CENË PUSHKOLLI: A JANË KRIJUAR KUSHTET PËR RIBASHKIMIN TONË KOMBËTAR?

Prishtinë, 12. 06. 2015 – Ribashkimi Kombëtar Shqiptar them se tani është i mundshëm dhe për këtë janë krijuar të gjitha kushtet. Bile-bile tashmë çdo dilemë rreth Ribashkimit Kombëtar Shqiptar është hequr. Arsyet për këtë konstatim janë të shumta. Shqiptarët por jo vetëm shqiptarët e Kosovës tash e sa vite janë duke e shfrytëzuar Shqipërinë për të pushuar në bregdetin e saj. Nëpër plazhet e Shqipërisë ku më pak e ku më shumë njeriu has në qytetarë të Kosovës që nuk janë Shqiptar. Madje toka e Shqipërisë është duke u shfrytëzuar për shumë shtetas të ndryshëm për të kaluar “transit” Shqipërinë. Qytetarët e Kosovës por jo vetëm të Kosovës realisht e kanë më lirë për të pushuar në bregdetin e Shqipërisë se sa në çdo vend tjetër. Gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk shënohen madje as incidentet më të vogla. Policia e Shtetit të Shqipërisë Londineze është e kujdesshme që pushuesve nga trojet shqiptare tua lehtësojë pushimin sa më shumë që është e mundur në Shqipëri. Edhe pse pushuesit nga Kosova që vijnë në Shqipëri si valutë të tyren e kanë Euron, fare nuk e kanë problem që atë valutë ta konvertojnë në Lekun e Shqipërisë.
Begatit tokësore, nëntokësore dhe ujore të Shqipërisë janë garanci e mjaftueshme se me Ribashkimin e të gjithë Shqiptarëve në një Shqipëri Etnike, ka mundësi jo vetëm të prosperojë Shqipëria por edhe të gjithë qytetarët e saj të jenë të punësuar dhe të jetojnë sipas standardeve Evropiane. Në atë Shqipëri (Etnike) edhe viset tjera siç është Kosova me begatitë e saja natyrore do ta ndihmonin një prosperim të tillë.
Shqiptarët e Shqipërisë Londineze përveç klikës politike ata tashmë janë duke vepruar plotësisht në harmoni me kushtetutën e Shqipërisë, çka donë të thotë se ata janë prezent pothuajse në çdo aktivitet të Kosovës …!

Shqiptarët çdo ditë e më tepër janë të bashkuar, madje edhe martesat e qytetarëve qofshin ata të Shqipërisë apo të pjesëve tjera të Shqipërisë Etnike janë duke u bërë gjithnjë e më tepër.
Shqipëria Londineze tashmë është pjesë e NATO-s besa edhe e BE-së, prandaj do të ishte mirë që sa më parë ta përvetësojë dhe ta praktikoj përdorimin e EURO-s në jetën e përditshme, edhe pse siç thamë më sipër kjo çështje fare nuk paraqet problem për ta konvertuar Euron në Lekun e Shqipërisë.
Është mirë që klika politike e Shqipërisë Londineze në krye me zotërinjtë Bujar Nishani, Edi Rama, Ilir Meta…, Sali Berisha…, klika politike e Kosovës në krye me zotërinjtë Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, të angazhohen shumë më shumë në mënyrë që e nesërmja për Ribashkim Kombëtar Shqiptar të ndodhë më lehtë.
Zaten këtë gjë klika politike shqiptare e ka obligim Kushtetues, ndërkaq klika politike e Kosovës dhe jo vetëm ajo politike e ka për obligim angazhimin për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar, ngase është amaneti i gjeneratave të shumta që kanë dhënë jetën për Ribërjen e Shqipërisë Etnike.
Amaneti i Rilindasve dikur, i bacit Adem Demaçi me shokë sot, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar të Kosovës, Adem Jashari si dhe shumë e shumë veprimtarë të kauzës gjithëkombëtare ka qenë dhe është ideja për Ribashkim Kombëtar.
Të gjitha këto që u përmendën janë argumente të mjaftueshme që Ribashkimi Kombëtar Shqiptar të ndodhë.
Rroftë Shqipëria e Ribashkuar, rroftë Shqipëria Etnike.

– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

VIKTIMA LETRARE

Nga Rexhep Kasumaj, Dimër, 2024 Viktima letrare (Mbi lirinë, gjithmonë) 1. Udhëtari i rrallë kishte një trazim. Një…