BESNIK Z.IMERI: SHQIPTARËT NË UDHËKRYQ

Tiranë, 4 prill 2020: Shqipëtarët, pasi lanë shekullin e fundit të mijëvjeçarit të dytë, kanë futur këmbët në shekullin e parë të mijëvjeçarit të tretë. Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë, shqiptarët, pas rreth dy mijëvjeçarësh, shpallën mëvetësinë dhe i thanë Europës: Për dymijë vjet kemi mbajtur në kurriz tri perandori. Tani duam të jetojmë të lirë në trojet tona stërgjyshore.
Europa, dhelpër e vjetër, u tha; Posi, dakort dhe bëri një gardhim me malet e shqiptarëve. Ju do të jeni të lirë, por brenda këtij gardhi. Shqiptarët mbetën si ata indigjenët e Amerikës brenda këtij gardhimi, brenda këtij rezervati që u caktoi Europa. Por çfarë kishte brenda këtij gardhi ku do të jetonin shqiptarët? Kishte male, gërxhe, humnera, brinjë, lumenj dhe përrenj të thatë në verë dhe shkatërrimtarë në dimër, këneta dhe moçalishte. Ky ishte rezervati që Europa në vitin e mbrapsht 1913 u caktoi shqiptarëve për të jetuar. Një Shqipëri Cung.
Ashtu siç thotë Ismail Qemali, Europa i la Shqipërisë vetëm brinjët dhe kockat, tulet dhe mishin ua hodhi për të ngrënë zogorisë sllavo-helene. Trojet me të mira dhe qëndrat më të lulëzuara mbetën jashtë këtij gardhi, Fushë-Kosova, Çamëria, një kopësht i lulëzuar, Dibra, Prizreni, Gjakova, Peja, Mitrovica martire, Shkupi, Manastiri, Pelagonia, Janina, kryeqëndra e Toskërisë, Preveza, etj,etj. Shpëtoi vetëm Shkodra, kryeqëndra e Gegërisë.
Kur mijëvjeçari që shkoi ishte duke mbyllur derën, trimat, djemtë e Kosovës, i vunë këmbën. Nuk të lemë të ikësh pa na lënë të lirë edhe ne. Hajt sikter u tha Europa. Terroristë. Po djelmnia kosovare e dinte fjalën e urtë: Atë që nuk e bën fjala, e bën palla. Ata i vunë stërkëmbshin mijëvjeçarit plak, e shtynë tutje dhe hynë të lirë në mijëvjeçarin e tretë. Europa, deshi s’deshi, pranoi dhe lejoi një gardhim të dytë për shqiptarët. Por u tha: Gardhi i përbashkët me shqiptarët e Shqipërisë Cung nuk do të prishet. Ju do të jetoni brenda gardhit tuaj dhe të ndarë nga gardhi i trungut amë.
Ndaj shqiptarëve, rreth një shekull e ca më parë, Europa ka kryer një padrejtësi historike, e cila u la me gjakun e shqiptarëve. Edhe një sheleg kur ‘pret’, në fillim i lutesh zotit për mëkatin që po bën. Shqiptarët kanë 140 vjet që janë therrur, djegur, vrarë nga fqinjët ortodoksë si berrat në kasaphanë. Europa, një dëshmitare e ftohtë, ka qëndruar indiferente ndaj kësaj kasaphane të lejuar nga ajo vetë. Ajo si ledi Makbeth nuk e ndali dorën gjakatare të fqinjëve tanë ndaj krimeve kundër shqiptarëve. Dhe për më tepër, edhe sot ajo nuk shfaq asnjë ndjenjë pendese.
Jemi në prag të mijëvjeçarit të tretë. Numri tre është mumër i shenjtë. Ky mijëvjeçar do të punojë për shqiptarët me hir apo me pahir. Këtë Europa e di shumë mirë. Vetë shqiptarët dhe Shqipëria Etnike janë të hyjnizuar nga zotat. Për t’u bindur për këtë po u them vetëm kaq. Vetëm shqiptarët ngatë gjithë kombet e tjerë të racës së bardhë, zotin apo perëndinë e thërrasin: Hyjni. Kujtojmë këtu paraardhësit tanë, pellazgët hyjnorë. Asnjë nga kombet e tjerë që gjallojnë sot në botë nuk i thërret kështu zotit duke ju drejtuar yjeve në qiell.
Duke e ditur këtë, Europa filloi t’i joshë shqiptarët. Hajdeni në shtëpinë time. Bëhemi bashkë. Por me një kusht. Secili nga ju të qëndrojë brenda gardhit të vet. Ju në shtëpinë time nuk do të vini të gjithë njëherësh, por veç e veç. Ca me atë Shqipërinë brinjëthyer, ca me Shqipërinë Verilindore (Kosovën); të tjerët, si gjithmonë, nën Sërbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. Kuptohet, që nuk do shumë ment, kështu shqiptarët janë të nënshtruar, nuk do të bëjnë “gëk” dhe zonja Europë i mban në “zap”. Shqiptarët, si gjithmonë, pa e vrarë shumë mëndjen, e kanë marrë me qejfllëk të madh këtë punë. Dhe o burra, kush e kush të hyjë më parë në këtë zgjedhë të re. Po nuk vutë mend o ditëzinj nga tri perandoritë e mëparshme, por doni një të katërt!!!
Mund të më thoni. Po ti qënke palo burrë. Ti qënke antieuropian. Dakort. Unë do të bëhem proeuropian. Po a është Europa proshqiptare? Po ju jap një shëmbull. Europa, kjo “zonjë e rëndë” i kërkoi Kosovës që t’i dhurojë Malit të Zi dhjetë mijë ha livadhe dhe bashtina. Në këmbim, tha kjo tregëtare e paskrupullt, juve, shqiptarëve të Kosovës do t’ju japë lirinë e lëvizjes, heqjen e ‘vizave’ për të lëvizur lirisht në vendet e BE. Shqiptarët e Kosovës, hezituan fillimisht dhe nuk donin t’i jepnin territor Malit të Zi nga trojet e tyre. Por pastaj, si të sinqertë që jemi ne shqiptarët, besuan në sinqeritetin e Europës dhe i dhanë këto troje. Po çfarë ndodhi? Europa plakë e “hëngri” fjalën. Po kalon viti dhe ajo nuk kujtohet ta mbajë llafin. Shkuan e vanë dhjetë mijë ha troje shqiptare. Europa, në vend që t’u jepte ‘vizat’ shqiptarëve, u ‘hoqi vizën’ dhe as që i ka në ‘refene’ fare. Kush ka të drejtë tani, unë, ju, apo Ismail Qemali që, në kohën e vet, e quajti Europën ‘rospi’, apo Gjergj Fishta që e quajti “kurva e motit”?!!!
Pse don Evropa…
Uh! Evropë, ti kurva e motit,
qi i rae mohit besës e Zotit,
po, a ky a’ sheji i qytetnisë;
me da tokën e Shqipnisë
Për me mbajt klyshët e Rusisë?

Vazhdojmë më tej. A është dakort ajo, Europa, që ne shqiptarët të bashkohemi që të gjithë në një shtet të vetëm dhe kështu, si një Shqipëri Etnike, dakort, të hyjmë në Europë. Por edhe të dalim kur të na dojë qejfi. A është dakort ajo kështu? Kurrën e kurrës! Atëherë edhe ne kurrën e kurrës nuk duhet të hyjmë në të. Prandaj edhe unë, por edhe të gjithë shqiptarët, të mos ta duan këtë “rospi” (siç e ka quajtur Ismail Qemali) të pasinqertë me ne. Jo, po, do të thonë, se në Europë nuk pranohen ndryshime kufijsh. Po mirë. Europa le të mos i ndryshojë kufijtë e saj. Ne nuk i kërkojmë, që ajo të ndryshojë kufijtë e shteteve të veta. Ne madje, nuk jemi as pjesë e saj.
Ju ‘europianistët’ mund të pranoni të jetoni si skllevër dhe në një vend sakat. Unë, por edhe shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe atdhetarë, nuk kanë për të pranuar kurrë. Se çfarë do të bëjmë ne shqiptarët në shtëpitë tona, Shqipërinë Cung dhe Shqipërinë Verilindore, ajo nuk ka punë. Shqipëria Etnike, ose Natyrale, sic e quajnë Ismail Kadare dhe Koço Danaj, është si trupi i njeriut. A mund te jetojë një njeri, pa duar, pa këmbë dhe vetëm me kokën dhe trungun. Shqipëria që kemi sot është një Shqipëri sakate, cung. Kokën na I ka marrë Mali I Zi me Sërbinë, këmbët na I ka marë Greqia. Dhe sakatin nuk e do e njeri. Ai tërë jetën është i mjerë dhe i përbuzuar. Kështu jemi ne shqiptarët sot. Kështu na duan fqinjët, sakatër dhe të pafuqishëm. Kështu na do edhe Europa. Prandaj shhqiptarët nuk kanë pse “t’i marin dorën” kurrkujt për të zgjidhur hallet e tyre dhe në shtëpitë e tyre. Ata nuk duhet të pyesin as armiqtë e kombit shqiptar; por as miqtë. Në shtëpinë e vet secili bën si do vetë dhe nuk pyet as mikun. Pastaj mik është ai që të do të mirën. Sot e mira e shqiptarëve është Bashkimi Kombëtar. Miqtë duhet të na përkrahin në këtë kauzë të shenjtë. Se për ndryshe nuk kemi si t’i quajmë edhe miq!
Që të mos ju mërzis dhe të flas vetëm unë. Po i drejtohem shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Ja çfarë thotë ai:
“…Ne vuajmë nga kompleksi i vogëlsisë dhe harojmë se shtati i popullit shqiptar, pavarësisht nga prerja e trojeve të tij nuk është aspak i vogël në këtë gadishull, se ai është përafërsisht i barabartë me shtatin e grekëve, të serbëve e të bullgarëve. Përsëritja gjer nw lodhje e shprehjes “Shqipëri e vockël”, “popull i vogël”, s’është veçse shprehje e një dëshire për të fshehur përtkurrjen e mëtejshme të këtij populli.
Ndërkaq, porsa diku del në pah ndonjë mendim, ndonjë program ose ndonjë pyetje: përse shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë duhet të jetojnë të ndarë, aty për aty harohet përçmimi për vogëlsinë dhe buis shprehja “Shqipëri e Madhe”. Kjo shprehje përsëritet me një farë tmeri, si diçka e rrezikshme, thua se vetëm në këtë botë vetëm 8 ose 9 milion shqiptarët po të jetojnë bashkë bëhen të rrezikshëm për botën! E ndërkaq, askush nuk thotë, sepse sipas kësaj llogjike, se 90 milion gjermanët e bashkuar janë të rrezikshëm, e aq më pak askush nuk thotë se 250 milion rusët, bashkë me bombat e tyre bërthamore janë kërcënim për të tjerët…
Ky QËLLIM MADHOR (bashkimi i kombit) është aspiratë më e ligjshme për një popull. Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh, apo organizmash ndërkombëtarë nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Europës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer: BASHKIMIN e TIJ.
Me këtë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të pazakontë e nuk kërkon asgjë të veçantë: ai kërkon veç NORMALITETIN e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të QORTOHET…Shprehje të tilla si “Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizëm i pashëmbullt në botën e sotme…
Populli shqiptar as ka kryer krime, e as ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dymijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as ka sulmuar kënd, as ka zhdukur kënd e as ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve.
Si organizmi që kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një KRIM. Ndihma që mund t’i jepet është detyrë humane dhe historike…”
A jemi dakort tani? Mos vallë edhe Ismail Kadarenë do ta quani antieuropian?!!! Por ne të keqen nuk na e ka vetëm Europa. Të ishte kështu do të ishte gjysma e së keqes. Por ne e liga na vjen nga brenda. ‘Delfinët’ e Sërbisë dhe ‘dylberët’ e Greqisë në politikën shqiptare, punojnë natë e ditë kundër interesave kombëtare. Ata asnjëherë nuk kanë për të qënë dakort, që ne shqiptarët të bashkohemi në një shtet të vetëm. Më e thjeshta, ata si gjelat majë plehut, e kanë më të lehta të kakarisin, të qeverisin dhe të grabisin brenda avllisë së tyre. Por, gjithashtu, duke qënë, se ata kanë ngrënë çorbë në vorba të huaja, do të veprojnë sipas urdhërave të çorbëdhënësit. Mund të më thoni se nuk është e vërtetë. Dakort. Por më gjeni një parti shqiptare, që e ka në program, dhe punon për Bashkimin Kombëtar.
Në Shqipërinë Cung ka tridhjetë vjet që disa politikanë shqiptarë, që e kanë ‘qeverisur’ dhe gremisur këtë vend, kanë punuar për interesat e Sërbisë dhe të Greqisë, dhe jo për ato të Shqipërisë. Sa herë që Kosova është përpjekur, me shpirt ndër dhëmbë, të çlirohet, apo të arrijë një rezultat kombëtar; në Shqipërinë Cung, Sërbia do të organizojë dhe aty do të ndodhë ndonjë mënxyrë. Shëmbuj. Vitet 1990 me hapjen e ambasadave; 1991, me vrasjet në Shkodër; 1997,1998, etj, deri në ditët e sotme. Shikoni në Kosovë sot, ata që duan të rrëzojnë qeverinë e Haradinajt, a nuk po punojnë për Sërbinë?!!! Po pse? Sepse me Ramushin në Kosovë ka ‘zot hauri’. Ramushi i ka dalë për zot Kosovës dhe ua ka “vënë kufirin tek thana” sërbëve.
Por këtyre politikanëve sahanlëpirës të të huajve u fërkon kokën edhe Europa, pasi me ndihmën e tyre i mban nën ‘hyqëm’ dhe brenda gardhit shqiptarët. Interesat janë të ndërsjellta. Ngritja e SPAK-ut në Shqipërinë Cung bëhet nga Europa dhe Amerika, pasi këta zullumqarë janë aq të babëzitur dhe ato, për të mos u bërë pis prej tyre, edhe mund t’i ndëshkojnë për këtë; por jo për të tjera, pasi këta, si vegla në shërbim të të huajve, janë nga më të sofistikuarat dhe më dobiprurëset.
Tani të vijmë tek thelbi i çështjes. Pse shqiptarët ndodhen në udhëkryq? Janë në udhëkryq, në rradhë të parë, pasi në trojet e tyre kalon udha që lidh Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas. Ka tremijë vjet që kjo udhë ka ngjallur lakminë e perandorive, si ato të Lindjes, ashtu edhe atyre të Perëndimit. Lidhur me këtë trajtim mbesa e Ismail Qemalit, Nermin Vlora Falaski, na tregon: Në veprën e Prof.Nicholas Hammond: “Historia e Maqedonisë”, botuar në Oxford më 1972 thuhet:
“…Vija tregëtare më e rëndësishme e asaj kohe kalonte nga Maqedonia e Sipërme në Shqipërinë e Mesme, nëpërmjet malit Canon (Kandavia e lashtë, lugina e Shkumbinit). Vijat e komunikimit rrugor dhe detar, i jipnin rëndësi të madhe Shqipërisë Qëndrore, në mënyrë të veçantë limaneve të gjirit të Vlorës, të Durrësit dhe të lumit Drin. Mandej, kishte një rrugë tjetër që, duke u nisur nga limani i Drinit, nëpër Kukës dhe Prizren, arrinte në Metohi dhe në Kosovë, ku kishte miniera bakri që prej periudhës eneolitike (10.000 deri në 6000 vjet p.e.s). Si pasojë kishte më shumë mallra të importuar në Shqipëri (Etnike) se sa në Maqedoni. Dhe për këtë arësye, nga pikëpamja ekonomike e asaj kohe, Shqipëria (Etnike) ishte një vend i pasur. Këtë e ndihmonin edhe minierat e asfaltit të Selenicës ashtu si ato të bakrit dhe pyjet e dëndura (kujtojmë këtu që romakët dhe më pas venecianët, lëndën e drurit për anije e merrnin, përkatësisht, në Iliri dhe Arbëri). Por Shqipëria (Etnike) përfitonte edhe nga fakti se gjindej në gjysmën e rrugës, midis qytetërimeve të Mesdheut Lindor dhe të burimeve të pasurive t’Europës Qëndrore…”
Janë në udhëkryq, në rradhë të dytë, pasi duhet të vendosin cilin drejtim do të marrin, atë nga Lindja, apo atë nga Perëndimi. Këto i them si mundësira, pasi shqiptarët e kanë vendosur një herë dhe përgjithmonë, që vështrimin dhe rrugëtimin e tyre ta bëjnë nga Perëndimi. Rruga drejt Lindjes të çon në theqafje dhe drejt greminës. Po këta “perëndimorët”po na kërkojnë “haraç” për këtë rrugë, ku duam të shkojmë. Kush është “haraçi”? Na kërkojnë që të shkojmë në atë rrugë, veç e veç dhe të ndarë. “Haraç” shumë i rëndë. Ky, nëqoftëse do të realizohet, atëhere shqiptarët do të shkojnë drejt vetsakrifikimit, zhdukjes dhe shuarjes së ngadaltë si komb.
Ç’duhet bërë? Kthim mbrapa nuk ka. Ne do të shkojmë drejt Perëndimit me se s’bën. Duhet marrë rreziku ‘në sy’. Duhet bërë ajo që kanë bërë të parët tanë. Duhet të bashkohemi, pa pasur frikë armiqtë; por pa i pyetur as miqtë. Duhet bërë siç kanë bërë të parët tënë: se kështu dua U. Duhet të tregojmë se vijmë nga ajo racë që ka nxjerrë heronj legjendarë. Armiqtë nuk do të na pengojnë dot dhe miqtë, më pas, do të na mirëkuptojnë. Të bashkohemi, dhe të jemi ne që t’u kërkojmë haraç atyre që duan të udhëtojnë nëpërmjet trojeve tona; si miqve ashtu edhe armiqve.
Të bëjmë ashtu siç kanë bërë të parët tanë ‘se kështu dua U’: Akili, Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit, Jul Qezari, Kostandini i Madh, Justiniani i Madh, Gjergj Arianiti dhe Gjergj Kastrioti që bashkuan shqiptarët kundër osmanëve; Napoleon Bonaparti (kalëmiri), që bashkoi Europën; Zef Garibaldi (kalibardhi) që bashkoi Italinë; Mustafa Qemali që bashkoi Turqinë; dhe në fund, Ismail Qemali dhe Isa Boletini që bashkuan shqiptarët për ta bërë Shqipërinë Etnike më vete dhe të mosvarme. Ta bëjmë edhe ne Shqipërinë Etnike më vete dhe të mosvarme. Në të kundërt meritojmë që të mbetemi një komb ‘raja’ në këmbët e ‘zonjës Europë’.
26 shkurt 2019.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura