GJEKË GJONLEKAJ: KROKODIL SPASOVSKI DHE KARAULLA E TIJ NË TRIESH

SHBA, 9 korrik 2018: Trieshi ishte pushtuar nga Mali i Zi, 140 vjet më parë. Sulmet sërbo-malazeze kundër Trieshit kishin filluar në shekullin XVII. Ato kishin qënë sulme barbare. Në Kuç ishin bërë të gjitha ato plane dhe strategji. Trieshi kufizohet me Kuçin dhe Kelmendin. Trieshi kishte rëndësi të madhe strategjike për pushtimin sllav të Kelmendit. Kufiri midis Trieshit e Kelmendit fillon në Cem dhe vazhdon deri tek Liqëni i Rikavecit.Këto bjeshkë shqiptare të pasura me pyje,kullosa dhe ujë ishin shkaku kryesor i sulmeve sërbo-malazeze. Në atë kohë bjeshkët kishin rëndësi të madhe ekonomike. Bujqësia në fusha nuk ishte shumë e zhvilluar sepse nuk kishte mjete për ujitjen e tokave pjellore. Kelmendi, Trieshi dhe Kuçi jetonin kryesisht me blegëtori. Trieshi dhe Kelmendi kishin lidhje të ngushta, bile Kelmendi kishte luajtur rolin e vëllait të madh, sepse ishte krahinë e madhe dhe shumë e fuqishme, pastaj Trieshi dhe Kelmendi kishin gjuhën, traditën dhe besimin e përbashkët. Në luftëra kundër turqëve ata kishin gjetur mbështetje dhe strehim tek njëri tjetëri. Krojet e Vuklit në Triesh edhe sot janë shumë të njohura. Ky emërtim është në Bisaq që tregon se atje kishin jetuar malësorët e Vuklit.
Shumë meshtarë të Kelmendit kishin shërbyër edhe në Triesh.Trieshi kishte lidhje martesore me Kelmendin më shumë se me asnjë krahinë tjetër të Malesisë së Madhe. Këto lidhje familjare u vështirësuan pas pushtimit të Trieshit nga Mali i Zi. Pas këtij pushtimi një pjesë e madhe e trieshianëve ishin martuar me gra malazeze. Qëllimi kryesor i sërbo-malazezëve ishte pushtimi i Kelmendit. Trieshi për sërbo-malazezë ishte si një fortesë prej ku mund ta pushtonin këtë trevë strategjikisht të rëndësishme të Malësisë së Madhe. Në këto plane pushtuese bënte pjesë edhe Rusia. Kufiri midis këtyre dy trevave shqiptare u përforcua në vitin 1918, gjatë themelimit të Jugosllavisë së Vjetër dhe vazhdoi me këtë intensitet edhe në kohën e Jugosllavinë së Re.Kufiri midis Trieshit e Kelmendit ishte dobësuar në fillim të viteve 2000. Trieshi dhe Kelmendi kishin filluar bashkëpunimin dhe lidhjet familjare gjatë pushtimit italian. Për tri katër vjet të kësaj periudhe u realizuan dhjetëra martesa mes Triershit e Kelmendit. Rojet kufitare të Jugsllavisë së Vjetër kishin bërë veprime çnjerëzore shumë herë edhe vrasje në zonat e kufirit, sidomos kundër atyre që kishin sjellur duhan kaçak nga Shqipëria. Jugosllavia e Parë dhe ajo e Dytë kishin ndërtuar 5 karaulla për kontrollin e kufirit midis Trieshit dhe Kelmendit. Nga viti 1948 e deri në vitin 1966 kur kishte rënë nga pushteti sërbi anti-shqiptar Aleksandër Rankoviq kufiri midis këtyre vendeve ishte shumë i kontrolluar nga pala jugosllave. Këto masa drakonike në zonën e kufirit ishin zbutur pak prej vitit 1966 e deri në vitin 1981 kur kishte shpërthyer Kryengritja e Kosovës.
Në këtë periudhë ushtarakët e lartë jugosllavë kishin dërguar përgjegjës në këtë zonë një sllavo-maqedon nga Manastiri. Natyrisht se ata kishin gjetur njeriun e tyre besnik për të shkatrruar moralin kombëtar e njerëzor të banorëve të Trieshit. Ky tiger sllavo-komunist kishte poshtëruar Trieshin, duke vënë në veprim metodat më barbare, metoda për të cilat njerëzit në botën e qytetëruar dënohen me vdekje.

Për këtë horr-horrit kisha dëgjuar dekada më parë. Ky faqezi kishte vepruar edhe më keq se Vuçi Pasha në Koritë me Milicën e Markut, edhe më keq se ushtarët turqë në Lemajnë në vitin 1911. Duke frikësuar popullin me gjithato armatime, dhe gjithata ushtarë ky zog gabeli e kishte poshtruar Trieshin dhe nuk e kisha besuar këtë deri kur shikova dokumentarin e përgatitur nga Televizioni i Malit të Zi me titull: “Karaulla e Spasos”(Spasova Karaula). Nostalgjikët malazezë të Millosheviqit e kishin përgatitur këtë dokumentar mizor për kullën e tij të rrënuar, ku i kishte bërë gjithato poshtërsira ariu Spasovski. Pas një udhëtimi relativisht të gjatë nga Podgorica në Triesh ky qenef ishte ndaluar për të pushuar në shkollën “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” të Trieshit ku e kishte pritur e përqafuar drejori i shkollës Zef Gjuravçaj. Ai e kishte quajtur këtë përbindësh mikun më të mirë (najboli prijatel) dhe kumar. Këto nderime të Zef Gjuravçaj shihen në dokumentar. Zef Gjuravçaj i kishte folur për mikëpritjen dhe bujarinë e Trieshit. Spasovski ishte kryelartë për gjithato kumari në Triesh. Zef Gjuravçaj e kishte puthur e përqafuar këtë bishë të egër si të kishte qënë vëllau i tij. Kur të shkruhet historia e Trieshit ky do të përmendet si poshtëruesi më i madh që kishte shkelur ndonjëherë tokën e Trieshit. Zotni Gjuravçaj dhe komandiri Spasovski kishin folur edhe për kumarinë e tij me trieshianët. Bëhet pyetja si mund të ishte kumar ky sllavo-komunist. Kush ishte ai meshtar që u kishte lidhë kurorë dhe në të cilën kishë e kishin celebruar këtë sakrament të shejtë. Spasovski në atë kohë ishte ushtarak dhe komunist dhe si i tillë e kishte të ndaluar vajtjen në kishë. Ai kishte luajtur harushë me Trieshin. Ky zog gabeli mund të quhej “kumar leshi” e jo kumar kurore. Në dokumentar nuk kishte treguar shumë nostalgji për kumari, kishte reguar më shumë dhimbje për karaullën e tij të rrënuar dhe për gurin e kufirit midis Trieshit e Kelmendit. Sillej rreth atij guri si të ishte guri i varrit të babait, Vallë mos ishte përgatitur ky skenar filmik qëllimisht për ringritjen e asaj karaulle dhe përforcimin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Sillej rreth piramidës së kufirit shumë i emocionauar. Ndërsa po shikoja ato skena mu kujtua trimi i Kosovës Agim Ramadani. Ky dokumentar meriton titullin:” Spaso Spasovski i Trieshit versus Harvey Weinstein i Hollywood-it. Podgorica e kishte shpallur qytetar nderi për ato faqe të zeza që kishte bërë në Triesh. Dokumentari tregon se ky komandir i famshëm tani po kalon jetë rojtari me qënin e tij të zi. Ky lugat duhet futur në gjygj për ato vepra barbare që kishte bërë në Trieshin tonë të dashur. NË VAZHDIM MUND TË SHIKONI DOKUMENTARIN.

Spasova Karaula

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura