BEKIM BERISHA (ABE-ja): “SERBËT NUK KUPTOJNË DIALOGUN POR VETËM MARRËDHËNIET ‘ZJARR PËR ZJARR'”

Pashtriku.org, 20 mars 2017: Në serinë e videove që AP po i publikon në faqen e saj zyrtare në Youtube janë edhe ato nga lufta në Kosovë. Video të rralla po publikohen për herë të parë dhe për figura të shquara të kombit, siç është Bekim Berisha – ABE-ja. Në një video të kësaj agjensie, shfaqet Bekim Berisha para një treni të mbushur me polici serbe dhe thotë: “Ne mund ti vrasim por ne nuk jemi terrorist”. Ai më pas në një deklaratë tjetër thotë se “serbët nuk kuptojnë dialogun por vetëm marrëdhëniet zjarr për zjarr”. Abeja ka thënë se “atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes.” Dhe vërtetë më 10 gusht 1998, Bekim Berisha vdes me armë në dorë, në një betejë në Junik.

Për më tepër shikoni videon: 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura