Beqir Elshani: 21 dhjetori – datë historike

Suedi, 10 janar 2021: Jo, jo, qeverinë e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit të Kosovës nuk e rrëzoi ShBA! Qeverinë Kurti e rrëzoi trojka e zezë e Isa Mustafës me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Atëbotë, në vjeshtë të vitit 2019 kryeministër i Republikës së Kosovës me votën e popullit u zgjodh Albin Kurti. Ishte një kthesë e fortë, që populli e priste pas dy dekadash të pushtetit burokratik. Megjithatë, plani i tyre i turpshëm, më 21 dhjetor 2020, ende pa u ngritur në këmbë të veta, dështoi. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kontestoi qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti më 3.06.2020, e cila ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Prandaj me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja. Rrëzimin e kryeministrit zyrtar të Kosovës e kishte ndihmuar një deputet i dënuar për vepër penale – KORRUPSION, Ethem Arifi, i cili me ndërmjetësimin e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, mori pjesë pa të drejtë vote për rrëzimin e udhëheqësit të frytshëm të Kosovës – Albin Kurtin. Kështu Gjykata Kushtetuese qeverinë Hoti e shpalli antikushtetuese. Me këtë vendim të guximshëm për mbrojtjen e së drejtës qytetare dhe juridike Gjykata Kushtetuese e Kosovës fitoi besimin e popullit. Ky është një mësim për të ardhmen e ndritshme, në mënyrë që makinacioneve grabitqare t’u ndalet sulmi i keqtrajtimit fashist nga ana e kryetarit, apo cilitdo zyrtar në qeveri. Tani qeveria e Avdullah Hotit ditët i ka të numëruara – me javë e me ditë. Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje do të veprojë në mënyrë parimore, dihet që Isa Mustafa me kompaninë tij do të vazhdojnë me sabotimin e tyre tradicional gjatë votimit në zgjedhje të parakoshëshme. Prandaj, jo vetëm LV, por edhe populli duhet të jetë vigjilent për sulmin dhe keqpërdorimin burokratik në pushtet, e cila është mbajtur me anën e mafisë, vjedhjes, plaçkitjes dhe nepotizmit. Argumenti më i qartë është plaçkitja e thesarit të shtetit prej dy milionë euro. Duket se korrupsionistët e kanë parandie rrezikun e rënies së qeverisë, prandaj me kohë e kanë zbrazur arkën e shtetit. Këtë dëshmon edhe lutja kryeministrit në detyrë, (jo detyrimi) që në afta prej pesë ditësh të kthehen paratë, megjithatë mrekullia e kthimit të parave nuk ndodhi. Këtu e kanë vendin vargjet e këngës popullore të Hasime Mirashit për mbrojtjen e nderit familjar e kombëtar: “Prit me muej e prit me vjet, pushka e Lilës s’po kërset”.
Në fund të shkrimit shtoj se vendimi për rrëzimin kundërkushtetues të Albin Kurtit kryeministër mban datën simbolike të ditës së dimrit solistik më 21 dhjetor, domethënë në ditën më të shkurtër të vitit. Prandaj kjo datë historike për mbrojtjen e Albin Kurtit nga grushti i trojkës famëkeqe Mustafa-Thaçi-Veseli, përndryshe emrat e dy partive motra LDK-PDK, jo për mirëqenien e popullit, por për plaçkitjen dhe dëmtimin e vendit do të mbahet në mend.

Veprim i papeshuar i kryetarit të Komunës
Sa i përket deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përndryshe ish-zyrtar i VV, se prej Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i penguar të shkojë te varri i Ibrahim Rugovës, duhet këshilluar se pas largimit të tij nga VV duhet të mbajë gojën dhe të mos flasë gjepura. Duhet pasur parasysh se pas largimit të tij nga Partia Socialdemokrate (PSD), të njëjtën gjë mund ta thotë në dëm të zyrtarëve tjerë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Avdullah Hoti, derisa ishte pjesë e Partisë së Bukoshit e shante Ibrahim Rugovën, edhe më keq, shtëpinë e Rugovës e quante çerdhe të krimit. Ku i dihet, mbase një ditë mund të kthehet në djepin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Veprimi i Shpend Ahmetit të kujton mjekun e Pyrros ilire në vitin 278 p.e,s., i cili romakëve u shkroi nëse i paguajnë, do të jetë i gatshëm ta helmojë mbretin Pyrro. Përkundrazi sundimtari romak, Gajus Fabrikusi, në shenjë të ruajtjes së miqësisë në mes dy vendeve – Epirit dhe Romës, letrën e mjekut ia dërgon Pyrros, duke paralajmëruar se në kampin e Pyrros mjeku planifikon helmimin e tij. Kur Pyrroja zbuloi tradhtarin, ia dha pikërisht ilaçin e tij që të provonte efektin farmaceutik, prej nga edhe vdiq. Fill pas zbardhjes së tradhtisë, Pyrroja në shenjë falënderimi i liroi të gjithë të burgosurit romakë. Megjithatë lideri VV. Albin Kurti, askujt nuk ia dëshiron veprimin e mjekut fatkeq, mirëpo kryetari i komunës duhet të kujdeset ta ruaj shëndetin shoqëror. Në fund shtoj frazën latine se çka i ka hije Jupiterit nuk i ka hije demit (Quod licet Iovi, non licet bovi), prandaj Ahmetin si udhëheqës me përvojë nuk i ka hije të merret me thashetheme. Tekembramja, nuk është ‘tronditëse’ deklarata e kryetarit të komunës, që merret me broçkulla, tronditëse është zhdukja e thesarit në të njëjtin kulm, që me të drejtë do të parashtroja pyetjen se ç’lloj i fisit jeni ju, derisa thesari i shteti vidhet, dhe ju asgjë nuk ndërmerrni?!
Suedi, 6.01.2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura