DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN /KLUBI I ROMËS…/(V)

Pashtriku.org, 08. 02. 2015 – (Klubi i Romës dhe Lëvizja Ambjentaliste) – Klubi i Romës do të shpallej publikisht më 1968 prej frimasonit italian, Aurelio Pecei (Aurelio Peccei -Kom.300), i cili njëherë i pati thënë mikut të tij, ish Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Aleksandër Haig (TC), se ai ndjehej si Adam Uejshaupt (Adam Weishaupt) i rimishëruar. Weishaupt ishte njeriu mbas Iluminatit modern. Pecei ishte shefi ekzekutiv i Kompanisë së Motorave të Fiatit nën presidentin dhe bilderbergasin e shquar Giovanni Agnelli (Kom 300). Klubi i Romës ishte krijuar pas takimeve në pronën private të familjes Rokfeler në Bellagio, Itali. Roli i Klubit të Romës ishte dhe vazhdon të jetë propaganda rreth krizës ambjentale dhe përdorimi i saj për të justifikuar centralizimin e fuqisë (problem-reagim-zgjidhje) dhe për të përmbajtur zhvillimin industrial në të gjithë perëndimin dhe në të ashtuquajturën Bota e Tretë. Ky ishte gjithashtu një ‘justifikim’ tjetër për kontrollin e popullsisë (eugjenika). Pecei ishte një mbrojtës i devotshëm i qeverisjes botërore dhe Klubi i tij i Romës ka krijuar plane për ristrukturimin e botës në pesë rajone nën kontrollin e një autoriteti qendror botëror. Ky ka lëshuar disa ‘raporte’, përfshirë Kufijtë e Rritjes, më 1972, të sponsorizuar prej Rokfelerëve. Kjo ishte shpërndarë si një libër xhepi me 197 faqe, i publikuar 18 herë dhe në 23 gjuhë të ndryshme.

Kufijtë e Rritjes ka qenë cituar gjerësisht prej lëvizjes së ambjentalistëve në mbështetje të argumentave të tyre, por ata duhet ta marrin në konsideratë faktin se diçka që vjen nga Klubi i Romës është pjesë e një Plani të Elitës për ta orjentuar mendimin njerëzor dhe për të bindur njerëzit që të pranojnë qëllimet e Rendit të Ri Botëror. Kështu është dega ‘shpirtërore’ e Klubit të Romës, Klubit të Budapestit e drejtuar prej Ervin Laszio, një mbështetës i Aurelio Peceit. Ata duhet të marrin në llogari, gjithashtu, faktin se Pecei më vonë pranoi dhe u justifikua se kompjuteri i përdorur për të prodhuar të dhënat e tij ishte programuar për të prodhuar rezultatin e dëshiruar. Ai tha se kjo ishte bërë sepse kombet kërkonin ‘trajtim shok’, në se ata pranonin kontrollin e popullsisë. Ekonomisti me famë, Gunnar Myrdal, tha për metodat e Klubit të Romës se:
Përdorimi i ekuacioneve matematike dhe i një kompjuteri të madh, i cili rregjistron alternativat e politikës së përfytyruar abstrakte nga një ‘model i stimuluar botëror’, do ti bëjë përshtypje publikut të përgjithshëm të pafajshëm, por ka pak, në se vërtet ka një të tillë, bazueshmëri shkencore. Kështu, ky ‘lloj modeli i cili tashmë është një mjet i ri për njerëzimin’, fatkeqësisht nuk është i vërtetë. Ai përfaqëson gjoja një arritje të një tipi të cilin ne e kemi, prej një kohë të gjatë…
Ishte ndikimi dhe udhëheqja e Klubit të Romës dhe “të dhënat” e tij që krijuan një raport tjetër i cili pati një rezultat fundamental mbi përshpejtimin e ‘ambjentalizmit’. Ky ishte një studim i urdhëruar prej Komisionit Trepalësh të kontrolluar nga administrata Karter. Më 24 korrik 1980, në muajt e fundit të presidencës Karter, sekretari i tij i shtetit, Edmund Muskie (TC, CFR) paraqiti për Presidentin raportin Bota në 2000-ën. Ky jepte një panoramë botërore të mbipopulluar, burim dhe ushqim të pakët dhe rreziqe ambjentale të cilat ai i llogariste se do të shkaktonin vdekje të më së paku 170 milion njerëzve deri në vitin 2000. Ky raport u ndoq gjashtë muaj më vonë prej një raporti tjetër, E ardhmja e botës: Kohë për të vepruar, punim i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë mbi Cilësinë e Ambjentit. Ky raport bënte thirrje për një seri masash në përgjigje ndaj krizës së paraqitur në Bota në 2000-ën dhe në krye të përgjigjeve ishte … kontrolli i popullsisë nëpërmjet sterilizimit dhe mënyrave të tjera. Si rezultat i kësaj, të dyja raportet bënin thirrje për kufizimin e zhvillimit shkencor dhe kufizimin e transferimit teknologjik në vendet në zhvillim dhe shumë shpejt, këto politika ishin propaganduar nëpër botë. Sajrus Vens (TC, CFR, Bil, Kom.300), sekretar i shtetit të Karterit përpara Muskie-së drejtoi Komitetin për Vitin 2000 dhe të ardhmen globale me këtë synim. Vens ishte personi i cili i shtyti të dyja, Bota në 2000-ën dhe E ardhmja e botës, gjatë mandatit të tij në Departamentin e Shtetit të Karterit. Në fjalën e tij zyrtare në Kombet e Bashkuara më 1977, Vensi hodhi poshtë kërkesat nga vendet në zhvillim për ndryshime në lidhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe për padrejtësi të sistemit ekonomik duke sugjeruar në vend të kësaj një “… rend të ri botëror të bazuar mbi ambientalizmin”.
Unë do të kisha më shumë besim në problemet dhe zgjidhjet e paraqitura prej Klubit të Romës dhe këto dy raporte të SHBA-ve, në se njerëzit që qëndrojnë mbrapa tyre nuk do të ishin të njëjtët politikanë, bankierë, industrialistë dhe akademikë të cilët mbështetin dhe nxitin politikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF) të kontrolluar prej Elitës, Bankës së Shlyerjeve Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, të cilat janë përgjegjëse për vdekjen, urinë dhe vuajtjen e miliarda njerëzve në gjithë planetin. Një nga arkitektët e raportit Bota në 2000-ën ishte R.Meknemara (Robert McNamara-TC, CFR, Bil), ish president i Bankës Botërore, politikat e të cilit kanë shkaktuar një gjenocid njerëzor dhe ambjental në Botën e Tretë! Unë do të kisha më shumë besim tek këto zgjidhje ‘shpëtimtare ambjentaliste’ në se nuk do të ishin të njëjtit njerëz të cilët fshehin përdorimin e teknologjive tashmë të njohura, siç është teknologjia e energjisë së lirë, e cila do të mundte në pak vjet të zëvendësonte masakrën ambjentale të djegies së karburantit fosil. Unë ndryshoj nga ata që thonë se nuk ka krizë ambjentale dhe se e gjithë kjo gjë është një propagandë e sajuar. Unë mendoj se ne po shkaktojmë dëme të tmerrshme ndaj Planetit Tokë dhe në se ne do të ecim kështu, do të ketë pasoja serioze, madje në fakt ato janë të tilla qysh tani. Megjithatë, ajo që ndjej, është se këto dëme dihet se janë të shkaktuara nga Elita dhe padyshim në zona të caktuara, të ekzagjeruara për qëllime propagandistike për të krijuar edhe një tjetër skenar botëror sipas skemës problem-reagim-zgjidhje.
Në se këta që qëndrojnë pas kësaj vërtet kujdesen për ambientin dhe jetët e atyre që vuajnë kaq shumë nga sistemi i tanishëm, ata do ti kishin lënë të lira teknologjitë nën presion të cilat do të reduktonin dramatikisht dëmin që është shkaktuar mbi Tokën. Raporte si Bota në 2000-ën, Bota në të ardhmen dhe ato të krijuara nga Elita/Klubi i Romës, bazohen mbi gjetjet e tyre mbi të cilat ata synojnë‘prirjet e tanishme’. Por çfarë janë ‘prirjet e tanishme’? Ato janë vetëm rezultati i politikave të tanishme të manipulatorëve të Elitës. Ndryshoni politikat dhe ju do të ndryshoni edhe ‘tendencat’, edhe rekomandimet se si të reagoni kundrejt këtyre ‘prirjeve’. Përdhunimi i ambientit të Botës së Tretë krijon varësinë që lidh miliarda njerëz ndaj Elitës dhe sistemit të kontrolluar ekonomik, si dhe shkatëron mundësitë e tyre për të jetuar pa nevojën e ‘mbështetjes’ nga ndonjë ndihmë e jashtme. Dëmtimi i ambientit është, në këtë mënyrë, i tëmershëm për masat e njerëzimit, por një mjet i shkëlqyer për ambiciet e Elitës. Ndryshoni këto politika dhe ndryshoni ‘prirjet’ dhe ju do ti bëni pa lidhje ‘zgjidhjet’ e këshilluara në raportet e Klubit të Romës. Por është mjaft qesharake që të tilla raporte kurrë nuk kërrkojnë një dhënie fund të politikave të tilla të Elitës, pasi këto publikime janë pjesë e tyre.

Shumë ambjentalistë janë duke bërë një fushatë të vërtetë për atë që ata besojnë se është e drejtë, por ka disa të cilët e njohin axhendën e vërtetë të Rendit të Ri Botëror dhe unë duhet të them se jam shumë pak i bindur kur dëgjoj njerëz si Al Gore (CFR), zëvendës presidenti i Bill Klintonit (TC, CFR, Bil), që të paraqitet si një ‘ambjentalist’. Unë do ta merrja shqetësimin e tij për ambientin dhe për njerëzimin një çikë më pak seriozisht, në se ai nuk do të kishte qenë njëri prej demokratëve i cili votoi së bashku me republikanët e Xhorxh Bushit në favor të Luftës së Gjirit dhe pati politikat e tij ambjentaliste që nuk vinin ndesh me faqet e Raportit 2000 dhe Klubin e Romës. Unë isha një person i fushatës ambjentaliste më 1980 dhe do të bëhesha zëdhënës i Partisë së Gjelbër Britanike, kështu që unë mund të kem parë se si përfundonin përgjigjet e lëvizjes ambjentaliste nga Klubi i Romës, Bota në 2000, qasja ndaj problemeve dhe zgjidhjeve. Unë jam ende një propagandist ambientalist, por tani, nisur prej një perspektive shumë shumë më të gjerë, unë mund të vlerësoj se si ‘lëvizja e gjelbër’ është e manipuluar për të nxitur Rendin e Ri Botëror. Kur, p.sh., lëvizja e gjelbër tregon fuqinë e errës dhe fuqinë e dallgës si forma alternative të energjisë ndaj karburanteve fosile, kjo duket shumë pak e besueshme nga që indirekt tregon se nuk ka zgjidhje, ndaj të vazhdohet të shfrytëzohet planeti dhe të krijohet ndotje. Kjo do të thotë të ndihmosh për të fshehur faktin se ekziston teknologjia e energjisë së lirë. Unë mund të shoh sot se si presioni për kontrollin e popullsisë është – dhe gjithmonë ka qenë i tillë – i nxitur prej Elitës për të justifikuar një politikë eugjenike.
Tema e këtyre raporteve ambjentale të ndryshme do të tregojë se rritja ekonomike mund të përfundojë, diçka me të cilën shumë njerëz nga lëvizja ambjentaliste mund të jenë në nje mendje. Në fakt, me këtë do të isha edhe unë. Ashtu si me gjithçka, unë e ndjej se ne kemi nevojë të shohim hijet e grisë, në se ne kërkojmë të vërtetën në ndonjë situatë. Në njërën anë kemi ambjentalistët të cilët sfidojnë rritjen dhe në anën tjetër kemi ata që janë duke investiguar konspiracionin e Rendit të Ri Botëror, të cilët thonë se të gjitha problemet ambjentaliste janë një rreng. Unë e shoh të vërtetën midis tyre. Po, ekzistojnë probleme ambjentale, por çështjet të cilat ne kemi nevojë të shtrojmë janë këto: A janë krijuar problemet ambjentale me qëllim, për të krijuar një situatë të përshtatshme sipas skemës problem-reagim-zgjidhje? Dhe a janë pamjet e fundit të ‘krizës ambjentale’ të theksuara me qëllim dhe të ekzagjeruara për të shpejtuar përgjigjen sipas problem-reagim-zgjidhje prej publikut? Unë besoj se përgjigja e të dyja këtyre pyetjeve është një po.
Ne mund të shohim me të njëjtën mënyrë në drejtim të rritjes ekonomike. Disa thonë se ajo duhet të ndalet, disa thonë se ajo nuk njeh kufij. Por çfarë është rritja? Është thjesht masa e shumës së parasë që shpenzohet për mallra e shpenzime për një vit. Kjo shifër është ajo që ne e quajmë Produkti Kombëtar Bruto (Gross National Product-GNP) ose Produkti i Brendshëm Bruto (Gross Domestic Product-GDP). Në këtë mënyrë ‘rritja’ është shuma totale e të gjitha ngjarjeve pozitive dhe negative në çdo vit në botë që përfshin shpenzimin e të hollave; kjo është e gjitha. Të hollat e shpenzuara për zhvillimin cilësor të jetëve të njerëzve, shpenzimi për luftra, për aksidente rrugore, përgjigja ndaj katastrofave të tankerëve të naftës, janë të gjitha saktësisht të matura njëlloj prej këtij sistemi, sepse gjithçka shtohet në etiketën ekonomike – GDP. Kjo është thjesht qesharake. Ajo që ne e quajmë rritje nuk na tregon ndonjë gjëkafshë, përveç faktit se sa absurde janë indikatorët (treguesit) tanë ekonomikë. Kur ne flasim për një fund të rritjes ose themi se kjo rritje nuk ka kufij, ne jemi duke pyetur, ‘Çfarë lloj rritje? Dhe rritje për çfarë?’. Natyrisht që ka kufij për rritje, në se ju jeni duke folur për shtrirjen konstante për atë që ne marrim nga planeti dhe e flakim atë si mbetje të ndotur. Por kur kuptimi i drejtë i fizikës dhe teknologjisë është zbuluar dhe është paraqitur në dobi të jetesës sonë të përditshme, ne do të shohim se kjo trysni mbi njohurinë mund të na japë ne ngrohje dhe fuqi për të cilën ne kemi nevojë për një jetë të rehatshme e të mundshme për të gjithë njerëzit e botës, pa e rrjepur planetin. Nën këtë sistem, rritja sipas merr-prodho-flak dhe mino-digj-ndot mund të sjellë frenim, ndërsa, në të njëjtën kohë, gjithkush në botë mund të ketë një standard jete më të mirë, jo më primitiv. Fundi i rritjes nga merr-prodho-flak dhe ekspansioni për kushte më të mira jete për të gjithë nuk janë kontradiktore. Ato jën të mundura me ndalimin e trysnisë ndaj njohurive shkencore të cilat do të zgjidhin ‘problemet’ ambjentale dhe njerëzore të cilat janë inxhinieruar për të na kontrolluar ne. Ajo që është e qartë është fakti se përdorimi i ambientalizmit për të justifikuar kontrollin e përqëndruar vazhdon me shpejtësi.
Klubi i Romës punon për këtë rezultat pranë Kombeve të Bashkuara. Në shkurt 1972, një reklamë e sponsorizuar prej Shoqatës Botërore të Federalistëve Botërorë të kontrolluar nga Rokfeler/CFR, u duk në revistën The Humanist të American Humanist Association. Vini re përdorimin e fjalëve të tilla si problem dhe zgjidhje. Kjo reklamë thotë:
“Federalistët Botërorë besojnë se kriza ambjentaliste me të cilin po ballafaqohet Planeti Tokë është një problem dhe si i tillë kërkon një zgjidhje ‘globale’ – një Agjensi Ambjentale të Kombeve të Bashkuara me fuqi për të marrë vendime. ËAËF ka paraqitur një propozim që pikërisht një axhensi e tillë të merrej në konsideratë në Konferencën Ambjentaliste të Kombeve të Bashkuara më 1972, të mbajtur në Stokolm”.
Në këtë rast koordinimi është interesant,. Viti 1972 ishte viti i publikimit të raportit Limitet e Rritjes së Klubit të Romës. Trupat ishin grumbulluar për betejë. Ishte një betejë për të bindur publikun se kishte një problem ambjental botëror në nevojë për një zgjidhje të centralizuar botërore. Me shumë shpejtësi, Konferenca Ambjentaliste e UN-së çoi drejt Agjensisë së Ambjentit sipas programit ambjental të UN (UNEP). Drejtori i parë ishte kanadezi Maurice Strong (Kom300) një milioner nafte dhe ish i besuar i Fondacionit Rokfeler. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Konferencës së Stokholmit dhe një nga zërat kryesorë të Klubit të Romës. Strong dhe David Rokfeleri shkruan parathënien për një libër të Komisionit Trepalësh, Përtej Ndërvarësisë: Zënia në lak e ekonomisë botërore dhe Ekologjia e Tokës. Midis bashkautorëve ishte miku dhe shoku i Strongut, Xh. Mekneill (Jim MacNeill), i cili e kishte këshilluar atë në Stokholm. Ata ishin që të dy anëtarë të Komisionit Botëror mbi Ambientin dhe Zhvillimin dhe Mekneill, si sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate luajti një rol udhëheqës në shkrimin e raportit të quajtur E ardhmja jonë e përbashkët, një tjetër volum i përhershëm i cituar prej lëvizjes ambjentaliste. Ky është gjithashtu i njohur si Raporti Brundtland, sipas emrit të kryeministres së Norvegjisë Gro Harlam Brundtland, e cila e vendosi emrin e saj në të. Ajo ishte një mbështetëse entuziaste e Bashkimit Europian si edhe e masave për kontrollin e popullsisë. Bashkëshorti i saj, Arne Olav Brundtland ishte një bilderberger.

Më 1992 erdhi Samiti i Tokës i paralajmëruar nga Kombet e Bashkuara, në Rio de Zhaneiro, Brazil, i cili bashkoi së bashku kokat e qeverive botërore dhe ambjentalistët më të njohur si britaniku Jonathan Porritt, ish drejtuesi i Miqtë e Tokës së Mbretërisë së Bashkuar dhe tashmë këshilltar i Princit Çarls. Sekretar i Përgjithshëm i Samitit të Rio de Zhaneiros ishte, ku e kam dëgjuar, … Maurice Strong, miku jeshil i David Rokfelerit. Strongu ishte këshilluar nga shoku tjetër jeshil i Rokfelerit … Xhim Mekneill. Përtej Ndërvarësisë së ofertës të rrethuar nga Komisioni Trilateral, për Rion ishte publikuar si detyrë shkollore një material siç ishte Ekonomiksi dhe Ambjenti Botëror prej Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë. Tema ishte … përqëndrimi i kontrollit në mbrojtje të botës. Mauris Strong është President i Federatës Botërore të Shoqatave të Kombeve të Bashkuara, bashkëkryetar i Forumit Ekonomik Botëror dhe antar i Klubit të Romës, ndërmjet organizmave të shumta të futura në Rendin e Ri Botëror. Strong ishte duke përdorur ambientin për të shfajësuar përqëndrimin e fuqisë.
Një tjetër i mirënjohur me fasadë jeshile pas Samitit të Rios, ishte Lester Braun (L.R.Brown), koka kundër ‘establishmentit’ në përgjithësi prej Institutit Ëorldëatch në Ëashington. Megjithatë, mospëlqimi i tij për institucionet nuk e ndalonte atë të ishte një antar i CFR-së. Instituti i tij publikon raportin e detajuar të përvitshmëm Gjendja e Botës. Versioni i kësaj i vitit 1989-ës që ndodhet tek rafti im i bibliotekës më thotë mua se: “Fondi i Vëllezërve Rokfeler, Trusti Ëinthrop Rokfeler dhe Fondacioni Xhorxh Gand (George Gund) japin skeletin e mbështetjes financiare për seritë e botimit të Gjendjes së Botës”. Unë nuk jam çuditur. Në Gjendja e Botës së tij më 1991, Braun theksonte se:
“… beteja për të shpëtuar planetin do të zëvendësojë betejën ideologjike si temë e organizuar e rendit të ri botëror… [me] fundin e konfliktit ideologjik që dominoi një gjeneratë të punëve ndërkombëtare, me një rend botëror të formësuar prej një axhende të re, që pritet të lindë”.
Ka pasur një mobilizim të dukshëm prej Elitës që të flasë me të njëjtin zë dhe të përdorë, gjithashtu, këta ambjentalistë të cilët nuk e dinë se janë të manipuluar. David Rokfeler (Kom 300), Henri Kisinger (kom. 300), Fransua Miteran (Kom 300), Vili Brand (Kom 300), Mihail Gorbaçov dhe shumë të tjerë të tillë, janë duke përsëritur si papagallë pjesën e vargut mbi ambientin, i cili vendoset përmbledhtaz, krizë botërore = zgjidhje botërore. Gorbaçovi i instruktuar mirë prej miqve të tij Rokfeler dhe Kisinger, befas filloi të flasë me pasion mbi ambientin. Ai tha: “Kriza ekologjike të cilën ne po e përjetojmë sot – që nga zbrazja e ozonit tek shpyllëzimi dhe ajri katastrofik – është tragjike por na bind ne me provën se bota ku ne të gjithë jetojmë është e ndërlidhur dhe e ndërvarur. Kjo do të thotë se ne kemi nevojë për një politikë të përshtatshme ndërkombëtare në fushën e ekologjisë. Vetëm në se ne formulojmë një politikë të tillë do të jemi në gjendje të shmangim katastrofën. Në të vërtetë, përpunimi i politikave të tilla parashtron probleme jo tradicionale dhe të vështirra që do të ndikojnë në sovranitetin e shteteve”.

Gazetarja e New York Times Flora Luis (Flora Lewis – CFR) e mirëpriti apelin e Gorbaçovit për të nxitur një “plan për një kod botëror të drejtimit të ambientit …[i cili do të] jetë një pamje e qeverisë botërore, për shkak se kjo do të sjellë për gjykim shtetet tek Gjykata Botërore”. Rrjeti i qeverisë sekrete ka kaq shumë anëtarë në media, sa që nuk është problem gjetja e mbështetjes për manovrimet e saj nga ky drejtim. Ka probleme ambjentale, shumica e të cilave të përshtatshme për politikat e Elitës, por ata janë shumë të kujdesshëm përpara se ju të pranoni propagandën e përqëndruesve ambjentalistë. Ata vinë pasi mendja e juaj ta pranojë këtë. Unë do të sugjeroja se është shumë e vlefshme për dikë që është duke vështruar themeluesit kryesorë të organizatave ambjentaliste dhe të shkuarën e njerëzve pararojë të tyre, për të parë në se ka ndonjë lidhje të tyre me rrjetin ekzistues të Elitës.

VIJON…

____________________
PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253
***
PJESA E DYTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3277
***
PJESA E TRETË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (III)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3565
***
PJESA E KATËRT:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (IV)
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3566

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura