Prishtinë, 29 qershor 2017: Sipas të gjitha rregullave juridike, morale dhe religjioze e kemi të ndaluar ta themi të pavërtetën (gënjeshtrën, mashtrimin), me ndonjë përjashtim të rrallë si kur e gënjejmë armikun dhe vetveten. E vërteta është tepër e vlefshme për njeriun, shoqërinë dhe shtetin, prandaj ka aq shumë shkenca që e studjojnë të vërtetën, të vërtetën objektive (të jashtme), ndërsa të vërtetën subjektive ligji na obligon ta themi kur ftohemi si dëshmitar, por nuk jemi të obliguar t’ia themi secilit, përpos atyre që e meritojnë atë.
E vërteta shpesh mund të jetë e hidhur në fillim por ajo del në dritë, ndërsa gënjeshtra në fillim duket e bukur (e hijshme) por gjithmonë përfundon te e shëmtuara.
Se sa e shëndoshë dhe e lumtur është një shoqëri besoj varet shumë edhe prej asaj se sa ajo është e vërtetë, për këtë arsye për të vërtetën sakrifikojmë dhe e himnizojmë atë (në dritë të së vërtetës) dhe duhet ta urrejmë të pa vërtetën dhe mashtrimin, i cili na shpie ose na mbanë në errësirë.
Vetëm shoqëria njerëzore jeton në bazë të rregullave morale, përkatësisht njeriu nuk mund të jetoj jashtë saj.
Postime të Lidhura
DR.MATHIEU AREF(ARIF MATI): NJË REFLEKTIM PËR FILOZOFINË
Paris, 24. 04. 2015 – Fjala “filozofi” është e përbërë nga “φιλεῖν, filein” (“dashuri”) dhe “σοφία, Sofia” (“dituri”).…
PUSH: REAGIM PËR RASTIN E NËNSHTETËSISË MDAJ AVDULLA IBRAHIMIT
(Tetovë, 21. 02. 2013) – Javën që shkoj Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, duke…
ARCH.YLBER VOKSHI-YLLI: KONFERENCA E ARKITEKTËVE NË TIRANË – ‘PLANIFIKIMI URBAN DHE PEIZAZHI HISTORIK I QYTETIT’
Prishtinë, 20. 06. 2014 – Më 17 qershor 2014, në Tiranë u mbajt konferenca e parë mbarëkombëtare e…
A MUND TA PËRCAKTOJNË ZGJEDHJET LOKALE EDHE QEVERISJEN QENDRORE!
A MUND TA PËRCAKTOJNË ZGJEDHJET LOKALE EDHE QEVERISJEN QENDRORE! Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 20 Nëntor…