ÇDO GJË NDODH NË KOHËN E TASHME

Çdo gjë ndodh në kohën e tashme

Nga Vlora Obertinca, Pashtriku 19. 09. 2022

“Sa dashuri dhuroni për të tjetër, aq dashuri keni porositur pēr veten “ – Vlora Obertinca

Kur ne, brenda vehtes, ndiejmë dashuri për veten tonë, këtë e nxjerrim jashtë dhe e përcjellim si mendim te të tjerët, pa folur fare, sepse mendimet tona vibrojnë dhe e prekin secilin prej nesh në rrjedhën e përbashkët të vetëdijes kolektive, ku takohemi të gjithë së bashku dhe e ndijejmë energjinë e njëri- tjetrit pa folur fare, sepse energjia ndihet si emocion dhe shprehet nëpërmjet gjuhës.

Andaj, nganjëherê nuk kemi nevojë të flasim kur kemi qëllime të mira sepse, medimet përkthehen në vepra konkrete që shihen.

Ne jetojmë në një Univers më inteligjent se ç’ mendojmë, aq sa na i kupton edhe mendimet tona, e madje edhe na e servon atë që e kërkojmē. Andaj, kujdes me mendime negative sepse, Universi nuk selekton mendime pozitive apo negative, ato i merr si porosi tona të kryera. Si rrjedhojë e kësaj thuhet se, medimet tona bëhen realitet.

Nuk është vonë kurrë ti kthehemi mendimeve të bukura dhe ta shijojmë pjesën tjetër të jetës. Mendja jonë është vet mrekullia me të cilën mund të vallëzojmë me çdo muzikë të jetës, varësisht se cilin zhanër e zgjedhim.

Zgjedhni muzikën e hareshme sepse, minutat ecin pavarësisht se cilën muzikë e zgjedhim ne.

***

“Mendimet e përsëritura, kalojnë në shprehi të të menduarit “ – Vlora Obertinca

“Shpesh herë kur na brengos diçka, mendja jonë shumicën e kohës na rrije aty, pa e vërejtur fare se jemi duke e vizituar mendimin e njejtë vazhdimisht. Pika, pika mbushet pusi thotë populli, që do të thotë edhe pusi i mendimeve tona mbushet me pika të mendimeve që ne i’a imponojmë vetes, qofshin ato mendime pozitive apo negative.

Kur pusi i mendimit mbushet, atëherë ai fillon të rrjedh ngadalë madje, nëse nuk e kontrollojmë mund edhe të na vërshon.

Kur e vërejmë se jemi duke e tepruar me rrethin vicioz të mendimeve, dhe dikush na e tërheq vëmendjen se jemi prezent vetëm fizikisht, duhet ti thirrim mendjes dhe të kthehemi në momentin prezent dhe mos ta lëmë më mendjen të ikën.

Kjo sepse, çdo gjë ndodh në kohën e tashme, dhe duke ndejur të koncentruar në të tashmen, me mendjen tonë ne krijojmë atë që dëshirojmë në të ardhmen. Çdo gjë së pari lind në mendjen tonë dhe më pas shëndërrohet në realitet, qoftē libër, ndërtesë, pikturë, apo film…

Andaj, gëzojeni të tashmen dhe mos lejoni asgjë dhe askush t’ua rrëmbejë as një minutë nga jeta juaj e vlefshme. Mendjen tuaj trajtojeni me shumë dashuri dhe përkushtim sepse, çdo gjë është kaluese dhe nuk thuhet kot, pas çdo dimri vjen pranvera.“

“Fragment i shkëputur nga  libri im motivues “Vera e shpirtit” – Vlora Obertinca

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura