serbe apo komunat e “decentralizuara“. Kështu, në Shtërpcë mund të shfrytëzoni shërbimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë (gjykata, administrate, shëndetësia, arsimi dhe shërbimet e tjera publike). Edhe në Graçanicë, Ranillug, Partesh etj. Këtu kemi struktura paralele me të cilat nuk merret askush! Për shkak të oportunitetit politik dhe ruajtjes së qetësisë dhe situatës së sigurisë e cila cilësohet si: ”e brishtë por stabile “! Këtu me krenari valon flamuri i Serbisë ndërsa flamuri i Tina Kajdanov nuk duket gjëkundi! Ramushin e sulmuan të gjithë madje edhe Zezdita Tahriri e cila u frikësua se mos Ramushi, si politikan i rryer dhe dinak paska plan apo strategji ta eliminojë ate si kryenegociatore duke e lënë pa punë! Dikush thotë se intervista e Ramushit mbase qenka si balon provues për të testuar reagimet e opinionit për bisedimet e ardhshme politike ku do të merren “ vendime të vështira dhe të dhimbshme “! Se me këtë intervistë po i hapë rrugë edhe presidentes Jahjaga, kryeministrit Thaçi dhe ndërkombëtarëve për këto bisedime. Ramush Tahiri nuk është vendimmarrës dhe për aq sa unë e njoh ai i ikën përgjegjësisë. Ate unë e llogarisë si oportunistin numër 2. Njëshi i pakontestuar është Hidajeti! Atifete Jahjaga nuk ka potencial për bisedime politike me Nikoliqin dhe Daciqin. Sepse, në këto bisedime përfaqësuesit e Serbisë do ta “ përpinin me një lugë uji”! Thaçi është vendimmarrës dhe lojtari kyç në këto bisedime prandaj është i ledhatuari i baroneshës së Brukselit dhe bosëve politik të Vashingtonit! Prandaj edhe është i pakontestueshëm! Për momentin! Ndërkombëtarët nuk janë fer me Kosovën. Ata bëjnë politikë në shumë binarë me Serbinë ndërsa ndaj Kosovës e kanë vetëm diktatin dhe kushtëzimin si dhe kërcënimin si mjetin më “ demokratik “ për arritjen e qëllimeve politike. I bëjnë lëshime Serbisë duke e vënë Kosovën në shtratin e Prokrustit! Veriun e Kosovës e kanë krijuar ndërkombëtarët dhe e kanë “mirëmbajtur” gjithashtu ndërkombëtarët. Krimin e organizuar dhe korrupsionin e kanë lejuar ndërkombëtarët sikur që i kanë përligjur “vjedhjet industriale të votave” duke lejuar një kuvend të kriminalizuar që është shndërruar në një mekanizëm votues për ligje dhe vendime të trukuara. Do të ishte shumë interesante të bëhej një test për përcaktimin e inteligjencës së deputetëve të këtij Kuvendi. Rezultatet mbase paraprakisht do të ishin të ditura dhe jobefasuese. Për një numër të tyre. Zezdita e sulmon ashpër Ramushin në kohën që me këmbë e duar ka pranuar që dokumentet kadastrale origjinale të mbeten në Beograd ndërsa Kosova, si shtet i ri që është të pajiset me fotokopje të reja të këtyre dokumenteve. Në këtë mënyrë u ka bërë shërbim mafisë politike të Kosovës e cila ka privatizuar apo tjetërësuar me mijëra hektarë të pronës publike dhe shoqërore të cilët për këto privatizime dhe tjetërsime kriminale thirren pikërisht në dokumentet kadastrale “origjinale“ të fotokopijuara! Po të ktheheshin dokumentet origjinale nuk do të ndodhte që disa kryetarë të komunave të privatizojnë qindra – mijra hektarë të pronës publike në kohën kur nuk kanë pasur tokë ku do të vendosnin prapanicat e tyre me brekë të shqyera! Apo disa ministra dhe kurva të tyre! Mashkullore dhe femërore! Të gjithë po e akuzojnë Ramushin se nuk duhet të bisedohet me strukturat paralele sepse në këtë mënyrë do të përligjnim statusin e tyre! Padije e skajshme e të bërit politikë! Po Tadiqi, Bogdanoviqi, Borko Stefanoviqi, Nikoliqi dhe Daciqi?! Kush na qenkan këta me të cilat bëka të bisedohet ndërsa jo edhe me kryetarët e komunave ilegale! Po ndërkombëtarët me kend po biseduakan në veri?! Duhet të bisedohet me ata që shkaktojnë probleme sepse ata edhe mund t’i zgjidhin problemet. Bisedimet me Serbinë janë të pashmangshme. Kush nuk e kupton këtë është ndër lule! Kush thotë se këto bisedime mund të pengohen apo kushtëzohen nga Kosova është analfabet politik! Moti jemi ngulur në kunjin e Rambujesë! Tash, sa më shumë të lëvizim do të ngulemi më thellë! Ndërkombëtarët na i kanë prerë rrobat. Jo sipas masës dhe shijes sonë por sipas projekteve të tyre politike. Ata po e shndërrojnë Kosovën në një shtet besharet. Në një shtet jofunksional me kufinj të jashtëm të pandryshuar por me një ndarje të brendshme në dy entitete politike dhe etnike. Serbe dhe shqiptare! Të cilat nuk do të mund t’i mbijetojnë kohës dhe për pasojë, ose do të shkaktojnë konflikte të armatosura në të ardhmën ose do të krijohen shtet në baza etnike. Multietniciteti si koncept i rregullimit të shtetit nuk ka ardhmëri në Ballkan apo në Evropë! Sidomos jo në Kosovë apo shtetet që janë formuar pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë. E kemi Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë. Lexojini kushtetutat e këtyre shteteve dhe më tregoni nëse gjeni gjurmë të shteteve multietnike. Apo Federatën e B dhe H e cila përbëhet nga tri shtete të ndërtuar ekskluzivisht në baza etnike! Nuk kam dyshim fare se do të bisedohet me Serbinë dhe se pjesë e këtyre bisedimeve do të jenë edhe strukturat kriminale të cilat përmes një katarsis ligjor do të shndërrohen në struktura legale ndërsa një pjesë e tyre mund të përfundojnë në Burgun për Siguri të Lartë në Dyz të Besianës apo pushimoren ekzotike në kapedomin e Pozharevcit. Këtu në fakt mund ta promovojmë multietnicitetin. Në fushën e krimit të organizuar.

……………………………………….

Strukturat serbe në veri – Paralele apo legjitime?

……………………………………..

Unë, këlyshi i Serbisë
Nexhmedin Spahiu njihet si baba biologjik i fëmijëve të tij dhe baba politik i një kombi që kurrë nuk ka ekzistuar e as që mund të krijohet. I kombit kosovar. Nexhmedin Spahiu e ngatërron nocionin komb me gjeografi. Ky e bastardon deri në banalitet nocionin komb. Me logjikën e profesionit të tij si matematikan. Me logjikën e shifrave me sa më shumë zero. Për të kombi ka kuptimin e shifrave. Dhe vlerën e shifrave. Asgjë më tepër. Ai , në shkrimin e tij ose më mirë të them paçavurëm e tij në mes të tjerash thotë se projektin e kombit kosovar e luftojnë këlyshët e Serbisë! As më shumë e as më pak! Ai thotë se kryebaba i kombit kosovar është Nexhmedin Spahiu ndërsa ka edhe baballarë të tjerë si: Shaban Polluzha, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Ahtisari, Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, Lah Nimani, Dervish Shaqa, Fitim Domi, Ali Podrimja, Sabri Fejzullahu, Ferid Zekolli, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Ilir Shaqiri, Adelina Ismajli, Aziz Salihu dhe shumë e shumë të tjerë. Ka harruar ta përmend Sllobodan Millosheviqin, Koshtunicën, Zhan Fransua Fitun, Tadiqin, Sheshelin dhe të tjerët që e mohojnë kombin shqiptar duke favorizuar kombin që i përket Nexhmedin Spahiu. Kombin kosovar. Ata shumë më herët i ndanin shqiptarët në albanci, shiptari, shiftari dhe kosovari. Shumicën e këtyre që i përmend Nexhi i njoh personalisht dhe kur nuk më ka rënë të dëgjoj se ata kanë folur për kombin kosovar. Nuk e kam ditur se edhe Adem Demaçi qenka këlysh i Serbisë pasi nuk e përkrah projektin e kombit kosovar. Në kohën kur e takova Adem Demaçin në llogorin e Stara Gradishkës në përfundim të vuajtjes së dënimit 28 vjeçar verbërisht besoja se jemi në burg për të njëjtin ideal, për lirinë e shqiptarëve. Unë kam bërë gati 9 vjet burg duke menduar se jam në të njëjtën vijë me Adem Demaçin, Fehmi Lladrofcin, Hafir Shalën, Idriz Hysenin, Hysen Shurdhanin, Rexhep Malën, Skender Kastratin, Remzi Ademajn dhe shumë të tjerë që bënin një sacrificë të vogël duke e kryer detyrën kombëtare në ndërkohë që sakrifica e Nexhit nuk ka zgjatur as 9 sekonda. Nëse ka zgjatur edhe aq! Nexhi është i ngatërruar me konspiracione dhe pozita më e lartë e tij ka qenë këshilltarë i politikanëve që pastaj kanë dështuar. Sikur që është i dështuar edhe Nexhi me idenë e tij bastarde për projektin e kombit kosovar. Nexhi ishte rrogëtar i Dellit dhe Pushikarit gjatë votimit të trukuar për zgjedhjen e Gjet Macollit për president. Me shpresë se do të bëhet pjesë e grazhdit të tij! Qëllimi i mbrapshtë nuk përfundon kurrë mirë! Kështu u përmbyllë edhe lëvyrja e Nexhmedin Spahiut! Mbeti pa grazhdë dhe pa nder nëse nderi është ende kategori morale apo e ka atë kuptim! Nexhmedin Spahiu, na tregove se ne që e kundërshtojmë projektin e kombit kosovar jemi këlyshë të Serbisë po më trego ti mua që ti që e shtynë me interes dhe këmbëngulësi idenë bastarde për kombin kosovar këlysh i kujt je?! Në këtë kierarki ke avancuar shumë sepse edhe për shkak të moshës dhe meritave që i ke nuk mund të llogaritesh vetëm këlysh. Je diçka më i madh! Shumë më i madh!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura