DY PARLAMENTET SHQIPTARE …

Dy Parlamentet shqiptare të miratojnë ligjin për përjashtimin  dhe mos lejimin për të kandiduar individë që shpallen “non grata” nga SHBA

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kundër politikës, mediatikëve dhe intelektualizmit të korruptuar dhe mercenar

Besoj se kjo thirrje e imja është në sinkron me opinionin publik si dhe me ato media dhe me ata intelektualë patriotë të cilët shkruajnë dhe japin mendime e leksione se si duhet të funksionojë shteti, demokracia e ligji.

Kjo pasi as këta intelektualë të mirëfilltë nuk munden që të realizoinë dëshirat, këshillat e as vizionet e tyre për Shqipëri e Kosovë të përparuara, të mirëqëna e të integruara.

Atëhere duhet besuar dhe shpresuar te SHBA, te ndihma e saj në luftë kundër krimit e korrupsionit dhe në shërbim të mirëfunsionimit të ligjit, shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

Tashmë është bërë e qartë dhe e ditur se fatkeqësia më e madhe për shqiptarët është politika, e cila ka punuar maksimalisht, poshtërsisht, amoralisht dhe tradhtisht   kundër shtetit, kundër demokracisë dhe kundër interesave të shqiptarëve.Por si aleat besnik të kësaj  zullumhane të politikës kanë shërbyer dhe shërbejnë edhe mediat dhe intelektualizmi i korruptuar,servil, sahanlëpirës  dhe  mercenar. Edhe në këtë tranzicion paskomunist është ekspzuar një aleacë simbiotike politiko-mediatiko-intelektuale korrupsioni  ashtu sic ishin gërshetuar në diktaturën komuniste.

Veting-u në drejtësi dhe sanksionet amerikane “non grata”.

Shqiptarët duke mos qenë vetë në gjëndje për të ndërtuar shtetin ligjor dhe as për të luftuar korrupsionin , atëhere aleati i madh dhe jetik i shqiptarëve, SHBA-të, e detyruan politikën shqiptare që të miratojë Veting-un, Reformë e cila ka dhënë rezultatet e pritshme, duke e pastruar gjyqësorin shqiptar nga gjyqtarë dhe prokurorë politikë dhe me rekorde padrejtësie, shitblerje të vendimeve gjyqësore dhe prej gjyqtarëve e prokurorëve  me rekorde korrupsioni, krimi e hajdutërie. A nuk po e shihni ju mediatikë, ju intelektualë injorantë e servilë dhe  ju proberishistë dhe primetistë se p.sh. po të mos ishte Reforma në Drejtësi, pra po të mos ishte Veting-u a do ishte arrestuar ishministri Lefter Koka dhe a do ishte e mundur që të ishte dënuar ish-Kryeprokurori i Pergjithshëm Adriatik Llalla?!

Është për tu falenderuar ndihma e jashtëzakonshme dhe e pazëvendësueshme e SHBA-ve për shëmbjen e komunizmit dhe për shtetndërtimin ligjor e demokratik të Shqipërisë e Kosovës; për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

SHBA-të gjithmonë kanë porositur aktorët politikë, partitë politike si dhe votuesit shqiptarë që mos i votoni individët me rekorde krimi e korrupsioni!

Por kjo ishte e pamundur.

Atëhere për ta bërë të mundur pastrimin e parlamentit, të qeverisë dhe të administratës së shtetit prej individëve me rekorde krimi, hajdutërie e korrupsioni të dy parlamentet shqiptare, ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës duhet të miratojnë një ligj i cili përjashton nga parlamenti dhe  që nuk lejon që as të kandidojnë për deputetë , as për kryebashkiakë dhe as që të marrin poste e detyra të larta  shtetërore individë të cilët shpallen nga SHBA persona “non grata”. Dikush mund të mos jetë dakord , pasi u vjen” keq” pse është shpallur i tillë tani për tani Berisha, por me siguri këtyre do t’u vijë mirë kur ndoshta nesër mund të shpallen “non grata” p.sh. edhe Meta apo Rama si dhe ish funksionarë e funksionarë si dhe ish ministra e ministra, apo jo.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura