DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)

Pashtriku.org, 04. 11. 2014 – CFR-ja (Council on Foreign Relations) është dega e Institutit Mbretëror në ShBA. Ndryshimi kryesor mes tyre është se lista e anëtarësisë së CFR-së është e arritshme dhe disa prej anëtarëve të saj janë të shqetësuar kaq shumë nga çfarë kanë parë dhe dëgjuar prej atyre që kanë folur kundër saj. Jo shumë, por disa. Nëse vetëm kjo do të kishte qenë një rast në Britani, ku ata lanë qëndrimin e amerikanëve kur bëhej fjalë për fshehtësinë! Shumica e “sekreteve” që dalin në sipërfaqe në Britani, janë ato që në mënyrë të qëllimshme lihen të rrjedhin për të shfryrë dhe minuar një politikan, personalitet ose grup për ndonjë arritje manipulative të dëshiruar. Ky rregull i përgjithshëm përdoret gjithashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, por ekipi britanik ka pasur një kohë të gjatë që të përmirësonte teknikat e saj prova për shfryrje. Që me formimin e CFR-së, çdo president i Shteteve të Bashkuara ka qenë anëtar i saj përveç Ronald Reganit. Në të vërtetë, Regani nuk ishte president, zëvendëspresidenti i tij, Xhorxh Bushi, një anëtar i CFR-së, po drejtonte “shfaqjen”.


Ishte Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, pa dyshim me të dhënat dhe koordinimin e RIIA-s, që bëri të mundur ekzistencën e Kombeve të Bashkuara (pasardhësja e Lidhjes së Kombeve). Ky ishte diamanti i pasluftës së manipulatorëve dhe një nga arsyet kryesore që i dha formë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945, bota ishte në mënyrë të kuptueshme e sëmurë dhe e lodhur nga lufta dhe mendja njerëzore ishte e hapur të pranonte gjithçka që mund të parandalonte masakrën njerëzore. Problem-reagim-zgjidhje solli lindjen e Kombeve të Bashkuara (UN). Karta e UN u pranua zyrtarisht nga përfaqësuesit e pesëdhjetë vendeve në një takim në San Francisko, më 26 qershor të vitit 1945. Por ky ishte vetëm kulminacioni publik i viteve manovruese mbrapa skenave të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, që kontrollonte administratën e Franklin D. Ruzveltit. Shkrimtari Xheims Perlof tregoi prapaskenën e Kombeve të Bashkuara në librin e tij të vitit 1988, Hijet e fuqisë: Këshilli për marrëdhëniet me jashtë dhe rënia e Amerikës:
“Në janar të vitit 1943, sekretari i Shtetit, Kordell Hull, formoi një komitet drejtues të përbërë nga ai vetë, Leo Pasvolsky, Isaiah Boëman, Sumner Ëelles, Norman Davis dhe Morton Taylor. Të gjithë këta burra – me përjashtim të Hullit – ishin anëtarë të CFR-së. Më vonë të njohur si Grupi i Axhendës Informale, ata draftuan propozimet origjinale për Kombet e Bashkuara. Ishte Bouman – një prej themeluesve të CFR-së dhe anëtar i të vjetrës “Hetim” të Kolonelit Haus – i cili ishte i pari që shprehu e parashtroi konceptet. Ata thirrën tre noterë, të gjithë njerëz të CFR-së, të cilët vendosën se ajo ishte konstitucionale. Më pas e diskutuan këtë me Franlkin D. Ruzveltin, më 15 qershor të vitit 1944. Presidenti e miratoi planin dhe e bëri atë të njohur në publik në po të njëjtën ditë”.
Në librin e tij, Gjuha amerikane, H. L. Mencken sugjeroi se termi “Kombet e Bashkuara” ishte vendosur nga presidenti Ruzvelt gjatë takimit me Uinston Çurçillin në Shtëpinë e Bardhë, në dhjetor të vitit 1941, pak përpara sulmit të Perl Harborit (12). Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në takimin themelues të Kombeve të Bashkuara ishte si një paketim i CFR-së. Ai përfshinte: Isaiah Boëman, Hamilton Fish Armstrong, Sumner Ëelles, Norman H. Davis, Xheims T. Shotëell dhe rusin Leo Pasvolsky. Ata ishin të gjithë anëtarë të CFR-së, që shërbyen gjatë luftës në Komitetin Këshillues të Ruzveltit për Politikën e Jashtme të Pasluftës. Të gjithë, njëzet e katër anëtarë të KMJ-së, ishin në delegacion. Ky ishte mjeti përmes të cilit u manipuluan Kombet e Bashkuara për të ekzistuar.


1945 San Francisco, United Nations Conference 250081-15

• Delegacioni i Shteteve të Bashkuara në Konferencën e San Franciskos përfshinte edhe Jon J. McCloy (kryetar i CFR-së në vitet 1953-1970, anëtar i Komitetit të të 300-ve, kryetar i Fondacionit Ford e Chase Manhatan Bank të Rokfelerëve, mik e këshilltar i nëntë presidentëve – nga Ruzvelti deri te Regani); Xhon Foster Dulles-i (mbështetës i Hitlerit, themelues i CFR-së, që së shpejti do të bëhej sekretar i Shtetit); dhe Nelson Rokfeler (një manipulator kryesor, katër herë i zgjedhur guvernator i Nju Jorkut, si dhe zëvendës president në administratën e presidentit Gerald Ford). Qëndrimi i Jon J. McCloy-it personifikonte atë të manipulatorëve, të cilët krijuan Kombet e Bashkuara. Ai ishte këshilltar financiar i qeverisë fashiste italiane të Benito Musolinit dhe luajti një rol të rëndësishëm në Gjermaninë naziste për bankën Harriman-Bush, të cilët financonin Hitlerin. McCloy qëndroi në ndarjen private të Hitlerit në Olimpiadën e vitit 1936 në Berlin me ftesën e Rudolf Hesit dhe Herman Goringut (13). McCloy ishte gjithashtu anëtar i komitetit drejtues të grupit Bilderberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Alger Hiss kryeson Konferencën e Kartës së OKB, 1945. Në të djathtë të tij, Molotov!

Alger Hiss and the Rosenbergs

Sekretari i përgjithshëm i konferencës ishte anëtari zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe CFR-së, Alger Hiss, i cili më vonë u shfaq si agjent sekret i rekrutuar nga Bashkimi Sovjetik. His ishte sekretar ekzekutiv i konferencës Dumbarton Oaks të vitit 1944, ku punoi me njeriun e Stalinit, Vyacheslav Molotovin, mbi detajet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ai u përshkrua si “specialisti i organizatës ndërkombëtare në kulmin e saj” i presidentit Ruzvelt në Konferencën e Yalta-s në Krimea, në shkurt të vitit 1945, në të cilën morën pjesë edhe Çurçilli e Stalini. Pas sjelljes në jetë të Kombeve të Bashkuara, His u bë president i famëkeqes Carnegie Endoëment (Ndihma Karnixhi) për Paqe Ndërkombëtare, një emërim i bërë nga John Foster Dullesi, i cili i injoroi informacionet rreth spiunazhit të Hisit, kur iu tregua rreth tyre në vitin 1946. Më pas Hisi u nxor jashtë “loje” dhe kaloi 44 muaj në burg.
Anëtarë të tjerë të fshehtë të Partisë Komuniste, anëtarë të CFR-së, ishin në delegacionin e Shteteve të Bashkuara në San Francisko për shpalljen e Kombeve të Bashkuara, midis të cilëve edhe Dekster Uaite (Dexter Ëhite), i cili gjithashtu u zbulua të ishte një agjent sovjetik. Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë drejtonte politikën e Shteteve të Bashkuara, çfarëdolloj “partie” që të ishte zyrtarisht në fuqi. Ashtu si Xhon J. McCloy tha një herë: “Kurdoherë që kishim nevojë për ndonjë burrë [për pozicion qeveritar], shfletonim nëpër listën e anëtarëve të këshillit dhe përfundonim duke vendosur një zgjidhje për Nju Jorkun” (zyrat qendrore te CFR-së janë në Harold Pratt House, 58 East 68th Street). Edit Kermit Ruzvelt, mbesa e ish presidentit Teodor Ruzvelt, një kolumniste gazete, e përmblodhi kështu kontrollin e të ashtuquajturës kantieri “Establishmenti lindor” nëpërmjet CFR-së:
“Cila është pikëpamja e establishmentit? Nëpërmjet administratave të Ruzveltit, Trumanit, Eizenhauerit dhe Kenedit, ideologjia e saj është e qëndrueshme: sepse rruga më e mirë për të luftuar komunizmin është nëpërmjet Shtetit Socialist Botëror të drejtuar nga “ekspertë”, sikundër janë ata vetë. Rezultati kanë qenë politikat, të cilat favorizojnë rritjen e supershtetit, dorëzimin gradual të sovranitetit të Shteteve të Bashkuara…”
Robert Ë. Lee shkroi në edicionin e shtatorit të vitit 1992 te Amerikani i ri, ku theksonte se, më së paku, katërmbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë sekretarë Shteti të Shteteve të Bashkuara, që kur CFR-ja ishte formuar në vitin 1921, kanë qenë anëtarë të kësaj organizate, duke përfshirë edhe sekretarin aktual të shtetit në kohën e këtij artikulli, Lorenc Igëllberger (Laërence Eagleburger). Tetë drejtorët e fundit të CIA-s, duke përfshirë edhe Xhorxh Bushin, kanë qenë anëtarë të CFR-së dhe, përpara katër dekadave, kandidatë të Partisë Demokratike dhe Republikane për presidentë dhe zëvendëspresidentë, të cilët ishin (ose u bënë) anëtarë të CFR-së kanë qenë: Dëight D. Eizenhoëer, Adlai Stevenson, John F. Kenedy, Henry Cabot Lodge, Richard Nixon, Hurbert Humphrey, Edmund Muskie, George McGovern, Jimmy Carter, Ëalter Mondale, Gerald Ford, Nelson Rockfeller, George Bush, Michael Dukakis, Geraldine Ferraro dhe Bill Clinton.
Kjo është organizata, e cila krijoi Kombet e Bashkuara (16). UN-ja madje ndërtoi edhe zyrat e saj në Nju Jork, një tokë e dhuruar nga Rokfelerët, pa detyrime financiare. Veç Rokfelerëve, emra të tjerë si Morgan, Uarburg, Schiff dhe Marburg po manipulonin prapa skene politikanë dhe këshilltarë. Kombet e Bashkuara iu paraqitën publikut si një mjet për të sjellë paqen në botë, për të zgjidhur ndryshimet nëpërmjet fjalëve, jo luftës. Shumica e njerëzve punojnë aty duke besuar në sinqeritetin e vërtetësinë e këtyre qëllimeve të UN-së. Kam frikë se ata do të zhgënjehen me këtë rezultat që ne po ofrojmë. UN-ja është si “Kalë Troje” për tiraninë fashiste-komuniste botërore, të njohur si Rendi i Ri Botëror. UN-ja është një mjet, nëpërmjet të cilit qeveria botërore dhe ushtria botërore janë të manipuluara në pozicionet e tyre dhe nëpërmjet së cilës mendimi publik është zbutur nga konfliktet dhe propaganda, për ta pranuar këtë politikë si rrugën e vetme për të sjellë paqen dhe stabilitetin e çështjeve njerëzore. Të shtatë sekretarët e përgjithshëm të UN-së e kanë mbrojtur këtë mendim qysh në vitin 1945. Mbajtësi i fundit i këtyre zyrave, dr. Boutros Boutros-Ghali, e filloi karrierën e tij nën diktatorin egjiptian, Gamal Abdel Nasser. Boutros-Gali bëri thirrje për një Ushtri të përhershme të UN-së (armata botërore) dhe që kjo të ketë të drejtë të vendosë taksë (qeveria botërore). Pasardhësi i tij, Kofi Anan, dëshironte të njëjtën gjë.
Qysh në krye të herës Kombet e Bashkuara i hapën rrugë një rryme organizatash të lidhura, të cilat koordinohen me planin e Rendit të Ri Botëror në fusha si shëndeti (Organizata Botërore e Shëndetit), kontrollin e popullsisë ose – thënë më mirë – eugjenika, (Fondi i Popullatës së UN-UNFPA); zhvillimi ekonomik dhe mjedisor (Programi mjedisor i UN-UNEP), edukimi, shkenca dhe kultura (UNESCO) dhe lista sa vjen e zgjerohet. Këto janë organizata, të cilat janë përcaktuar për kontrollin botëror të të gjitha fushave të jetëve tona, ndaj urgjentisht na nevojitet të zgjohemi nga ky gjumë. UN-ja është një front për hierarkinë Iluminati/frimasonë. Në një fjalim të vitit 1970, Robert Ëelch, themeluesi i shoqërisë Xhon Birch në Amerikë, parashikoi me një saktësi të çuditshme atë se çfarë do të bëheshin Kombet e Bashkuara:
“Kombet e Bashkuara (UN) shprsojnë dhe presin – ose, thënë më saktësisht, të brendshmit, bosët konspiratorë që qëndrojnë mbi të, shpresojnë dhe planifikojnë që në emër të saj – të përdorin kontrollet e popullsisë, kontrollet mbi zhvillimet teknologjike dhe shkencore, kontrollin mbi armët dhe fuqinë ushtarake individuale të kombeve, kontrollin mbi edukimin, kontrollin mbi shëndetin dhe të gjitha kontrollet që ajo mund të ngrerë gradualisht mbi bazën e të gjitha përligjjeve të ndryshme nëpërmjet juridiksionit ndërkombëtar që ajo mund të sajojë. Këto kontrolle të veçanta laragane do të bëhen dora-dorës komponente që materializojnë kontrollin e plotë, i cili mendohet të arrihet me pretendime, mashtrime, bindje, gënjeshtra dhe falsitet, ndërkohë që këto kontrolle shtrëngohen me forcë brutale çka sjell, gjithashtu, si vazhdim terrorin”. Kjo është ajo çka Kombet e Bashkuara kishin ndërmend të bënin; kjo është arsyeja pse ajo ishte krijuar; kjo është ajo që tani po bën UN-ja.
KOMUNITETI EKONOMIK EUROPIAN – TANI BASHKIMI EUROPIAN (EUROPIAN UNION – EU)
Plani për të krijuar tri blloqe botërore tregtie, të cilat eventualisht do të shkriheshin në një të vetme, tashmë nuk ishte ndonjë gjë e re. Ky ishte një plan afatgjatë, për të centralizuar fuqinë në Evropë, Amerikat dhe Azi-Australi, nëpërmjet grupimeve të nxitura fillimisht si zona të lira tregtare, por më vonë duke u përfshirë në Bashkimin Evropian, Bashkimin Amerikan dhe Bashkimin e Paqësorit. Komuniteti Ekonomik Evropian ishte i pari dhe kjo më pas u ndoq nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (NAFTA), që përfshinte Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Kjo marrëveshje u firmos nga presidenti Xhorxh Bush, më 12 gusht 1992. Sipas llogarive të mia të shpallura në fjalimet publike në vitin 1994 u shpreha se kjo aleancë do të zgjerohej për të rrethuar gjithë territorin e Amerikave. Kjo nuk ishte një profeci, por thjesht një njohje e planit të lojës. Nuk ka rëndësi se cili emër presidenti është në fuqi, republikan apo demokrat qoftë ai, plani gjëmonte. Çfarë ishte ajo që tha republikani Xhorxh Bush kur u hodh në skenë NAFTA? Ai dëshironte të shihte një zonë tregu të lirë, që shtrihej nga maja e Amerikës Veriore deri në fund të Amerikës Jugore. Çfarë ishte ajo që tha demokrati Bill Klinton në mbledhjen e liderëve, të cilët vinin nga çdo cep i kontinentit amerikan, në 10 dhjetor të vitit 1994?

“Historia u ka dhënë popujve të Amerikës mundësinë për të ndërtuar një komunitet të kombeve, të angazhuar për lirinë dhe premtimin e përparimit… në agimin e shekullit tjetër [doja të shihja]… një zonë të madhe të lirë tregu nga Alaska në Argjentinë”.
Vutë re ndonjë ndryshim? Jo, as unë. Një tjetër gjë që unë e parashikova qysh në vitin 1994, sërish nga njohja e axhendës, ishte krijimi i të tretës “zonë të tregut të lirë”, që përfshinte Azinë dhe Australinë. Më 16 nëntor të vitit 1994, mora një kopje të londinezes Daily Telegraph, për të parë se për këtë ishte rënë dakord një ditë më parë. Grupimi Bashkëpunimi Ekonomik i Azisë dhe Paqësorit (Asia-Pacific Economic Cooperation – APEC) u pranua në takimin e Samitit afër Xhakartës, Indonezi, të mbajtur me pjesëmarrjen e Bill Klintonit, Paul Keating-ut (kryeministri australian), si dhe krerëve të qeverive të Azisë. Edhe Keating ose është në skemë, ose është një leshko i mashtruar. Tani procesi duhet të fillojë, duke përpunuar dy blloqet e fundit të tregut në një model që është përdorur fillimisht në Evropë, përpara se ato t’i shkrijnë të gjitha në një të vetme.

David Icke – The Origins & Symbolism of the European Union NWO

Plani për Shtetet e Bashkuara të Evropës nën kontrollin e centralizuar shkon mbrapa në shekuj. Ai ka qenë një nga qëllimet e Kalorësve Templarë. Kur templarët u shkatërruan në kështjellën e tyre në Francë nga marrëveshja e mbretit të Francës dhe Papës, disa prej atyre që i mbijetuan sulmit u rigrupuan në Londër dhe templarët u riformuan nën pseudonimin Riti Skocez i Frimasonëve. Riti ka një numër të gjerë anëtarësh në vende me influencë dhe mjaft të fuqishme në botë. Mbrapa Komunitetit Evropian, tani Bashkimi Evropian, ishin Jean Omar Marie Gabriel Monnet (Kom 300), djali i një tregtari konjaku francez; konti Riçard N. Coudenhove-Kalergi (Kom 300) nga Austria; dhe Josef Retinger (Kom 300), një socialist polak, i cili formoi një organizatë të quajtur Lëvizja Evropiane (European Movement) për të bërë presion me objektiv një kontroll qendror të Evropës. Ai ishte gjithashtu më shumë i influencuar në krijimin e grupit Bilderberg, një nga pikat kyçe si mjet për manipulimin e qeverisë sekrete. Sidoqoftë, Jean Monnet, ishte figura më e rëndësishme në Bashkimin Evropian.

Jean Omar Marie Gabriel Monnet

Jean Monnet, the Father of Europe

Monet shkoi në Kanada në vitin 1910, në moshën njëzetvjeçare, për të kërkuar treg për biznesin e tij të konjakut familjar. Aty ai u lidh me kompaninë Hudson Bay dhe veprimet bankare të vëllezërve Lazard dhe u bë pjesë e skenës anglo-amerikane, edhe pse ai ishte francez. Ai do të bëhej një njeri i besueshëm për presidentët dhe kryeministrat dhe kjo i siguroi atij një kontratë fitimprurëse që e lejonte për të transportuar, gjatë Luftës së Parë Botërore, me anije nga Kanadaja në Francë. Kur mbaroi lufta, ai u caktua në Këshillin e Lartë të Aleatëve Ekonomikë dhe u bë këshilltar i grupit të Lordit Milner (Kom 300) dhe i Kolonelit Haus (Kom 300), të cilët po përgatitnin Marrëveshjen e Versajës, duke krijuar Lidhjen e Kombeve. Nga viti 1919, ndikimi dhe reputacioni i tij mes manipulatorëve ishte kaq i fuqishëm, saqë ai u emërua zëvendëssekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. Përsëri po shohim të njëjtat emra. Gjashtë vjet më vonë ai shkoi në Amerikë dhe u bë zëvendëspresident i kompanisë të quajtur Transamerica, e zotëruar nga Banka e Amerikës. Monet tani ishte në pozicionin e përsosur për të koordinuar komplotin amerikano-evropian, për të krijuar Komunitetin Evropian.
Konti Riçard N. Coudenhove-Kalergi shkroi një libër në vitin 1923, ku bënte thirrje për Shtetet e Bashkuara të Evropës. Ai u emërua pas R.Vagnerit (Riçard Ëagnerit), për të cilin Hitleri pati thënë se, për të kuptuar Gjermaninë naziste, duhet të kuptoni Vagnerin. Një mik i ngushtë i babait të kontit ishte T.Hershl (Theodore Herzl), themeluesi i Zionizmit. Libri i Kontit titullohej Pan-Evropa, dhe ai predikonte formimin e Bashkimit Pan-Evropian me degë të shtrira në kontinent, të mbështetur nga politikanët udhëheqës evropianë, nga establishmenti Anglo-Amerikan, duke përfshirë Kolonelin Haus dhe Herbert Hoover-in si dhe grupin e zakonshëm që shfaqet kudo.
Konti shkruan në autobiografinë e tij:
“Në fillim të viteve 1924, ai mori një thirrje nga baroni Louis de Rothsçajlld; një nga shokët e tij, Max Uarburgu, nga Hamburgu, e kishte lexuar librin tim dhe dëshironte të na njihte. Për çudinë time [sigurisht!], Uarburgu spontanisht [sigurisht!], na ofroi 60 000 monedha të florinjta për të vazhduar lëvizjen për tri vitet e para… Maks Uarburgu, i cili ishte një prej burrave më të spikatur dhe më të mençur që kisha takuar ndonjëherë, kishte një parim për financimin e këtyre lëvizjeve. Ai mbeti sinqerisht i interesuar në Pan-Evropën për të gjithë jetën e tij. Maks Uarburgu organizoi një udhëtim në vitin 1925 në Shtetet e Bashkuara për të më prezantuar mua me Paul Uarburgun dhe Bernard Baruch-in”.
Gjithashtu, mes mbështetësve të lëvizjes Pan-Evropiane ishte Uinston Çurçilli (Kom 300), i cili shkroi një artikull në vitin 1930 për botuesen amerikane, “The Saturday Evening Post”, të titulluar Shtetet e Bashkuara të Evropës. Kjo ishte nëntë vjet përpara Luftës së Dytë Botërore, për të cilën Çurçilli rigozorisht bëri fushatë – një luftë, e cila ishte përgjegjëse për krijimin e Komunitetit Evropian. Kontit Coudenhove-Kalergi iu dha një mbështetje entuziaste, nga burime të tilla “të paanshme” si Xh.F.Dalles (John Foster Dulles), N.M.Batler (Nikolas Murray Butler), presidenti i Columbia University dhe Carnegie Endoëment për Luftë Ndërkombëtare (më falni, Paqe) dhe dr. Stefen Duggan, themeluesi dhe presidenti i parë i Institutit të Edukimit, i cili ishte 100% i kontrolluar prej Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë. Ata që krijuan Revolucionin Bolshevik dhe të dyja palët për dy luftërat botërore, duke përfshirë edhe Adolf Hitlerin, po komplotonin për të paraqitur Komunitetin Evropian ashtu si dhe Kombet e Bashkuara.

The NAZIS and FASCISTS who founded the THE EU and their influence today – Rodney Atkinson
Nazistët dhe fashistët të cilët themeluan BE-së dhe ndikimin e tyre sot – Rodney Atkinson

Ndërkohë, Moneti ishte gjithashtu i afërt me Franklin D. Ruzveltin, falë marrëdhënieve të tij me ndihmësen influente të presidentit, Heri Hopkins (Harry Hopkins), i cili ishte për Ruzveltin siç ishte koloneli Haus për presidentin Uillson. Hopkins ishte financuar prej Rokfelerëve për të punuar mbi Marrëveshjen e Re, e cila tashmë ishte duke tejzgjatur depresionin e Shteteve të Bashkuara. Që të dy, Moneti dhe Hopkinsi ishin përkrahës të Bashkimit Sovjetik. Moneti ishte thellësisht i përfshirë në politikën huadhënëse, nëpërmjet së cilës, një shumë e madhe armësh, materiale të tjera dhe njohuri teknologjike bërthamore të Shteteve të Bashkuara iu transferuan botës komuniste. Organizata si Lëvizja e Bashkimit Federal – më vonë Komiteti i Bashkimit Atlantik dhe Këshilli Atlantik për Shtetet e Bashkuara – ishin formuar për të bërë presion ndaj bashkimit të Amerikës dhe Britanisë. Këto grupe organizative u dominuan nga anëtarët e CFR-së.
Ndërmjet drejtuesve të Këshillit Atlantik në vitet 1970 ishte edhe Xhorxh Bush (Kom 300) dhe një nga manipulatorët më influencues botëror e i palodhur, Henri Kisinger (Kom 300), për të cilin do të tregohet edhe më shumë në vazhdimësi të kësaj historie. Presioni dhe propagandat për Bashkimin Evropian arritën majat më të larta, në maj të vitit 1948, kur Lëvizja e Bashkimit Evropian mbajti Kongresin e saj të Evropës. Avokatët udhëheqës të Lëvizjes ishin Uinston Çurçilli dhe dhëndri i tij, politikani britanik, Duncan Sandys, dhe duke punuar mbrapa skenës me një efekt madhështor ishin Xhim Monet dhe krijuesi i grupit Bilderberg, Josef Retinger. Kongresi miratoi shtatë zgjidhje për bashkimin politik të Evropës. Në njërën prej tyre thuhej: “Krijimi i Evropës së Bashkuar duhet të cilësohet si një hap thelbësor drejt krijimit të botës së bashkuar” [qeverisë botërore]. Moneti gjithashtu drejtoi Komitetin për Shtetet e Bashkuara të Evropës, që kishte të njëjtin qëllim.
Huatë e pasluftës amerikane ndaj Evropës, të njohura si Plani Marshall ose Programi i Rigjenerimit Evropian (European Recovery Programme- ERP), u përdorën për të siguruar fonde për lëvizjen e Bashkimit Evropian, për të minuar pavarësinë e shteteve sovrane dhe për të ngritur presionin e kontrollit qendror të Evropës. Ky plan supozohej të ishte puna e gjeneralit Xhorxh C. Marshall, sekretar i Shtetit të presidentit Truman, por nuk është bërë e ditur se arkitektët e vërtetë ishin Zhan Monet dhe Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR). Në vitet 1946-‘47 u formua, një grup studimi i CFR-së për të raportuar mbi rikonstruksionin e Evropës. Grupi u kryesua nga një avokat, Charles M. Spofford, dhe sekretar ishte David Rokfeler (Kom 300), që më vonë do të bëhej kreu i bankës Chase Manhatan, si dhe kryetar i CFR-së, një ndikues në grupin Bilderberg, si dhe krijues i një tjetër fronti të Elitës, Komisionit Trepalësh.
Në më pak se një vit, ky “grup studimor” i CFR-së ndryshoi emrin e tij në Planin Marshall dhe u paraqit si politika e qeverisë. Personi që u zgjodh për të drejtuar Planin Marshall në Evropë ishte… Averell Harriman-i (Kom 300), i cili u vendos në shtëpinë e madhe të Rothsçajldëve të Parisit në hotel Talleyrand. Propozimit nuk iu hap rruga lehtësisht ngaqë aty ishin disa kongresmenë, që mund të shihnin përtej perdes së tymit. Ndërkohë CFR-ja hodhi një propagandë mësymëse me organizatat e Elitës, për tu siguruar se politika ishte pranuar. Këtu përfshiheshin bizneset e kontrolluara prej CFR-së e trupat e bashkuara tregtare dhe, sigurisht, media e kontrolluar prej CFR-së. Politikës së Shteteve të Bashkuara të Evropës iu dha një mbështetje shumë e pastër nga Nju Jork Times dhe Uashington Post të CFR-së.
“Lufta e Ftohtë” e komplotuar prej Elitës, do të ishte gjithashtu shumë e dobishme, ashtu si në të vërtetë do të ishte ajo edhe në disa raste të tjera në dekadat që do të vijonin. Nevoja për të çuar hua drejt Evropës – për të mposhtur kërcënimin e komunizmit (të cilin e kishte krijuar vetë Elita) – u përdor efektivisht për të fituar miratimin nga Kongresi për Planin Marshall. Xhon Mekloi (Kom 300), kryetari i CFR-së për gati njëzet vjet, tha se periudha e tij si Komisioner i Lartë i ShBA-së ndaj Gjermanisë pas luftës i tregoi atij se si mund t’i zgjidhte gjërat përdorimi i kërcënimit komunist. “Njerëzit u ngritën dhe mbajtën vesh kur u përmend kërcënimi sovjetik”, tha ai. Kur propozimet siguruan miratimin, bordit ekzekutiv i Plani Marshall përfshiu Allen Dallesin, më pas president i CFR-së; Philip Read, kryetari i General Elektric; ish sekretarët luftës, Henri L. Stimson e Robert P. Patterson; ish zëvendësministri i Shtetit, Din Açeson (Kom 300), një anëtar i CFR-së, i cili ishte në delegacionin e ShBA-së gjatë formimit të Kombeve të Bashkuara.
Hapi i parë në krijimin e Komunitetit Evropian ishte prezantimi i Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut Evropian, që filloi në qershor të vitit 1952, duke bashkuar industrinë e hekurit dhe çelikut të Gjermanisë Perëndimore, Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut nën një kontroll qendror.

– Robert Shuman – 

Robert Schuman propozoi Komunitetit Qymyrit dhe Çelikut maj 1950.
A Brief Summary of the history of European Union enlargement

Ai kishte fuqinë për të caktuar çmimet, investimet dhe marrjen e vendimeve nëpërmjet votimit të shumicës. U paraqit nën emrin e Planit Shuman (nga Robert Schuman ministri i Jashtëm socialist i Francës, më vonë kryeministër), por edhe njëherë prapa tij qëndronte Zhan Monet, më pas kryetar i Komisionit të Planifikimit të Përgjithshëm Francez. Ideja fitoi çmime shpërthyese prej emrave të CFR-së, si Xhon Foster Dalles dhe Din Acheson. Moneti u vlerësua me Çmimin e Paqes Uateler (Ëateler Peace Prize) prej dy milionë frangash, si mirënjohje ndaj “shpirtit ndërkombëtar, që tregoi në krijimin e Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut …”. Kush e dha këtë shpërblim? Fondacioni Karnexhi! Dy admirues të Monetit, Meri dhe Serge Bromberger, ekspozuan planin në librin e tyre, Zhan Monet dhe Shtetet e Bashkuara të Evropës:
“Gradualisht ishte menduar që, autoritetet mbikombëtare të mbikëqyrura nga Këshilli Evropian i Ministrave në Bruksel dhe nga Asambleja në Strasburg do të administronin të gjitha aktivitetet e kontinentit. Do të vijë një ditë kur qeveritë do të jenë forcuar për të pranuar se një Evropë e bashkuar është një fakt i përfunduar, pa pasur se çfarë të thoshte, në vendosjen e parimeve të saj të nënvizuara. Gjithçka që ata duhej të bënin ishte të bashkonin në një të vetme të gjitha këto institucione autonome, në një administrim federativ të vetëm dhe më pas të deklaronin shpalljen e Shteteve të Bashkuara të Evropës”.

– Jean O.M.G. Monnet – 

Schuman dhe Monet ishin agjentë të CIA-s. (baballarët e Europës)

Schuman et Monet étaient des agents de la CIA. (l’arnaque des pères de l’Europe)

Moneti dhe komplotuesit e tij u përpoqën të paraqitnin një ushtri evropiane nën komandën e tyre qendrore. Ata bënë thirrje për çarmatim të kombeve dhe krijimin e një armate. E njëjta gjë po ndodh edhe sot në shkallë botërore. Gjashtë anëtarët e Komunitetit të Qymyrgurit dhe Çelikut firmosën një marrëveshje për këtë çështje në vitin 1952, por ajo dështoi së materializuari, pasiqë parlamenti i Francës refuzoi ta pranonte. Përsëri, më 25 mars të vitit 1957, të gjashtët firmosën dy traktatet e Romës për të krijuar Komunitetin Ekonomik Evropian ose Tregun e Përbashkët dhe Komunitetin e Energjisë Atomike Evropiane (Euratom).

Nënshkrimi i Traktatit të Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC) dhe Euratom (Komisionit Evropian për Energji Atomike) (25 mars 1957)
Negociatat për traktatet e Romës ishin të kontrolluara nga Moneti, me ndihmën e vazhdueshme të rrjetit të CFR-së në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte konfirmuar nga lektori harvardian, Ernest H. van der Beugel, një sekretar i përgjithshëm i nderuar i grupit të elitës Bilderberg si dhe një anëtar i Komisionit Trepalësh. Në librin e tij, Nga ndihma Marshall në partneritetin Atlantik (parathënia nga miku i tij, Henri Kisinger), ai shprehet:
“Moneti dhe komiteti i tij veprues mbikëqyrnin jo zyrtarisht negociatat, dhe menjëherë kur shfaqen pengesa, alarmohej makineria diplomatike e Shteteve të Bashkuara, më së shumti përmes ambasadorit Bruse… i cili kishte të drejtë të menjëhershme të hynte në majë të nivelit të komandës së Departamentit të Shtetit…”
“Në atë kohë ishte e zakonshme se, nëse Moneti mendonte se një vend i caktuar do të paraqiste vështirësi në negociata, përfaqësuesi diplomatik amerikan në atë vend i drejtohej Ministrisë së Jashtme, për të komunikuar opinionin e qeverisë amerikane, i cili, pothuajse në të gjitha rastet, përputhej me pikëpamjet e Monetit”.
Monet = Elitë Botërore. Akti i Vetëm Evropian, që theu barrierat tregtare përmes Evropës në vitin 1992 dhe Marrëveshjet e Mastrihtit për Bashkimin Evropian janë vetëm disa gurë të tjerë të sigurt në rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Evropës nën kontrollin e Elitës. Kjo qasje me gurë kilometrikë është përdorur çdo ditë për të mashtruar njerëzit. Manipulatorët e dinin se, nëse do të na kërkohej të lëviznim nga gjendja e sovranitetit të kombit drejt qeverisë botërore vetëm me një kërcim, edhe njerëzit më të hutuar do të pyesnin se çfarë po ndodh dhe do ta kundërshtonin atë. Kështu që na është treguar një seri fazash, periudhash të ndërmjetme, të cilat janë cilësuar si të izoluara ose ngjarje të palidhura me njëra-tjetrën. Nëse keni pranuar vetëm njërën, tjetra do të paraqitet më vonë, derisa qëllimi përfundimtar të arrihet me marifete nga më të ulëtat. Është si të vendosësh dikë në një banjë me ujë të ftohtë dhe më pas ta nxehësh atë dalëngadalë, derisa të kuptohet se është e përvëluar. Vetëm në stadin e fundit viktimat e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe atëherë mund të jetë shumë vonë. Josif Stalin, diktatori autoritar i Bashkimit Sovjetik, e shpjegon këtë proces në librin e tij, Marksizmi dhe çështja kombëtare, botuar në vitin 1942, atëherë kur plani i lojës anglo-amerikan-komunist ishte dukshëm i mirënjohur për të.
Ai shkruante:
“Ndajeni botën në grupe rajonesh, si një fazë tranzicioni drejt qeverisë botërore. Popujt do të jenë më të gatshëm të braktisin besnikërinë e tyre ndaj vendit kundrejt një besimi rajonal të mjegullt, dhe pastaj ata do të duan një autoritet botëror. Më vonë, rajonet do të sillen rreth një bote të vetme diktatoriale”.
Çfarë është me saktësi ajo që po ndodh? Në vitin 1984, agjenti sovjetik i KGB-së, Anatoliy Golitsyn, paralajmëroi se do të kishte një “liberalizim të rremë” në Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore. Kjo do të mirëpritej nga perëndimorët, tha ai, dhe do të çojë në shkrirjen e Komunitetit Evropian dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Në të njëjtën javë, në dhjetor të vitit 1994, kur Bill Klintoni lajmëroi planet për zonën e tregut të lirë NAFTA, për t’u zgjeruar nëpër Amerikë e deri në Argjentinë, krerët evropianë të qeverisë treguan planet për të lejuar vendet e ish Bashkimit Sovjetik që të bashkohen me Bashkimin Evropian. Ngjarjet tani po lëvizin shumë më shpejt. Në fillim të këtij kapitulli, unë kam shkruar se plani ishte eventualisht për të bashkuar e shkrirë Bashkimin Sovjetik në Shtetet e Bashkuara të Evropës dhe, përpara se ky libër të kishte përfunduar, kjo u njoftua zyrtarisht.

David Icke – Origjina dhe simbolikat e Bashkimit Europian (BE)

David Icke – The Origins & Symbolism of the European Union NWO

Shihni se sa larg ka udhëtuar, që në fillim të prezantimit Komuniteti Ekonomik Evropian (European Economic Community-EEC) ose Tregu i Përbashkët. Ne britanikëve na u kërkua të bashkoheshim me të ose ekonomia britanike do të dështonte. Oh, me të vërtetë? Deficiti britanik aktual në tregtinë evropiane dhe kontributet e anëtarësisë që kur ne u bashkuam me këtë komunitet, është afërsisht 100 miliardë paundë! Në fillim, popullatat e Evropës u mashtruan duke besuar se nëse nuk do të bashkoheshin, të gjithë do të përballeshin me shkatërrimet, ndaj fjala ekonomike do të hiqej nga emërtimi dhe kjo do të bëhej Komuniteti Evropian (EC-gur kilometrik). Më vonë kjo u ndryshua në një tjetër emër, në Bashkimi Evropian (European Union-EU, gur tjetër kilometrik). Kemi edhe lëvizjen drejt centralizimit të fuqisë politike në komunitet dhe erozionit në vendimmarrjen kombëtare. Kjo u ndoq nga presioni për Bankën Qendrore Europiane (European Central Bank-ECB) dhe një monedhë evropiane (gur tjetër kilometrik). Dhe koncepti i Evropës me kontrollin e centralizuar që administrohej nga Banka Qendrore Evropiane, me një monedhë, me administrim rajonal dhe punë të përbashkët, me politika industriale e transport të përbashkët, janë me saktësi ato çka planifikuan për Evropën Hitleri dhe nazistët. Ata madje e quajtën planin e tyre Komuniteti Ekonomik Evropian (Europäische Ëirtschaft = gemeinschaft).
Në librin e tij të vitit 1966, Tragjedi dhe shpres, i “brendshmi” i Elitës, Kerrëll Kuajglei (Carroll Quigley) shpjegonte se si procesi i integrimit evropian në të gjitha nivelet duhej të sillej në faza; Riçard N. Gardner (Kom 300) i CFR-së, më vonë do të tregonte se si plani ishte për ta “shkatërruar atë [sovranitetin] pjesë pas pjese”. Më 9 nëntor të vitit 1988, udhëheqësit evropianë u mblodhën në Pantheon në Paris, për të festuar njëqindvjetorin e lindjes së Zhan Monetit, të të ashtuquajturit “babai i Evropës”. Por çfarë kishte për të festuar rreth krijesës së Monetit? Që kjo krijesë ishte në paqe qysh në vitin 1945? Jo, jo. Këtë gjë e kishte lejuar të ndodhte Elita, në mënyrë që integrimi evropian të mund të zinte vend e të zhvillohej. Nëse nuk do të ishin manipulatorët, këtu nuk do të kishte pasur luftëra panevropiane në këtë shekull. Moneti krijoi një përbindësh, i cili ishte në procesin e gllabërimit të lirisë. Integrimi i Evropës është një tjetër mjet i rëndësishëm për Rendin e Ri Botëror.

VIJON…

=======================

PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura