BESNIK KRYEZIU: DUHET THYER SHABLLONET E POLITIKËS SË PEKMEZIT DHE DARDHAVE TURSHI

Pashtriku.org, 17. 05. 2012 (“Intelektuali pa guxim nuk është intelektual”- Ukshin Hoti) – Përfundimisht po dëshmohet se politika parciale e zgjidhjes së çështjes shqiptare që u artikulua në fillimin e viteve të 90-ta ishte e gabuar, dhe jo që nuk i sanoi pasojat e shkaktarit të vërtetë, por edhe simptomat nuk arriti t´i kuronte dot. Duke mos u zgjidhur përfundimisht çështja shqiptare në Ballkan, shqiptarët e mbetur jashtë trungut amë, në Serbi dhe Maqedoni po terrorizohen dhe përdhunohen si më së keqi.
Kjo që po ndodh aktualisht duhet të na mësoj për një gjë: Nuk mund t´i zgjidhim problemet sot me të njëjtat mendime dhe veprime që i kemi krijuar ato dje.
Fatkeqësisht, politika shqiptare po e bën të njëjtën gjë duke mos qenë në nivelin e zhvillimeve të bujshme që po ndodhin në Ballkan.
Shqiptarët dhe elitat e tyre në Maqedoni dhe jo vetëm atje, duhet të kenë kujdes për zhvillimet politike që po ndodhin dhe që do të ndodhin në ditët dhe javët në vijim.
Në përgjithësi, shqiptarët duhet të reagojnë dhe t´ju paraprijnë këtyre zhvillimeve politike, gjë të cilën fatkeqësisht për momentin nuk po e bëjnë.

___________________________________
ҪURANET E KOSOVES!!!!

___________________________________

Këto zhvillime do të jenë të rëndësishme sepse përfundimisht do ta ndryshojnë hartën gjeografike në Ballkan, që u vizatua dhunshëm dhe padrejtë mbi kurrizin e shqiptarëve. Ora e Shqipërisë dhe shqiptarëve po vjen fuqishëm. Duhet maturi dhe zgjuarsi për ta zgjidhur përfundimisht çështjen tonë dhe paqen e përhershme në Ballkan.
Zgjidhja e çështjes shqiptare përfundimisht dhe në pajtim të plotë me të drejtën e pakontestueshme të popullit shqiptar për të jetuar të bashkuar në një shtet të vetëm, do ta stabilizonte përgjithmonë gjeopolitikën në Ballkan dhe më gjerë.
Krijimi i një shteti të vetëm shqiptar në Ballkan do të krijonte ekuilibra të barabartë politik dhe ushtarak mes popujve shumicë në Ballkan.
Skeptikët dhe ruajtësit e përhershëm të “paqes” në kurriz të shqiptarëve, do të thonë se këto zhvillime po i nxisin qarqet serbe dhe ato maqedonase. Edhe sikur të ishte e vërtetë kjo, përsëri karshi faktorit ndërkombëtar, argumentet janë në dorën tonë, bile shumë më të forta se sa ishin deri më tani.
Përse?
Sepse shqiptarët u dëshmuan për dekada se janë për bashkëjetesë dhe për paqe mes popujve dhe shteteve ku ata po jetojnë. Nga ana tjetër, ato shtete po dëshmojnë se nuk i duan ata dhe me të gjitha mjetet po mundohen t´i shtypin dhe t´i lënë në margjina si qytetar të dorës së dytë, duke i dhunuar dhe vrarë, duke ua veshur lloj-lloj etiketimesh deri edhe të tilla si islamistë terroristë, me të vetmin qëllim për t´i paraqitur si fajtorët të përhershëm para ndërkombëtarëve.
Zhvillimit e fundit në viset e banuara me shqiptarë, treguan qartazi koordinimin që ka politika serbe dhe ajo maqedonase në raport me shqiptarët dhe interesat e tyre, dhe në këtë mes padyshim se ka të bëj edhe Veriu i Kosovës. Në këtë pikë s´ka ndryshuar asgjë, dhe kjo as nuk është gjë e re, por as edhe e çuditshme.
Shqetësuese dhe tepër alarmante është që edhe faktori politik dhe ai shtetëror shqiptar nuk ka ndryshuar qëndrimin e vetë sa i përket politikës antishqiptare dhe antidemokratike të këtyre dy shteteve.
Ka ardhur koha që ky faktor t´i bëj vetes një pyetje esenciale dhe tepër të rëndësishme: Pse duhet në vazhdimësi të ruhet paqja në këto hapësira dhe vetë ekzistenca e shtetit maqedonas duke i dëmtuar rëndë interesat vitale të kombit shqiptar? Pse duhet ta mbanë anën e Maqedonisë sa i përket konfliktit për vetë emrin që Maqedonia ka me Greqinë?
Pa ndonjë mendjemadhësi dhe teprim, them se shqiptarët ishin dhe janë ata që po ja mbajnë “shpirtin” gjallë Maqedonisë. Nëse ata nuk duan të jetojnë me shqiptarët, pse duhet që shqiptarët të jetojnë me ta?!
Atyre duhet bërë edhe njëherë të ditur se shqiptarët nuk po jetojnë në Maqedoninë e maqedonasve, por se ata po jetojnë në pjesët dhe territoret autoktone, të ndara dhunshëm nga trungu shqiptar.
Ky fakt ka të bëjë edhe me shqiptarët e Luginës. Ata po jetojnë gjithashtu në viset e veta, të cilat Serbia i ka pushtuar dhunshëm.
Nëse faktori politik dhe ai shtetëror shqiptar për dekada janë arsyetuar se ne e duam bashkimin tonë por se për këtë po na pengojë ndërkombëtaret, zhvillimet e fundit në këto hapësira do të duhej përfundimisht t´ua hapnin sytë dhe këto arsyetime t´i bënin të paqena.

_______________________________

RELAKSOHU ME POLITIKANET E KOSOVES!

________________________________

Ndonëse mund të duket dhe të vlerësohet si shumë e rëndë, fajtorët e vetëm që shqiptarët nuk po bashkohen janë vetë shqiptarët .
Për fatin tonë të keq po vazhdojmë ta kemi një elitë tepër të korruptuar dhe të pa zonjë për t´i përballur zhvillimet që do të qonin te shteti i vetëm shqiptar.
Kjo elitë po kënaqët me krijesa të gjymta dhe jo funksionale. Po kënaqet duke qenë në krye të katundeve, duke bërë politika për pekmez dhe dardha turshi.
Shqiptarët dhe e ardhmja e tyre politike nuk duhet dhe nuk guxon të mbetet peng e këtyre njerëzve me mentalitet mesjetar, të cilët po nuk i hoqëm qafe kurrë nuk do të “lodhen” duke bërë punë të “rëndësishme” për popullin dhe atdheun.
Rinia intelektuale dhe atdhetare shqiptare duhet të mobilizohet kudo që është, sepse ne nuk jemi vetëm e ardhmja, siç kanë dëshirë të na quajnë këta politikanët e pekmezit, por ne jemi e tashmja dhe vendimtarja për fatet e perspektivës sonë në zhvillimet globale.
Duhet një guxim për të vepruar në harmoni me zhvillimet që po e përfshinë Ballkanin, por edhe Evropën në përgjithësi.
Njeriu që fatin e vet e lidhi me atdheun, intelektuali i madh shqiptar Ukshin Hoti ka thënë: “Intelektuali pa guxim nuk është intelektual”. S´po them se nuk kemi intelektual, kemi, bile me tepricë teknologjike, por të guximshëm nuk kemi, ose kemi fare pak.
Intelektualët e rinj duhet t´i shtyjnë guximshëm proceset përpara, duke thyer dhe shkatërruar shabllonet e politikës së pekmezit dhe dardhave turshi.
Këtu, ndoshta është mirë ta përmendim shkencëtarin e madh të të gjitha kohëve Galileon, i cili rreth viteve 1590 kur studionte matematikën në Universitetin e Pizës vendosi t´a sfidonte Aristotelin në teorinë e tij se nëse i lëshojmë objektet nga 4.5 kg dhe 0.45 kg që të bien në tokë, objekti 4.5 kilogramë do të bie dhjetë herë më shpejt se tjetri prej 0.45 kg.
Mbas, pothuajse tetëmbëdhjetë shekujsh, që të gjithë e pranuan këtë teori, pa e verifikuar kush kurrë. Galileo dëshmoi në praktik se dy objekte të madhësive të ndryshme kur lëshohen nëpër ajër dhe bien në tokë, bien saktësisht në të njëjtën kohë.
E shihni pra, s´kemi asnjë arsye për ta besuar teorinë e politikanëve të pekmezit se bashkimi është i pamundur. Duhet ta bëjmë teorinë tonë, dhe këtë teori t´ua dëshmojmë edhe miqve tanë ndërkombëtarë si të saktë dhe të domosdoshme.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura