BISLIM ELSHANI: KU ËSHTË UKSHIN HOTI – SUPOZIMET DHE HAMENDJET

Pashtriku.org, 13. 05. 2016 – Sipas një burimi të paautorizuar serb, thuhet se intelektuali shqiptar, Ukshin Hoti, tashmë është liruar nga burgu. Thuhet se ai ka dalë nga porta e burgut të Dubravës (afër Istogut) në datën 16 maj të këtij viti (1999), në ora 11:00. Në dyshimin e një avokati se përse ky lirim të jetë bërë të dielën, gjë që është në kundërshtim me rregullat dhe me praktikën e administratës serbe, dhe për më tepër, është një ditë para afatit, ky burim nuk pati koment.
***
E vërteta është se Ukshin Hoti është arrestuar më 14 maj të vitit 1994, mirëpo sipas ligjeve serbe, koha e kalimit në hetimet policore, të cilat mund të zgjasin deri në tri ditë, nuk i llogaritet në afatin e dënimit. Sidoqoftë, lirimi një ditë para kohe i Ukshin Hotit duket të jetë bërë sipas ndonjë taktike policore, që s’ka të bëjë me rregulla e ligje, ashtu si dhe vetë arrestimi i tij para 5 vitesh. Taktika mund të jetë bazuar në parashikimin e ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të ndonjë subjekti politik apo humanitar, apo edhe qoftë të ndonjërit nga familjarët e tij, për ta marrë z.Hoti në dorëzim ditën zyrtare të lirimit të tij, dmth të nesërmen, më 17 maj. Pra lirimi një ditë para kohe mund të jetë bërë për të shmangur një situatë të tillë, dhe për më tepër, për të zhvilluar skenarin vetjak serb të trajtimit të mëtejshëm të Ukshin Hotit.

Dhe një skenar i tillë është po aq i paparashikueshëm sa dhe gjithë politika serbe e 10 viteve të fundit, mirëpo një gjë megjithatë mund të merret me mend: duke qenë se Ukshin Hoti nuk do të ketë pranuar skemën serbe të zgjidhjes së problemit të Kosovës, ashtu siç do të ketë pranuar psh. z.Rugova, dhe duke qenë se ai ka mjaft autoritet sa për të lënë në hije të gjitha forcat politike shqiptare në të cilat shpreson Serbia, shtabi i Millosheviqit do të ketë ardhur në përfundim që megjithatë është më mirë që ai të mbahet në izolim edhe për ca kohë, derisa të përfundojë më në fund kjo çështje, të cilës gjendja e tij e lirë mund t´ia ndryshonte rrjedhën.
Sidoqoftë, nëse Ukshin Hoti vërtetë është liruar, atëherë ku është ai? Rrugët e fatit të tij që nga lirimi do të ishin të panumërta. Heshtja që po mbahet rreth tij nga shqiptarët është e pakuptueshme. Kjo heshtje mund të justifikohet vetëm në rast se është vërtetuar tashmë dalja e tij nga burgu dhe gjendja shëndosh e mirë në ndonjë vend të sigurt. Në të kundërtën, apelit të hedhur nga Moikom Zeqo, dhe shqetësimeve të dy akademive lidhur me fatin e Ushin Hotit, duhet t´i bashkohen të gjitha forcat politike e intelektuale shqiptare.
***
P.S – Këtë informatë e mora dje (më 28.05.1999) në mëngjes nga një avokat, të cilit, me kërkesën e tij, nuk guxojmë t´ia përmendim emrin (për shkak të rrethanave në të cilat gjendet). Emri i burimit serb është gjithashtu i njohur, si nga avokati, ashtu dhe nga unë, por edhe ai ka kërkuar që të mos i përmendet emri.

Bislim Elshani, Oberwil, më 29.05.1999

__________
Bislim Elshani, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e fatit të figurës sonë të madhe kombëtare – Ukshin Hotit. Për këtë qëllim B.Elshani në revistën e ilustruar mujore për aktualitet, kulturë, shkencë, sport: “Ekskluzive” – Nr.5 Maj – Qershor 2000 (faqe 51 – 81) shkroi dhe përmblodhi: analiza, shkrime, deklarata, rrëfime dhe protesta të disa personaliteteve intelektuale shqiptare lidhur me Ukshin Hotin (Dosja UH). Bislim Elshani në vitin 1995 ka përgatitur për botim (bashkë me recenzentët: Shaban Sinani dhe Moikom Zeqo) edhe librin e Ukshin Hotit: “Filozofia politike e çështjes shqiptare”. Botimi i kësaj vepre u realizua me përkujdesjen dhe bashkëpunimin e “Zërit të Kosovës” Zvicër, ndërsa u shtyp në Tipografinë Ushtarake (Tiranë 1995) nga Shtëpia botuese “Rozafa” në Tiranë.

(Përgatiti editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Pashtriku.org, 14. 05. 2015 – Sipas një burimi të paautorizuar serb, thuhet se intelektuali shqiptar, Ukshin Hoti, tashmë është liruar nga burgu. Thuhet se ai ka dalë nga porta e burgut të Dubravës (afër Istogut) në datën 16 maj të këtij viti (1999), në ora 11:00. Në dyshimin e një avokati se përse ky lirim të jetë bërë të dielën, gjë që është në kundërshtim me rregullat dhe me praktikën e administratës serbe, dhe për më tepër, është një ditë para afatit, ky burim nuk pati koment.
E vërteta është se Ukshin Hoti është arrestuar më 14 maj të vitit 1994, mirëpo sipas ligjeve serbe, koha e kalimit në hetimet policore, të cilat mund të zgjasin deri në tri ditë, nuk i llogaritet në afatin e dënimit. Sidoqoftë, lirimi një ditë para kohe i Ukshin Hotit duket të jetë bërë sipas ndonjë taktike policore, që s’ka të bëjë me rregulla e ligje, ashtu si dhe vetë arrestimi i tij para 5 vitesh. Taktika mund të jetë bazuar në parashikimin e ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të ndonjë subjekti politik apo humanitar, apo edhe qoftë të ndonjërit nga familjarët e tij, për ta marrë z.Hoti në dorëzim ditën zyrtare të lirimit të tij, dmth. të nesërmen, më 17 maj. Pra lirimi një ditë para kohe mund të jetë bërë për të shmangur një situatë të tillë, dhe për më tepër, për të zhvilluar skenarin vetjak serb të trajtimit të mëtejshëm të Ukshin Hotit.

Dhe një skenar i tillë është po aq i paparashikueshëm sa dhe gjithë politika serbe e 10 viteve të fundit, mirëpo një gjë megjithatë mund të merret me mend: duke qenë se Ukshin Hoti nuk do të ketë pranuar skemën serbe të zgjidhjes së problemit të Kosovës, ashtu siç do të ketë pranuar psh. z.Rugova, dhe duke qenë se ai ka mjaft autoritet sa për të lënë në hije të gjitha forcat politike shqiptare në të cilat shpreson Serbia, shtabi i Millosheviqit do të ketë ardhur në përfundim që megjithatë është më mirë që ai të mbahet në izolim edhe për ca kohë, derisa të përfundojë më në fund kjo çështje, të cilës gjendja e tij e lirë mund t´ia ndryshonte rrjedhën.
Sidoqoftë, nëse Ukshin Hoti vërtetë është liruar, atëherë ku është ai? Rrugët e fatit të tij që nga lirimi do të ishin të panumërta. Heshtja që po mbahet rreth tij nga shqiptarët është e pakuptueshme. Kjo heshtje mund të justifikohet vetëm në rast se është vërtetuar tashmë dalja e tij nga burgu dhe gjendja shëndosh e mirë në ndonjë vend të sigurt. Në të kundërtën, apelit të hedhur nga Moikom Zeqo, dhe shqetësimeve të dy akademive lidhur me fatin e Ushin Hotit, duhet t´i bashkohen të gjitha forcat politike e intelektuale shqiptare.
P.S – Këtë informatë e mora dje (më 28.05.1999) në mëngjes nga një avokat, të cilit, me kërkesën e tij, nuk guxojmë t´ia përmendim emrin (për shkak të rrethanave në të cilat gjendet). Emri i burimit serb është gjithashtu i njohur, si nga avokati, ashtu dhe nga unë, por edhe ai ka kërkuar që të mos i përmendet emri.

Bislim Elshani, Oberwil, më 29.05.1999

____________
Bislim Elshani, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriçimin e fatit të figurës sonë të madhe kombëtare – Ukshin Hotit. Për këtë qëllim B.Elshani në revistën e ilustruar mujore për aktualitet, kulturë, shkencë, sport: “Ekskluzive” – Nr.5 Maj – Qershor 2000 (faqe 51 – 81) shkroi dhe përmblodhi: analiza, shkrime, deklarata, rrëfime dhe protesta të disa personaliteteve intelektuale shqiptare lidhur me Ukshin Hotin (Dosja UH). Bislim Elshani në vitin 1995 ka përgatitur për botim (bashkë me recenzentët: Shaban Sinani dhe Moikom Zeqo) edhe librin e Ukshin Hotit: “Filozofia politike e çështjes shqiptare”. Botimi i kësaj vepre u realizua me përkujdesjen dhe bashkëpunimin e “Zërit të Kosovës” Zvicër, ndërsa u shtyp në Tipografinë Ushtarake (Tiranë 1995) nga Shtëpia botuese “Rozafa” në Tiranë.

(Përgatiti editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura