BLERIM ÇOÇAJ: PAN-i (S)FITOI!

Prizren, 11 korrik 2017: Koalicioni parazgjedhor, PAN, (s)fitoi në zgjedhjet e 11 qershorit. Ky koalicion në këtë zgjedhje, ka pësuar humbjen më të madhe se, sa koalicionet apo partitë tjera.
Arroganca e pak numrave nuk e bënë fitues PAN-in.
Janë shumë faktorë që ndikuan PAN-i të (mos)fitojë. Votuesit ndëshkuan koalicionin e natës.
Vendimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, për të garuar bashkë me PDK-në, doli të ketë qenë i gabuar, jo vetëm në zgjedhje, por edhe pas zgjedhjeve.
Haradinaj e Limaj, me hyrjen në koalicion me PDK-në, dogjën të gjitha “kredit” e fituara gjatë kohës si opozitë. Përveç, që zhgënjyen votuesit e tyre në zgjedhje, pas zgjedhjeve, po e humbin edhe partneritetin me partitë e tjera, vetëm për të shpëtuar nga balta Klanin “Pronto” të Kadri Veselit.
***
Koalicioni parazgjedhor, PDK, AAK dhe Nisma, përveç që ishte befasues, ishte edhe i panatyrshëm. Një gjë e tillë është parë edhe gjatë fushatës zgjedhore. Tri partitë në koalicion, në vend që të bëjnë fushatë për fitore, ato më së shumti bënin kundërfushatë ndaj vetvetës.

Kandidatët për deputetë të PDK-së, shanin të AAK-së e Nismës, kurse të Nismës shanin ata të PDK-së. Ata të AAK-së, ndërkaq bënin sikur nuk dëgjonin asgjë!
Dhjetë ditë luftë të brendshme!
Votuesit i ndëshkuan të gjithë!
Ata, u përcaktuan për opsionin e Vetëvendosjes.
AAK dhe Nisma u bënë “kurban” i PDK-së, që deri dje e quanin parti e krimit dhe korrupsionit. Tash po këtë parti, që ata e quanin “parti e krimit”, po tentojnë me çdo kusht ta mbajnë në pushtet edhe një mandatë!
Arsye është banale!
Kosovës, po dëshirojnë t’ia sjellin ndryshimin me PDK-në, që deri në koalicionin e natës, e quanin parti e krimit dhe korrupsionit!!!
***
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deri më tash, nuk ka treguar që dallon nga paraardhësi, Hashim Thaçi.
Ekziston vetëm një dallim mes Thaçit dhe Veselit.
Thaçi e promovonte haptas krimin e PDK-së, ndërkaq Veseli, vetëm po e kamuflon dhe mjegullon këtë krim. Shembull konkretë është Qeveria e PDK-së në Prizren, në krye me Ramadan Mujën.
Hashim Thaçi, e rikandidoi për kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, ndonëse bashkë me drejtorët e tij, ishte duke u përballur me organet e drejtësisë.
Ndërkaq, Kadri Veseli, e kamuflojë këtë veprim të Thaçit, duke shkarkuar drejtorët e Mujës.
Krimi nuk u ndal…!
Ai, çdo ditë po thellohet !
***
Zgjidhja më e mirë e koalicionit PAN, pas zgjedhjeve, do të ishte ndarja. Ky koalicion i panatyrshëm, edhe nëse do të formon Qeverinë nuk do t’ia sjellë ndryshimin vendit.
Ramush Haradinaj, mirë është të tregojë mënyrën se si do të ç’kapë shtetin nga PDK-ja, si kryeministër i Kosovës. Formimi i (pa)mundshëm i Qeverisë me deputetë individual të partive tjera, tregon më së miri se PAN, nuk ishte fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, dhe se me këtë koalicion nuk vjen ndryshimi.
Kontrabandimi nuk është zgjidhje.
PDK-ja, duhet të dërgohet në opozitë, ashtu siç vepruan votuesit në zgjedhje.
Kosova ka nevojë për një koalicion paszgjedhor qeverisës mes Vetëvendosjes, AAK-së, Nismës dhe LDK-së. AAK dhe Nisma, nuk do të duhej të mbanin vetveten peng të PDK-së. Kosova ka nevojë për ndryshim. Për një qeverisje të mirë. Pa krim dhe korrupsion. Koha ka ardhë që PDK-ja, duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin e instaluar në Kosovë.
Vizat nuk mund të hiqen me PDK-në në Qeveri. Bashkimi Evropian, ka përcaktuarqartë kriteret të cilat Kosova duhet t’i plotësojë për heqjen e vizave. Nuk është vetëm demarkacioni me Malin e Zi. Kriteri kryesor është luftimi i krimit, që është instaluar gjatë kohës sa ka qeverisur PDK-ja. Prandaj, ka ardhur koha që ky subjekt politik të dërgohet në opozitë.
Mos na mbani të izoluar për PDK-në!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura